Blog – Çfarë të bëni nëse diçka hyn në veshin tuaj

Veshët e njeriut janë jashtëzakonisht delikatë dhe dëmtimi i pjesës së brendshme mund të dëmtojë seriozisht aftësinë tuaj për të dëgjuar. Në mënyrë që të mbroni veshët tuaj, është e rëndësishme që të dini se çfarë duhet bërë në rastin e një ngjarje të tillë.

Kur një trup i huaj bie në vesh (trup i ngurtë apo i butë, insekt,etj.) – krijon një gjëndje shqetësuese. Qëndrimi i qetë dhe të dish se çfarë të bësh në rast të një urgjence të tillë është përparësia kryesore. Paniku ose dëmtimi i mëtejshëm i vetes në tentativë për të hequr trupin e huaj, mund të shkaktojë më shumë probleme dhe gjëja e fundit që mund të ndodhë është dëmtimi i dëgjimit.

Këtu keni disa informacione se si duhet të hiqni një objekt të huaj dhe çfarë të bëni nëse një insekt futet në veshin tuaj.

· Diçka më ka ngecur në vesh

Nëse zbuloni se fëmija juaj ka bërë diçka të pamatur, mund të ndiheni në panik. Sidoqoftë, shumë fëmijë dhe të rritur përfundojnë në urgjencat e spitalit me sende të huaja në veshë. Është më se e zakonshme tek fëmijët, pasi ata nuk kanë vetëdijen për të menduar rrezikun e mundshëm. Ata mund të fusin lloj-lloj objektesh të huaja në gojë, hundë dhe veshë.

Në fakt, objektet më të zakonshme që i fusin në veshë janë rruaza, letra, butona, fara të ndryshme, fasulet, madje edhe gomat e lapsit. Të rriturit mund të përfundojnë me gurë, bateri kopjacësh, pambuk, ose kunja në veshët e tyre

Bateritë e vogla, si bateritë e aparateve të dëgjimit, mund të mbeten në vesh, kur fëmia apo një i moshuar nuk i vendos si duhet. Këto janë më serioze, pasi bateritë mund të gërryhen ose të rrjedhin lëndën përmbajtëse në vesh, duke shkaktuar dëme të rënda. Në raste të tilla drejtohuni në urgjencën më të afërt, sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse arrini ta nxirrni baterinë nga veshi. Ky kontroll është i nevojshëm për t’u siguruar që nuk ka ndodhur ndonjë dëm.

Mos tentoni të hiqni vetë një trup të huaj të ngurtë e të rrumbullakët. Ju mund ta fusni objektin më tej ose të dëmtoni veshin në brëndësi. Asnjëherë mos futni objekte të tjera në veshin tuaj në një përpjekje për të zhvendosur trupin e huaj.

Personeli mjekësor ORL është trajnuar për të hequr objektet e huaja nga veshi, dhe ka pajisjet e duhura për ta bërë këtë gjë. Këto situata janë të zakonshme, veçanërisht tek fëmijët, dhe shumë herë janë të padëmshme kur trajtohen si duhet.

· Diçka në veshin tim po lëviz?

Kjo mund të jetë një përvojë seriozisht e frikshme, veçanërisht për një fëmijë. Nuk është e padëgjuar që larva apo krimba të zvarriten brenda gojës, vrimave të hundës dhe veshëve të njerëzve. Në disa situata, ato madje mund të bllokohen në vesh. Tundja e fuqishme e kokës ose goditja e veshëve mund të shkaktojë që insekti të hyjë më thellë, të pickojë, kafshojë ose të kapet në daullen e veshit, siç mund të ndodhë në rastin e një këpushe.

Së pari, ju duhet të inkurajoni që insekti të zvarritet vetë për të dalë nga veshi. Uluni me kokën të mbështetur për të inkurajuar daljen e një insekti dhe drejtoni kanalin e veshit tuaj duke tërhequr llapën e veshit prapa, për të hapur kanalin gjerësisht. Pastaj, rrini i qetë, diku nga pesë deri në dhjetë minuta, herë pas here duke tundur kokën butësisht. Nëse keni mundësi, mbani një kupë nën kokën tuaj për të kapur insektin për identifikim. Gjithashtu mund të kërkoni që dikush të ndriçojë një dritë në veshin tuaj. Kjo mund t’i tërheqë insektin jashtë kanalit të veshit. Sidoqoftë, nëse insekti fillon të hyjë më thellë nga pamja e dritës, fikni elektrikun menjëherë.

Për të shmangur dëmtimin, provoni të derdhni disa pika alkol të ngrohur me temperaturën e trupi ose vaj ulliri në vesh për të vrarë gjallesën. Sapo gjallesa të ngordhë, mund ta provoni ta shpërlani veshin. Mos kryeni një veprim të tillë nëse keni një histori me probleme të veshit, sepse mund të krijoni çështje më serioze gjatë proçesit. Mos u mundoni të hiqni gjallesën me piskatore. Mund ta fusni më tej brenda, dhe të dëmtoni daullen e veshit. Nëse keni mundësi, thjesht drejtojuni spitalit për proçesin e heqjes.

Nëse një gjallesë ju ka kafshuar, thumbuar, drejtojuni menjëherë urgjencës , sepse mund të keni nevojë për kujdes mjekësor. Shumë spitale kanë parë njerëz që vijnë në shërbimet e urgjencës me

buburreca, milingona apo gjallesa të tjera të mbërthyera në vesh. Thjesht, qëndroni të qetë dhe përqendrohuni në marrjen e vendimeve racionale.

· Humbja e dëgjimit e shkaktuar nga objektet e huaja

Futja e një trupi të huaj në vesh mund të jetë një situatë relativisht e padëmshme, veçanërisht nëse trajtohet me kujdes dhe me mençuri. Për sa kohë që objekti nuk ka shqyer ose këputur daullen e veshit, çdo gjë do të shkojë mirë. Edhe nëse daullja e veshit është pak e dëmtuar , ajo shërohet mjaft mirë, boll të mos futet ujë në vesh. Sidoqoftë, gjithmonë ekziston mundësia e dëmtimit të dëgjimit kur diçka futet në kanalin e veshit. Për atë arsye, është e rëndësishme që të minimizohet mundësia e humbjes së dëgjimit.

Siç u përmend më lart, mos hidhni asgjë tjetër në vesh si vaj, ujë ose alkool nëse keni një histori të sëmundjeve të veshit. Shumë raste të padëmshme të objekteve të huaja në vesh janë përkeqësuar nga ndërhyrjet e patrajnuara. Për atë arsye, është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë mjekësore.

Ju nuk mund të parashikoni probleme të tilla, por mund të përpiqeni t’i shmangni ato. Mos lejoni që fëmijët e vegjël të luajnë me rruaza, disa lodra, fasule ose sende të tjera të vogla. Shmangni lënien e fëmijëve pa mbikëqyrje gjatë ushqyerjes.

Të rriturit duhet të shmangin përdorimin e kunjave me pambuk (kotonçinave) për të hequr dyllin. Përdorimi i tyre e thanë dyllin dhe e ngjesh me fort në vesh.

Ata që fushojnë ose flenë rregullisht jashtë, duhet gjithmonë të flenë me tapa në veshë, apo me një topth pambuku të futur në birën e veshit.

Signia Hearing Aids

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *