Blog – Si të mbrojmë dëgjimin? Pro dhe kundër

Si të mbrojmë dëgjimin? Pro dhe kundër

Dëgjimi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, megjithatë shumë prej nesh kryejnë detyra të përditshme ose punojnë në profesione që vënë në rrezik dëgjimin. Për të parandaluar humbjen e dëgjimit nga efekti i zhurmës, është e rëndësishme të keni mbrojtjen e duhur të veshëve dhe të mësoni se si ta përdorni atë sakt.

Dëmi nga burimet e zhurmës është i pakthyeshëm. Një nga mënyrat më të lehta për të shmangur humbjen e dëgjimit në punonjësit në mjedise me zhurmë është të vendosin mbrojtëse dëgjimi kur ekspozohen ndaj zhurmave të forta.

  • Mbrojtësit njëpërdorimësh të dëgjimit (earplugs).

Përbëhen zakonisht nga sfungjer dhe janë efektivë për një përdorim. Ata janë të rehatshëm, por nuk ofrojnë mbrojtje maksimale në mjedise shumë të zhurmshme.

Si vendoset në vesh? Me tre gishta të dorës së majtë shtrydhet sfungjeri dhe me dorën e djathtë tërhiqet llapa e veshit prapa dhe lart për të drejtuar kanalin e jashtëm të veshit. Në këtë çast futet sfungjeri i shtrydhur në vesh. Presim 20 sek. që ai të bymehet dhe të bllokojë veshin. Ky është veprimi për bllokimin e veshit të majtë. E kundërta bëhet për veshin e djathtë. Sfungjeri shtrydhet me dorën e djathtë dhe llapa e veshit tërhiqet me dorën e majtë lart-prapa. Për t’i hequr nga veshi, pra këto earplugs, veprimi duhet të jetë i ngadaltë, sepse heqja e shpejtë krijon një vacuum në kanal dhe mund të dëmtohet daullja e veshit.

Të favorshme (pro)

Mund të përshtaten me format e ndryshme të kanalit të veshit. Nuk kushtojnë. Mund të mbahen gjatë kur koha është e ngrohtë dhe me lagështirë. Janë të vogla dhe mund të mbahen kudo me vete.

Të pafavorshme (kundra)

Nganjëherë vështirë për t’i futur në vesh. Nëse nuk futen mirë në vesh, nuk mbrojnë. Mund të irritojnë kanalin e veshit. Kërkojnë higjenë të mirë të veshit.

  • Tapat e veshit

Këto tapa përgatiten për kanalin e veshit; mund të lahen dhe janë bërë për përdorime të shumta Janë po aq efektive sa sfungjerët njëpërdorimësh, por kushtojnë pak më shumë dhe do të duhet të zëvendësohen pas një numri të caktuar përdorimesh.

Si vendosen në vesh? Veprimi është i njëllojtë si me vendosjen e bllokuesve prej sfungjeri. Mos harroni, këto tapa duhet të pastrohen para se t’i fusni në vesh, për të parandaluar një infeksion të mundshëm.

Të favorshme (pro).

Futen më kollaj në vesh dhe janë ekonomike.

Të pafavorshme (kundra).

Nuk përshtaten në çdo lloj kanali. Duhen pastruar sa herë që hiqen e vihen.

  • Kufjet

Mbulojnë plotsisht veshët. Mund të jenë më të rehatshme nëse nuk ju pëlqen të mbani diçka brenda kanalit tuaj të veshit. Ndërsa këto përshtaten për çdo vesh, ndodh që në ndonjë rast nuk e vulosin plotsisht veshin. Për këtë arsye është e rëndësishme që jastikët  e kufjes të rrethojnë plotsisht llapën e veshit.

Të favorshme (pro).

Vendosen kollaj. Vlejnë për çdo formë veshi. Shmangin futjen e objekteve në kanal të veshit.

Të pafavorshme (kundra).

Janë të rënda. Të pakëndshme në kohë të ngrohtë e me lagështirë. Vështirë të mbahen kur subjekti mban syze. Presioni mund të jetë i pakëndshëm për shumë subjektë.

  • Mbrojtja e dëgjimit e personalizuar

Opsionet e mbrojtjes të dëgjimit të personalizuara janë formuar për t’i përshtatur veshët tuaj saktë dhe për të siguruar mbrojtje efektive edhe për situata specifike, siç janë noti, gjuetia ose zhurmat e forta në vendin e punës. Ata zgjasin disa vjet dhe rekomandohen nga profesionistët e dëgjimit për mbrojtje efektive. Për shkak se ato janë bërë duke përdorur një formë unike të kanalit tuaj të veshit, ata krijojnë një bllokim të përsosur të kanalit.

Si vendosen në vesh? Meqë ato janë bërë me porosi për t’iu përshtatur veshit tuaj, tekniku që i përgatitë do t’ju tregojë se si t’i futni mirë dhe t’i hiqni ato.

Ne jemi të rrethuar nga zhurma çdo ditë, por shpesh nuk kuptojmë se sa e dëmshme mund të jetë. Investimi në mbrojtjen më të mirë të mundshme të dëgjimit është një hap i madh por i thjeshtë që mund të merrni për të mbrojtur dëgjimin tuaj.

 

Blog – Pse nuk më pëlqen zëri im kur mbaj aparat dëgjimi?

Pse nuk më pëlqen zëri im kur mbaj aparat dëgjimi?

Shumë njerëz nuk duan të përdorin aparate dëgjimi sepse i bezdisë zëri i vet. (Own Voice Processing) nga Signia (Siemens-Sivantos) bëri një ndryshim të teknologjisë së aparateve të dëgjimit për të shmangur këtë problem.

Për njerëzit me aparate dëgjimi, zëri i tyre amplifikohet çdo herë që flasin. Kjo mund të jetë disorientuese, e pakëndshme dhe madje shqetësuese për disa njerëz. Ata mund të ndihen të pakënaqur me zërin e tyre dhe detyrohen të mos flasin. Për disa përdorues të aparateve të dëgjimit, ky efekt është aq intensiv sa që ata shmangin përdorimin e aparateve të dëgjimit tërësisht.

· Pse nuk i pëlqejmë zërat tanë?

Njerëzit me aparate dëgjimi e përjetojnë zërin e tyre ndryshe dhe me një nivel më intensiv, çka i duket sikur nuk është zëri i tyre. Pra, kur përdorin aparate dëgjimi, ato papritmas i ekspozohen një zëri krejt tjetër. Kjo çon në pakënaqësi me vetveten.

Bartësit e aparateve të dëgjimit janë shpesh me dy mendje: Nga njëra anë, ata janë të lumtur që dëgjojnë çfarë thonë njerëzit e tjerë dhe tingujt e mjedisit janë më të mirë se më parë. Nga ana tjetër, zhgënjehen, sepse zëri i tyre papritmas duket i çuditshëm, dhe në çdo rast i panatyrshëm.

Zëri është një komponent themelor i identitetit tonë. E folura na shoqëron që nga fëmijëria e hershme. Prandaj, shumë njerëz me vështirësi dëgjimi ankohen për një shkallë të humbjes së identitetit të tyre kur përdorin aparate dëgjimi konvencionale: zëri i tyre mund të tingëllojë i panjohur.

· Si ndihmon OVP (Own Voice Processing)

Për të zgjidhur këtë sfidë, Signia (Siemens-Sivantos) zhvilloi softuerin OVP (Own Voice Processing) në shumë prej aparateve të dëgjimit. Ato përmbajnë një algoritëm të veçantë që ndan zërin e përdoruesit të aparatit të dëgjimit dhe e përpunon atë ndryshe nga tingujt përreth tyre. Një mikroprocesor me performancë të lartë dhe mikrofona të përparuara u mundësojnë përdoruesve të dëgjojnë në një nivel jashtëzakonisht të lartë dhe të ruajnë zërin e njohur të tyre, në mënyrë që ata të gëzojnë të gjitha tingujt e jetës në qartësinë e tyre të plotë. Pra, zëri që ata dëgjojnë i afrohet shumë dëgjimit natyral.