Blog-Pse është audiometria e tonit të pastër një test i zakonshëm i dëgjimit?

Përdoret shpesh si një vlerësim diagnostikues i linjës së parë; një test i audiometrisë me ton të pastër u mundëson profesionistëve të kujdesit për dëgjimin të përcaktojnë nëse një pacient po përjeton humbje të dëgjimit. Sidoqoftë, një test i dëgjimit me audiometrinë me ton të pastër jo vetëm që konfirmon ose hedh poshtë një diagnozë të mundshme, por zbulon ashpërsinë, llojin dhe konfigurimin e humbjes së dëgjimit gjithashtu.

Çfarë është audiometria me ton të pastër?

Siç sugjeron emri, ky lloj i testit të dëgjimit përdor tone të pastra në frekuenca të ndryshme për të matur mprehtësinë e dëgjimit. Duke dhënë tone të pastra në frekuenca të ndryshme dhe duke marrë përgjigjen e pacientit, një profesionist i kujdesit të dëgjimit mund të përcaktojë nëse humbja e dëgjimit është e pranishme. Gjatë një testi të dëgjimit me ton të pastër, një tingull në një frekuencë të veçantë mund të jepet në mënyrë të përsëritur në vëllime të ndryshme. Profesionisti i kujdesit për dëgjimin do të shënoje kur pacienti nuk është më në gjëndje të dëgjojë tingullin. Kjo zbulon se në cilin nivel (decibel) ajo frekuencë e veçantë bëhet e padëgjueshme për pacientin. Pas kësaj, tingujt jepen në një frekuencë tjetër dhe proçesi përsëritet. Kjo lejon që ekzaminuesi të krijojë një kurbë të ndjeshmërisë së dëgjimit të individit. Një tabelë, e njohur si audiogramë, përdoret për të paraqitur pikat në të cilat pacienti nuk është më në gjëndje të dëgjojë tingujt që i jepen. Sapo të përfundojë testi i audiometrisë, audiograma tregon funksionin e dëgjimit të pacientit në një varg frekuencash dhe decibelësh. Për më tepër, një profesionist i kujdesit të dëgjimit mund të përdorë rezultatet e paraqitura në audiogramë për të përcaktuar se cilat frekuenca preken dhe në çfarë shkalle.

  • Pse audiometria me ton të pastër është një test i zakonshëm i dëgjimit?

Audiometria me ton të pastër është një provë standarde e dëgjimit për një larmi arsyesh, duke përfshirë: Saktësinë – Në përgjithësi konsiderohet të jetë ‘standardi i artë’ i testeve të funksionit të dëgjimit. Për këte shkak  ai është testi i preferuar në shumicën e profesionistëve të kujdesit për dëgjimin. Sasinë e të dhënave të marra – Kur vlerësoni një pacient, testet e tonit të pastër kryhen në secilin vesh. Kjo i mundëson ekzaminuesin të vlerësojë humbjen individuale të dëgjimit. Shpejtësinë –  Testet e dëgjimit të audiometrisë me ton të pastër mund të kryhen relativisht shpejt. Shumica e testeve mund të përfundojnë në rreth 20-30 minuta. Kjo do të thotë që audiologët mund të testojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse një numër pacientësh brenda një afati të shkurtër.

  • Cilat janë përparësitë e testeve të dëgjimit të audiometrisë me ton të pastër?

Përveç se është jashtëzakonisht i saktë dhe një mënyrë e shpejtë për të vlerësuar funksionin e dëgjimit, ekzistojnë një sërë përfitimesh shtesë që lidhen me testimin e audiometrisë së tonit të pastër. Kjo perfshin: Dobinë diagnostike – Në shumë raste, pacientët nuk do të kërkojnë teste shtesë të funksionit të dëgjimit dhe mund të kenë trajtimin e duhur. Kërkohen pajisje minimale – Për të kryer testimin e audiometrisë me ton të pastër, ekzaminuesit duhet të sigurojnë një ambient të qetë, kufje, një regjistrim të tingujve dhe audiogrameve të përshtatshme. Përkundër kësaj, ato ofrojnë një gamë të gjerë të dhënash dhe ofrojnë rezultate shumë të sakta.

  • Cilat opsione të tjera ekzistojnë për të vlerësuar funksionin e dëgjimit?

Megjithëse testet e audiometrisë përdoren shpesh për të diagnostikuar dhe vlerësuar funksionin e dëgjimit, teste alternative ose shtesë mund të përdoren në disa rrethana, të tilla si: Testet e përcjellshmërisë kockore – Ky test anashkalon veshin e jashtëm dhe të mesëm dhe përdor dridhjet për të dërguar tinguj drejtpërdrejt në veshin e brendshëm. Testet e përcjellshmërisë kockore mund të përdoren kur diçka bllokon veshin e jashtëm ose të mesëm, ose për të identifikuar lloje specifike të humbjes së dëgjimit, veçanërisht kur përdoren së bashku me testet e audiometrisë së tonit të pastër, sikurse mund të jetë përdorimi i diapazonëve. Reagimi degjimor i trurit (ABR) – Audiologët zakonisht përdorin testimin ABR për të përcaktuar nëse humbja e dëgjimit sensorineural është e pranishme, dhe në cilin nivel të nervit të dëgjimit ka ndodhur dëmtimi e sa i rëndë është ky dëm. Valët e trurit rregjistrohen për të konfirmuar nëse aktiviteti trunor a do t’i përgjigjet  tingullit.

Vlerësimi audiometrik mund të bëhet në disa mënyra, por baza mbetet audiometria e tonit të pastër. Për shkak të shumëllojshmërisë së të dhënave të prodhuara përmes testimit të audiometrisë së tonit të pastër, si dhe sasisë minimale të pajisjeve të kërkuara, kostos së ulët dhe natyrës jo-invazive të testit, ai mbetet ‘standardi i artë’ i testimit të dëgjimit.

Signia Hearing Aids