Telekomanda aparatesh

Klinika RadovaniAparate DëgjimiTelekomanda aparatesh

EASY  TEK

 

Kjo telekomandë varet rreth qafës, por mund të “maskohet” edhe nën veshjen pa u dukur. Është mjaft e lehtë dhe shumë efikase për t’u lidhur me shumë aparate të teknologjisë binax dhe duke bërë që këto të fundit të lidhen me teknologjinë bluetooth me televizorin, MP3 players, telefona etj.

  1. Trasmeton sinjale zanore në të dy veshët në trajtë të vërtetë stereofonike
  2. Bluetooth me TV, mp3 players, laptops, smartphones etj.
  3. Konsum i vogël i baterisë duke mundësuar 6 orë Bluetooth, 9 ore FM, audio line për 10 orë
  4. Përpunon zërin në mënyrë shumë të saktë
  5. Mund të komandohet nga telefoni celular me anën e një aplikimi që shkarkohet falas

 

 

 

EASY  TEK  APP

Për të kontrolluar telekomandën e mësipërme, mund të përdoret telefoni celular. Mënyra më e thjeshtë është të shkarkohet aplikimi perkatës i mundësuar nga Siemens. Gjëja më efikase është se, komandimi i aparateve bëhet nga telefoni celular, duke krijuar idenë se po merreni me telefonin, por në fakt ju kontrolloni apo ndryshoni volumin zërit të aparateve, ndërrimin e programeve, komandimin e zhurmës së “tinnitus” etj.   Ky app është i pershtatshëm si per iOS ashtu edhe për Android. Ai mund të shkarkohet falas nga Apple App Store dhe nga Google Play Store.

 

EASY  POCKET

Kjo telekomandë është e thjeshtë dhe i jep përdoruesit të aparateve mundësinë që të përdorë të gjitha funksionet që ofrojnë aparatet. Telekomanda operon me butona të mëdhenj, të përshtatshëm edhe për njerëz që mund të kenë vështirësi për manovrimin me butona. Kjo telekomandë programohet nga specialisti aparateve në vartësi të kërkesave të pacientit.

 

Për dijeni, pothuajse të gjitha platformat e reja që përmendëm, mund të komandohen me smartfonë. Telekomandat vlejnë më shumë për të moshuar apo pacientë që nuk mund të punojnë shkathtësisht me smartfonë.