Signia prodhon Styletto: pajisje dëgjimi të teknologjisë më të lartë, për një dëgjim të përsosur

Signia prodhon Styletto: pajisje dëgjimi të teknologjisë më të  lartë, të disenjuara për një  dëgjim të përsosur

Styletto prodhuar nga Signia (Siemens-Sivantos) është aparati i parë i dëgjimit në botë që ka kombinuar teknologjinë premium(më të lartë), me një disenjo elegante.

  • Drejt një hapi në stil

I sofistikuar në formë, linjat e këndshme të Styletto-s, përshtatshmëria e rafinuar dhe materialet me cilësi të lartë, do të thotë që ju do të ndjeni ndryshimin sapo ta vendosni  atë. Ju mund të pëlqeni stilin tuaj, duke zgjedhur një nga tre kombinimet elegante të ngjyrave: Granit i errët  dhe argjend, blu ose ngjyrë ari, e bardhë si dëbora dhe ngjyrë ari në të kuqërremtë.

Subjekti që mban një aparat  Styletto gëzon për një produkt që jo vetëm duket shumë më i hijshëm se aparati i dëgjimit konvencional, por gjithashtu shërben edhe për një mënyrë  jetese aktive, siç janë pushimet e fundjavës jashtë qytetit apo udhëtimet e shpeshta e të gjata.

  • Përjetoni dëgjimin më të natyrshëm

Bazuar në platformën më të fundit të teknologjisë Signia, Styletto ofron eksperiencën më të përsosur të dëgjimit. Kjo përfshin të kuptuarit shumë më cilësor të të folurit në mjedise të zhurmshme nëpërmjet teknologjisë për një zë vetjak (Own Voice Processing) .

Styletto  lejon të shijoni një përvojë dëgjimi në çdo situatë. Nëse është një bisedë intime ose një diskutim me një grup miqsh, do të dëgjoni çdo zë me cilësi të shkëlqyeshme zanore, përfshirë dhe zërin tuaj. Styletto ju mundëson të kuptoni partnerin tuaj të bisedës me lehtësi edhe në vende të zhurshme, si fjala vjen një restorant popullor.

Styletto ofron terapi qetësuese edhe për zhurmat e veshëve (tinnitus), duke e maskuar këtë zhurmë.

 

Blog – Pastrimi i aparatit të dëgjimit

Një rrobë që e përdorim çdo ditë, ajo bëhet shumë më shpejt pis. Kështu, rrobat duhet të lahen shpesh dhe shumë prej nesh rregullisht fshijnë telefonat dhe tastierat tona për të shmangur grumbullimin e ndotjes. A duhet të kenë të njëjtën vëmendje aparatet e dëgjimit dhe a duhet të pastrohen në mënyrë profesionale?

Kur ju mbani aparate dëgjimi çdo ditë, ato mund të stimulojnë prodhimin e dyllit të kanalit të dëgjimit. Shumë aparate dëgjimi mund të bllokojnë daljen natyrore të dyllit nga veshët tuaj. Kjo mund të paraqesë një problem si për ju, ashtu edhe për funksionimin e mirë të aparatit tuaj të dëgjimit.

Bllokimi i veshëve nga dylli  mund të shkaktojë “fishkëllimë” në aparatin tuaj të dëgjimit, pasi tingujt kthehen mbrapsht nga bllokimi. Nëse dylli i veshit nuk eliminohet, ai gjithashtu mund të bllokojë e të futet në aparatet e dëgjimit duke shkaktuar dëme në aparatin tuaj të dëgjimit me kalimin e kohës. Për të shmangur këtë, duhet të siguroheni që aparatet e dëgjimit të pastrohen në mënyrë adekuate pas çdo përdorimi. Kontrolli i rregullt (sëpaku një herë në tre muaj) te një mjek ORL dhe pastrimi i veshëve kur është e nevojshme, do të shmangë këto problem.

  • A mund të pastrohet aparati në shtëpi?

Kur bleni aparate dëgjimi nga një profesionist i dëgjimit (HCP), ai mund të ofrojë një kuti  për të mbajtur aparatin të pastër  kur nuk përdoret. Këto kuti mund të përfshijnë edhe mjetet e pastrimit. Tentimi për të pastruar verbërisht aparatin tuaj të dëgjimit mund të shkaktojë dëme, prandaj sigurohuni që të keni marrë udhëzime të sakta nga HCP i juaj. Po kështu ky profesionist i dëgjimit mund të ofrojë përdorimin e tharëseve në shtëpi, për të ruajtur aparatet nga lagështira, çka zgjatë në mënyrë të konsiderueshme jetën e aparatit.

  • Si të pastroni aparatin tuaj të dëgjimit

Në varësi të llojit të aparatit të dëgjimit që përdor, mund të kërkosh metoda të ndryshme pastrimi. Sigurohuni që të bisedoni me HCP tuaj para se të vendosni për çdo lloj plani të pastrimit.

Tubi i aparatit grumbullon lagështirë nga kondensimi i avujve në të (aparatet prapa veshit). Sëpaku, një herë në javë tubi sëbashku me konkilien vihen në ujë të ngrohtë përreth një orë. Më tej fshihet me një leckë të butë, ndërsa tubi shfryhet me një pompë që është pjesë e veglave të pastrimit. Të tjera vegla pastrimi janë furçat e imta dhe grepa të vegjël që profesionisti i dëgjimit ju instrukton si t’i përdorni.

Kurrë nuk duhet të përpiqeni të pastroni brënda aparatin tuaj të dëgjimit. Komponentët e brëndshëm janë shumë delikatë, dhe ju mund t’i dëmtoni shumë lehtë. Nëse keni shqetësime në lidhje me gjendjen e aparateve të dëgjimit, duhet të paraqiteni tek një profesionist.

  • Kur duhet të kryeni një pastrim profesional

Profesionistët e kujdesit të dëgjimit janë të trajnuar për të pastruar aparatin tuaj të dëgjimit në mënyrë të sigurtë dhe efikase. Nëse nuk jeni të sigurt për mënyrën si duhet të pastroni aparatin tuaj të dëgjimit, mos e rrezikoni atë. Shkoni tek një profesionist dhe i kërkoni atyre këshilla se si të pastroni aparatet e dëgjimit. Nëse nuk keni mjetet e duhura, ai mund t’ju paisë me ate çka kërkohet.