Blog – Çfarë të bëni nëse aparati i dëgjimit fërshëllen

Çfarë duhet të bëni nëse aparati i dëgjimit fillon të fërshëllejë

 

Fërshëllima është një zhurmë e pakëndshme, por tregon se aparati i dëgjimit nuk funksionon si duhet. Problemet mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha janë të zgjidhshme.

Për shumë njerëz zhurmat janë të pakëndshme e të bezdisshme. Për ata që kanë humbje dëgjimi, një tingull i papritur dhe që nuk i është thënë kur ka marrë aparatin e dëgjimit p.sh. zhurma fërshëllyese e aparatit kur përqafohet me dikë, do ta shqetsojë, sepse mendon se aparati është i dëmtuar. Në fakt nuk është kështu dhe aparati nuk ka nevojë të riparohet, por do të përmendim disa nga arsyet përse aparati fërshëllen.

  • Bllokimet e veshëve

Aparatet e dëgjimit transmetojnë tinguj në kanalin e dëgjimit. Nëse ky tingull nuk ka ku të shkojë, sepse kanali është i bllokuar me dyllë, aparati do të fërshëllejë. Kjo mund të shkaktojë edhe dëmtimin e aparatit tuaj të dëgjimit nëse nuk shbllokohet kanali i dëgjimit. Për këtë arsye veshët duhet të kontrollohen herë pas here për papastërti dhe në të njëjtën kohë të kontrollohet edhe aparati për ndonjë papastërti që mund të ketë tërhequr nga kanali.

  • Ju nuk e mbani si duhet aparatin tuaj të dëgjimit

Mos u shqetësoni, kjo ndodh për të gjithë. Kur vendosni gabimisht aparatin tuaj në vesh, mund të shkaktojë fërshëllimë. Provoni të hiqni aparatin tuaj të dëgjimit dhe ta rivendosni. Sigurohuni që aparati të jetë vendosur si duhet. Aparati duhet të qëndrojë i puthitur në kanalin e veshit. Nëse është i lirshëm, do të shkaktojë zhurmë fërshëllyese.

  • Ndryshimi i formës së kanalit

Me kalimin e kohës, veshët tuaj mund të ndryshojnë  formë. Kjo mund të krijojë hapsira  në formën e aparatit, duke bërë që aparati të qëndrojë lirshëm në kanal. Një formë që nuk puthitet mirë në vesh, provokon fërshëllimë. Për të rregulluar këtë, shkoni atje ku keni marrë aparatin për t’u paisur me një formë të re.  Edhe tubi gjithashtu mund të forcohet me kalimin e kohës dhe duhet zëvendësuar

  • Volum i lartë

Ngritja e volumit të aparatit të dëgjimit mund të detyrojë tingullin të kthehet mbrapsht, duke shkaktuar fërshëllimë. Flisni me teknikët e dëgjimit atje ku keni marrë aparatin.

  • Burime të tjera

Kapelat, shamitë dhe mbulesat e tjera të kokës mund të provokojnë zhurmë fërshëllyese të aparatit. Për të shmangur këtë, hiqni shallin ose kapelen. Ulja e volumit në aparatin tuaj të dëgjimit mund të ndihmojë gjithashtu në heqjen e zhurmës. Edhe përqafimi me dikë tjetër mund të shkaktojë një tingull apo zhurmë në aparat, por që nuk është e bezdisshme.

Fërshëllima e aparatit të dëgjimit mund t’ju shqetësojë seriozisht , por mos u trëmbni. Siç u përmend më lart, kjo gjë ndodh herë pas here, dhe në shumicën e rasteve problemi zgjidhet lehtë dhe mirë. Rrallë herë mund të lindë nevoja për rregullime të brëndshme të aparatit, që kërkojnë një shërbim më të specializuar.

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *