Blog – Rreziqet e mostrajtimit të rënies së aftësisë së dëgjimit

Humbja e dëgjimit mund të sjellë  një numër pasojash  sociale, emocionale dhe mendore nëse nuk trajtohet. Për të shmangur pasojat e humbjes së dëgjimit të patrajtuar, është e rëndësishme që të vihet një diagnozë profesionale dhe të bëhet një plan trajtimi. Kur njerëzit i shmangen trajtimit, rrezikojnë marrëdhëniet, karrierën dhe shëndetin e tyre.

  • Sëmundje që intensifikojnë humbjen e dëgjimit

Sëmundje të caktuara mund t’ju vënë në rrezik dëgjimin ose ta përkeqësojnë ate kur nuk trajtohen. Për shembull, sëmundjet kardiovaskulare mund të dëmtojnë aftësinë e dëgjimit. Nëse ju ose familja juaj ka një histori të këtyre sëmundjeve , mund të pësoni humbje të padëshiruara të dëgjimit pa e vënë re. Ekzaminimet e herë pas hershme të dëgjimit mund të zbulojnë heret rënien e aftësisë së dëgjmit.

Të sëmurët me diabet janë më shumë në rrezik për të humbur dëgjimin sepse zhvillimi i sëmundjes mund të shkaktojnë dëme të enëve të gjakut në veshin e brendshëm. Njerëzit me diabet duhet të kontrollojnë dëgjimin e tyre më shpesh, pasi ata kanë më shumë gjasa të pësojnë humbjen e dëgjimit që në  moshë të re.

Sëmundje të vetë veshit si otitet, otoskleroza, sëmundja e menierit, etj.

Nëse rënia e aftësisë së dëgjmit nuk trajtohet për një kohë të gjatë, humbet aftësia për të kuptuar fjalën e folur, pasi disa pjesë të trurit përkeqësohen në mungesë të stimulimit dëgjimor. Pra edhe në rast se vendoset një aparat dëgjimi, subjekti mund të dëgjojë, por nuk kupton fjalën e folur.

  • Pasojat sociale të humbjes së dëgjimit

Si të rriturit ashtu dhe fëmijët me humbje dëgjimi kur nuk trajtohen, pasojat sociale janë të mëdha. Për fëmijët, mund të ndodhë izolimi social. Ky faktor mund të ketë një ndikim serioz dhe të dëmshëm në zhvillimin e tyre arsimor dhe intelektual. Edhe në të rriturit, humbja e dëgjimit mund të prekë karrierën, marrëdhëniet në familje dhe miqësitë.

  • Problemet emocionale nga humbja e dëgjimit

Njerëzit me humbje dëgjimi raportojnë një nivel më të lartë lodhje në fund të ditës, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Ata duhet të mbi-fokusojnë shqisat e tjera për të qëndruar vigjilent në raport me miqtë dhe kolegët e tyre. Ky nivel i lodhjes mund të çojë në lodhje kronike, ankth, madje edhe depresion. Një person që vuan nga humbja e dëgjimit mund të shqetësohet gjithashtu, duke menduar se bashkëpunëtorët dhe miqtë po flasin keq pas shpine. Rezultati mund të jetë ndjenja e vetmisë dhe depresionit.

Shumë aspekte të përvojës njerëzore janë të lidhura me shqisat. Kur një nga këto shqisa pengohet ose humbet plotësisht, mund të ketë një efekt serioz në mënyrën e jetesës. Bisedoni me një mjek otorinolaringolog ose profesionistin e kujdesit të dëgjimit nëse mendoni se ju ose një person i dashur mund të përfitojë nga trajtimi.

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *