Aparate mbrapa veshit

Klinika Radovani Aparate Dëgjimi Aparate mbrapa veshit

Në vijim janë paraqitur aparatet e dëgjimit kryesorë mbrapa veshit të prodhimit të sotëm “SIGNIA” ish  “Siemens”, të cilat disponohen edhe në klinikën tonë. Çdo model të ri që do të prodhohet në vazhdim do të shtohet në këtë faqe. Sigurisht, informacioni i dhënë më poshtë është shumë i vogël, krahasuar me informacionin që merret në klinikë për çdo aparat.


 PURE 

Ky aparat është i njohur per klientët tanë dhe është një ndër më të suksesshmit të markës Siemens. Ai është projektuar për të pasur brënda tij më shumë opsione nga çdo aparat tjetër i kësaj  madhësie apo kategorie. Aparati është RIC dhe ndërmjet të tjerave siguron, wireless midis aparatit dhe përdoruesve të tjerë elektronikë (në formën Bluetooth). Studimet e fundit kanë treguar që vendosja e dy pure binax lejon përdoruesin që të kuptojë bisedat në mjediset me zhurma, gjë që është problem për gjithë njerëzit me rënie dëgjimi. Tashmë me platformën më të re primax, përdoruesi mund të komandojë aparatin direkt nga telefoni celular. Ofrohet edhe me bateri të karikueshme me ushqyesin përkatës. Aparati ka gradën IP67 të mbrojtjes kundër lagështirës dhe ujit.


ACE 

Ace është një aparat RIC, më i vogli ndër aparatet mbrapa veshit. Edhe pse madhësia e tij është shumë e vogël, cilësia e tij është e pakrahasueshme. Ky aparat është projektuar për të mësuar dhe rikujtuar atë çfarë përdoruesi preferon për të gjitha situatat. Ace e përpunon zërin e marrë nga mjedisi në një mënyrë të tillë ku të gjitha zhurmat e panevojshme eliminohen dhe në vesh dërgohet zëri i pastër dhe pothuajse natural, që shpesh të bën të harrosh që ke vendosur aparat… Ace ofron një formë extra të vogël, një altoparlant shumë të vogël që futet në vesh, të gjitha avantazhet e teknologjisë së fundit primax.

 

 MOTION

Motion me teknologjinë Nx dhe primax ofron një zgjidhje fantastike të dëgjimit me dy aparate dhe është i projektuar me të gjitha opsionet e mundshme për të plotësuar nevojat e çdo individi që ka rënie dëgjimi deri në rënie të thella të aftësisë së dëgjimit. Ky emër aparati, tashmë i njohur prej disa vitesh, është pasuruar me shumë opsione të dala së fundi dhe ofron një dëgjim mjaft komfort për ta bërë përdoruesin të jetë i fokusuar në atë çfarë i intereson atij. Falë teknologjisë së fundit, ai është automatik në lidhje me memorizimin e preferencave të përdoruesit, rikarikohen me ushquesin përkates, ka mbrojtje IP67  si dhe komandohet me telekomandë të posaçme (tri llojesh) apo me aplikacion të thjeshtë nga telefoni celular. Në këtë kategoti bëjnë pjesë edhe platformat Promt, Run dhe Fun prodhime pas vitit 2018, me teknologji tejet të përparuar.

 

 CARAT, INTUIS 3, LOTUS

Këto tri aparate përmbajnë platformat primax, dhe ofrojnë parametra dhe opsione mjaft të efektshme. Falë rezolucionit të tyre të lartë (Own Voice Processing, OVP) këto modele janë në gjëndje të sigurojnë një kuptim të mirë të bisedës në çdo mjedis dhe opsione të ndryshme sipas preferencave të përdoruesit. Ndryshimi midis tyre është mbi bazën e komandimit. Një pjesë mund të komandohen me smartfonë (IOS apo Android), e disa prej tyre duke përdorë telekomanda Siemens. Disa prej tyre nuk komandohen; natyrisht këto janë aparate më ekonomikë.