Blog – Këshilla Thelbësore për Përdorimin e Aparateve të Dëgjimit në Dimër

Dimri krijon vështirësi  për përdoruesit e aparateve të dëgjimit, veçanërisht nëse ata  udhëtojnë apo shkojnë për pushime dimërore.

Për të përfituar sa më shumë nga pushimet tuaja dimërore, është e rëndësishme t’i bëni gjërat më të lehta për veten dhe për të afërmit tuaj, nëse mbani aparate dëgjimi. Këtu janë disa nga këshillat më të dobishme për trajtimin e aparateve të dëgjimit në dimër, dhe sesi ato mund t’ju ​​ndihmojnë të shijoni pushimet tuaja.

 

  • Monitoroni shëndetin e dëgjimit në dimër.

Është e rëndësishme të ruani një dëgjim të shëndetshëm, pavarësisht se në cilën kohë të vitit jeni. Moti i ftohtë dhe lagështia mund të shkaktojnë një keqfunksion të aparateve të dëgjimit, veçanërisht nëse nuk kujdeseni siç duhet. Nëse futeni nga një ambjent  i ftohtë në të ngrohtë duhet që të fshini aparatet tuaja të dëgjimit dhe sigurohuni që ato nuk po mvishen me avull.

Nëse dëgjoni kërcitje, apo një zhurmë të dobët, thajini plotësisht aparatet tuaja të dëgjimit dhe vendosini në një dehumidifikues, pra një pajisje që ju ndihmon të thani  aparatet tuaja të dëgjimit dhe të shmangni dëmtimin e funksioneve të brendshme.

Edhe nëse nuk mbani aparate dëgjimi, njerëzit që vuajnë nga zhurma në veshë (tinnitus)  përkeqësohen gjatë dimrit. Kjo mund të jetë një shenjë se keni nevojë për një test dëgjimi.

  • Bëni përgatitjet për udhëtim.

Nëse planifikoni të udhëtoni në dimër, është jetike të merrni masa shtesë për aparatet tuaja të dëgjimit. Harrimi i sendeve të rëndësishme si aksesorët e aparatit ndodh në shumë raste, prandaj kontaktoni audiologun tuaj para udhëtimit për t’u siguruar që jeni përgatitur në mënyrë adekuate dhe mos harroni aksesorët tuaj, si mikrofonët, pajisja e tharjes së aparatit të dëgjimit, dehumidifikuesi dhe bateritë shtesë. Këto duhet t’i mbani në çantën e dorës, nëse udhëtoni me avion. Nëse përdorni aparate dëgjimi  me rimbushje, kontrolloni për t’u siguruar që pajisja e karikimit është e sigurt, së bashku me çdo bateri portative.

  • Sporte dimërore.

Disa njerëz  heqin aparatet e tyre të dëgjimit para se të shkojnë për ski ose sporte të tjera dimërore, por ky mund të jetë një vendim  ndoshta i pamenduar mirë. Sidoqoftë, ideja e dëmtimit ose humbjes së aparatit tuaj të dëgjimit në dëborë është e frikshme. Për të mbrojtur aparatet tuaja të dëgjimit, është e rëndësishme të përdorni kapuç apo një shirit që mbulon veshët.

  • Shijoni pushimet me aparate dëgjimi.

Pushimet dimërore kanë filluar të shijohen edhe në vendin tonë. Sidoqoftë, festat dhe tubimet familjare mund të jenë të vështira për ata me humbje dëgjimi. Mund të marrësh pjesë në darka dhe festime të tilla, por mund të kesh nevojë për ndonjë këshillë. Ju mund ta njoftoni mikpritësin për humbjen tuaj të dëgjimit dhe me mirësjellje të kërkoni që të uleni në një vend më të qetë, sepse mund të ndiheni të stresuar në mjedise me zë të lartë.

  • Kini parasysh aparatet e dëgjimit me rimbushje.

Mbajtja e aparateve të dëgjimit në dimër mund të jetë problem, veçanërisht nëse përdoren bateri zink-ajër. Ajri i thatë dhe i ftohtë ulë tensionin brenda baterisë, duke i bërë bateritë të punojnë më shumë për të fuqizuar aparatin e dëgjimit. Kjo bën që ato të konsumohen  më shpejt, kështu që ju duhet të ndryshoni bateritë shumë më shpesh. Kjo është arsyea që shumë përdorues të aparateve të dëgjimit po i drejtohen baterive litium-jon. Këto janë bateri  me rimbushje që nuk kanë nevojë të zëvendësohen. Në fund të çdo dite, thjesht vendosni aparatet  e dëgjimit në karikuesin e tyre.

 

Signia Hearing Aids