Blog – A dëmton dëgjimin përdorimi i kufjeve?

 

Kufjet sot janë bërë një element kryesor në elektronikën tonë dhe një pjesë integrale për të dëgjuar muzikë. Natyrshëm lind pyetja: A mund të shkaktojë humbje dëgjimi përdorimi i kufjeve apo është kjo një taktikë për t’i trembur adoleshentët për të mos përdorë kufje?

Është e vështirë për të dëgjuar muzikë pa kufje në ditët e sotme. Shumë sisteme sado të perfeksionuara të jenë, nuk mund të trajtojnë intensitetin e muzikës.

Megjithatë, shumë studime nënkuptojnë se kufjet shkaktojnë humbje dëgjimi. Ashtu si shumica e gjërave, kufjet mund të përdoren gabimisht dhe të shkaktojnë dëme në shëndetin tonë. Duke i përdorur ato shpesh dhe me zë të lartë, ne mund të dëmtojmë në mënyrë të pariparueshme aftësinë tonë për të dëgjuar. Ky është një shqetësim kryesor për të rinjtë që dëgjojnë muzikë me zë të lartë dhe me orë të zgjatura.

Rreziku i shkaktuar nga dëgjimi i muzikës me zë të lartë nuk është një koncept i ri. Të rinjtë kanë dëgjuar muzikë me zë të lartë për dekada, që datojnë nga koncertet rock më shumë se 40 vjet më parë. Koha tregoi se shumë prej të rinjve që asisitonin në koncertet e muzikës rock apo përdornin kufje me intensitet të lartë të zërit, pësonin dëmtime deri në të rënda të dëgjimit

Kufjet përmirësojnë cilësinë e zërit dhe u lejojnë njerëzve të dëgjojnë muzikën në mënyrë private në një volum të pranueshëm për veshin. Për të bllokuar tingujt e tjerë të jashtëm, tendenca është që vëllimi mund të shtohet në nivele të rrezikshme. Zhurmat mbi 80 dB janë zhurma të forta dhe të pakëndshme që mund të dëmtojnë veshët tanë dhe të shkaktojnë zhurmë në veshë për orë të tëra më pas.

· Si mund ta parandalojmë humbjen e dëgjimit?

Volumi i kufjes duhet mbajtur në një nivel të atillë që duke dëgjuar muzikë të kesh mundësi të bizedosh me mikun që ke në krah dhe ta kuptosh të folurën e tij. Ky nivel konsiderohet nën 70 dB. Po kështu, herë pas here duhen bërë pushime 10-15 min. përgjatë kohës që po dëgjon muzikë.

Nëse besoni që mund të keni humbje dëgjimi tashmë, një test dëgjimi mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse keni nevojë për një diagnozë profesionale. Humbja e dëgjimit është diçka që duhet marrë seriozisht dhe zbulimi i saj në fillim mund t’ju lejojë të merrni trajtim të rëndësishëm. Diagnoza e hershme mund t’ju ndihmojë të shmangni rreziqet e tjera pasojë e humbjes së dëgjimit.

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *