Blog – Cili është trajtimi më i mirë i tringëllimës së veshëve në vitet e fundit?

  • Trajtimi i tringëllimës në veshë pas vitit 2020.

Tringëllima në veshë mund të jetë një simptomë frustruese dhe shqetësuese e humbjes së dëgjimit. Të vuajturit (Pacientët) zakonisht ‘dëgjojnë’ zhurmë, zile, gumëzhimë, gjëmim, fërshëllimë, kërcitje, pavarësisht se nuk ka asnjë burim të jashtëm të kësaj zhurme që ata dëgjojnë.

Tringëllima në veshë mund të prekë njërin ose të dy veshët dhe mund të jetë me ndërprerje ose e vazhdueshme. Shumë njerëz raportojnë se tringëllima në veshë e bën të vështirë bisedën me njerëzit, si dhe ka një ndikim negativ në përqendrimin e tyre, aftësinë për të fjetur dhe madje edhe kujtesën e tyre.

Për fat të mirë, trajtimet e reja po u japin të sëmurëve mundësinë për të jetuar një jetë më të qetë, pa tringëllimë në veshë.

  • Çfarë e shkakton tringëllimën e veshëve?

Për të gjetur mënyrën më të mirë të trajtimit të tringëllimës në veshë, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë e shkakton shfaqjen e simptomave. Kjo kërkon një vizitë të kujdesëshme te mjeku otorinolaringolog, i cili mund të shohë të nevojshme kryerjen e disa ekzaminimeve plotësuese. Tringëllima në veshë mund të ketë shkaqe të ndryshme, nga sëmundje të veshit të mesëm deri në dëmtime të nervit të dëgjimit, për të mos thënë çrregullime të qarkullimit të gjakut në kokë. Në këtë rast do të merremi me dëmtimet e nervit të dëgjimit si një ndër shkaqet kryesore të tringëllimës së veshëve.

Në fakt, frekuenca e tringëllimës në veshë pothuajse gjithmonë korrespondon me frekuencën ku humbja e dëgjimit është më poshtë, veçanërisht tingujt tonalë me frekuencë të lartë. Prandaj, vendosja e aparateve të dëgjimit zakonisht zbut tringëllimën në veshë duke kompensuar humbjen bazë të dëgjimit.

Humbja e dëgjimit zakonisht ndodh nga dëmtimi i qelizave të dëgjimit në veshin e brendshëm. Nëse ato qeliza dëmtohen, ato nuk i përgjigjen  valëve të zërit. Kjo ndalon nervin e dëgjimit të dërgojë sinjale në tru, ku normalisht do të  interpretohen si zë.

Në varësi të mënyrës se si dëmtohen qelizat e dëgjimit , ato mund të dërgojnë sinjale të gabuara në tru, duke krijuar kështu tingujt irritues që dëgjohen si tringëllimë në veshë. Një mundësi tjetër është, që truri  përpiqet të krijojë tingull kur mungon inputi i pritshëm dëgjimor. Në thelb, truri nuk merr të dhëna nga nervi i dëgjimit për shkak të dëmtimit të qelizave të dëgjimit në veshin e  brendshëm. Si rezultat, truri përpiqet të korrigjojë situatën duke prodhuar tinguj  të tillë si gumëzhimë, klikim apo zhurmë në vesh.

  • Trajtimet më të mira të tringëllimës vitet e fundit

Kur tringëllima  në veshë shkaktohet nga humbja e dëgjimit, përmirësimi i funksionit të dëgjimit mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të tringëllimës në veshë. Për këtë shkak , vendosja e aparateve të dëgjimit mbetet trajtimi më i mirë.

Çdo aparat dëgjimi mund të minimizojë simptomat e tringëllimës në veshë duke përmirësuar funksionin e dëgjimit, por ka edhe aparate dëgjimi nga Signia me funksione të veçanta për trajtimin e tringëllimës në veshë. Trajtimi më i mirë i tringëllimës në veshë do të varet nga shkaku i simptomave. Nëse përjetoni tringëllimë në veshë si një efekt anësor i marrjes së barnave të tjera, për shembull, duhet të zvogëloni dozën ose të kaloni në mjekësi alternative për të eliminuar simptomat e tringëllimës në veshë. Përndryshe, nëse një çështje neurologjike ose anomali strukturore shkakton tringëllimë në veshë, një zgjidhje mund të jetë ndërhyrja kirurgjikale për të zvogëluar ato simptoma.

Terapia konjitive e sjelljes është një mënyrë tjetër efektive për të minimizuar ndikimin që ka tringëllima në veshë në jetën tuaj të përditshme.

Sidoqoftë, për shumë njerëz, vendosja e aparateve të dëgjimit është mënyra më efektive për t’u marrë me tringëllimën e  veshëve. Duke trajtuar humbjen e dëgjimit, ju mund të trajtoni shkakun e simptomave të tringëllimës së veshëve.

Megjithate, nëse  këto tinguj mund të jenë ende të pranishëm, kur mbani aparate dëgjimi për tringëllimën në veshë, kjo gradualisht shuhet. Me kalimin e kohës, aparatet e specializuar të dëgjimit për tringëllimën në veshë do t’ju mundësojnë të injoroni plotësisht simptomat dhe nuk do të vini re më tinguj në veshët tuaj.

  • Zgjedhja e aparateve të dëgjimit për tringëllimën në veshë

Duke zgjedhur aparatet e dëgjimit të disenjuara për ata që vuajnë nga tringëllima e veshëve, ju mund të lehtësoheni nga ky shqetësim që ju mundon.

Aparatet e përshtatshëm për këtë qëllim emetojnë edhe disa lloje tjera sinjalesh si opsione të ngjajshme me zhurmën e veshit, në mënyrë që ajo zhurmë të reduktohet deri në humbjen e saj. Me një përzgjedhje opsionesh, ju mund të zgjidhni nga pesë sinjale statike të terapisë së zhurmës dhe katër sinjale të terapisë me valë të oqeanit, kur zgjidhni të merrni të tillë aparat. Kjo është arritur nëpërmjet teknologjisë së fundit të njohur “tinnitus notch”. Terapia jonë Notch (Signia) parandalon stimulimin e tepërt dhe i jep trurit mundësinë për të rimësuar se si të injorojë simptomat e tringëllimës së veshëve .

Për të mësuar më shumë, hidhini një sy faqes sonë të internetit (www.klinikaradovani.al).

Signia Hearing Aids