Blog – Sa kohë duhet mbajtur aparati i dëgjimit

Shumë njerëz që përdorin aparate dëgjimi i mbajnë ato për një kohë të gjatë,  veçanërisht ato që drejtojnë një jetë aktive shoqërore. Sidoqoftë, nëse sapo keni filluar të përdorni aparate dëgjimi, ose dëshironi të filloni t’i vini ato më shpesh, periudha kalimtare mund të jetë pak e vështirë. Ashtu si të ushtroheni ose të mësoni një aftësi të re, duhet t’i kushtoni kohë edhe vendosjes së një aparati dhe t’i merrni gjërat me hapa. Nxitimi në përdorimin e pajisjes së dëgjimit me kohë të gjatë mund të çojë në zhgënjim dhe pakënaqësi.

Në fakt, shumica e njerëzve që fillojnë të përdorin aparatet e dëgjimit, në fillim ndjehen të mbingarkuar nga mjedisi që i rrethon. Duhet ca kohë për të stërvitur trurin në përpunimin e zërit në përputhje me rrethanat, kështu që mos u dekurajoni nëse nuk mund të mbani aparatet e dëgjimit gjatë gjithë ditës. Gradualisht do të mësoheni  duke i mbajtur aparatet e dëgjimit gjithnjë e më shumë kohë.

Nëse nuk jeni ende të sigurt për sa kohë duhet të mbani pajisjet e dëgjimit ose doni të mësoni më shumë rreth mbajtjes  së tyre, ky artikull mund t’ju japë një pasqyrë mbi periudhën e rregullimit dhe përdorimit të përditshëm të aparatit të dëgjimit.

  • A duhet t’i mbajmë aparatet e dëgjimit gjatë gjithë kohës?

Kjo pyetje është  vështirë të marrë një përgjigje përfundimtare. Si rregull, kur  aparatet e dëgjimit vihen për herë të parë në vesh, duhen mbajtur 2 orë paradite dhe 2 orë mbasdite, për një javë. Më tej, çdo javë shtohet nga një orë deri sa të arrijë në 8 orë gjithsej. Pasi pacienti mësohet me 8 orë në ditë, mund ta mbajë gjatë ditës ose vetëm kur të ketë nevojë. Mbajtja që në fillim e aparatit për një kohë të gjatë i bezdisë shumë njerëz, çka  mbeten të pakënaqur nga mbajtja e aparatit të dëgjimit.

Nganjëherë mbajtja e  aparateve të dëgjimit në raste të veçanta, të tilla, si kur shkoni në ndonjë darkë ose në shoqëri, mund të ketë një ndikim negativ. Mjetet e dëgjimit nuk janë lente  kontakti apo syze; ata nuk punojnë në mënyrë perfekte në momentin kur i vendosni. Ata kërkojnë një periudhë adaptimi.

Pasi pacienti të adaptohet me mbajtjen e aparatit të dëgjimit, sa më gjatë t’i mbajë ato,  aq më shumë ai do të kënaqet me to. Truri do të mësojë të përpunojë tingullin dhe të filtrojë zhurmën,  gjithashtu do të mësoheni me zërin  tuaj, falë teknologjisë sonë të integruar të përpunimit të zërit (OVP). Tek disa njerëz mbajtja e aparateve të dëgjimit për shumë kohë mund të duket si natyrë e dytë. Sidoqoftë, kjo kërkon praktikë dhe kohë për t’u mësuar me to. Në fillimet e mbajtjes së aparateve të dëgjimit nuk është e këshillueshme pjesëmarrja në ahengje, party, disko, etj., sepse ngarkesa me tinguj është mjaft e lartë. Kjo është arsyeja pse një periudhë ambjentimi është e nevojshme

  • Përfitimet e mbajtjes së aparateve të dëgjimit për një kohë më të gjatë

Siç u përmend më lart, përfitimi kryesor i përdorimit të aparatit të dëgjimit është: do të dëgjoni më mirë. Kjo për shkak se jeni mësuar të dëgjoni gjithnjë e më pak me kalimin e viteve, dhe kjo është arsyeja pse disa tinguj mund të mos pëlqehen në fillim. Përdorimi gjithnjë e më shumë sjell gëzimin e tingujve të ndryshëm. Muzika do të tingëllojë më mirë, dhe bizedat do të jenë gjithnjë e më shumë të kuptueshme.

Ekziston edhe çështja e shëndetit. Shumë pjesë të trurit tonë funksionojnë mbi bazën “e përdorim  atë ose e humbasim atë”, që do të thotë se nëse aparatet e dëgjimit vihen me vonesë,  aftësia juaj për të përpunuar zërin që dëgjon, do të ulet. Ju duhet të ushqeni me sinjale sistemin e dëgjimit në trurin tuaj për ta mbajtur këtë pjesë të trurit të shëndoshë, në të kundërt kjo pjesë e trurit do të humbasë funksionin e tij.

Njerëzit e moshuar përfitojnë shumë nga përdorimi i aparateve të dëgjimit. Duke stimuluar trurin në mënyra të ndryshme, përmirësohet shëndeti i tyre mendor. Shumë të moshuar nuk pranojnë të përdorin aparate dëgjimi, ose nuk e kuptojnë se kanë humbje dëgjimi. Ndërsa aftësia e tyre për të dëgjuar zbehet, zonat e trurit të tyre fillojnë të përkeqësohen. Përdorimi i aparateve të dëgjimit mund të stimulojë trurin, duke e mbajtur atë të shëndetshëm dhe duke i lejuar ata që të shoqërohen dhe ndërveprojnë më mirë me botën.

  • Të mësohesh me aparatet e dëgjimit

Është e thjeshtë të renditësh arsyet pse duhen mbajtur pajisjet e dëgjimit, dhe  tjetër gjë është t’i mbash ato. Shumë njerëz ndjehen të irrituar kur u thuhet të mbajnë për më shumë kohë  pajisjet e tyre të dëgjimit, sidomos kur e vënë për herë të parë aparatin e dëgjimit. Tinguj që nuk i keni dëgjuar për ca kohë mund të jenë dërrmuese, çka mund të çojë në dhëmbje koke dhe rraskapitje. Për raste të tilla kërkohet kolaudimi i aparateve të dëgjimit.

Për këtë arsye, mbi bazën e nivelit të dëgjimit në audiogramë, nëpërmjet kolaudimit, rregullohet aparati që t’i përshtatet kurbës së dëgjimit të rregjistruar në audiogramë. Përshtatja me aparatin e dëgjimit do të vijë gradualisht. Nëse i kushtoni ca kohë mbajtjes së aparateve tuaja të dëgjimit çdo ditë, rritja e kësaj kohe do të bëhet gjithnjë e më e lehtë.

Ndjekja me audiologun tuaj është gjithashtu e rëndësishme. Ata mund t’ju japin këshilla se si t’i përdorni aparatet e dëgjimit në mënyrë më efektive, dhe ata do të sigurohen që ata po punojnë siç duhet për ju. Nëse keni nevojë për rregullime, ato do t’ju ndihmojnë të gjeni cilësimet që funksionojnë për ju.

Duke iu përshtatur aparateve tuaja të dëgjimit, duhet t’i kushtoni vëmendje tre gjërave.

Sa kohë jeni duke i mbajtur? A po e rritni kohën tuaj të mbajtjes? Mbani shënime se sa shpesh mbani pajisjet e dëgjimit dhe për sa kohë gjatë një dite. Nëse keni aparate dëgjimi të rimbushme, mund të bëni një pushim dhe t’i lini të ngarkohen përpara se t’i vendosni përsëri më vonë gjatë ditës.

Cfarë po dëgjon? A mund të dëgjoni tingujt e natyrës? Televizionin apo radion? Zërat e njerëzve? Filloni të vini aparatet e dëgjimit në situata të qeta  dhe më pas mbani aparatin në mjedise me zhurmë si, trafiku apo bizeda me njerëz.

Si tingëllon zëri yt? Provoni të flisni me vete herë pas here. Edhe nëse nuk ju pëlqen zëri i juaj në fillim, të folurit me veten do t’ju mësojë ta dëgjoni. Në atë mënyrë, kur bashkoheni në biseda më vonë, zëri juaj do të tingëllojë më i njohur (OVP e bën këtë proçes sa më të lehtë).

Sa më i lumtur të jeni me aparatet e dëgjimit, aq më shumë do të doni t’i mbani ato. Ju mund të mësoni më shumë rreth llojeve të ndryshme të aparateve të dëgjimit dhe opsioneve që ofron Signia.

Signia Hearing Aids