Blog – Si përmirësojnë balancën (ekuilibrin) aparatet e dëgjimit

Dëgjimi dhe shikimi janë dy shqisa të rëndësishme kur bëhet fjalë për ruajtjen e balancës tonë. Kjo shtron pyetjen: A mund të përdoren aparatet e dëgjimit për të përmirësuar balancën për njerëzit me rënie të aftësisë së dëgjimit?

Nëse keni kaluar ndonjëherë nga drita për të lëvizur në errësirë, kjo ka ndikuar në aftësinë tuaj për të mbajtur ekuilibrin, aq më tepër kur një nga këto shqisa nuk funksionon sa duhet. Vështirësia e shikimit, bën që ju të jeni të detyruar të mbështeteni në shqisa të tjera për të ruajtur drejtqëndrimin. Po kështu i njëjti koncept vlen edhe për dëgjimin. Njerëzit me probleme të veshit të brëndshëm vuajnë nga humbja e ekuilibrit, por edhe ata me humbje dëgjimi mund të përjetojnë një ekuilibër më të dobët se ata me dëgjim të plotë.

  • Bilanci i një studimi

Një studim nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Uashingtonit përcaktoi se aftësia jonë për të dëgjuar kontribuon shumë në aftësinë tonë për të ruajtur mbajtjen e ekuilibrit. Studimi përfshinte 140 pjesëmarrës, të gjithë persona të moshuar me humbje të dëgjimit. Testet janë përdorur për të vlerësuar nëse dëgjimi i tyre ka kontribuar në ndjenjën e tyre të balancimit.  Pjesëmarrësit janë orientuar shumë më mirë duke mbajtur aparate dëgjimi se sa pa to.

Për këto persona me humbje dëgjimi është shumë më e vështirë të mbahet ekuilibri gjatë ecjes, drejtimit dhe aktivitetit fizik pa korigjimin e aftësisë së dëgjimit.

  • Si mund të ndihmojnë aparatet e dëgjimit?

Për shkak se pajisjet dëgjimore përmirësojnë cilësinë dhe sasinë e zërit që arrin në vesh, kjo i jep trurit një ide më të mirë për njohjen e mjedisit rrethues. Njerëzit janë në gjëndje të identifikojnë çdo lloj zhurme rreth tyre, gjë që kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të tyre. Njeriu sheh përpara ose detyrohet të kthejë kokën për të parë anash, por veshët tanë mund të dëgjojnë në të gjitha drejtimet.

Në studimin që përmendëm më lart, bilanci i pjesëmarrësve u përmirësua kur aparatet e dëgjimit u aktivizuan. Ata ishin në gjendje të identifikonin mjedisin përreth dhe ishin më të vëmendshëm. Kjo nënkupton që ekuilibri i tyre gjatë ecjes, lëvizjes dhe uljes së tyre u përmirësua me ndihmën e dëgjimit.

Siç u përmend më lart, pajisjet dëgjimore përmirësojnë ndjenjën tonë të vetëdijes hapësinore dhe sigurisë. Ata me aparate dëgjimi përjetojnë nivele më të ulëta të ankthit dhe paranojës, dhe nuk ndihen më të brengosur për mjedisin e tyre. Ka pasur gjithashtu studime që lidhin humbjen e dëgjimit me sëmundje mendore si depresioni, dhe aparatet e dëgjimit kanë ndihmuar në luftimin  dhe zbutjen e atyre simptomave.

 

Signia Hearing Aids

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *