Perpjekjet e para 

 

 

Akoma sot nuk është e qartë se kush e ndërtoi për herë të parë aparatin e dëgjimit elektrik. Thuhet se qe Aleksander Bell që ndërtoi një aparat telefonik për nënën e tij në vitin 1878. Telefoni përmbante mikrofon karboni, kufje telefonike dhe bateri, dhe jepte mundësinë e zmadhimit të sinjalit. Të njëjtën gjë, por të dokumentuar, bëri me 1900 Dr. Alt në Austri.

Aleksander Bell

 

Aparati i parë elektrik 

 

 

Aparati i parë elektrik krijohet në vitin 1898 nga Miller Reese Hutchison dhe u quajt Akuphone. Aparati përdorte një transmetues karboni dhe ishte portativ. Për herë të parë përdoret rryma elektrike për të amplifikuar sinjalin akustik.

Miller Reese Hutchison

 

Aparati pare elektronik 

 

Firma Siemens ishte krijuesja e aparatit të parë elektronik të dëgjimit në vitin 1913. Këto lloj aparatesh ishin më të avancuarit e kohës, por përsëri ishin relativisht të mëdhenj (sa një paketë cigareje ) dhe rrjedhimisht të vështirë për t’u përdorur. Ata përdornin një kufje nga jashtë për të dërguar zërin e amplifikuar në vesh.

.

Shpikja tranzistorit

Më 1948 shpikët tranzistori dhe kjo shënoi fillimin e një epoke të re për aparatet e dëgjimit. Në vitin 1951 ndërtohet aparati i parë me kombinim dioda-tranzistor dhe në 1952 ndërtohet aparati i parë komplet me tranzistorë.

Vitet 60 

Vitet 60-të shënojnë ndërtimin e aparatit brenda veshit, por meqë u realizua nga shumë autorë (apo firma prodhimi aparatesh) nuk mund të thuhet se kush ishte i pari. Nga vitet 60-të deri në vitet 90-të thuhet që zhvillimi i aparaturave mori drejtimin e përmirësimit të shumë elementeve të amplifikimit të zërit, në lidhje me rregullimin e volumit (manual/automatik), kontrollit automatik të përfitimit, kompresionit etj.

Vitet 90 

Vitet 90-të shënojnë përpjekjet e para të zhvillimit të aparaturave me shumë programe. Fillimisht ndërtohen aparate me disa kanale amplifikimi dhe me një program të vetëm, por shpejt ato pasohen me aparate analoge me disa programe. Ne vitin 1995 prodhohet aparati i parë digital dhe nga ky moment teknologjia ofron përmirësime të dukshme në të gjitha drejtimet. Realizohen aparate me shumë programe dëgjimi dhe në veçanti bëhen hapa në lidhje me komandimin automatik të dy mikrofonave.

Në ditët e sotme…

 

Sot, ky proçes është akoma në zhvillim dhe ngjet më shumë proçese të tjera të zhvillimeve bashkëkohore. Realizimi i qarqeve në dimensione shumë të vogla dhe të aftë për të kryer miliona veprime për sekondë, ka bërë të mundur ndërtimin e aparaturave shumë të sofistikuara që ngjasin me kompiuterin dhe komunikojnë me këtë të fundit nëpërmjet software-ve të posaçëm. Sot aparati i dëgjimit nuk mund të konsiderohet një amplifikator i zakonshëm dëgjimi, por një kompiuter përpunues i sinjalit të zërit që e amplifikon dhe e përshtat këtë të fundit sipas kërkesave specifike të pacientit.