Klinika jonë është e para klinikë që ka trajtuar profesonalisht aparatet e dëgjimit në Shqipëri. Që nga krijimi i saj më 1998, ajo ka ardhur duke e rritur vazhdimisht cilësinë e shërbimit, duke fituar besimin e mijëra pacientëve. Që nga viti 2007 klinika jonë përfaqëson në Shqipëri firmën “Siemens “, e cila prodhon aparatet e dëgjimit më cilësore në botë prej më shumë se 130 vitesh.

Në këtë website jemi përpjekur të ndërtojmë një faqe që të shërbejë sa më mirë për të dhënë informacionin në lidhje me problemet e dëgjimit, të cilët shpesh neglizhohen si të parëndësishme, duke kaluar në keqësime që mund të jenë me pasoja në jetën personale dhe shoqërore të pacientit. Do përpiqemi të përdorim një fjalor të thjeshtë për t’ju larguar terminologjisë së vështirë, duke dhënë njohuritë kryesore mbi problemin e dëgjimit për të gjithë e jo vetëm për profesionistët.

Në fillim do ju njohim me veprimtarinë tonë dhe çfarë ofrojmë. Më pas do flasim për rëniet e dëgjimit , si kuptohen , parandalohen e kurohen ato. Në kapitullin e aparateve të dëgjimit do të japim njohuri bazë për këto të fundit, në mënyrë që të njihen ato paraprakisht pa u drejtuar akoma tek specialisti. Faqja jonëe internetit do të azhornohet e pasurohet vazhdimisht me të rejat në fushën e dëgjimit, duke qënë gjithnjë pasqyrë e asaj që është bashkëkohore.

Duke shpresuar që kemi dhënë sadopak kontribut në njohjen e kësaj fushe, ju falenderojmë që vizituat faqen tonë të internetit.