Blog – Çfarë është terapia Notch Sound dhe si ndihmon ajo ?

Shumë e konsiderojnë terapinë  Notch si të ardhmen e trajtimit të zhurmës së veshëve, por ç’është kjo metodë, dhe çfarë bën?

Për ata që përjetojnë  zhurmë në veshë, lehtësimi i saj është gjithçka që duan. Kur pacienti nuk mund të gjej qetësi edhe në momente të qeta, aplikimi i kësaj terapie do t’i bëjë mirë shëndetit mendor, emocional dhe fizik. Ndërsa terapitë statike dhe valët e detit (maskues të zhurmës së veshit) kanë ofruar ngushëllim vetëm për disa njerëz, ndërsa të tjerë mund t’i konsiderojnë këto metoda shpërqendruese, jo të besueshme ose joefektive. Pra  terapia Notch Sound është  një formë krejtësisht e re e terapisë që funksionon për të eliminuar zhurmën e veshit, e jo për ta maskuar atë.

Nuk do të flasim për zhurmën e veshit apo kush e shkakton ate, pasi kemi folur edhe më parë, por do të përqëndrohemi në terapinë Notch.

  • Si ndihet kjo zhurmë?

Krahasimet që bëjnë njerëzit janë nga më të ndryshmet, si gjinkallë, zhurmë motori, fishkëllimë, etj. Mund të ndryshojë në cilësi, ose  mund të jetë konstante. Shumë njerëz raportojnë  se zhurma në veshët e tyre mban të njëjtin ton tërë kohën dhe kurrë nuk ndryshon.

Zhurma në vesh është zakonisht një simptomë. Shumë njerëz që vuajnë nga zhurma në veshë, në të vërtetë kanë edhe  një gjendje tjetër si humbja e dëgjimit sensorineurale ose sëmundja e Meniere. Në mënyrë që të trajtohet si duhet zhurma  në veshë, duhet të përcaktohet sëmundja bazë.

Por jo të gjithë me zhurmë në veshë vuajnë nga humbja e dëgjimit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kontrolloni dëgjimin kur përpiqeni të zbuloni shkakun ezhurmës  në veshë, pra një vizitë te mjeku otorinolaringolog. Është e rëndësishme të diagnostikohet heret  zhurma në veshë, para se të fillojë të ndikojë në jetën tuaj. Efekti i zhurmës së veshëve kur lihet  pa trajtuar, mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Në varësi të vëllimit, ajo zhurmë mund të mbysë tinguj të tjerë dhe të pengojë përqendrimin, relaksimin dhe gjumin. Edhe nëse jeni në gjendje të injoroni zhurmën, mund të ndjeheni të lodhur mendërisht dhe fizikisht deri në fund të ditës. Kjo mund të çojë në ankth dhe depresion, të cilat janë sëmundje të rënda mendore.

  • Ç’është terapia Notch Sound (me nivele tingulli)?

Terapia me notch sound  është një lloj i ri trajtimi për zhurmën e veshëve. Në 65% të rasteve, raportohet përmirësim i dukshëm pas këtij trajtimi. Kjo shtron pyetjen: si funksionon Terapia e Notch Sound dhe si mund ta paraqesim më mirë këtë terapi?

Koncepti që qëndron pas terapisë Notch nuk është që të “mbyten” zhurmat e veshit, por për të mësuar trurin se si ta injorojë atë plotësisht. Në sfondin e frekuencës së zhurmës lëshohet një zhurmë e butë, çka bën që truri të injorojë zhurmën bazë. Për dallim nga terapitë e maskimit (zëri  i valëve të detit dhe zhurmës statike), kjo metodë është bërë shumë më e pranueshme se të gjitha metodat tjera.

  • Pse aparatet e dëgjimit Signia janë udhëheqëse në trajtimin e zhurmës së veshit?

Shumë njerëz supozojnë se aparatet e dëgjimit vlejnë vetëm për ata me humbje dëgjimi. Po, kjo është e vërtetë në shumicën e rasteve, por aparati i dëgjimit për zhurmën e veshit është një koncept i ri që Signia synon të ndërtojë. Nëpërmjet këtyre aparateve  Signia ka zgjeruar mundësinë e një trajtimi të integruar si për rënien e aftësisë së dëgjimit, ashtu dhe për eliminimin e zhurmës në vesh.

Për ata që kanë nevojë për pajisje dëgjimi, përfshirja e Notch Therapy bashkon dy nevoja në një pajisje. Pra, një dëgjim më të mirë dhe shuarjen graduale të zhurmës së veshit.

 

Signia Hearing Aids

Blog – Si të mbroni dëgjimin tuaj

Si të mbroni dëgjimin tuaj

 

Veshët  na japin mundësinë të dëgjojmë miqtë tanë, të dashurit dhe bashkëpuntorët që na flasin. Ata gjithashtu na lejojnë të dëgjojmë tingujt paralajmërues të rrezikut, të tilla, si një sirenë zjarrfikësi ose një buri makine.

Fatkeqësisht, është mjaft e lehtë të rrezikojmë shëndetin e veshit. Puna në një fabrikë që buçet nga një zhurmë e lartë, mund të rrisë rrezikun  për humbjen e dëgjimit. Dëgjimi i muzikës  me zë shumë të lartë përmes kufjeve mund të dëmtojë dëgjimin, siç jemi shprehur edhe herë të tjera.

Çka rrezikon dëgjimin tuaj është edhe neglizhenca për t’i kontrolluar veshët nëse vëreni një përkeqësim të mundshëm në dëgjimin tuaj.

Humbja e dëgjimit nuk është gjithmonë e parandalueshme, por për të mbajtur veshët sa më të shëndetshëm dhe sa më funksionues të jetë e mundur, mund të ndërmarrim disa hapa  për të minimizuar rrezikun. Këto hapa janë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u zbatuar.

  1. Si të kuptoni që mjedisi që ju rrethon ka zhurmë të lartë

Nëse duhet të bërtisni për t’u dëgjuar nga dikush afër jush ose nëse keni probleme t’i dëgjoni, do të thotë se zhurma e mjedisit është tepër e lartë . Po kështu edhe një zhurmë e fortë mund t’iu shkaktojë dhëmbje veshi, ose nëse vini re se pasi të largoheni nga mjedisi me zhurmë veshi fishkëllen, tregon se zhurma ka qenë tepër e lartë.

Tingulli matet në decibel, dhe çdo tingull mbi 85 decibel mund të shkaktojë dëmtim të veshëve nëse i ekspozoheni asaj për një periudhë të gjatë kohore. Disa shembuj të tingujve mbi 85 decibel janë zhurma e motorëve diezel, muzika që dëgjohet në vëllim të plotë me ose pa kufje, tingulli i një tharëse flokësh pranë veshit tuaj. Nëse është e mundur, përpiquni të kufizoni kohën që kaloni pranë këtyre lloj tingujsh, në mënyrë që të mbroni veshët tuaj nga dëmtime afatgjata.

  1. Mbroni veshët tuaj me kufje të trasha ose duke bërë pushime të shpeshta

Nëse absolutisht duhet të jeni pranë zhurmave të larta, sigurohuni që të mbroni veshët tuaj për kohën që jeni aty. Nëse jeni duke punuar në një fabrikë, mbani kufje të trasha kur punoni afër makinerive . Rekomandohet gjithashtu të bëni pushime çdo 15 minuta duke dalë nga mjedisi me zhurmë.

Nëse  shkoni në një koncert apo dasma, mos qëndroni pranë bokseve.

  1. Ulni vëllimin e zërit

Shumica e adoleshentëve (dhe madje shumë të rritur) pëlqejnë të dëgjojnë muzikë me vëllim të lartë përmes kufjeve ose në makinë. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të dëmtuar dëgjimin tuaj, madje mund të çojë në përdorimin e aparateve të dëgjimit pas një farë kohe. Fatkeqësisht kjo lloj rënie dëgjimi nuk kuptohet, por kur kuptohet është e pakthyeshme.

  1. Bëni një provë dëgjimi

Para së gjithash është e domosdoshme një vizitë te mjeku otorinolaringolog e më tej matjet e dëgjimit me kamertona ose audiogramë. Për punonjësit në mjedise me zhurmë është e këshillueshme matja e dëgjimit sëpaku dy herë në vit.

Dëgjimi juaj është jetik për të jetuar një jetë të shëndetshme, të sigurt, të lumtur, prandaj sigurohuni të bëni gjithçka mundeni për të mbrojtur shëndetin e veshëve tuaj.

 

Signia Hearing Aids