Vendosja dhe programimi i aparatit të dëgjimit
• Aparatet e dëgjimit
Më poshtë, do të gjeni një përmbledhje të proçesit të vendosjes së aparatit të dëgjimit dhe çfarë të prisni kur të kontaktoni me një profesionist të kujdesit të dëgjimit. Natyrisht më parë një vizitë ORL.
• Çfarë nevojë ka veshi që nuk dëgjon?
Hapi i parë në proçesin e vendosjes së aparatit të dëgjimit në një subjekt që ka rënie të aftësisë së dëgjimit, është një konsultim fillestar me një mjek ORL për të përcaktuar shkakun e kësaj rënie dhe si mund të trajtohet ajo.
Për këtë kërkohet:
– Një test dëgjimi (provat kamertonale dhe audiogramë tonale) për të përcaktuar llojin dhe nivelin e humbjes së dëgjimit
– Një diskutim rreth stilit të jetesës, nevojave të komunikimit.
– Nëse humbja e dëgjimit është e tipit sensorineural apo përcjellor i pakorigjueshëm, këshilla për modelet e aparatit të dëgjimit që përputhen me nevojat e subjektit.
• Zgjedhja e aparateve të duhura të dëgjimit
Pasi profesionisti i kujdesit të dëgjimit të përcaktojë nevojat e dëgjimit, hapi tjetër është zgjedhja e aparateve të duhura të dëgjimit.
Disa faktorë janë për t’u marrë parasysh:
– Tipet – Aparatet e dëgjimit janë disa tipesh; duke përfshirë modelet brenda në kanal (CIC) bëhet fjalë për kanalin e veshit, prapa veshit (BTE), në vesh (ITE) dhe në kanal (ITC). Profesionisti i kujdesit të dëgjimit do të shpjegojë të mirat dhe të këqijat e secilit tip.
– Veçoritë – Aparatet moderne të dëgjimit (digitale) kanë veçori të avancuara për të ndihmuar të dëgjoni të folurin qartë në mjedise me zhurmë. Ato gjithashtu mund të transmetojnë tinguj nga tableti, televizori ose telefoni juaj. Diskutoni se cilat veçori janë më të rëndësishme për ju me profesionistin e kujdesit të dëgjimit.
– Buxheti – Aparatet e dëgjimit janë në dispozicion me çmime të ndryshme. Specialisti i kujdesit të dëgjimit do t’ju ndihmojë të balanconi nevojat dhe buxhetin tuaj.
• Përshtatja e aparateve të dëgjimit
Pasi të jenë zgjedhur aparatet e duhura të dëgjimit, profesionisti i kujdesit të dëgjimit do t’i personalizojë ato për t’iu përshtatur veshëve dhe për t’ju dhënë përvojën më të mirë të mundshme të dëgjimit. Ky proçes përfshin:
– Marrja e formës se veshit dhe kanalit për të krijuar kallëpe veshi ose guaska të personalizuara
– Programohen aparatet e dëgjimit nga specialist i kujdesit të dëgjimit, që të përputhen me humbjen dhe preferencat specifike të dëgjimit
– Sigurimi i një përshtatjeje të rehatshme dhe të sigurtë
• Rregullimi i imët dhe këshillat
Pasi aparatet e dëgjimit të jenë vendosur në veshë, mund të provohen ato në situata të ndryshme dëgjimi. Ky hap lejon profesionistin e kujdesit të dëgjimit të bëjë çdo rregullim të nevojshëm, për të optimizuar përvojën tuaj të dëgjimit. Do të mësoni gjithashtu se si të kujdeseni dhe të mirëmbani aparatet tuaja të reja të dëgjimit.
Sigurohuni që ju dhe profesionisti juaj i kujdesit të dëgjimit të diskutoni se si tingëllojnë dhe ndjehen aparatet e dëgjimit në mjedise të ndryshme si në shtëpi, punë, në makinë dhe në vende me zhurmë. Gjithnjë është e mundur bërja e rregullimeve të vogla të volumit, nivelit të lartësisë ose cilësimeve të tjera.
Përshtatja me aparatet e dëgjimit nuk përfundon pas takimit të parë. Proçesi kërkon kohë dhe profesionisti juaj i kujdesit të dëgjimit do të jetë aty për t’ju mbështetur gjatë gjithë proçesit. Disa aparate dëgjimi kanë gjithashtu një aplikacion që ju lejon të përshtateni bazuar në preferencat tuaja të dëgjimit.
Pavarësisht se çfarë tipi aparatesh dëgjimi keni, do të ketë disa takime pasuese për të monitoruar përparimin tuaj dhe për të bërë çdo rregullim të nevojshëm.
Signia Hearing aids
Recent Comments