Blog – Humbja e dëgjimit dhe migrena

Dhëmbja e kokës dhe humbja e dëgjimit – a kanë lidhje? Sipas shumë studimeve të kohëve të fundit , migrena mund të ketë më shumë efekt në dëgjim se ç’është menduar dikur.
Ka shumë arsye të ndryshme pse dikush mund të humbasë dëgjimin , ose të përjetojë një formë të humbjes së dëgjimit. Sipas hulumtimeve të fundit, individët që vuajnë nga dhëmbje koke të forta, migrenë posaçërisht, kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me dëgjimin në disa raste. Bazuar në këto studime, ekziston një lidhje më e besueshme se kurrë më parë midis humbjes së papritur të dëgjimit dhe migrenës.

Për individët që vuajnë dhëmbje koke të shpeshta të migrenës, aftësia e dëgjimit duhet të kontrollohet herë pas here. Migrena mund të jetë problematikë më vete, por kur kombinohen me rënie të aftësisë së dëgjmit, efektet mund të jenë të rënda. Por çfarë do të thotë të pësosh humbje të dëgjimit në kombinim me migrenën?
• Ç’është migrena?
Sipas statistikave të siguruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, vetëm rreth 12% e amerikanëve, vuajnë nga migrena. Dhëmbjet e kokës së migrenës mund të jenë shumë më të forta se një dhëmbje tipike e kokës për shkak të qëndrimit një nate jashtë, dehidratimit ose thjesht ndjenjës së lodhjes.
Disa nga simptomat kritike të krizës së migrenës, e njohur gjithashtu si dhëmbje koke dytësore, është dhëmbje të tipit pulsues. Kjo shoqërohet me ndjeshmërisë ndaj tingujve dhe dritave, të përziera dhe të vjella, madje edhe ndryshime në shikim. Ndryshimet e shikimit mund të jenë gjithçka, nga shikimi i paqartë deri te shikimi i aurave – të cilat shpesh janë njolla ose vija të ndritshme në shikim. Dhëmbja në një anë të kokës është gjithashtu një simptomë klasike. Shumë njerëz kanë migrenë pa aura(shënja paralajmëruese). Për disa njerëz, migrena është një përgjigje ndaj stresit ose ankthit.
• Cila është lidhja ndërmjet migrenës dhe humbjes së dëgjimit?
Përmes testimeve të gjëra, studiuesit kanë zbuluar se migrena mund të ndikojë drejtpërdrejt në reagimin e trurit ndaj tingullit me kalimin e kohës. Kjo mund të jetë për shkak të mungesës së rrjedhës së gjakut, si rezultat i asaj se si migrena ndikon në funksionin e trurit.
Një migrenë hemiplegjike është një lloj dhëmbje koke brënda familjes së migrenës, që mund të ketë të ngjarë të çojë në këto çështje të dëgjimit. Si një nga migrenat më të rënda, çrregullime të shikimit, dhe paraliza mund të rezultojnë nga kjo gjëndje. Ndryshe nga migrena e rregullt, këto migrena janë tepër dobësuese fizikisht. Kjo ashpërsi mund të çojë në ndërlikime të mëtejshme, të tilla si humbja e dëgjimit, deri në humbje të rëndë.
• Ç’ lloj i humbjes së dëgjimit është i lidhur me migrenën?
Individët që vuajnë nga migrena kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë një gjëndje të quajtur rënie sensoro-neurale të dëgjimit. Kjo mund të ndodhë në një vesh ose në të dy veshët dhe mund të ndodhë gradualisht për disa ditë, ose menjëherë. Migrena sigurisht nuk është shkaku i vetëm i humbjes së dëgjimit, është një rrezik për të cilin pak njerëz e dinë. Gjë që e bën edhe më të rëndësishme rritjen e ndërgjegjësimit për të.
• Si mund të trajtohet humbja e dëgjimit nga migrena?
Vetë trajtimi i migrenës mund të ndryshojë shumë, nga pushimi , te ndërhyrjet mjekësore në raste ekstreme. Si rezultat, menaxhimi i migrenës në radhë të parë mund të parandalojë humbjen e dëgjimit.
Për ata që kanë migrenë dhe që pësojnë humbje të dëgjimit të papritur, trajtimi urgjent mjekësor duhet të jetë hapi i parë, pra bëhet fjalë për trajtimin e humbjes së menjëhershme të dëgjimit. Nëse dëgjimi kthehet në normë, nuk ka problem, por nëse mbetet humbja e dëgjimit , është e domosdoshme biseda me një profesionist të kujdesit për dëgjimin, me teste të dëgjimit dhe madje edhe zgjedhja e aparateve të dëgjimit, mund të ndihmojnë për të ruajtur dëgjimin dhe për të parandaluar përkeqësimin e tij për një kohë të gjatë. Me trajtimin në kohë, deri në 85% të njerëzve mund të rimarrin dëgjimin.
Nëse vuani nga migrena, testet e rregullta të dëgjimit janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të siguruar dëgjimin.

Signia Hearing Aids