Blog – Zhurma e veshit është problem i vetë veshit apo edhe i kyçit të nofullës?

Zhurma në veshë (tinnitus) është një shenjë që shoqëron shumë sëmundje të veshëve, por mund të jetë edhe një shfaqje e dëmtimit të kyçit të nofullës së poshtme (Artikulacioni temporomandibular).

  • Zhurma e veshëve dhe kyçi i nofullës

Zhurma e veshëve (tinnitus) mund të shkaktohet nga një numër faktorësh, duke përfshirë humbjen e dëgjimit dhe sëmundje të veshit të mesëm e të brëndshëm, bllokimet e kanalit të veshit si edhe ekspozimin e papritur ndaj zhurmave të forta. Tinnitus mund të jetë i përkohshëm dhe i përhershëm dhe këto janë rastet më të shpeshta. Ka mënyra për të lehtësuar këtë problem duke e maskuar zhurmën e veshit, ndërsa raste të tjera mund të shmangen me kujdesin dhe trajtimin e duhur që duhet të kemi për veshët.

Ndërkohë, dëmtimi i artikulacionit temporomandibular (ATM) i referohet një gjendje që godet diskun e këtij artikulacioni. Ky disk është përgjegjës për lidhjen e eshtrave të nofullës së poshtme me xhepin kockor që vendoset nën kanalin e veshit, duke ju lejuar të flisni, të përtypni dhe të hapni gojën. Kur ky disk është i dëmtuar, mund të shkaktojë zhurmë në vesh, dhe të tjera simptoma. Shumë herë zhurma e veshit që shkaktohet nga problemet e ATM nuk zbulohet si e tillë dhe akuzohen sëmundje të tjera të veshëve pa qenë realisht si të tilla. Kjo bën që të neglizhohet problemi që ka lidhje me dëmtimin e ATM dhe trajtimi i tij.

  • Si të bëjmë dallimin?

1) Identifikimi i dëmtimit të ATM është i lehtë, sidomos nëse përjetoni dhëmbje në fytyrë ose në nofull.

 

2) Ata me probleme të ATM mund të kenë gjithashtu shqetsime në përtypje  ose kur  hapin e mbyllin gojën, nofulla kërcet. Nganjëherë kjo mund ta bëjë të vështirë edhe hapjen e gojës.

3) Problemet e ATM janë të zakonshme në njerëzit që vuajnë nga artrite, ose njerëz që kanë pësuar një goditje në fytyrën e tyre.

Për shkak se ATM është aq afër veshit, dëmtimet e diskut mund shkaktojnë zhurmë në veshë. Sidoqoftë në ato raste që dyshohet se shkaktar i zhurmës është ATM, duhet bërë një konsultë me kirurgun maksilofacial. Për këtë konsultë do të vendosë mjeku otorinolaringolog pas një vizite të kujdesshme të rastit në fjalë.

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *