Blog – Si të mbroni dëgjimin tuaj

Si të mbroni dëgjimin tuaj

 

Veshët  na japin mundësinë të dëgjojmë miqtë tanë, të dashurit dhe bashkëpuntorët që na flasin. Ata gjithashtu na lejojnë të dëgjojmë tingujt paralajmërues të rrezikut, të tilla, si një sirenë zjarrfikësi ose një buri makine.

Fatkeqësisht, është mjaft e lehtë të rrezikojmë shëndetin e veshit. Puna në një fabrikë që buçet nga një zhurmë e lartë, mund të rrisë rrezikun  për humbjen e dëgjimit. Dëgjimi i muzikës  me zë shumë të lartë përmes kufjeve mund të dëmtojë dëgjimin, siç jemi shprehur edhe herë të tjera.

Çka rrezikon dëgjimin tuaj është edhe neglizhenca për t’i kontrolluar veshët nëse vëreni një përkeqësim të mundshëm në dëgjimin tuaj.

Humbja e dëgjimit nuk është gjithmonë e parandalueshme, por për të mbajtur veshët sa më të shëndetshëm dhe sa më funksionues të jetë e mundur, mund të ndërmarrim disa hapa  për të minimizuar rrezikun. Këto hapa janë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u zbatuar.

  1. Si të kuptoni që mjedisi që ju rrethon ka zhurmë të lartë

Nëse duhet të bërtisni për t’u dëgjuar nga dikush afër jush ose nëse keni probleme t’i dëgjoni, do të thotë se zhurma e mjedisit është tepër e lartë . Po kështu edhe një zhurmë e fortë mund t’iu shkaktojë dhëmbje veshi, ose nëse vini re se pasi të largoheni nga mjedisi me zhurmë veshi fishkëllen, tregon se zhurma ka qenë tepër e lartë.

Tingulli matet në decibel, dhe çdo tingull mbi 85 decibel mund të shkaktojë dëmtim të veshëve nëse i ekspozoheni asaj për një periudhë të gjatë kohore. Disa shembuj të tingujve mbi 85 decibel janë zhurma e motorëve diezel, muzika që dëgjohet në vëllim të plotë me ose pa kufje, tingulli i një tharëse flokësh pranë veshit tuaj. Nëse është e mundur, përpiquni të kufizoni kohën që kaloni pranë këtyre lloj tingujsh, në mënyrë që të mbroni veshët tuaj nga dëmtime afatgjata.

  1. Mbroni veshët tuaj me kufje të trasha ose duke bërë pushime të shpeshta

Nëse absolutisht duhet të jeni pranë zhurmave të larta, sigurohuni që të mbroni veshët tuaj për kohën që jeni aty. Nëse jeni duke punuar në një fabrikë, mbani kufje të trasha kur punoni afër makinerive . Rekomandohet gjithashtu të bëni pushime çdo 15 minuta duke dalë nga mjedisi me zhurmë.

Nëse  shkoni në një koncert apo dasma, mos qëndroni pranë bokseve.

  1. Ulni vëllimin e zërit

Shumica e adoleshentëve (dhe madje shumë të rritur) pëlqejnë të dëgjojnë muzikë me vëllim të lartë përmes kufjeve ose në makinë. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të dëmtuar dëgjimin tuaj, madje mund të çojë në përdorimin e aparateve të dëgjimit pas një farë kohe. Fatkeqësisht kjo lloj rënie dëgjimi nuk kuptohet, por kur kuptohet është e pakthyeshme.

  1. Bëni një provë dëgjimi

Para së gjithash është e domosdoshme një vizitë te mjeku otorinolaringolog e më tej matjet e dëgjimit me kamertona ose audiogramë. Për punonjësit në mjedise me zhurmë është e këshillueshme matja e dëgjimit sëpaku dy herë në vit.

Dëgjimi juaj është jetik për të jetuar një jetë të shëndetshme, të sigurt, të lumtur, prandaj sigurohuni të bëni gjithçka mundeni për të mbrojtur shëndetin e veshëve tuaj.

 

Signia Hearing Aids

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *