Blog – A ndihmon muzika proçesin e studimit?

Me apo pa muzikë: A ndihmon muzika proçesin e studimit?

Për shumë njerëz të dëgjuarit e muzikës është e nevojshme përgjatë proçesit të punës. Nëse ato janë pjesë muzikore të preferuara nga subjekti, shkojnë krah përkrah me proçesin e punës, pra e ndihmojnë efektivitetin e punës. Kjo shtron pyetjen: A është mirë të dëgjosh muzikë gjatë studimit?

Është një pyetje që përgjigjen e merr në mënyrë kontradiktore nga studjues të ndryshëm. Pra opinionet janë të ndara për këtë çështje; Shumica përkrahin idenë se studimi duhet të bëhet në qetësi të plotë. Por cila është e vërteta?

Përgjigjet për këtë pyetje kanë qenë jo fort të qarta. Varet shumë nga personi dhe çfarë lloj shqetësimesh mund të tolerojë, pra muzikën e toleron? Çdo njeri ka nivele të ndryshme të përqendrimit, kështu që nëse disa mund të menaxhojnë mirë ndarjen ndërmjet muzikës dhe studimeve të tyre, të tjerë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, kjo nuk zvogëlon përfitimet që muzika i sjell njerëzve të caktuar. Për njerëzit që gëzojnë duke dëgjuar muzikë gjatë studimit, zhurma e sfondit pra muzika e dëgjuar lehtë, mund të përmirësojë disponimin, kujtesën dhe qëndrueshmërinë.

Muzika gjithashtu mund të reduktojë ankthin dhe stresin, gjë që përmirëson gjëndjen e përgjithshme të dëgjuesit dhe shëndetin mendor. Për shumë njerëz, zgjedhja për të dëgjuar muzikë gjatë studimit është më shumë personale se çdo gjë tjetër.

Cilat lloje të muzikës janë më të mirat?

Shumë pajtohen me ate që tekstet e këngës që dëgjojnë bëjnë të vështirë të përqendrohesh tek fjalët që po lexon, kështu që muzika instrumentale është  zgjedhja më e mirë gjatë seancave të studimit. Studimet tregojnë se njerëzit që studiojnë duke dëgjuar këngë lirike kanë tendencë të përthithin më pak informacionin që lexojnë, ndërsa dëgjuesit e muzikës instrumentale kanë rezultate më të mira. Këto teste gjithashtu kanë treguar se muzika e qetë, është më e dobishme se sa muzika e ashpër si ajo rock apo metal. Dëgjimi i muzikës me zë të lartë mund të çojë gjithashtu në humbjen e dëgjimit, prandaj rekomandohet që dëgjuesit të mbajnë një volum të ulët të muzikës. Shumë të rinj neglizhojnë shëndetin e tyre të dëgjimit, kështu që është e nevojshme të kryhen teste të rregullta të dëgjimit, sëpaku një herë në 6 muaj.

 

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *