Mirë se erdhët në klinikën Radovani

Ne ju kthejmë dëgjimin....

E hënë - E premte
9.00 - 12.00 | 16.30 - 18.30
E shtunë
9.00 - 12.00
E diela
Pushim
Njoftim i rëndësishëm
Mjeku mbasdite - Ditë Hënë, Mërkurë, Premte

Klinika jonë është e para klinikë që ka trajtuar profesonalisht aparatet e dëgjimit në Shqipëri. Që nga krijimi i saj më 1998, ajo ka ardhur duke e rritur vazhdimisht cilësinë e shërbimit, duke fituar besimin e mijëra pacientëve. Që nga viti 2007 klinika jonë përfaqëson në Shqipëri firmën “Siemens “, e cila prodhon aparatet e dëgjimit më cilësore në botë prej më shumë se 130 vitesh.

Në këtë website jemi përpjekur të ndërtojmë një faqe që të shërbejë sa më mirë për të dhënë informacionin në lidhje me problemet e dëgjimit, të cilët shpesh neglizhohen si të parëndësishme, duke kaluar në keqësime që mund të jenë me pasoja në jetën personale dhe shoqërore të pacientit....  LEXO TE PLOTE

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1967 dhe specializimin ORL në vitin 1969, nën drejtimin e Prof.Dr.Besim Zymës dhe Doc.Spase Trimçevit.

Pas mbarimit të specializimit, emërohet në klinikën ORL të Spitalit Klinik Nr. 1, ku pat fatin të punojë në ekip me po këto autoritete të Mjekësisë Shqiptare. Në vitin 1975 transferohet në Spitalin e rrethit, Gjirokastër, ku pat një aktivitet intensiv klinik – kirurgjikal e shkencor. Duke punuar në ekip me kirurgë e OMF në ndërhyrjet e të gjitha kategorive kokë-qafë zhvilloi më tej kirurgjinë plastike e rekonstruktive të kokës e qafës, duke aplikuar flapet deltopektoriale, bitemporale, miokutane, etj.

Aplikon për të parën herë në vend teknika kirurgjikale bashkohore, në veçanti otokirurgji duke aplikuar rekonstruksionin osikular me kërce autologe...  LEXO TE PLOTE 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

5 hapat drejt një dëgjimi më të mirë

Marrja e vendimit për të vendosur aparate dëgjimi është një hap i rëndësishëm! Klinika jonë është e gatshme për t'ju ndihmuar që ky proçes të jetë sa më i thjeshtë dhe i suksesshëm... LEXO TE PLOTE

Artikuj mjekësore

Është një term me shtrirje të gjerë në fushën e audiologjisë, specialitet që lindi nga otorinolaringologjia dhe u shkëput këto vitet e fundit plotësisht në vete. Vetë audiologjia ka filluar të krijojë nënspecialitetet e veta, ndër to edhe audioprotezimi, që në vendin tonë filloi të zhvillohet pas vitit 1998, duke ardhur në ditët e sotme me një zhvillim të barazvlerëshëm me vendet më të zhvilluara. Kjo në sajë të nismës private dhe bashkëpunimit mjekë, inxhinjerë elektroteknikë, informaticienë. Ndërkaq vetë audiologjia ku përfshihet si nënspecialitet metodika dhe drejtimi i riaftësimit të dëgjimit ka mbetur prapa. Boll të përmendim që në programet mësimore të fakultetit të mjekësisë nuk ekziston si lëndë e veçantë. Në programet e rezidentëve të otorinolaringologjisë ndahen veç do orë mësimore, që drejtohen nga pedagogë që kanë kryer kurse audiologjie jashtë shtetit. Në këto rrethana audioprotezistët (specialistet e degjimit) ndeshen me vështirësitë që lindin pas protezimit nga mungesa e klinikave apo njësive të riaftësimit dëgjimor. Ky fakt detyron audioprotezistët tonë të kenë njohuri më të gjëra në fushën e riaftësimit, në mënyrë që të jenë të aftë të japin udhëzimet e duhura pacientëve të rritur të protezuar dhe familjarëve të tyre, apo prindërve të fëmijve të protezuar. Është e natyrshme që audioprotezisti (specialisti degjimit) nuk mund të mbulojë aktivitetin e një klinike audiologjike, ku pasi i vendoset aparati i dëgjimit (proteza akustike) një pacienti, shërbime të tjera të asaj klinike duhet të sigurojnë ndërhyrje intensive edukuese e pse jo psikosociale, në mënyrë që të arrihet më e mira e mundshme në riaftësimin e dëgjimit te pacienti i protezuar. Për të kuptuar më qartë kontekstin e riaftësimit dëgjimor, duhet të shtrojmë pyetjet: 1. Cili është qëllimi parësor i një shërbimi audiologjik? 2. Si mund të realizohet më mirë ky qëllim? Duke i qëndruar këtij konteksti, duhet vlerësuar me kujdes se çfarë pritet në realitet nga një shërbim audiologjik. DËGJIMI Aktiviteti më i konsiderueshëm i një shërbimi audiologjik i dedikohet çrregullimeve të dëgjimit dhe trajtimit të tyre. Në ato raste ku konstatohet rënia e aftësisë së dëgjimit, shërbimi audiologji bën përpjekje në një mënyrë ose në një tjetër të përmirësojë nivelet e dëgjimit te pacienti dhe në asnjë mënyrë ta shmangë ate. Edhe kur situata është e ndërlikuar, ky shërbim duhet ti kalojë të gjitha stadet për të arritur një nga qëllimet kryesore të tij. KOMUNIKIMI Një nga funksionet e rëndësishme të dëgjimit është të ndihmojë njeriun të komunikojë me mjedisin që e rrethon. Pra një tjetër qëllim i shërbimit audiologjik është përmirësimi i komunikimit. Nga pikpamja llogjike, përmirësimi i aftësisë së dëgjimit është fillimi i një proçesi ku përfshihen taktikat e të dëgjuarit e të komunikimit, apo ndoshta strategjia e një ndërhyrjeje psikosociale. Këto ndërhyrje do të kenë vlerë kur të arrihet komunikimi i lirë i pacientit me mjedisin që e rrethon në jetën e përditëshme dhe kjo gjë është pjesë e rolit të audiologut. KOMPETENCA SHOQËRORE Një komunikim aktiv ndërmjet njerëzve paraqet tre aspekte: Sëpari, aftësia të zhvillojë e të ruaj raportet me të tjerët; sëdyti, të rrisë kompetencën dhe pavarësinë në komunikim dhe sëtreti, të arrijë të shijojë cilësinë e jetës, rrjedhojë e aspektit të dytë. A do të jetë në gjëndje një shërbim audiologjik të aftësojë një pacient me humbje të aftësisë së dëgjimit në të tre këto aspekte? Shumë audiologë sot i shmangen përfshirjes së plotë në rrjedhshmërinë e edukimit të pacientit. Realizimi i faktorëve të lartpërmendur është testi përfundimtar i suksesit të një shërbimi audiologjik. E thënë ndryshe, shërbimi audiologjik me çdo kusht duhet të arrijë të sigurojë raporte të kenaqëshme të pacientit me shoqërinë. SHËRBIM RIAFTËSIMI I PËRSHTATSHËM Kthehemi përsëri aty ku e nisëm, pra disa shërbime audiologjike e kanë shumë të ngushtë shkallën e ndërhyrjeve se sa të tjera. Pyetjet që lindin në këtë rast do të ishin: 1. Çka ofron në veçanti një shërbim audiologjik? 2. Si realizohet informacioni për një riaftësim adekuat? 3. Kur një shërbim audiologjik x nuk ofron riaftësimin, ku duhet drejtuar pacienti? Pyetja e parë ka përgjigje të thjeshtë: Vendosja e aparatit te degjimit. Në pyetjen e dytë, çalojnë shumë shërbime. Disa marrin përsipër edukimin riaftësues, ndërsa të tjerë jo, por tentojnë ti drejtojnë në shërbime të tjera riaftësimi. Këto shërbime të tjera, a janë në gjëndje të realizojnë një riaftësim të gjithanshëm? Biem në pyetjen e tretë, nevoja e riaftësimit psikosocial, që në shumë raste nënvlerësohet apo anashkalohet. BURIME MË TË GJËRA RIAFTËSIMI Kur një shërbim i caktuar audiologjik e anashkalon proçesin e riaftësimit apo nuk e merr përsipër, ku duhet të drejtohet pacienti i protezuar me aparat degjimi? Kur kemi të bëjmë me një shërbim të integruar apo një shërbim spitalor terciar, ku ofrohet terapia psikologjike nuk do të ishte problem edukimi në seanca të veçanta, si nga psikologu, ashtu dhe logopedi. Kur ky drejtim nuk do të ishte i mundur, atëhere zgjidhja do të ishte një referencë e jashtme, qoftë edhe private, psikolog dhe logopedist. Në raste të tilla organizohen klasa me disa pacientë të protezuar të niveleve të ndryshme, ku edukimi fillon që me leximin e buzëve gjatë të folurit. Ka pacientë, veçanërisht të moshuar që pasi protezohen dëgjojnë, por nuk arrijnë të kuptojnë fjalën e folur në shkallë të ndryshme, patologji kjo e njohur si diskriminim i dëgjimit. Shumë shpejt këto mërziten me aparatin dhe nuk e vënë më në vesh; parapëlqejnë heshtjen, e cila mund ti çoje deri në depresion. Këto njerëz nuk duhen braktisur si nga shërbimi që i ka protezuar, si nga familja, ashtu dhe nga shoqëria. Shërbimi audioprotezik duhet të japë udhëzime aq sa ka mundësi, ti krijojë mundësi komunikimi dhe shprese, sidomos kur mungon një klinikë apo shërbim i plotë audiologjik, por më e rëndësishme do të ishte referenca drejt një psikologu dhe logopedisti. Nëse do ti kthehemi historikut të aparateve të dëgjimit, evolucioni i teknologjisë së këtyre aparateve ka patur zhvillime të pabesueshme. Pavarësisht këtyre zhvillimeve shumë pacientë të protezuar besojnë se aparati i dëgjimit do ti zgjidhë plotësisht atyre problemet e komunikimit. Jo gjithmonë ndodhë kështu. Sodisfaksioni maksimal do të arrihet te pacienti kur theksi të kalojë nga modeli tekno-centrist (Aparati i dëgjimit) në një proçes person në qendër të vëmendjes, ku do të përfshihen të gjitha aspektet e kujdesit për të përftuar një riaftësim sa më të mirë dëgjimor.
Të dhëna të reja mbi trajtimin e zhurmës së veshëve, viti 2020. Statistikat tregojnë që 17 % e popullsisë botërore dëgjojnë tinguj që në fakt nuk ekzistojnë. Ata vuajnë nga një gjëndje që në mjekësi quhet Tinnitus. Kjo fjalë e ka origjinën nga latinishtja dhe do të thotë tringëllim. Në përgjithësi mënyrat e ankimit ndaj zhurmave në vesh janë të ndryshme; dikush e përshkruan si tringëllim zileje, dikush si një zhurmë gjinkalle dhe ndonjë tjetër si fërshëllimë. Zhurma e veshëve mund të jetë një simptomë zhgënjyese dhe shqetësuese e rënies së aftësisë së dëgjimit. Pacientët zakonisht dëgjojnë zhurmë në veshë, pavarësisht se nuk ka një burim të jashtëm të kësaj zhurme. Tinitus mund të prekë njërin ose të dy veshët dhe mund të jetë i pranishëm, me ndërprerje ose vazhdimisht. Shumë njerëz raportojnë se zhurma e veshit e bën të vështirë bisedën me njerëzit, si dhe ka një ndikim negativ në përqendrimin e tyre, aftësinë për të fjetur dhe madje edhe kujtesën e tyre. Për fat të mirë, trajtimet e reja u japin pacientëve mundësinë për të jetuar një jetë pothuajse pa zhurma të tilla në veshë. • Shkaqet e zhurmës në veshë. Janë nga më të ndryshmet sipas zonës së veshit që preket nga ndonjë sëmundje. Bllokimi i veshit të jashtëm (kanali i jashtëm i dëgjimit) nga dylli i veshit mund të shkaktojë zhurmë në vesh. Në këtë rast lavazhi i veshit zgjidh problemin. Disa sëmundje të veshit të mesëm provokojnë zhurma të veshit siç janë otoskleroza, otiti i mesëm kronik apo akut, grumbullimi i lëngjeve në veshin e mesëm. Edhe në këto raste zhurma eliminohet me mjekime specifike për këto sëmundje, ose me operacion. Më problematike janë sëmundjet e veshit të brëndshëm si sëmundja e Menierit apo dëmtimet e nervit të dëgjimit. Sidoqoftë, trajtimi i hershëm dhe i kujdesshëm i sëmundjes së Menierit mund ta shuaj zhurmën e veshit; në të kundërt këshillohen ndërhyrje më speciale gjithnjë pas një konsulte me mjekun ORL. Dëmtimi i nervit të dëgjimit zakonisht shoqërohet me zhurmë ne vesh që pothuajse gjithmonë korrespondon me frekuencën ku humbja e dëgjimit është më e zhvilluar, veçanërisht në tinguj tonaliteti me frekuencë të lartë. Në këto raste gjithnjë ka qenë problem trajtimi. Në varësi të mënyrës sesi dëmtohen qelizat e dëgjimit, ato mund të dërgojnë sinjale të gabuara në trurin e pacientit, duke krijuar kështu tingujt irritues që shfaqen si zhurmë në veshë. Një mundësi tjetër është, që truri të përpiqet të krijojë tinguj kur mungon ngacmimi dëgjimor. Në thelb, truri nuk merr të dhëna nga nervi i dëgjimit për shkak të dëmtimit të qelizave të veshit të brendshëm. Si rezultat, truri përpiqet të korrigjojë situatën duke prodhuar tinguj, të tilla si gumëzhitje, apo dhe zile në vesh. Për fat të mirë, zhurma e veshit, e cila shoqërohet me humbje të dëgjimit, mund të zgjidhet këto vitet e fundit. • Ç’trajtim konsiderohet më i mirë sot në vitin 2020 Hapi i parë është gjithnjë vizita tek mjeku otoronolaringolog. Ai është në gjëndje të vendosë diagnozën dhe të përcaktojë strategjinë trajtimit të zhurmës. Sidoqoftë trajtimet kryesore ndaj zhurmave të veshëve përgjatë kohërave janë rreshtuar në vijim: 1. Në shumë raste, në varësi të intesitetit të zhurmës jepen mjekime qetësuese ose antidepresive. 2. Për njerëzit që nuk arrijnë të flejnë nga zhurma, këshillohen vendosja e burimeve të jashtme zhurmash si, ndonjë ventilator, zëri i radios apo zëri i aparatit me “ zhurmë të bardhë” që ka formën e aparatit të dëgjimit, zhurmë valësh deti, cicërima zogjsh etj. (këto lloj zhurmash sigurohen nga aparate speciale. Shih direktorinë aparate dëgjimi / aksesorë për aparatet e dëgjimit ) 3. Në rastet e shtimit të zhurmës këshillohet të ndalohet kafeina (kafeja, çaji i zi) si dhe marrja e dozave të konsiderueshme të aspirinës dhe produkteve të saj. 4. Ruajtja dëgjimit, pasi dëmtimi i tij e keqëson në mënyrë të ndjeshme zhurmën e veshëve. Si mund të parandalohet lindja e zhurmës së veshëve ? Në përgjithësi nuk ka një strategji të caktuar për te parandaluar zhurmën e veshëve. E vetmja gjë që mund të rekomandohet me siguri është ruajtja nga zhurmat e forta. Kudo që të ketë zhurma të forta duhet të përdoren mjete mbrojtëse për veshët, si kufje, tapa etj. Kur zhurma në veshë është shoqëruese e rënies së aftësisë së dëgjimit, përmirësimi i dëgjimit mund të ndihmojë në zbutjen apo eliminimin e zhurmës në veshë. Për këtë arsye , vendosja e aparateve dëgjimore shpesh është trajtimi i linjës së parë. Si të tillë, ka aparate dëgjimi nga Signia me funksione të posaçme për trajtimin ezhurmës së veshit. Këto aparate janë projektuar si për të përmirësuar funksionin e dëgjimit, ashtu dhe për të lehtësuar zhurmat në veshë. Me kalimin e kohës, aparatet e dëgjimit të specializuar për zhurmat në vesh, bëjnë që të humbasin plotësisht ato zhurma.
Nëse fëmija juaj diagnostikohet me renie degjimi duhet ta dini qe nuk jeni te vetmit. Shumë prindër të fëmijëve me dëmtime dëgjimi ashtu si ju përballen me të njëjtat sfida, dhe shumë kanë zbuluar se ekzistojnë zgjidhje mjaft të vlefshme. Falë aparateve moderne te sotme, fëmija juaj mund të shijoje bukurinë e tingujve. Nëse keni ndonje dyshim sado te vogel në lidhje me degjimin e fëmijës suaj, është shumë e rëndësishme që ta dergoni tek specialisti sa me shpejt të jetë e mundur. Kjo do të ndihmojë për të shmangur ndonjë vonese në përvetësimin e gjuhës sidhe zhvillimit te intelektit. Vendosja e aparateve te degjimit mund te duket nje hap shume i veshtire ne fillim, por me ndihmen e specialistit dhe teknollogjise se sotme do te kuptoni se sa i thjeshte eshte perdorimi i ketyre aparaturave dhe mbi te gjitha sa i rendesishem eshte ky hap per femijen tuaj, pasi ai e ndihmon te eleminoje cdo diference me bashkemoshataret e tij. Degjimi per nje femije eshte esencial. Eshte shume e rendesishme qe problem degjimit te diktohet sa me pare nga prindet. Nje shenje e qarte eshte menura e te folurit e femijes dhe zhvillimi i tij krahesuar me bashkemoshataret. Renia e degjimit mund te shprehet ne disa menyra dhe ne shkalle te ndryshme, por gjithnje ne kete rast do te jene disa shenja tipike. Nese dyshoni qe femija juaj mund te kete renie degjimi, pergjigja ndaj pyetjeve qe vijojne mund t’ju ndihmoje: A ju duket se e folura e femijes suaj eshte jo ne nivelin e duhur per moshen e tij (saj) ? A ju duket se femija juaj nuk e kupton sic duhet biseden ? A eshte femija juaj i afte te percaktoje sic duhet burimin e zerit? A ka femija juaj veshtiresi te imitoje zera dhe zhurma te ndryshme ? A ka patur femija juaj infeksione te shpeshta te veshit ? A ju duket se femija juaj tenton te largohet dhe te izolohet ne rast takimesh me grupe femijesh te tjere ? Ne rast se do te pergjigjeshit pozitivisht ndonje prej pyetjeve te mesiperme, do ishte mire qe te konsultoheshit me nje specialist, pasi femija juaj mund te kete ndonje problem me degjimin.
Para vitit 1990 Ministria e Shëndetësisë sillte nga jashtë një pakicë aparatesh dëgjimi (deri në 10 copë në vit apo dy vjet), të markës Philips tip analog, pa asnjë lloj konsultimi. Natyrisht dijet ishin minimale në këtë drejtim. Mjeku ORL vërtetë këshillonte protezimin akustik, por nuk dinte se si funksiononte proçedura, si përzgjidhej aparati, si përshtatesh tek i sëmuri, etj. Përfitonin zakonisht zyrtarë të lartë, të afërmit e funksionarëve të lartë të Partisë së vetme në pushtet, që kishin probleme me dëgjimin. Në shumë raste të sëmurët që nuk dëgjonin, nuk ishin të kënaqur nga protezimi akustik (vendosja e aparatit të dëgjimit), sepse aparati i bënte zhurmë, e vriste, apo dëgjimi ishte i fortë dhe i padurueshëm, e të tjera ankesa që nuk mund t’ja zgjidhte njeri dhe aparati bëhesh i papërdorshëm. Kjo solli edhe një dëmtim të imazhit të aparateve të dëgjimit, që edhe sot ndeshet rëndom në publik. Në shumë njerëz që i këshillohet protezimi akustik shprehet frika se mos po shpenzon kot, nuk ka përfitim të dëgjimit, apo aparati i dëmton më shumë dëgjimin. Duhet theksuar që në këtë periudhë kishte një mungesë totale të specialistëve të aparateve të dëgjimit. Pasi Shqipëria u hap filluan të vinin me ndihma nga llojet më të ndryshme të aparateve të dëgjimit, shumica të përdorura, aparate të prodhimeve 30-40 vjet përpara që kishin mbetur stoqe në depot e botës. Nevojtarët i blinin, sepse shiteshin lirë nëpër farmaci apo në tregjet e rrugës, apo jepeshin falas nëpër institucione fetare. I sëmuri nuk konsultohej me një mjek specialist. Kjo përhapje e aparateve të dëgjimit solli nevojën e përgatitjes të specialistëve të aparateve të dëgjimit, që në Europë njihen me emrin “Audioprotezist”, ndërsa në kontinentin amerikan si “Hearing Instrument Specialist”. Kështu në vitin 1996 filluan të vinin specialistë nga Italia dhe në vitin 1998 fillon një shërbim i specializuar pranë Klinikës tonë që në atë kohë njihej si TELEKTRA. Ndërkohë mjekë shqiptarë dhe specialistë italianë filluan protezimin akustik në shkollën e shurdh-memecëve, por fillimisht me aparate analoge, tashmë të kontrolluar e të drejtuar mirë. Në vitin 1999 Klinika jonë solli dhe aplikoi për të parën herë aparatet e dëgjimit digitale të firmës së mirënjohur në botë GN ReSound. Që nga viti 2007 klinika jonë mban eskluzivitetin e aparateve të dëgjimit Siemens, që është ndër prodhuesit më prestigjozë në këtë fushë, me një histori 134 vjeçare. Sot në vendin tonë, përveç Siemensit, janë të pranishme edhe firma te tjera serioze si Oticon, Phonak, etj. Pavarësisht këtij zhvillimi, njerëzit ende nuk kanë informacionin e duhur, se për të vënë një aparat dëgjimi gjithshka fillon me konsultën e mjekut dhe mbaron tek specialisti aparateve të dëgjimit. Për më tepër nuk dihet rregulli më i rëndësishëm i kësaj proçedure; aparati dëgjimit vendoset në vendin ku jeton personi i dëmtuar. Shumë njerëz porosisin jashtë një aparat nëpërmjet të afërmëve të tyre emigrantë apo blerjeve në internet, me idenë se aparatet e blera jashtë janë të një cilësie më të mirë dhe janë më të lira. Cili është problemi që do të krijohet? Është e vërtetë se shumë distributorë të këtyre produkteve sigurojnë aparate dëgjimi me kosto të ulët, por blerja dhe përdorimi i tyre pa u konsultuar me profesionistët e dëgjimit, ekzaminimet speciale, vendosjen e diagnozës, marrjen e masës së veshit, përshtatjen dhe programimin e aparatit, çon në një keqfunksion të aparatit e për pasojë dëmtimin e mëtejshëm të dëgjimit. Shkaqet e dëmtimit të dëgjimit janë të shumta si mplakja, bllokimi i veshit,, infeksionet e veshit, traumat e kokës, përdorimi pa kriter i barnave që dëmtojnë dëgjimin, sëmundja e Menierit, otoskleroza, ekspozimi në mjedise me zhurmë të fortë, tumoret e veshit, etj. Humbja e plotë e dëgjimit nuk mund të trajtohet me protezim akustik (aparate dëgjimi), por kërkon implant koklear. Disa dëmtime të dëgjimit mund të trajtohen me ilaçe apo ndërhyrje kirurgjikale dhe kur këto trajtime nuk janë efektive, shihet mundësia e riaftësimit të dëgjimit me aparat dëgjimi. Nga do ta dijë shitësi abuziv i aparateve të dëgjimit se cili është problemi i të sëmurit, madje ka dhe të atillë shitës që i kërkojnë fjala vjen një emigranti numërin e aparatit. Vërtetë aparatet kanë një numër serie, por ai numër nuk përcakton cilësinë e përshtatjen e aparatit. Shumica e prodhuesve seriozë të aparateve të dëgjimit nuk lejojnë shit-blerjen e aparateve të dëgjimit jashtë rregullave doganore dhe pa konsultimin drejt për drejtë të sëmurit me një profesionist dëgjimi i liçensuar. Ky profesionist duhet të ketë marrë ekskluzivitetin e shitjes nga një firmë e prodhimit të aparateve të dëgjimit dhe firma prodhuese kontrollon të gjithë aktivitetin e shitblerjeve të aparateve, rezultatet, në mënyrë që të mos bjerë reputacioni i firmës. Studimet e kryera nga Hearing Industries Association kanë treguar se arsyea kryesore që një i sëmurë është i kënaqur me aparatin e dëgjimit është kontakti direkt i të sëmurit me një profesionist dëgjimi të trajnuar mirë nga firma që i ka dhënë ekskluzivitetin. Teknologjia do të jetë e suksesshme vetëm kur dëmtimi i dëgjimit të jetë vlerësuar në mënyrë profesionale. Katër komponente janë të rëndësishme për një aplikim të suksesshëm të aparatit të dëgjimit: 1. Vlerësim specifik i veshit. Fillon me vizitën e mjekut otorinolaringolog për vënien e diagnozës dhe mundësinë e trajtimit të problemit dëgjimor. I sëmuri duhet ti nënshtrohet ekzaminimit të dëgjimit dhe pasi përjashtohet mundësia e riaftësimit të dëgjimit me barna apo operacion, këshillohet vendosja e protezës dëgjimore duke e referuar rastin drejt një profesionisti të dëgjimit (audioprotezist). 2. Personalizimi i aparatit të dëgjimit. Një aparat dëgjimi dixhital duhet të programohet dhe të personalizohet sa më mirë për rastin konkret. Edhe kur janë të ngjashme, asnjëherë nuk mund të gjënden dy rënie dëgjimi të njëllojta, qoftë nga dëmtimi i veshit , qoftë nga vetë personi i dëmtuar. Kjo do të thotë që programimi i personalizuar ka një rëndësi të veçantë në suksesin e vendosjes së aparatit dhe mbarëvajtjes së tij. Vetëm kështu rënia e dëgjimit do të rikuperohet me efektivitet të plotë. 3. Vlerësimet psikologjike dhe këshillimet. Një aparat dëgjimi nuk është një prodhim normal konsumi. Ai përfaqson një aparaturë mjekësore të ndërlikuar. Mesatarisht njerëzit që e dinë se kanë një problem me dëgjimin e tyre humbin rreth 7 vjet kohë deri sa të marrin një vendim se si ta zgjidhin ate. Gjatë kësaj kohe ata gjithnje mendojnë: “Çdo mendojnë njerëzit për mua, nëse ata e marrin vesh se unë mbaj një aparat dëgjimi”. Kjo është frika që i mban larg ata nga vendimi për të marë një aparat dëgjimi, por i shtyn të provojnë lloj-lloj aparatesh duke u konsultuar me veten apo me një mik të tijin aspak kompetent. Kjo është njëlloj sikur të imobilizosh një krah të thyer me Band-Aid, apo ti kërkosh një njeriu dosido të të vendosë allçinë. 4. Arti i protezimit. Jo kushdo mund të vendosë një aparat dëgjimi. Këtu bën pjesë edhe një mjek otorinolaringolog apo audiolog që nuk njohin audioprotezinë. Përzgjedhja dhe përshtatja e aparateve të dëgjimit është art në vete që udhëhiqet nga shkenca e elektronikës dhe informatikës, të plotësuar edhe me eksperiencën e një audioprotezisti. Kjo do të thotë se dy njerëz me rënie dëgjimi në nivele të barabarta dhe që mbajnë të njëjtin aparat, mund të mos kenë të njëjtin efektivitet. Kjo kërkon përshtatje individuale të aparateve, gjë që realizohet nga një audioprotezist me përvojë. Në vendin tonë duhet bërë akoma një punë e madhe për njohjen e figurës së specialistit të aparateve të dëgjimit (apo audioprotezistit) dhe renditjen e tij në nivel të barabartë me teknikët dentare, okulistë etj
Rreth 36 milion amerikanë vuajnë nga rënie të aftësisë së dëgjimit në shkallë të ndryshme dhe nevoja për riaftësimin varet nga patologjia që e ka shkaktuar këtë renie. Kjo rënie është më e hershme në subjekte që i ekspozohen zhurmave në mjedise të ndryshme: Zhurmat industriale, koncertet “live”, qëndrimi në disko, pub-e, dasma shqiptare; përdorimi i iPod-eve që shkakton rënie të aftësisë së dëgjimit që në moshë të re. Duhanpirja dhe sëmundjet kronike (diabeti, hipertensioni, sëmundjet e zemrës) çrregullojnë qarkullimin e gjakut në veshë duke dëmtuar organin receptor të dëgjimit. Përdorimi i disa barnave të njohura si “ototoksike” (aspirina, kinina, streptomicina, kanamicina, etj.) dëmtojnë dëgjimin deri në humbje të tij. Dëmtimi i dëgjimit në shumicën e rasteve është gradual, prandaj edhe nuk kuptohet. 1/5 e njerëzve të moshës 45-65 kanë probleme të shkallëve të ndryshme me dëgjimin. Gjysma e njerëzve mbi moshën 70 vjeç kanë rënie të aftësisë së dëgjimit, deri edhe ne moskuptimin e fjalëve edhe kur i flitet me zë të lartë. Më poshtë po paraqesim 6 shënja të hershme që paralajmërojnë rënien e aftësisë së dëgjimit: Shenjë paralajmëruese: Acarohen kur gruaja apo fëmia nuk e ngre zërin sa duhet Dihet se zëri i fëmijës dhe i grave kanë një frekuencë të lartë, në këtë mënyrë një person i familjes në të cilin ka filluar rënia e aftësisë së dëgjimit, nuk është në gjëndje të kuptojë se ç’thone ato. Kërkon që ato të flasin me zë më të fortë. Shënja të tjera: Nuk kap tinguj të tjerë me frekuencë të lartë, si kercitjet e dyerve që hapen, të qarën e fëmijës, cicërimen e zogjve, muzikën, etj. Shenjë paralajmëruese: Nuk është i sigurtë se nga i vjen zëri Një person që ka dëgjim perfekt është në gjëndje të dallojë menjëherë se nga i vjen një zë tjetër po të jenë të dy në një dhomë, pavarësisht se nuk e sheh. Ndërsa jashtë një person me dëgjim të mirë dallon se nga i vijnë zhurma si cicërima e zogjve, fërshfëritjet, një objekt që bie në tokë, etj. Në një person që ka filluar t’i bjerë aftësia e dëgjimit, nuk është në gjëndje të lokalizojë burimin e zërit. Ai rrotullon shikimin majtas-djathta-prapa për të gjetur se nga i vjen ndonjë zhurmë. Jo gjithnjë rënia e aftësisë së dëgjimit është barabar në të dy veshët, ndaj nuk arrin të lokalizojë se nga i vjen zhurma. Shenjë paralajmëruese: Kërkon të ngrejë volumin e televizorit Është shenjë karakteristike që tregon se aftësia e dëgjimit nuk është e tillë sa të dëgjojë volumin që mbajnë pjestarët e tjerë të familjes. Rritja e volumit bëhet e bezdisshme për familjarët. Kuptohet që brënda familjes do të ketë një kontrast dëgjimi. Shenja të tjera: Kur dikush dëgjon një MP3 player dhe personi shoqërues apo dikush tjetër që qëndron pak më prapa dëgjon sado pak muzikën që emeton MP3-shi, tregon që personi që po dëgjon muzikë ose nuk dëgjon mirë, ose bën budallallëkun që dëgjon muzikën me volum të lartë, çka është shkatërruese për veshin. Shenjë paralajmëruese: I kërkon të afërmëve apo miqve të përsërisin fjalët Një nga shenjat e hershme të çrregullimeve të dëgjimit është shprehja: Çfarë the? Lepe? Hee? Nga pjestarët e familjes kjo shfaqje mund të mos kuptohet fillimisht, por të afërmit një shenjë të tillë e kapin shpejt. Pra familjari apo i afërmi i drejtohet subjektit në fjalë me shprehje të tillë: Po ku e ke mendjen? Dëgjon apo s’dëgjon? Shumë herë njëri nga bashkshortët i përsërit fjalët tjetrit apo i interpreton fjalitë. Në shqip për raste të tilla njihet shprehja: Si ke ndje Pepë?-Po mbjell do qepë. Shenjë paralajmëruese: Në restorant kërkon të qëndrojë afër bashkebizeduesit Njerëz me probleme të hershme të humbjes së dëgjimit kur janë në mjedise me shumë njerëz si në kafene, restorante, nuk arrijnë të kuptojnë se ç’thotë bashkbizeduesi, prandaj tentojnë të afrohen pranë tij, apo vejnë pëllëmbën e dorës te llapa e veshit. Edhe me një bashkbizedues në një vend të qetë, shpesh herë detyrohet të jetë tepër i vëmendshëm duke parë edhe buzët e bashkbizeduesit gjatë bizedës. Shenjë paralajmëruese: I shmanget aktiviteteve dhe pjesëmarrjes Njerëzit në të cilët ka filluar rënia e aftësisë së dëgjimit, bota fillon e ngushtohet që do të thotë se gradualisht fillojnë e mbyllen në vetëvete. Nuk kanë dëshire të marrin pjesë në aktivitete shoqërore, sepse e ndjejnë veten të frustruar nga vështirësia e komunikimit. Shumë herë ata nuk janë në gjëndje të kuptojnë problemin që kanë me dëgjimin. Shenja të tjera: Depresioni – Gjithnjë ka një lidhje në rritje ndërmjet humbjes së aftësisë së dëgjimit dhe depresionit. Rreth 60% e të sëmurëve me rënie të aftësisë së dëgjimit kanë shfaqje depresive të shkallëve të ndryshme, madje Sergey Kochkin drejtor i Institutit Australian të dëgjimit shprehet “Humbja e dëgjimit çon në izolim dhe të tjera gjëndje emocionale që prekin cilësinë e jetës deri në dëmtime të shëndetit mendor”. Është e çuditshme se njerëzit sapo fillojnë të kenë problem me shikimin, menjëherë kërkojnë korigjimin e pamjes, ndërsa ende sot ato që kanë probleme me dëgjimin kanë një ndrojtje për të vënë aparat dëgjimi, megjithëse teknologjia e këtyre 15 viteve të fundit është mjaft e përparuar............
Normalisht veshi i fëmijës ashtu sikurse i rrituri prodhon dyllë, diku më shumë e diku më pak. Zakonisht te fëmijtë e vegjël dylli i prodhuar ka ngjyrë të verdhë dhe me një konsistencë si krem. Më tej do të japim udhëzime se si duhet të pastrohet veshi i fëmijës dhe si të mbahet i pastër. Dylli i veshit nuk konsiderohet trup i huaj, por fëmijtë e vegjël kanë një prirje për të futur në vesh lloj-lloj objektesh, të cilat sëbashku me dyllin krijojnë një masë që bllokon veshin apo mund të shkaktojë infeksion të lëkurës së kanalit të veshit. Pamvartas se prindi apo kujdestarja e kopshtit mund të jenë të kujdesshëm, është i domosdoshëm një kontroll i fëmijës te mjeku, sëpaku një herë në tre muaj. Megjithate, edhe në shtëpi mund të merren disa masa të thjeshta për kujdesin e veshit të fëmijës. Përdorni pika, jo steka me pambuk (swabs, kotonçina) për të hequr dyllin. Prania e një sasie të vogël dylli në vesh është diçka e vaforshme për fëmijën. Kjo masë e vogël dylli mbron veshin nga bakteriet, myknat, insektet apo uji. Por një sasi më e madhe dylli mund të mbështetet apo të ushtrojë një presion të lehtë mbi lodrën e veshit, ose të bllokojë plotësisht kanalin e veshit duke shkaktuar një rënie të aftësisë së dëgjimit. Nëse në një rast të tillë do të perdorim një kotonçinë për të pastruar dyllin, ne e thajmë dyllin; mund ta shtyjmë më thellë, por mund të dëmtojmë edhe lodrën e veshit. Shumë e këshillueshme është përdorimi i pikave vajore (baby oil, vaj mineral, vaj ulliri), të ngrohura me temperaturën e trupit, 2-3 pika çdo javë në vesh. Vaji e shkrin dyllin dhe e bën të dalë vetvetiu nga veshi. Nëse në këtë mënyrë nuk realizohet pastrimi i veshit, atëhere fëmija çohet te mjeku. Kontrolloni herë pas here veshët e fëmijës tuaj. Fëmijët kanë një prirje për të futur objekte të vogla në veshë, si farëra të ndryshme apo objekte të forta, rruaza, minibateri, etj. Edhe nëse do t’i shikoni objektin në vesh, mos tentoni t’ja hiqni, sepse mund të bëni më shumë dëm. Në raste të tilla fimija duhet të çohet te mjeku specialist. • Pastroni me kujdes gropat e palat e llapës së veshit dhe pas llapës së veshit. Duke qenë se llapa e veshit të fëmijës është e vogël dhe delikate, në gropëzat e llapës mblidhen papastërti. Sa herë që fëmisë i bëni banjë, pastroni me kujdes me një kotonçinë palat e llapës së veshit, ose ia fshini me një pecetë të njomur me ujë të ngrohtë. • Kontrolloni infeksionin. Një nënë e kujdesshme është në gjëndje të zbulojë një infeksion të veshit pa qenë e nevojshme të përdorë Otoskop. Një fëmijë që ka temperaturë, qan dhe mban veshin me dorë tregon një infeksion të veshit të mesëm. Po kështu sekrecionet e trasha si qurra janë shfaqje e një infeksioni të veshit të mesëm. Kur është e skuqur hyrja e kanalit të veshit flet për një infeksion të veshit të jashtëm. Në të gjitha keto raste fëmia duhet të vizitohet nga mjeku pediatër apo specialist ORL Kujdesi pas notit. Pavarësisht se ku lahet fëmia, në detë apo në pishinë, veshi mund të infektohet, sepse uji nuk është steril, pra ka përmbajtje të ndryshme mikrobike. Në raste të tilla ka hapa parandaluese që ju mund të merrni për të shmangur këto infeksione në kanalin e veshit të jashtëm. Nëse fëmija juaj aktualisht nuk ka ndonjë infeksion, duhet të merrni këtë përzjerje: Pjesë të barabarta alkooli 70 grade, uthull të bardhë dhe ujë (ju mund ta ruani atë në një shishe të vogël të pastër nëse do të udhëtoni. Pasi fëmia të ketë bërë banjë, i thahet veshi me kujdes dhe pikohen disa pika nga kjo përzjerje në vesh dhe veshi lihet të thahet vetë, pra jo të fshihet përmbajtja që iu hodh në vesh. Nëqoftëse fëmia ka vuajtur nga veshët duhet të konsultohet me një mjek specialist para se të vejë në plazh apo pishinë. Në raste të tilla veshi duhet të bllokohet me një pambuk të njomur me vaj ulliri apo parafine, para se të lahet.
Sot në vendin tonë i pari që bije në kontakt me një fëmijë autik është mjeku ORL, i cili gabimisht mund ta vlerësojë si një fëmijë që nuk dëgjon, e më tej duke e trajtuar si fëmijë të tillë. Pra në këtë rast pa kuptuar i bëhet një dëm këtij fëmije, sepse nuk diagnostikohet e trajtohet në kohë. Autizmi në vendin tonë ashtu sikurse edhe në botë po shfaqet gjithnjë e më shumë. Nuk dihet përse ndodh kështu, por mendohet që të jenë rritur mundësite diagnostike. Është bërë e mundur që të vlerësohet se disa forma të autizmit të ndodhin një në 150 lindje. Autizmi është një crregullim i zhvillimit neurologjik që dëmton proceset emotive, integrimin sensor dhe procesin e të folurit. Në fëmijtë që lindin autikë mungon zhvillimi i rrugëve neurologjike normale që mundësojnë mësimin dhe kuptimin e të folurit, zhvillimin e ndjenjave, leximin e shprehjeve të fytyrës, diferencimin e tingujve dhe zhurmave në mjedisin që e rrethon. Autizmi shfaqet në formën e tij më të lehtë si deficit i vëmëndjes, deri në formën më të rëndë „Autizmi i vertetë“. Diagnoza e hershme (para moshes 3 vjec) dhe ndërhyrja më terapinë e të folurit, lodrave dhe sjelljes bën që të ndryshojnë drejt aftësimit edhe format më të rënda të autizmit. Ndërhyrja e hershme dhe intensive bën që rëzultati të reduktojë në maksimum apo të zhdukë plotsisht shënjat reziduale të sëmundjes dhe subjekti të vlërësohet « i shëruar ». Vonesa e të folurit të një fëmijë pas moshës 3 vjec është shënja më e qartë që detyron prindin të cojë fëmijën për vizitë te mjeku ORL apo pediatër. Vonesa e të folurit apo fjalori tepër i kufizuar mund ti atribuohet një patologjie të veshit të mesëm, apo rënieve sensoro-neurale të dëgjimit. Për këtë arsye mjeku ORL ndeshet i pari me autizmin, sepse edhe pediatri mund te mendojë që mund të ketë të bëje me një dëmtim të aftësisë së dëgjimit. Kjo gjë bën imperative për mjekun ORL, të njohë autizmin dhe të dyshojë për të, kur ndeshet me një fëmijë që nuk flet apo të folurit i ka ardhur me vonesë, pavarësisht pranisë apo mungesës së semundjes së veshit. Detyra e mjekut ORL është të përjashtojë semundjen e veshit, por ai duhet të dyshojë autizmin në një fëmijë që i paraqitët për vizitë kur : Fëmija nuk të sheh në sy kur i flet apo bën lëvizje drejt tij. Është indiferent ndaj tjerëve, lojrave, qoftë edhe ndaj prindërve. Ka tendencë të rrijë i tërhequr, nuk reagon nga përkedheljet. Përplas kokën në objekt të fortë, apo shfaq tendencë autolezionimi. Bën veprime të përsëritura dhe obsesive. Echolalia ( përsërit fjalët që i thuhen, pa qënë në gjëndje të thotë fjalë tjera apo përgjigje). Uluret kur e largon nga një vënd që atij i duket i rehatshem, por nuk të sheh në sy. Nuk flet apo flet shumë pak, por kupton ate që i thuhet. Nuk të rikthen buzëqeshjen. Nuk përgjigjet kur e thërret me emër. Femija shurdh apo me humbje të pjesëshme të aftësisë së dëgjimit ndryshon nga sa më lart: Ndjek me sy mjekun dhe është tepër i vëmendshëm, qoftë edhe me shurdhësi të plote. Është fëmijë i interesuar për lodrat, televizorin dhe komunikon mirë me prindërit, apo edhe me mjekun nëpërmjet syve. Otoskopia ve në dukje patologji të veshit të mesëm, ndërsa provat elektrofiziologjike rregjistrojnë humbjen e dëgjimit në shkallë të ndryshme. Mjeku ORL nuk është i detyruar të vej diagnozën e autizmit, por nëqoftëse ai dyshon, me shumë kujdes keshillon prindërit dhe kolegun e vet pediatër që fëmija ti nënshtrohet një vlerësimi të zhvillimit. Një gjë e tille mund të bëhet nga një neuropediatër, megjithse në vendin tonë ende nuk ekzistojnë struktura të tilla të mirëorganizuara dhe të mbështetura nga qeverisjet vendore. Një pediatër i zakonshëm nuk e ka trajnimin e nevojshëm apo një backround të mjaftueshëm për të diagnostikuar e trajtuar autizmin dhe të gjithë spektrin e crregullimeve autike. Shumë herë format e lehta nuk arrijnë të diagnostikohen. Sidoqoftë, edhe dyshimi per autizëm duhet të trajtohet. Sot në vëndet e zhvilluara ka qëndra të specializuara për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e mundshëm të autizmit. Për një prind të kulturuar është e veshtirë të pranojë stigmën e një autizmi të mundshëm dhe të fillojë terapinë e rekomanduar. Lufta e mjekut me autizmin është njëlloj si lufta me kancerin. Njëra të merr mëndjen dhe tjetra jetën. Po zbulohen e trajtohen në kohë, shpëton si mëndja, ashtu dhe jeta. Ja pra cfarë rroli kyc ka mjeku ORL për të ndryshuar thellësisht jetën e këtyre fëmijve.
Rënia e aftësisë së dëgjimit në të moshuar njihet si presbiakuzi dhe kjo rënie bëhet më e shprehur duke kaluar mosha. Jo vetëm kaq, por kur vendosja e aparateve të dëgjimit nuk bëhet me kohë, ndodh një dukuri e tillë, ku pacienti dëgjon me aparat por nuk kupton fjalën e folur. Kjo gjëndje njihet si diskriminim i fjalës së folur. Para se të arrijë deri në këtë gjëndje një i moshuar do të ketë problem vendosjen e aparatit të dëgjimit dhe do t’i duhet kohë për tu adoptuar me të. Pavarësisht se këto 40 vitet e fundit teknologjia e amplifikimit (aparatet e dëgjimit) ka ardhur gjithnjë duke u përmirësuar, nga aparate analoge në digitale, nga aparate të mëdhenj në të vegjël brënda veshit, estetikë, ende nuk është arritur të realizohet menjëherë adoptimi me aparatin e dëgjimit për një kategori pacientësh. Kjo për audiologët shtron pyetjen e madhe: Si duhet bërë që të lehtësohet e të shpejtohet adoptimi me aparatin e dëgjimit? Impakti i presbiakuzisë Rënia e aftësisë së dëgjimit sot njihet si një sëmundje globale, që sipas OBSh prek rreth 15% të popullatës së rritur, në shkalla të ndryshme dëgjimi dhe ¼ e tyre i takojnë moshës mbi 60 vjeç. Meqenëse në të gjithë botën po rritet jetëgjatësia, përllogaritjet çojnë në rritjen e njerëzve që vuajnë nga presbiakuzia. Individët me presbiakuzi pashmangërisht e ndjejnë veten të shkëputur nga komunikimi i përditshëm dhe në shumë prej tyre shfaqen pasoja psikologjike dhe sociale. Në shumë studime të kohëve të fundit të realizuara në ShBA dhe në vënde të zhvilluara është vënë re një lidhje ndërmjet rënies së aftësisë së dëgjimit dhe rënies së proçesit konjitiv, e thënë ndryshe tendencën e kalimit drejt demencës, veçanërisht në moshën e tretë. Aparatet e dëgjimit Me që presbiakuzia është një dëmtim i pakthyeshëm i dëgjimit, amplifikimi nëpërmjet aparateve të dëgjimit është zgjidhja më e mirë për të ndihmuar dëgjimin e moshës së tretë, apo çfarëdo moshe që ka probleme të patrajtueshme të dëgjimit. Akademia Amerikane e Audiologjisë në sondazhet e saj konstaton se përdorimi i aparateve të dëgjimit redukton mjaft impaktin psikologjik, social dhe emocional të këtyre individëve, duke përmirësuar mjaft cilësinë e jetës së tyre. Pavarësisht benefiteve të përdorimit të aparateve të dëgjimit, është vënë re se rreth 20-25% të protezuarve kanë probleme të adoptimit me aparatin e dëgjimit, çka ngrihet si problem këto dy dekadat e fundit. Kjo dukuri është më e shprehur në vëndet më pak të zhvilluara dhe në një nivel më të ulët në vëndet e zhvilluara. Si barriera të adoptimit të aparateve të dëgjimit konsiderohen: Një vendosje e papërshtatshme e aparatit të dëgjimit me nivelin e humbjes së dëgjimit (mungesa e një personeli të kualifikuar protezues apo atje ku janë falas nga shteti), shtërngesa financiare, kërkesa për një aparat estetik që nuk i përgjigjet humbjes së dëgjimit, informimi jo i plotë i të sëmurit dhe i të afërmëve të tij se si duhet të përdoret e të ruaj aparatin e dëgjimit, shkëputja nga konsultimet me audiologun apo teknikun laborant të aparateve të dëgjimit. Komunikimi verbal është një proçes i këmbimit të informacionit ndërmjet dy ose më shumë individësh. Nëse në këtë grup individesh qëndron edhe një i moshuar me presbiakuzi, atëhere komunikimi bëhet i vështirë. Në këtë grup individësh bëjnë pjesë partnerët, familjarë të tjerë e miq. Kur në një çift, njëri apo të dy vuajnë nga presbiakuzia, shfaqet ndjenja e vetmisë për të dy palët ose njeri ndrydhet në vetmi edhe brënda një familjeje më të madhe. Për më shumë, një individ me presbiakuzi do të ndihet i paaftë të marrë pjesë në aktivitete shoqërore, çka e bën ate të tërhiqet nga shoqëria. Përdorimi i aparateve të dëgjimit do ta aftësojë ate që të jetë pjesë aktive e mjedisit rrethues, komunikimin me atë mjedis. Po kështu, edhe familjarët do ta ndjejnë veten më mirë nga mundësia e re e komunikimit me pjestarin presbiakuzik të familjes. E rëndësishme për adoptimin Tradicionalisht suksesi i protezimit ka qenë fokusuar në rënien e aftësisë së dëgjimit të një individi dhe veçorive elektroakustike të aparatit të dëgjimit. Studimet e kohëve të fundit tregojnë se jo të gjithë individët me presbiakuzi kënaqen edhe nga vendosja e një aparati dëgjimi të sofistikuar, çka tregon se mund të ketë edhe faktorë të tjerë që influencojnë në adoptimin e aparatit. Nga këto studime është vënë re se partneri/a apo të afërm të tjerë luajnë një rol të madh psikosocial tek individët që adaptohen me vështirësi, madje kjo periudhë adaptimi mund të kërkojë 6 muaj – një vit. Më shumë se gjysma e individëve me vështirësi adoptimi përfitojnë shumë nga këmbëngulja e familjarëve apo të miqve për mbajtjen e aparatit të dëgjimit. Në këtë rast detyrë e audiologut është edhe komunikimi orientues me familjarët për të arritur suksesin e protezimit. Qëllimi final i këtij komunikimi është që partneri/a, familjarë e të afërm, të inkurajojnë individin e protezuar që të mbajnë aparatet e dëgjimit disa orë në ditë, si për të komunikuar ashtu edhe për të ndjekur programet TV.
Sot në vendin tonë i pari që bije në kontakt me një fëmijë autik është mjeku ORL, i cili gabimisht mund ta vlerësojë si një fëmijë që nuk dëgjon, e më tej duke e trajtuar si fëmijë të tillë. Pra në këtë rast pa kuptuar i bëhet një dëm këtij fëmije, sepse nuk diagnostikohet e trajtohet në kohë. Autizmi në vendin tonë ashtu sikurse edhe në botë po shfaqet gjithnjë e më shumë. Nuk dihet përse ndodh kështu, por mendohet që të jenë rritur mundësite diagnostike. Është bërë e mundur që të vlerësohet se disa forma të autizmit të ndodhin një në 150 lindje. Autizmi është një crregullim i zhvillimit neurologjik që dëmton proceset emotive, integrimin sensor dhe procesin e të folurit. Në fëmijtë që lindin autikë mungon zhvillimi i rrugëve neurologjike normale që mundësojnë mësimin dhe kuptimin e të folurit, zhvillimin e ndjenjave, leximin e shprehjeve të fytyrës, diferencimin e tingujve dhe zhurmave në mjedisin që e rrethon. Autizmi shfaqet në formën e tij më të lehtë si deficit i vëmëndjes, deri në formën më të rëndë „Autizmi i vertetë“. Diagnoza e hershme (para moshes 3 vjec) dhe ndërhyrja më terapinë e të folurit, lodrave dhe sjelljes bën që të ndryshojnë drejt aftësimit edhe format më të rënda të autizmit. Ndërhyrja e hershme dhe intensive bën që rëzultati të reduktojë në maksimum apo të zhdukë plotsisht shënjat reziduale të sëmundjes dhe subjekti të vlërësohet « i shëruar ». Vonesa e të folurit të një fëmijë pas moshës 3 vjec është shënja më e qartë që detyron prindin të cojë fëmijën për vizitë te mjeku ORL apo pediatër. Vonesa e të folurit apo fjalori tepër i kufizuar mund ti atribuohet një patologjie të veshit të mesëm, apo rënieve sensoro-neurale të dëgjimit. Për këtë arsye mjeku ORL ndeshet i pari me autizmin, sepse edhe pediatri mund te mendojë që mund të ketë të bëje me një dëmtim të aftësisë së dëgjimit. Kjo gjë bën imperative për mjekun ORL, të njohë autizmin dhe të dyshojë për të, kur ndeshet me një fëmijë që nuk flet apo të folurit i ka ardhur me vonesë, pavarësisht pranisë apo mungesës së semundjes së veshit. Detyra e mjekut ORL është të përjashtojë semundjen e veshit, por ai duhet të dyshojë autizmin në një fëmijë që i paraqitët për vizitë kur : Fëmija nuk të sheh në sy kur i flet apo bën lëvizje drejt tij. Është indiferent ndaj tjerëve, lojrave, qoftë edhe ndaj prindërve. Ka tendencë të rrijë i tërhequr, nuk reagon nga përkedheljet. Përplas kokën në objekt të fortë, apo shfaq tendencë autolezionimi. Bën veprime të përsëritura dhe obsesive. Echolalia ( përsërit fjalët që i thuhen, pa qënë në gjëndje të thotë fjalë tjera apo përgjigje). Uluret kur e largon nga një vënd që atij i duket i rehatshem, por nuk të sheh në sy. Nuk flet apo flet shumë pak, por kupton ate që i thuhet. Nuk të rikthen buzëqeshjen. Nuk përgjigjet kur e thërret me emër. Femija shurdh apo me humbje të pjesëshme të aftësisë së dëgjimit ndryshon nga sa më lart: Ndjek me sy mjekun dhe është tepër i vëmendshëm, qoftë edhe me shurdhësi të plote. Është fëmijë i interesuar për lodrat, televizorin dhe komunikon mirë me prindërit, apo edhe me mjekun nëpërmjet syve. Otoskopia ve në dukje patologji të veshit të mesëm, ndërsa provat elektrofiziologjike rregjistrojnë humbjen e dëgjimit në shkallë të ndryshme. Mjeku ORL nuk është i detyruar të vej diagnozën e autizmit, por nëqoftëse ai dyshon, me shumë kujdes keshillon prindërit dhe kolegun e vet pediatër që fëmija ti nënshtrohet një vlerësimi të zhvillimit. Një gjë e tille mund të bëhet nga një neuropediatër, megjithse në vendin tonë ende nuk ekzistojnë struktura të tilla të mirëorganizuara dhe të mbështetura nga qeverisjet vendore. Një pediatër i zakonshëm nuk e ka trajnimin e nevojshëm apo një backround të mjaftueshëm për të diagnostikuar e trajtuar autizmin dhe të gjithë spektrin e crregullimeve autike. Shumë herë format e lehta nuk arrijnë të diagnostikohen. Sidoqoftë, edhe dyshimi per autizëm duhet të trajtohet. Sot në vëndet e zhvilluara ka qëndra të specializuara për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e mundshëm të autizmit. Për një prind të kulturuar është e veshtirë të pranojë stigmën e një autizmi të mundshëm dhe të fillojë terapinë e rekomanduar. Lufta e mjekut me autizmin është njëlloj si lufta me kancerin. Njëra të merr mëndjen dhe tjetra jetën. Po zbulohen e trajtohen në kohë, shpëton si mëndja, ashtu dhe jeta. Ja pra cfarë rroli kyc ka mjeku ORL për të ndryshuar thellësisht jetën e këtyre fëmijve.
Tashme dihet qe reniet e degjimit jane te pranishme ne rreth 10% te popullesise. Per me teper ne shume vende, madje edhe te zhvilluara, si USA, vendin e pare ne difektet e lindjeve e mbajne reniet e degjimit (shurdhesite). Fatmiresisht, shkenca ka bere hapa gjigante ne lidhje me korrigjimin e renieve te degjimit si per femijet ashtu edhe per te rriturit. Sot, nje pjese e madhe e popullsise eshte bere e ndergjegjshme per ekzistencen e aparateve te degjimit, si mjetet kryesore ndihmese per shurdhesite, por mund te thuhet qe ka shume pune per te bere ne lidhje me informacionin per njohjen e ketyre aparaturave. Vendosja e aparateve nder femijet eshte hap jetesor, qe lidhet jo vetem me degjimin por edhe me te foluren, ndersa nder te rriturit ky hap rikthen personin e demtuar ne jeten aktive duke dale nga izolimi dhe pasiviteti qe shkakton renia e degjimit. Shpesh korrigjimi me aparate krahesohet me korrigjimin e shikimit me ane te syzeve, por ne te vertete kemi te bejme me nje rast me te nderlikuar: Ndersa mbas vizites tek okulisti perfundimi eshte gjetja e numrit te lenteve te syzeve ne matjet e degjimit konkluzioni varet nga shume faktore, si lloji aparatit qe zgjidhet (digital apo analog), menyra e vendosjes se aparatit dhe vecanerisht aftesia e specialistit te aparateve te degjimit. Per ta thene me thjeshte, zgjedhja e aparatit per nje renie degjimi eshte nje hap shume i rendesishem qe nese nuk behet sakte sjell pakenaqesi e bezdi tek pacienti, por jo vetem kaq, ai mund te ndikoje keqesimin e metejshem te gjendjes. Gjithesesi, le t`i marrim gjerat me radhe: Thuhet qe hapi me i rendesishem per zgjidhjen e problemit eshte vendimi per t`u marre me renien e degjimit, pasi statistikisht koha mesatare qe i duhet nje pacienti per t`u paraqitur tek specialisti eshte rreth 7 vjet. Ky fenomen ndodh per disa shkaqe: se pari duhet nje fare kohe qe personi te ndergjegjesohet per problemin e tij, se dyti vendosja e aparateve te degjimit konsiderohet nje gje shume e veshtire apo handikap i madh dhe se treti disa shpresojne se me kalimin e kohes mund te permiresohen. Si duhet vepruar? Hapi i pare eshte bindja e vetvetes qe degjimi eshte demtuar. Disa nga shenjat ne jeten e perditeshme jane: nevoja e ngritjes se volumit te televizorit, kerkesa per te perseritur biseden, veshtiresia e ndjekjes se bisedes se nje grupi njerezish, veshtiresia e degjimit dhe kuptimit kur flitet mbrapa shpines, venia ne dukje nga te tjeret se ju flisni me ze te larte etj. Mbas njohjes se problemit duhet shkuar menjehere tek mjeku ORL. Themi menjehere, pasi zgjatja pa aresye mosparaqitjes tek mjeku nuk ben gje tjeter vec keqesimit te metejshem te gjendjes dhe heqjes se shpreses per nje rikthim ne normalitet, nese problemi mund te korrigjohet me mjekim. Pa hyre ne detaje teorike duhet theksuar qe 90% e renieve te degjimit neurosensoriale korrigjohen me aparate degjimi. Nga momenti qe mjeku ORL arrin ne konkluzionin qe duhet vendosur aparat degjimi fillon perseri nje medyshje e madhe. Kjo medyshje zgjidhet ne hapin e dyte: vizita tek specialisti i aparateve te degjimit, qe ne gjuhen e mjeksise quhet audioprotezisti. Ky specialitet kryhet nga personel inxhiniero-teknik i specializuar ne fushen elektronike, kompiuterike dhe njohurive bazike ne lidhje me anatomine e veshit dhe teknollogjise se aparateve te degjimit.. Tek audioprotezisti kryhen matjet e degjimit, zgjidhet tipi i aparatit me te pershtatshem per rastin, behen provat paraprake me aparat, merren masat e veshit , programohet aparati, instruktohet perdoruesi i tij per funksionimin e aparatit dhe mirmbajtjen e tij, sigurohet garancia e aparatit dhe riparimi i tij ne rast difekti. Menjanimi i hapave te mesiperme mund te cojne ne zgjidhje te gabuara te rastit, madje duke e keqesuar gjendjen e pacientit. Nje shembull negativ do te ishte blerja e aparateve me anen e internetit, qe sic kuptohet lehte menjanon krejtesisht hapat e siperpershkruara, ku bleresi merr persiper te zgjidhe personalisht problemin e tij. Po keshtu nuk konsiderohet zgjidhje e sakte edhe blerja e aparateve jashte vendit, pasi pacienti duhet te ndodhet fizikisht , perballe specialistit gjate kolaudimit te aparatit. Gjithashtu duhet kuptuar qe ne vendosjen e aparatit nuk ka rendesi vetem blerja por edhe sherbimi e riparimi i tij gjate gjithe kohes se perdorimit. Kuptohet qe blerja e aparatit larg vendit te banimit rrit shume koston e riparimit e sherbimit te tij.Se fundi duhet theksuar qe ka shume rendesi qe protezimi te behet me aparate digitale qe jane zgjidhja e sotme e degjimit, pasi ata kane avantazhe te shumta kundrejt aparateve analoge, qe fatkeqesisht perdoren ne mase edhe sot ne vendin tone. Si mund te dallohet qe aparati eshte digital? Kjo eshte relativisht e veshtire per pacientet dhe shpesh duhet besuar ne ndershmerine e specialistit te aparateve. Gjithesesi ne vijim mund te mbahen ne konsiderate disa keshilla te thjeshta: - Apatatet digitale programohen dhe kolaudohen duke u lidhur gjithnje me kompiuterin dhe duke qendruar perballe specialistit te degjimit. - Aparatet digitale kane nje buton qe ndryshon funksionimin e aparatit ne varesi te ambienteve te ndryshme. - Aparati digital jep nje sinjal kur mbaron bateria. - Disa aparate digitale kane mundesine e komandimit me telekomande. - Te shikohet origjina e aparatit dhe te lexohet ne istruksionin e tij qe eshte digital. Eshte e qarte qe ekzistojne edhe dallime te tjera, por futja ne detaje teknike i kalon kufijte e ketij shkrimi.
RËNIA E FSHEHTË E AFTËSISË SË DËGJIMIT Jo rrallë në praktikën otorinolaringologjike paraqiten subjektë që ankohen se nuk dëgjojnë mirë, apo nuk kuptojnë fjalët në një mjedis me zhurmë. Shpesh herë ankojnë se veshët i bëjnë zhurmë (tinnitus). Ekzaminimi i veshit dhe provat kamertonale rezultojnë normale, po kështu dhe audiograma rregjistron një kurbë normale. Këto ankesa janë të njohura për shumë subjektë të moshuar apo në ato që kanë punuar në mjedise me zhurmë çka reflektohet në audiogramë, por raste të tilla me ato ankesa dhe me audiogramë normale, qe një fakt që nuk gjente shpjegim. Që në fillimet e shekullit të kaluar u konfirmua se shkak i rënies së aftësisë së dëgjimit ishte dëmtimi i qelizave të dëgjimit në kokle, veçanërisht i qelizave të jashtme të cilat janë të ndjeshme ndaj lëvizjeve të membranes bazilare (kthimi i energjisë zanore në energji elektrike). Kjo gjëndje tashmë është e vërtetuar shkencërisht, por nuk shpjegohej dukuria që përmendëm më lart, sepse qelizat e dëgjimit në këtë rast nuk qenë të dëmtuara. Vitet e fundit (2011) u raportuan studimet e para lidhur me këtë dukuri. Ato studjues këtë lloj rënie të aftësisë së dëgjimit të tipit sensoroneural të fituar parapëlqyen ta quajnë Synaptopathia Cochlearis apo si njihet ndryshe sot: Rënie e fshehtë e aftësisë së dëgjimit. Eksperimentet në kafshë treguan se ekspozimi i veshëve ndaj një zhurme të moderuar shkaktonte humbje masive të sinapseve që lidhin qelizat e brëndshme të dëgjmit me fibrat e nervit të dëgjimit, por pa dëmtim të vetë qelizave të dëgjimit dhe pa dëmtim të pragut të dëgjimit. Po ashtu, u vu re se këto sinapse (lidhje) humbasin edhe si pasojë e moshës. Zakonisht preken zonat e frekuencave të larta. Në këtë mënyrë informacioni që merr qeliza e dëgjimit për t’ja përcjellë nervit të dëgjimit e më tej trurit do të reduktohet dhe njeriu fillon të humbasë aftësinë për të ndarë dhe për të identifikuar tinguj të rëndësishëm siç është të folurit e zakonshëm. Pra kemi të bëjmë me një nocion të ri dhe kërkimet gjithnjë e më shumë po thellohen duke u shtrirë në elektrofiziologjinë e veshit. Mbi bazën e këtyre kërkimeve u vu re kjo dukuri edhe në mosha të reja sikur edhe një herë të kishin qëndruar në një klub nate apo në një koncert rock. Si u zbulua? Njihet fakti i rënies së përkohshme të pragut të dëgjimit dhe rënies së përheshme, pra nga qëndrimi në një mjedis me zhurma të forta (disko, pub, dasëm) bie përkohsisht dëgjimi dhe veshi bën zhurmë. Kjo gjëndje rregullohet për 1-3 ditë, por nëse ky ekspozim është i përsëritshëm, dëgjimi bie në nivele të pakorigjueshme. Në eksperimentet me minj humbja e sinapseve vihet re në mikroskop, por te njeriu ky eksperiment është i parealizueshëm. Për këtë rast në ndihmë do të vinte një provë elektrofiziologjike e quajtur rregjistrimi i përgjigjeve dëgjimore të trungut trunor i njohur si ABR, ku vala e I-rë reduktohet apo humbet, tregues për humbjen e sinapseve. Sot vënia e diagnozës është e vështirë, pra ABR mund të japë një ndihmë, por më e saktë do të ishte një audiometri që emeton tinguj mbipragorë (mbi 10000 Hz), por në praktikën klinike këto lloj audiometrash ende nuk janë në përdorim.

Si mund të zgjidh problemin tim të dëgjimit?

Tashme dihet qe reniet e degjimit jane te pranishme ne rreth 10% te popullesise. Per me teper ne shume vende, madje edhe te zhvilluara, si USA, vendin e pare ne difektet e lindjeve e mbajne reniet e degjimit (shurdhesite). Fatmiresisht, shkenca ka bere hapa gjigante ne lidhje me korrigjimin e renieve te degjimit si per femijet ashtu edhe per te rriturit. Sot, nje pjese e madhe e popullsise eshte bere e ndergjegjshme per ekzistencen e aparateve te degjimit, si mjetet kryesore ndihmese per shurdhesite, por mund te thuhet qe ka shume pune per te bere ne lidhje me informacionin per njohjen e ketyre aparaturave.... LEXO TE PLOTE