Fakte interesante rreth dëgjimit dhe humbjes së dëgjimit

1 / 3

Fakte interesante rreth dëgjimit dhe humbjes së dëgjimit

 

 

 

Kur bëhet fjalë për humbjen e dëgjimit, veçanërisht për llojet e humbjes së dëgjimit, shumë njerëz nuk kanë dijeni sa duhet. Pra, po përpiqemi të përmbledhim faktet më interesante rreth dëgjimit për më shumë njohuri. Nga ruajtja e shëndetit të dëgjimit deri te përdorimi i aparatit të dëgjimit.

1. Humbja e dëgjimit nuk është ekskluzive vetëm për të moshuarit – Shumica e rasteve ndodhin tek ata nën 65 vjeç.

Shumë shpesh, njerëzit mendojnë për humbjen e dëgjimit si një problem i ‘të moshuarve’. Por në fakt, shumë raste të humbjes së dëgjimit ndodhin nën moshën 65 vjeç. Është e vërtetë që njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasa të kenë humbje degjenerative të dëgjimit.

Shkaqet e humbjes së dëgjimit mund të jenë nga më të ndryshmet. Një ekspozim i vetëm ndaj zhurmës së lartë (e shtënë me armë zjarri në një mjedis të mbyllur) mund të çojë në dëmtim të përhershëm të dëgjimit, zhurma e vazhdueshme e mjedisit të jashtëm është një tjetër shkak. Në terma shkencorë, mbi tetë orë ekspozim në një zhurmë 90 dB do të dëmtojë dëgjimin në mënyrë të pakthyeshme.

Faktorët gjenetikë mund të jenë shkaqe të zakonshme për humbjen e dëgjimit. Këto shpesh ndodhin në një moshë më të re. Pra edhe sëmundje të tjera që prekin veshin në moshë të re, mund të dëmtojnë dëgjimin.

2. Dylli i veshit shkak bllokues i veshit

Dylli i veshit është një kombinim ngjitës i sekrecionit që prodhon lëkura e kanalit të veshit me qelizat që bien nga lëkura e kanalit të veshit. Ai formon një barrierë mbrojtëse brenda veshit të jashtëm, duke e mbajtur zonën të pastër dhe të shëndetshme. Pra, nga ky këndvështrim, prania e dyllit është e nevojshme.

Pavarësisht se dylli i veshit është një filtër aktiv, ka disa raste ku mund të bëhet problem. Kur grumbullohet me shumicë, bllokon kanalin e veshit, bie dëgjimi. Duhet një vizitë te mjeku ORL

2 / 3

nëse dylli po shkakton probleme me humbjen e dëgjimit ose probleme të tjera. Por në përgjithësi, veshi dhe dylli duhen lënë të qetë, me përjashtim të rasteve kur veshi bllokohet

3. Veshi nuk ndalon së dëgjuari – edhe natën në gjumë

Gjatë gjumit proçeset specifike ngadalësohen, por trupi nuk ndalet kurrë. Pra organizmi merr frymë, tretë ushqimin, etj. Por një funksion i trupit që nuk pushon është dëgjimi. Edhe në një gjumë të thellë, kapen valët zanore që kalojnë nëpër kanalin e veshit dhe interpretohen nga truri gjithmonë i gatshëm. Më pas truri zgjedh nëse do të bllokojë zhurmën, plotësisht ose jo, në mënyrë autonome. Si analogji, syri flë. por njeriu sheh ëndrra

Kjo është arsyeja pse zhurmat e forta, një fëmijë duke qarë, diçka që bie ose një alarm që bie, na zgjojnë natën. Ne jemi gjithmonë duke dëgjuar, pavarësisht nëse duam apo jo. Në të kundërt, kur dëgjojmë zëra në ëndrrat tona, kjo krijohet tërësisht nga truri. Veshët tanë, ose nervat e dëgjimit, nuk përfshihen në proçesin e krijimit të tingujve. Vetëm mendjet tona e arrijnë këtë gjë.

4. Veshët janë ndër pjesët më thelbësore të sistemit të balancimit

Nëse keni pasur ndonjëherë një infeksion të veshit, ka të ngjarë të keni ndjerë ndjenjën e të qenit jashtë ekuilibrit. Kjo është për shkak se veshët ndikojnë drejtpërdrejt në ekuilibrin e trupit. Veshi i brendshëm është plot me lëngje, të cilat lëvizin sipas pozicionit të trupit duke sinjalizuar një pozicion të caktuar drejt e në tru. Një nga simptomat më të rëndësishme të një infeksioni të veshit është marramendja. Kjo gjendje shpesh ju bën të ndiheni të trullosur dhe shpesh mund të çojë në të përziera.

I kombinuar me sytë dhe nyjet, muskujt e tendinet, veshi i brendshëm përbën një pjesë të aftësisë së njeriut për të ruajtur balancën. Shenja të tjera paralajmëruese të çrregullimit të ekuilibrit përfshijnë animin në një drejtim më shumë se tjetrin ose rrëzimin që ndodhë më shpesh. Nëse keni probleme me humbjen e ekuilibrit, duhet të merrni kontakt me mjekun e familjes apo me një mjek ORL. Një infeksion i veshit të mesëm që shkakton marrje mendsh konsiderohet gjëndje e rëndë.

5. Përdorimi i një aparati dëgjimi mund të parandalojë përkeqësimin e humbjes së dëgjimit

Një tjetër fakt për të cilin mund të mos jeni në dijeni. Aparatet e dëgjimit mund të ofrojnë një mënyrë për të parandaluar përkeqësimin e humbjes së dëgjimit. Disa lloje të humbjes së dëgjimit gjenetike ose të lidhur me moshën nuk mund të shmangen; humbje dëgjimi me shkaqe të tjera mund të regullohen. Ajo që ofrojnë aparatet e dëgjimit është një mënyrë për të kuptuar më mirë tingujt. Aparati i dëgjimit nuk vepron drejtpërsëdrejti në sëmundjen e veshit; ajo ndihmon trurin të qëndrojë aktiv dhe i angazhuar.

Aparatet e dëgjimit ndihmojnë trurin për të kuptuar tingujt dhe informacionin që vjen. Pra, nëse vonohet vënia e një aparati dëgjimi, truri humbet aftësinë për të kuptuar fjalën. Ndodh ajo dukuri që njihet si diskriminim i të folurit. Pacienti që vë apparat dëgjimi me vonesë do të dëgjojë, por nuk do të kuptojë asgjë që thuhet.

 

Signia Hearing Aids

Pse më shumë burrat se sa gratë kanë humbje të dëgjimit?

A e dini se më shumë meshkuj se femra vuajnë nga humbja e dëgjimit? Arsyet nuk janë biologjike por për shkak të faktorëve të stilit të jetesës.

Degradimi natyror i dëgjimit mund të intensifikohet ose zvogëlohet në varësi të veprimeve tona . Qëndrimi pranë zhurmës së tepërt, puna në kushte me zë të lartë dhe madje edhe zakone të këqija si pirja e duhanit mund të ndikojnë në aftësinë  për të dëgjuar më vonë në jetë. Për këto shkaqe , të qenit aktiv në mbrojtjen e veshëve  është një nga të vetmet gjëra që mund të bëni për të parandaluar në mënyrë efektive humbjen e dëgjimit.

Megjithatë, shumë njerëz neglizhojnë përdorimin e mbrojtjes adekuate kur janë pranë tingujve të lartë. Kjo zhurmë e tepruar mund ta rraskapitë dëgjimin  me kalimin e kohës, duke çuar në humbje të dëgjimit. Ndonëse kjo nuk është e pazakontë, shumë meshkuj e gjejnë veten në situata të zhurmshme më shpesh sesa femrat. Kjo ndarje ndodh si në vendin e punës ashtu edhe gjatë kohës së lirë.

Profesione të ndryshme.

Ndërsa shumë gra kanë hyrë me sukses në fushat e dominuara nga meshkujt, ka ende disa profesione që janë kryesisht meshkuj. Ndërtimi është një shembull. Të rrethuar nga makineri të rënda, vegla elektrike dhe çekiç, ata që punojnë në ndërtim ballafaqohen rregullisht me zhurmë të fortë e të zgjatur në kohë. Nëse ata punojnë çdo ditë për shumë vite, kjo mund të kontribuojë shumë në humbjen e dëgjimit vonë në jetë.

Shumë më tepër burra sesa gra shërbejnë në ushtri, ku të shtënat me armë zjarri dhe të bërtiturat nuk janë tinguj të pazakontë. Një burrë që punon në industrinë e kamionëve mund të ndeshet gjithashtu me zhurmë të fortë, së bashku me mekanikën, prodhimin dhe forma të tjera të punës. Ndërsa gratë në këto fusha përjetojnë të njëjtin nivel të degradimit të dëgjimit nëse punojnë në këto vende pune.

Hobitë e ndryshme

Rrotullimi i një motoçiklete, zhurma e një stërvitjeje dhe të shtënat me armë zjarri janë të gjitha zhurma të forta që mund të kenë një ndikim negativ në dëgjimin. Nëse këto tinguj përsëriten shpesh, mund të shkaktojnë një dëm serioz. Edhe tingulli i lartë i një kositëse në lëndinë mund të dëmtojë  veshët, veçanërisht nëse kositni  çdo javë për vite me radhë. Shumë burra e shohin veten të tërhequr nga mjediset e zhurmshme në kohën e tyre të lirë, duke përfshirë garat me makina, lojërat sportive dhe koncertet rock. Nuk ka asnjë mënyrë për t’i shpëtuar zhurmës në këto mjedise, gjë që e bën të nevojshme mbrojtjen e dëgjimit. Megjithatë, shumë meshkuj zgjedhin të anashkalojnë mbrojtjen e veshëve.

Si të parandaloni humbjen e dëgjimit tek meshkujt?

Për të shmangur humbjen e dëgjimit, Signia rekomandon investimin në një palë tapa veshësh të rehatshëm dhe të besueshëm. Këto shpesh vijnë me kuti mbajtëse, në mënyrë që të mund të ruhen në vende lehtësisht të arritshme. Ato mund të bëhen me materiale të ndryshme, duke përfshirë shkumën dhe dyllin, dhe shumica e farmacive kanë një formë të mbrojtjes së veshit.

Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj të veshit ose dëshironi të inkurajoni një të afërm që të përmirësojë dëgjimin e tij, kryerja e një testi dëgjimi është hapi i parë. Nëse keni dëmtime në veshët tuaj, një audiogramë mund të ndihmojë në përcaktimin se sa i lehtë ose i rëndë është problemi. Sidoqoftë, kjo nuk zëvendëson një ekzaminim professional (vizitë te mjeku Otorinolaringolog), por mund të shërbejë si një tregues i vlefshëm paraprak.

 

Signia Hearing Aids

Nga Siemens te WSAudiology

Që nga zhvillimi i pajisjes së tyre të parë të dëgjimit, Phonophor nga Siemens, pas Luftës së Dytë Botërore, prodhimi i tyre zhvendoset nga Berlini në Erlangen, Gjermani. Inovacioni rriti shpejtësinë. Auriculette ishte një pajisje prapa veshit (BTE) me komponentë të vegjël e të lehtë që përshtaten së bashku në një njësi të vetme, një sukses i vërtetë i vitit 1959. Siretta 339 ishte pajisja e parë që vendosej tërësisht në vesh (ITE) që prej vitit 1966.

Deri në janar 2015, Sivantos Group ishte një njësi biznesi e Siemens. Po atë vit u bë një entitet i pavarur por vazhdim i teknologjisë së Siemens Audiology Solutions. Që atëherë, Sivantos ka punuar shumë për të riformuar industrinë në drejtim të inovacionit me produkte, shërbime dhe kanale të kohëve të fundit. Më në fund, në vitin 2019, u bashkua me Widex me bazë në Lynge/Danimarkë për të vazhduar rrugën  si WS Audiology.

E formuar në vitin 2019 përmes bashkimit të Sivantos dhe Widex, WS Audiology kombinon mbi 140 vjet përvojë në zgjidhjet pioniere më të mira për të ndihmuar njerëzit me humbje dëgjimi. Kujtojmë se rrënjët e Sivantos shtrihen në shekullin e 19-të si Siemens, ndërsa Widex lindi në vitin 1956. Të dy, Widex dhe Sivantos, qenë themelues të përkushtuar, krijues dhe të zgjuar, të cilët patën një vizion për të ndihmuar personat me vështirësi të dëgjimit të qëndronin të lidhur me botën e zërit. Në 1878, Werner von Siemens bëri një zbulim të rëndësishëm kur ndërtoi një telefon me një magnet patkua, i cili përforconte sinjalet zanore dhe përmirësoi cilësinë e zërit të pajisjes. Christian Tøpholm dhe Erik Westermann në Danimarkë filluan biznesin e tyre duke e kthyer bodrumin e shtëpisë së Tøpholm në një laborator të kombinuar zhvillimi, dhe sallë prodhimi në vitin 1950.

Përse u bënë këto bashkime?

“Siemens Audiology Solutions” siç quhej atëherë, kishte pushtuar tregjet evropiane, të Amerikës së Veriut dhe Azisë, duke fituar përfundimisht një prani mbarëbotërore në industrinë e dëgjimit. Gradualisht këtë shtrirje po arrinte edhe Widex, që pas aparatit të parë të dëgjimit, Widex 561, Widex zhvilloi shumë pajisje dëgjimi më cilësore. Në vitin 1988, Quattro Q8 (Widex) ishte aparati i parë i dëgjimit i programueshëm dixhitalisht me telekomandë. Në 1995, Seria Senso ishte aparati i parë i dëgjimit dixhital në vesh (ITE) në botë; dhe në vitin 2008, Passion u bë aparati më i vogël i dëgjimit në kanal (RIC) në botë, me vetëm 21 mm në diametër.

Në vitin 1997, Siemens-Sivantos zhvilloi aparatin e parë të dëgjimit plotësisht dixhital në botë me dy mikrofona, të quajtur Prisma. Më vonë, Acuris, aparati i parë i dëgjimit në botë në të cilin u sinkronizuan pajisjet djathtas dhe majtas, u hodh në treg në vitin 2004.

Më në fund, dhe së fundmi në vitin 2018, Sivantos prezantoi Signia-Styleto si aparati i parë në botë, që kombinon stilin me dëgjimin e teknologjisë së lartë. Sot Signia prodhon një sërë tipe të ndryshme të aparateve të dëgjimit dixhitale, brenda dhe jashtë veshit, të një teknologjie tejet të lartë.

 

Signia Hearing Aid

 

Blog – Pse kumbojnë veshët në mot të ftohtë?

Po japim disa informacione të dobishme  pse veshët tuaj tingëllojnë shpesh në mot të ftohtë dhe çfarë  mjetesh kemi në  dispozicion për të lehtësuar këtë shqetësim. Ardhja e motit të ftohtë të dimrit mund të krijojë stres për shumë njerëz që shqetësohen për efektet e të ftohtit në dëgjimin e tyre.

  • Ç’është tringëllima në vesh?

Një gjendje e njohur si tringëllimë në veshë është një shfaqje e zakonshme e zhurmës në vesh, veçanërisht gjatë dimrit. Tinguj të ngjashëm janë gumëzhimë, fërshëllimë, klikim ose gjëmim. Kjo gjendje mund të përkeqësohet me moshën ose te njerëzit me humbje të dëgjimit, dëmtim të veshit ose çrregullim të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Ashpërsia e zhurmës në vesh mund të ndryshojë nga personi në person dhe mund të jetë mjaft e bezdisshme ose e pakëndshme. Për fat të mirë, askush tjetër nuk mund ta dëgjojë tingullin.

  • Çfarë e shkakton zhurmën në vesh?

Ju mund të dëgjoni zhurmë në vesh për arsye të ndryshme duke përfshirë:

  • Humbje dëgjimi
  • Stresi
  • Ekspozimi ndaj zhurmës së fortë për një kohë të gjatë
  • Dëmtim i veshit të brendshëm
  • Presion nga qimet në vesh
  • Presion jonormal në vesh nga i ftohti, gripi ose infeksioni i sinuseve
  • Sekrecionet e mbledhura në veshin e mesëm
  • Bllokim ose grumbullim i dyllit të veshit
  • Disa kushte shëndetësore, p.sh., rritje jonormale e kockave në veshin e mesëm (otosklerozë)
  • Lëndim ose traumë e veshit

 

Parandalimi dhe trajtimi i zhurmës së veshëve gjatë dimrit

  • Ekspozimi i gjerë ndaj motit të ftohtë të dimrit mund të jetë brutal për lëkurën dhe veshin. Ngricat e bëjnë më të lehtë që lagështia të depërtojë në vesh dhe të shkaktojë “veshin e sërfit” ose të ndikojë në aparatet tuaja të dëgjimit. Mbajtja e kapelave termike ose e skufjeve të veshëve mund të ndihmojë në mbajtjen ngrohtë të veshëve.
  • Dylli i veshit tenton të ngurtësohet gjatë dimrit dhe mund të bllokojë veshin. Por edhe dylli mund të bllokojë altoparlantin e aparatit duke e nxjerrë ate jashtë funksionit. Kjo bën të domosdoshëm kontrollin e herë pas hershëm të veshëve dhe pastrimin e dyllit.
  • Shtohet prodhimi i dyllit kur një objekt futet në vesh për një periudhë të gjatë. Njerëzit që përdorin aparate dëgjimi prodhojnë më shumë dyllë dhe përjetojnë më shumë zhurmë në vesh. Pasi pastrohet veshi duhet të pastrohet edhe aparati për një performancë më të mirë.
  • Nëse tringëllima ne vesh ngulmon pas pastrimit të veshit, është e nevojshme të bëhet një audiogramë dhe të kontrollohet funksioni i aparatit për të zbuluar shkakun e zhurmës.

 

  • Kur është e nevojshme të takoni mjekun

Për t’u siguruar që veshët tuaj funksionojnë mirë, mund të lini një takim me një mjek ORL për vizitë dhe për të bërë një test dëgjimi. Mjeku juaj gjithashtu mund të kontrollojë për grumbullimin e dyllit dhe të pastrojë çdo bllokim nëse është e nevojshme. Rastet e rënda të tringëllimës në veshë  mund të kërkojnë kanalplastikë, një proçedurë kirurgjikale që bëhet për të hapur kanalin e veshit, duke hequr rritjet anormale ose gungat kockore të pranishme.

 

Signia Hearing Aid

Blog – Lidhja midis tringëllimës së veshëve dhe demencës

Shumë studime kanë vënë në dukje lidhjen midis humbjes së dëgjimit dhe demencës (dukuria e harresës në disa të moshuar), por shumë njerëz ende pyesin nëse tringëllima në veshë ka ndonjë lidhje me këtë gjendje.

Studimet e fundit kanë treguar se ekziston një lidhje e pakundërshtueshme midis humbjes së dëgjimit dhe demencës tek pacientët e moshuar. Ndërsa dëgjimi i tyre përkeqësohet, ata mund të kenë probleme të ndërveprojnë me njerëzit. Shumë të moshuar që luftojnë për të komunikuar me anëtarët e familjes, miqtë mund të tërhiqen, gjë që mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e tyre. Është treguar se izolimi social rrit shfaqjen dhe efektet e demencës dhe humbja e dëgjimit mund të shkaktojë drejtpërdrejt izolim.

Ekziston edhe çështja e diagnozës së gabuar. Disa simptoma të humbjes së dëgjimit mund të keqinterpretohen si çmenduri. Në një rast, një grua u diagnostikua me një rast të rëndë të demencës. Pasi ajo u pajis me aparate dëgjimi, mjekët ishin në gjendje të përcaktonin se shumë nga simptomat e saj nuk ishin shkaktuar nga një gjendje mendore, por nga një problem dëgjimi.

Zbulimi i hershëm i humbjes së dëgjimit është thelbësor në këto raste. Pasi të diagnostikohet humbja e dëgjimit, mund të merren masa për të siguruar që shëndeti dhe mirëqenia e pacientit të trajtohet më mirë.  Aparatet e dëgjimit mund t’u lejojnë atyre mundësinë  për të komunikuar dhe një jetë më aktive shoqërore çka mund të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së demencës.

  • Tringëllima në veshë dhe humbja e dëgjimit

Jo çdo person që vuan nga tringëllima në veshë përjeton humbje dëgjimi, dhe jo çdo person me humbje dëgjimi ka tringëllimë në veshë. Megjithatë, këto dy kushte janë të lidhura në shumë raste. Shumë prej atyre që vuajnë nga humbja e dëgjimit të shkaktuar nga zhurma urbane apo industriale kanë raportuar zhurmë të zgjatur ose të vazhdueshme në veshët e tyre. Nuk është plotësisht e qartë pse humbja e dëgjimit të shkaktuar nga zhurma çon në tringëllimë në veshë, por ka të ngjarë të prekë koklenë (veshi i brendshëm).

Koklea është një organ në formë spirale në veshin e brendshëm. Pjesa e brendshme është e veshur me qeliza të ndjeshme ndaj zërit, që ju ndihmojnë të përpunoni atë që po dëgjoni. Kur koklea ekspozohet ndaj zhurmës së fortë, do të ndodhë tringëllima në veshë dhe humbja e dëgjimit. Shumë njerëz përjetojnë tringëllimë në veshë pas koncerteve, të shtënave  me armë zjarri ose zhurma të tjera të forta. Megjithatë, kur tringëllima vazhdon, do të bëhet problem për pacientin.

Ndërsa tringëllima në veshë dhe humbja e dëgjimit nuk janë të lidhura në thelb, ekziston një korrelacion i caktuar midis të dyjave. Pra, është e sigurt të thuhet se një person i moshuar që vuan nga humbja e dëgjimit mund të përjetojë edhe tringëllimë në veshë. Tringëllimë në veshë mund të shkaktojnë një mori problemesh më vete, shumë prej të cilave mund të përkeqësojnë simptomat e demencës.

  • Lidhja e tringëllimës në veshë dhe demenca

Tringëllima në veshë e bën të vështirë për shumë njerëz të pushojnë dhe të përqendrohen. Kjo vëmendje e vazhdueshme mund të shkaktojë lodhje mendore, rraskapitje dhe depresion. Pagjumësia dhe gjumi i trazuar janë lidhur gjithashtu me tringëllimën në veshë dhe mungesa e gjumit mund të ketë efekte serioze dhe të dëmshme për shëndetin e kujtdo. Kur kombinohet me izolimin social dhe mungesën e komunikimit që mund të shkaktojë humbja e dëgjimit, tringëllima në veshë mund të ndikojë thellë në shëndetin dhe mirëqenien e një personi të moshuar.

Tringëllima në veshë dhe humbja e dëgjimit gjithashtu bëjnë që truri të “riorganizohet”. Për të përballuar humbjen e dëgjimit, truri ndalon së kryeri disa funksione kompensimi. Zonat e trurit të dedikuara për kujtesën dhe përqendrimin janë të parat që humbasin, dhe humbja e këtyre funksioneve mund të çojë në shfaqjen e demencës.

  • Si mund të ndihmojnë aparatet e dëgjimit

Ndërsa Signia zhvillon vazhdimisht teknologjinë e saj të aparateve të dëgjimit, mundësitë për dëgjim më të mirë rriten. Aparatet e dëgjimit mund të kenë një ndikim thellësisht pozitiv tek të moshuarit, veçanërisht ata që dëshirojnë të komunikojnë dhe të dëgjojnë botën përreth tyre. Këto ndërveprime mund të përmirësojnë cilësinë e tyre të jetës dhe të parandalojnë izolimin dhe depresionin – dy faktorë që kanë një ndikim serioz në demencë.

Sa më herët të diagnostikohet humbja e dëgjimit dhe tringëllima në veshë, aq më shpejt mund të fillojë trajtimi. Merrni parasysh të vizitoni një profesionist të kujdesit të dëgjimit për një test dëgjimi dhe bisedoni me të dashurit tuaj rreth aparateve të dëgjimit. Dëgjimi më i mirë mund të përmirësojë ndërveprimet e sotme dhe shëndetin e ardhshëm.

 

Signia Hearing Aids

Blog – Cili është trajtimi më i mirë i tringëllimës së veshëve në vitet e fundit?

  • Trajtimi i tringëllimës në veshë pas vitit 2020.

Tringëllima në veshë mund të jetë një simptomë frustruese dhe shqetësuese e humbjes së dëgjimit. Të vuajturit (Pacientët) zakonisht ‘dëgjojnë’ zhurmë, zile, gumëzhimë, gjëmim, fërshëllimë, kërcitje, pavarësisht se nuk ka asnjë burim të jashtëm të kësaj zhurme që ata dëgjojnë.

Tringëllima në veshë mund të prekë njërin ose të dy veshët dhe mund të jetë me ndërprerje ose e vazhdueshme. Shumë njerëz raportojnë se tringëllima në veshë e bën të vështirë bisedën me njerëzit, si dhe ka një ndikim negativ në përqendrimin e tyre, aftësinë për të fjetur dhe madje edhe kujtesën e tyre.

Për fat të mirë, trajtimet e reja po u japin të sëmurëve mundësinë për të jetuar një jetë më të qetë, pa tringëllimë në veshë.

  • Çfarë e shkakton tringëllimën e veshëve?

Për të gjetur mënyrën më të mirë të trajtimit të tringëllimës në veshë, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë e shkakton shfaqjen e simptomave. Kjo kërkon një vizitë të kujdesëshme te mjeku otorinolaringolog, i cili mund të shohë të nevojshme kryerjen e disa ekzaminimeve plotësuese. Tringëllima në veshë mund të ketë shkaqe të ndryshme, nga sëmundje të veshit të mesëm deri në dëmtime të nervit të dëgjimit, për të mos thënë çrregullime të qarkullimit të gjakut në kokë. Në këtë rast do të merremi me dëmtimet e nervit të dëgjimit si një ndër shkaqet kryesore të tringëllimës së veshëve.

Në fakt, frekuenca e tringëllimës në veshë pothuajse gjithmonë korrespondon me frekuencën ku humbja e dëgjimit është më poshtë, veçanërisht tingujt tonalë me frekuencë të lartë. Prandaj, vendosja e aparateve të dëgjimit zakonisht zbut tringëllimën në veshë duke kompensuar humbjen bazë të dëgjimit.

Humbja e dëgjimit zakonisht ndodh nga dëmtimi i qelizave të dëgjimit në veshin e brendshëm. Nëse ato qeliza dëmtohen, ato nuk i përgjigjen  valëve të zërit. Kjo ndalon nervin e dëgjimit të dërgojë sinjale në tru, ku normalisht do të  interpretohen si zë.

Në varësi të mënyrës se si dëmtohen qelizat e dëgjimit , ato mund të dërgojnë sinjale të gabuara në tru, duke krijuar kështu tingujt irritues që dëgjohen si tringëllimë në veshë. Një mundësi tjetër është, që truri  përpiqet të krijojë tingull kur mungon inputi i pritshëm dëgjimor. Në thelb, truri nuk merr të dhëna nga nervi i dëgjimit për shkak të dëmtimit të qelizave të dëgjimit në veshin e  brendshëm. Si rezultat, truri përpiqet të korrigjojë situatën duke prodhuar tinguj  të tillë si gumëzhimë, klikim apo zhurmë në vesh.

  • Trajtimet më të mira të tringëllimës vitet e fundit

Kur tringëllima  në veshë shkaktohet nga humbja e dëgjimit, përmirësimi i funksionit të dëgjimit mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të tringëllimës në veshë. Për këtë shkak , vendosja e aparateve të dëgjimit mbetet trajtimi më i mirë.

Çdo aparat dëgjimi mund të minimizojë simptomat e tringëllimës në veshë duke përmirësuar funksionin e dëgjimit, por ka edhe aparate dëgjimi nga Signia me funksione të veçanta për trajtimin e tringëllimës në veshë. Trajtimi më i mirë i tringëllimës në veshë do të varet nga shkaku i simptomave. Nëse përjetoni tringëllimë në veshë si një efekt anësor i marrjes së barnave të tjera, për shembull, duhet të zvogëloni dozën ose të kaloni në mjekësi alternative për të eliminuar simptomat e tringëllimës në veshë. Përndryshe, nëse një çështje neurologjike ose anomali strukturore shkakton tringëllimë në veshë, një zgjidhje mund të jetë ndërhyrja kirurgjikale për të zvogëluar ato simptoma.

Terapia konjitive e sjelljes është një mënyrë tjetër efektive për të minimizuar ndikimin që ka tringëllima në veshë në jetën tuaj të përditshme.

Sidoqoftë, për shumë njerëz, vendosja e aparateve të dëgjimit është mënyra më efektive për t’u marrë me tringëllimën e  veshëve. Duke trajtuar humbjen e dëgjimit, ju mund të trajtoni shkakun e simptomave të tringëllimës së veshëve.

Megjithate, nëse  këto tinguj mund të jenë ende të pranishëm, kur mbani aparate dëgjimi për tringëllimën në veshë, kjo gradualisht shuhet. Me kalimin e kohës, aparatet e specializuar të dëgjimit për tringëllimën në veshë do t’ju mundësojnë të injoroni plotësisht simptomat dhe nuk do të vini re më tinguj në veshët tuaj.

  • Zgjedhja e aparateve të dëgjimit për tringëllimën në veshë

Duke zgjedhur aparatet e dëgjimit të disenjuara për ata që vuajnë nga tringëllima e veshëve, ju mund të lehtësoheni nga ky shqetësim që ju mundon.

Aparatet e përshtatshëm për këtë qëllim emetojnë edhe disa lloje tjera sinjalesh si opsione të ngjajshme me zhurmën e veshit, në mënyrë që ajo zhurmë të reduktohet deri në humbjen e saj. Me një përzgjedhje opsionesh, ju mund të zgjidhni nga pesë sinjale statike të terapisë së zhurmës dhe katër sinjale të terapisë me valë të oqeanit, kur zgjidhni të merrni të tillë aparat. Kjo është arritur nëpërmjet teknologjisë së fundit të njohur “tinnitus notch”. Terapia jonë Notch (Signia) parandalon stimulimin e tepërt dhe i jep trurit mundësinë për të rimësuar se si të injorojë simptomat e tringëllimës së veshëve .

Për të mësuar më shumë, hidhini një sy faqes sonë të internetit (www.klinikaradovani.al).

Signia Hearing Aids

Blog – Çfarë duhet të bëni me një aparat dëgjimi të thyer

Megjithëse aparatet e dëgjimit janë zakonisht të fortë dhe jetëgjatë, ndodh që ato të kenë nevojë për riparime herë pas here. Shumica e përdoruesve të aparateve të dëgjimit i mbajnë aparatet e tyre  pjesën më të madhe të ditës, kështu që nuk është për t’u habitur që ata mund t’i nënshtrohen konsumit.

Për fat të mirë, Shërbimi Ndërkombëtar i Riparimit të Signia e bën të lehtë afrimin në riparimet për aparatet e dëgjimit jo të personalizuara të tipit Signia. Nëse aparati juaj i dëgjimit është dëmtuar ose nuk funksionon siç duhet, janë  teknikët dhe ekspertët që ju ndihmojnë. I disponueshëm në 26 vende në të 6 kontinentet, sikurse edhe në vendin tonë, ju mund të përdorni shërbimet e specializuara të riparimit të aparateve të dëgjimit sa herë që ju nevojiten.

Sa kushton riparimi i aparateve të dëgjimit?

Shumë njerëz supozojnë se riparimi i aparatit të dëgjimit është i shtrenjtë, por nuk është gjithmonë kështu. Në fakt, Signia ofron një shërbim falas për riparimin e aparatit të dëgjimit nëse produkti juaj është ende nën garancinë e ofruar nga Signia. Nëse aparatet tuaja të dëgjimit nuk janë më nën garanci, nuk ka pse t’ju zerë paniku.

Pavarësisht se çfarë lloj defektesh kanë pësuar aparatet tuaja të dëgjimit, ne do të bëjmë gjithçka të mundur për t’ju siguruar që ato të funksionojnë përsëri në mënyrë perfekte. Për më tepër, ne do të kryejmë riparimet e aparatit tuaj të dëgjimit sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos mbeteni pa to për një kohë të gjatë.

Cilat janë riparimet më të zakonshme të aparatit të dëgjimit?

Nëse aparati juaj i dëgjimit nuk funksionon, mund të ketë nevojë për një pjesë zëvendësuese ose një riparim të thjeshtë. Në fakt, shumica dërrmuese e riparimeve të aparateve të dëgjimit janë për shkak të çështjeve të mëposhtme:

  • Lagështia

Nëse nuk mbani aparate dëgjimi të papërshkueshëm nga uji, pajisjet tuaja të dëgjimit nuk do të reagojnë mirë ndaj ujit. Nëse lagështia grumbullohet në pajisje, mund të ndikojë në cilësinë e zërit ose të bëjë që aparati juaj i dëgjimit të ndalojë së punuari plotësisht. Kur kjo ndodh, specialisti mund të ndihmojnë duke hequr lagështinë nga pajisja për t’ju mundësuar të dëgjoni tingujt më qartë. Nëse qarku brenda aparatit të dëgjimit është dëmtuar, ata mund të organizojnë dërgimin e tij te prodhuesi për riparime dhe ekzaminime shtesë.

  • Tub i thyer apo i ngurtësuar

Tubi mund të dëmtohet lehtësisht dhe nuk është e pazakontë që ai të degradohet me kalimin e kohës, më së shumti ngurtësohet. Nëse mbetjet e dyllit të veshit hyjnë në tub, ose nëse shtrihen edhe më lart tubit, dëmtohet cilësia e tingullit ose shuhet. Megjithatë, kjo është një nga çështjet më të lehta për t’u zgjidhur dhe profesionistët e dëgjimit mund të zëvendësojnë tubin e aparatit tuaj të dëgjimit në çdo kohë.

  • Mikrofoni i thyer

Nëse mikrofoni në aparatet tuaja të dëgjimit nuk funksionon, ai nuk do të jetë në gjendje të marrë tinguj dhe t’ju transmetojë ato. Kur kjo ndodh, specialisti ose mund ta riparojnë mikrofonin vetë, ose mund ta zëvendësojnë me një të ri.

Parandalimi i riparimeve të aparateve të dëgjimit

Mirëmbajtja e rregullt e aparatit të dëgjimit mund të ndihmojë në shmangien e nevojës për shërbime riparimi, gjë që është një lajm i mirë për përdoruesit e aparatit të dëgjimit. Për shembull, duke e lënë derën e baterisë të hapur gjatë natës, bën që lagështia e tepërt të avullojë, duke parandaluar kështu grumbullimin e ujit brenda vetë aparatit të dëgjimit.

Në mënyrë të ngjashme, pastrimi i rregullt i aparateve të dëgjimit ose përdorimi i një mbrojtësi dylli mund të ndihmojë në shmangien e problemeve në pajisjet tuaja të dëgjimit. Dylli i tepërt dhe grumbullimi i mbeturinave mund të bllokojnë lehtësisht tubin dhe komponentët e tjerë në aparatet e dëgjimit, gjë që mund të rezultojë në tinguj të mbytur ose aparat i shuar.

Duke pastruar në mënyrë rutinë pajisjet tuaja, mund të parandaloni që këto dukuri të mos ndodhin dhe të shmangni nevojën për riparime të specializuara. Përveç kësaj, shërbimi i vendit ku jetoni mund të jetë në gjendje të përdorë mjete pastrimi të specializuara për të kryer riparime të shpejta në vend.

Nëse keni të bëni me aparate dëgjimi me defekt dhe dëshironi të përdorni një shërbim riparimi, pse të mos na kontaktoni? Përndryshe, nëse thjesht dëshironi të mësoni më shumë rreth pranimit në riparime për aparatet e dëgjimit Signia, mund të na kontaktoni drejtpërdrejt në numrat tonë të telefonit ose www.klinikaradovani.al

 

Signia Hearing Aids

Blog – Moti i vjeshtës dhe humbja e dëgjimit: Si të silleni me dëgjimin tuaj në stinët e ftohta

Kur fillon e ftohet moti  dhe netët bëhen më të gjata, nuk ka dyshim që jemi  tashmë në stinën e vjeshtës. Për ata që kanë probleme me humbjen e dëgjimit , këta muaj mund të jenë veçanërisht sfidues. Sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e shëndetit të veshit tuaj në muajt më të ftohtë dhe më të lagësht të vitit. Lexoni më tej për të mësuar më shumë se si të ruani më mirë dëgjimin tuaj në vjeshtë:

  • Pse veshët preken nga ndryshimet e motit

Pse pikërisht veshët janë kaq të prekur nga ftohja e vjeshtës dhe e dimrit? Çuditërisht, gjithçka varet nga yndyra. Ndryshe nga pjesët e tjera të trupit, veshët nuk kanë shtresën mbrojtëse yndyrore për t’i mbajtur të ngrohtë. Për ata që qëndrojnë  jashtë në këtë mot,  do të thotë që veshët ftohen më shpejt. Kjo ndodh sepse veshët dhe hunda janë ndër zonat e para që ndjejnë të ftohtin. Sidomos në vendet ku era është një problem serioz, veshët mund të dëmtohen nga mungesa e mbrojtjes. Kjo mund të çojë në një sërë problemesh të ndryshme të dëgjimit, nga tringëllimë në veshët deri te humbja e dëgjimit.

Pavarësisht se Vjeshta dhe dimri vijnë çdo vit, veshët tanë nuk mësohen kurrë me atë të ftohtë. Sidomos për ata që kalojnë një kohë të konsiderueshme brenda. Kumbimi i veshëve, grumbullimi i dyllit në vesh  janë efekte anësore të zakonshme të motit. Për disa, këto kushte mund të jenë shumë stresuese dhe madje të dhëmbshme, duke kërkuar kujdes dhe vëmendje urgjente. Moti i vjeshtës nuk duhet nënvlerësuar dhe marrja e masave parandaluese ia vlen gjithmonë per shëndetin e veshit.

  • Si mund të ndikojnë alergjitë sezonale në dëgjim

Ethet e barit janë në fuqi të plotë nga fundi i verës deri në fillim të vjeshtës, shpesh duke çuar në një mori simptomash të ndryshme të pakëndshme. Këto simptoma përfshijnë çështje specifike të veshit si:

– Vështirësi e përkohshme me dëgjimin

– Ndjenja e mbushjes  ose ënjtjes në vesh

– Prodhim  dylli në disa raste

– Kruarje ose therje në vesh

– Dhëmbje  veshi nga teshtitja

– Zhurmë në vesh

– Simptoma të ngjashme me marramendjen

Për ata që vuajnë nga alergjitë, fillimi i këtij sezoni mund të jetë veçanërisht problematik.

  • Simptoma te tjera

Muajt më të ftohtë në përgjithësi  lënë shumë prej nesh të të rraskapitur. Pavarësisht nëse kemi të bëjmë  me një ftohje, grip apo tjetër virozë të stinës, kjo ndodh më shumë në vjeshtë se çdo muaj tjetër. Sinuset e bllokuara, veshët me ndjesi ‘të mbushur’ dhe madje edhe dëgjimi i reduktuar apo dhëmbje mund të jenë pjesë e sëmundjes se veshit. Simptomat për t’u kujdesur, veçanërisht nëse zgjasin më shumë se disa ditë, janë:

– Dhëmbje brënda veshit

– Ënjtje pas veshit

– Ndjenja e mbushjes  dhe dëgjimi i reduktuar

– Pak ose aspak dëgjim në njërin ose të dy veshët

Nëse ndonjë nga këto  simptoma vazhdon, konsultimi me një mjek ORL është i domosdoshëm për të siguruar shëndetin tuaj afatgjatë.

  • Mbroni dëgjimin tuaj

Vjeshta dhe dimri mund të dëmtojnë dëgjimin tuaj. Edhe pse sigurisht që nuk është sezoni më i zhurmshëm, është thelbësore të siguroheni që po e mbroni veshin. Për çdo ngjarje apo situatë ku mund të ekspozoheni ndaj zhurmave të forta, mbrojtja bëhet e domosdoshme. Nëse mendoni se nivelet e zhurmës do të arrijnë mbi 80 dB, përdorimi i tapave siguron një shëndet më të mirë të veshit. Opsione të tjera përfshijnë kufjet për anulimin e zhurmës.

  • Grumbullimi i tepërt i dyllit mund të shkaktojë dhëmbje dhe tringëllimë në veshë

Grumbullimi  i dyllit mund të ndodhë në çdo kohë të vitit. Por është vënë re se kjo gjëndje është veçanërisht e përhapur në sezonin e vjeshtës. Ndoshta e lidhur me një gjendje të quajtur Veshi i Notarit në stinën e kaluar, por me ftohjen e motit dylli bymehet thahet duke e bllokuar veshin. Kjo gjëndje  mund të shkaktojë siklet apo dhe  dhëmbje me kalimin e kohës. Heqja e dyllit të veshit ulë mundësinë e humbjes së dëgjimit, si dhe tringëllimën në veshë, po ashtu dhe dhëmbjen

  • Aparatet e dëgjimit rezistente ndaj ujit janë të pajisura për t’i bërë ballë lagështirës dhe shiut në vjeshtë

Por në muajt më të lagësht dhe më të ftohtë, a mund t’i rezistojnë motit aparatet tuaja të dëgjimit? Aparatet e dëgjimit rezistente ndaj motit janë zgjidhja ideale për këtë çështje. Duke zgjedhur aparate dëgjimi të dizenjuara për t’i bërë ballë lagështirës dhe shiut të vjeshtës, dëgjimi juaj mund të ruhet efektiv 100% pavarësisht nga moti. Aparatet e dëgjimit nga Signia, ju lejojnë të dilni jashtë edhe në mot të lagësht dhe me stuhi pa frikë nga dëmtimi ose thyerja. Modelet tona rezistente ndaj motit janë krijuar për të përmbushur pothuajse çdo sfidë. Ndërkohë, mos neglizhoni vizitën te mjeku ORL për çdo problem të vazhdueshëm të veshit.

Signia Hearing Aids

Blog – Këshilla Thelbësore për Përdorimin e Aparateve të Dëgjimit në Dimër

Dimri krijon vështirësi  për përdoruesit e aparateve të dëgjimit, veçanërisht nëse ata  udhëtojnë apo shkojnë për pushime dimërore.

Për të përfituar sa më shumë nga pushimet tuaja dimërore, është e rëndësishme t’i bëni gjërat më të lehta për veten dhe për të afërmit tuaj, nëse mbani aparate dëgjimi. Këtu janë disa nga këshillat më të dobishme për trajtimin e aparateve të dëgjimit në dimër, dhe sesi ato mund t’ju ​​ndihmojnë të shijoni pushimet tuaja.

 

  • Monitoroni shëndetin e dëgjimit në dimër.

Është e rëndësishme të ruani një dëgjim të shëndetshëm, pavarësisht se në cilën kohë të vitit jeni. Moti i ftohtë dhe lagështia mund të shkaktojnë një keqfunksion të aparateve të dëgjimit, veçanërisht nëse nuk kujdeseni siç duhet. Nëse futeni nga një ambjent  i ftohtë në të ngrohtë duhet që të fshini aparatet tuaja të dëgjimit dhe sigurohuni që ato nuk po mvishen me avull.

Nëse dëgjoni kërcitje, apo një zhurmë të dobët, thajini plotësisht aparatet tuaja të dëgjimit dhe vendosini në një dehumidifikues, pra një pajisje që ju ndihmon të thani  aparatet tuaja të dëgjimit dhe të shmangni dëmtimin e funksioneve të brendshme.

Edhe nëse nuk mbani aparate dëgjimi, njerëzit që vuajnë nga zhurma në veshë (tinnitus)  përkeqësohen gjatë dimrit. Kjo mund të jetë një shenjë se keni nevojë për një test dëgjimi.

  • Bëni përgatitjet për udhëtim.

Nëse planifikoni të udhëtoni në dimër, është jetike të merrni masa shtesë për aparatet tuaja të dëgjimit. Harrimi i sendeve të rëndësishme si aksesorët e aparatit ndodh në shumë raste, prandaj kontaktoni audiologun tuaj para udhëtimit për t’u siguruar që jeni përgatitur në mënyrë adekuate dhe mos harroni aksesorët tuaj, si mikrofonët, pajisja e tharjes së aparatit të dëgjimit, dehumidifikuesi dhe bateritë shtesë. Këto duhet t’i mbani në çantën e dorës, nëse udhëtoni me avion. Nëse përdorni aparate dëgjimi  me rimbushje, kontrolloni për t’u siguruar që pajisja e karikimit është e sigurt, së bashku me çdo bateri portative.

  • Sporte dimërore.

Disa njerëz  heqin aparatet e tyre të dëgjimit para se të shkojnë për ski ose sporte të tjera dimërore, por ky mund të jetë një vendim  ndoshta i pamenduar mirë. Sidoqoftë, ideja e dëmtimit ose humbjes së aparatit tuaj të dëgjimit në dëborë është e frikshme. Për të mbrojtur aparatet tuaja të dëgjimit, është e rëndësishme të përdorni kapuç apo një shirit që mbulon veshët.

  • Shijoni pushimet me aparate dëgjimi.

Pushimet dimërore kanë filluar të shijohen edhe në vendin tonë. Sidoqoftë, festat dhe tubimet familjare mund të jenë të vështira për ata me humbje dëgjimi. Mund të marrësh pjesë në darka dhe festime të tilla, por mund të kesh nevojë për ndonjë këshillë. Ju mund ta njoftoni mikpritësin për humbjen tuaj të dëgjimit dhe me mirësjellje të kërkoni që të uleni në një vend më të qetë, sepse mund të ndiheni të stresuar në mjedise me zë të lartë.

  • Kini parasysh aparatet e dëgjimit me rimbushje.

Mbajtja e aparateve të dëgjimit në dimër mund të jetë problem, veçanërisht nëse përdoren bateri zink-ajër. Ajri i thatë dhe i ftohtë ulë tensionin brenda baterisë, duke i bërë bateritë të punojnë më shumë për të fuqizuar aparatin e dëgjimit. Kjo bën që ato të konsumohen  më shpejt, kështu që ju duhet të ndryshoni bateritë shumë më shpesh. Kjo është arsyea që shumë përdorues të aparateve të dëgjimit po i drejtohen baterive litium-jon. Këto janë bateri  me rimbushje që nuk kanë nevojë të zëvendësohen. Në fund të çdo dite, thjesht vendosni aparatet  e dëgjimit në karikuesin e tyre.

 

Signia Hearing Aids

Blog – Mbrojtja e aparateve të dëgjimit

Stina e verës, që do të thotë  mot i nxehtë, djersë  dhe not. Sidoqoftë, kjo stinë mund të jetë  katastrofike për aparatet tuaja të dëgjimit. Ja si duhet  të mbroni aparatet tuaja të dëgjimit dhe si aparatet e dëgjimit Signia i përballojnë ato elementë.

Djersa gjithnjë është e pranishme në muajt e nxehtë të vitit, pavarësisht nëse bëni pushime apo jo. Gjatë kësaj kohe, aparatet tuaja të dëgjimit mund të jenë një burim shqetësimi dhe paranoje. Ka shumë gjëra që mund të shkojnë keq, veçanërisht nëse aparatet tuaja të dëgjimit lagen ose mbinxehen.

Ky artikull i shkurtër  do të prekë mënyrën se si mund t’i mbroni aparatet tuaja të dëgjimit kundër faktorëve dëmtues për t’ju kursyer  disa telashe në të ardhmen.

  1. Mbrojtja e aparateve të dëgjimit në kohë të nxehtë

Pavarësisht nëse planifikoni një udhëtim në plazh apo koha është e nxehtë , këtu janë disa mënyra që mund të kujdeseni për aparatet tuaja të dëgjimit:

  • Paisuni me një dehumidifikues. Koha e nxehtë shkakton djersitje dhe thjesht tharja e aparateve të dëgjimit gjatë natës, mund të mos jetë e mjaftueshme. Dehumidifikuesit mund të jenë një mënyrë e mirë për të siguruar që aparatet tuaja të dëgjimit të qëndrojnë të thatë.
  • Mbani gjithnje me vete një kuti ruajtjeje (kutinë e aparatit). Kutia do të mbrojë aparatet tuaja të dëgjimit nga rëra dhe uji, gjë që është e domosdoshme nëse planifikoni të shkoni në plazhë.
  • Mos i lini aparatet tuaja të dëgjimit në diell. Ju patjetër duhet të hiqni aparatet tuaja të dëgjimit nëse doni të notoni. Lënia e tyre në diell dëmton bateritë dhe dhomëzën e baterisë.
  • Pastroni aparatet tuaja të dëgjimit pas përdorimit. Veshët mbledhin shumë djersë, çka ngarkon me lagështirë aparatet tuaja të dëgjimit . Sigurohuni që të fshini dhe pastroni aparatet e dëgjimit në fund të ditës.
  • Shmangni lënien e aparatit tuaj të dëgjimit në makinë. Automjeti juaj mund të nxehet shumë kur bie dielli përvëlues mbi të, kështu që aparatet e dëgjimit nuk duhen lënë në makinë, sepse mund të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme.
  • Thani veshët pas banjës. Pasi të jeni larë, kontrolloni dy herë veshët para se të vendosni aparatin e dëgjimit. Prisni sa të thahet koka dhe veshët.
  • Pastroni aparatet tuaja të dëgjimit në mënyrë profesionale. Pas çdo udhëtimi të gjatë, ose kthimit nga plazhi, kontrolloni aparatin te specialisti i dëgjimit për dëmtime që mund të ketë pësuar aparati.

 

  1. Avantazhi i baterive Li-Jon

Në krahasim me aparatet që përdorin bateri të thjeshta, shumë aparate dëgjimi  me rimbushje janë më të vegjël, më kompakt dhe më pak të prirur ndaj dëmtimit nga uji. Ky është një përfitim i madh gjatë verës, kur djersa dhe uji janë një shqetësim serioz për aparatet e dëgjimit.

Aparatet e dëgjimit me rimbushje janë më të mira edhe për muajt e dimrit. Bateritë me zink nuk janë shumë efektive kur ekspozohen ndaj ajrit të ftohtë dhe të lagësht, dhe kjo përbën problem për ata që përjetojnë dimra të ashpër.

  1. I papërshkueshëm nga uji

Nuk ka një aparat dëgjimi vërtet të papërshkueshëm nga uji.  Ndërsa aparatet e dëgjimit me mbrojtje kundër dëmtimit të ujit janë më të qëndrueshme, kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i ekspozoni ato në mjedise me lagështirë apo t’i fusni në ujë.

Aparatet e papërshkueshme nga uji dhe bateritë Li-jon i bëjnë aparatet tuaja të dëgjimit më të qëndrueshme, por jo të padepërtueshme nga uji.

  1. Zgjedhja e një aparati dëgjimi të sigurt për kohë të nxehtë

Në fakt, çdo aparat dëgjimi Signia përfshin një shtresë hidrofobike. Kjo largon ujin dhe papastërtitë nga futja në aparatet tuaja të dëgjimit. Por nuk do të ndalojë të gjitha format e dëmtimit nga uji, por mund të mbrojë kundër djersës dhe ndotjes. Kombinuar me filtra mbrojtës mbi mikrofona dhe marrës, aparati juaj i dëgjimit do të zgjasë jetën e tij për një kohë të gjatë nëse jeni të kujdesshëm.

 

Signia Hearing Aids