Nga mund të merret vesh që unë kam rënie dëgjimi?

Kjo mund të konstatohet nga vetë ju në rrethana të ndryshme, por jo vetëm, pasi edhe të tjerët thonë
vazhdimisht që ju nuk po dëgjoni mirë.

Kush janë shenjat e një rënie dëgjimi?

· Fillimi i moskuptimit të fjalëve dhe keqkuptimi i bisedave
· Kërkesa bashkëbiseduesit për të përsëritur bisedën

· Familjaret fillojnë të vënë në dukje mosdëgjimin tuaj

· Ekzistenca e një historie e lidhur me zhurma të vazhdueshme

· Nevoja e ngritjes së volumit të radios apo TV më shumë se të tjerët

· Mungesa deshirës për të marrë pjesë në vende ku ndjeni veshtirësi për të dëgjuar (restorant, kafe, festa etj)

· Vështirësia e ndjekjes së bisedave ne grup në ambiente me zhurmë

 

A është e nevojshme të bëj një vizitë te mjeku otorinolaringolog para se të marr një

vendim për të vendosur një aparat dëgjimi?

Po është e nevojshme. Rënia e aftësisë së dëgjimit mund të ndodhë edhe nga probleme fare të thjeshta që mund
të ketë veshi si fjala vjen dylli i veshit. Pas pastrimit, dëgjimi kthehet. Por në shumë raste dëgjimi mund të bjerë

edhe nga sëmundje të përgjithshme siç jane sëmundjet e gjëndrrës tiroide, diabeti, tensioni i lartë i gjakut,

ateroskleroza, etj. Në shumë raste i sëmuri nuk e din se vuan nga këto sëmundje dhe zbulohen rastësisht nga një

vizitë që është i detyruar ta bëjë, sepse i ka rënë dëgjimi ose ka zhurmë në veshë. Ka edhe sëmundje të vetë

veshit ku aftësia e dëgjimit bie, çka mund të korigjohen pa qenë e nevojshme të vënë aparat dëgjimi.

 

Çfarë bën specialisti për të vlerësuar rënien e dëgjimit?

Në këtë rast vizita e mjekut konsiston në përshkrimin e rastit nëse rënia e dëgjimit është permanente apo e
përkohëshme. Nëse është rasti i parë vazhdohet me matjet e rënies së dëgjimit, si audiograma tonale, vokale etj.

Të gjitha matjet janë pa dhembje dhe zhvillohen në ambient zyre dhe qetësi. Nëse është rasti i dytë (rënie e

përkohëshme) mjeku jep mjekimin përkatës.

 

Ku duhet të drejtohem për rënien e dëgjimit?

Në të gjitha vendet ku ndodhet mjeku ORL dhe sigurohet mundësia e matjeve të dëgjimit dhe prania e specialistit
të aparateve të dëgjimit. Në klinikën tonë sigurohet ky shërbim me cilësi shumë të lartë.

 

Çfarë më bën të shpresoj që rënia e dëgjimit mund të jetë e kthyeshme?

· Nëse keni hemoragji nga veshët

· Nëse keni dhembje veshësh

· Nëse keni nje humbje degjimi te menjehereshme

· Nëse keni pësuar traumë në kokë

· Nëse keni probleme me ekuilibrin

· Ndjesia e një presioni ndër veshë

 

Çfarë mund të bëj për të rikthyer dëgjimin e humbur?

Kjo është diçka për t’u vlerësuar nga mjeku specialist. Nëse rënia nuk është e përkohëshme atëherë, zakonisht ajo

është e pakthyeshme. 95% të rasteve të tilla zgjidhen me vendosjen e aparateve të dëgjimit.

 

A më kthehet dëgjimi i humbur duke vendosur aparate dëgjimi?

Asnjëherë aparati i dëgjimit nuk mund të zëvendësojë veshin e njeriut, por ai do të bëjë të mundur rikthimin
e shumë zërave e tingujve që njeriu humbet kur ka rënie dëgjimi. Sa më sakte të jetë zgjedhur aparati i dëgjimit,

aq më i efektshem do të jetë përfitimi i dëgjimit të humbur. Kjo shtron edhe një herë rëndësinë që zgjidhja e

problemit të kërkohet tek specialistët e vërtetë të dëgjimit.

 

Sa aparate duhet të vendos nëse kam rënie dëgjimi në të dy veshët?

Në rastet e rënies së dyanëshme të dëgjimit është mirë të vendosni aparat në secilin vesh. Protezimi i dyanshëm
bën të mundur interpretimin dhe seleksionimin me saktësi të zërave. Kur është e dyanëshme, në shumicën e

rasteve, rënia është e njëllojtë për të dy veshët, kështu që protezimi i dyanshem është shumë kuptimplotë.

Për krahësim, vendosja e një aparati të vetëm është njëlloj sikur për korrigjimin e syve të vendoseshin gjyslykë

vetëm me një xham (për një sy)…….. Në aspektin teknik, vendosja e dy aparateve bën të mundur:

· Përcaktimin e drejtimit dhe distances së burimit të zërit, gjë që është e mundur të realizohet vetëm me dy veshë.

· Rritjen në mënyrë të ndjeshme të aftësisë së kuptuarit të bisedës si në ambiente me zhurmë

· Rritjen e fuqisë së sinjalit (zërit) të kapur nga veshët.

 

Për sa kohë do të mësohem me aparatin?

Eksperienca tregon se periudha e adaptimit me aparatin e dëgjimit është rreth dy muaj. Sidoqoftë për proçedurën

e mbajtjes dhe adaptimit me aparatin do të jepen shpjegime të sakta nga specialisti i aparateve të dëgjimit.

 

Sa zgjat bateria e aparatit?

Kjo varet shumë nga tipi i aparatit. Në ditën e blerjes së aparatit, krahas istruksioneve për përdorimin e aparatit,
tregohet edhe koha e zgjatjes së një baterie. Zakonisht jeta e një baterie zgjat nga 90 deri në 350 orë.

 

Ku gjenden bateritë?

Bateritë mund t`i gjeni në klinikën tonë në çdo kohë. Aparati i dëgjimit përdor bateri speciale që ndryshojnë nga
bateritë e tjera të shitura në treg. Çmimi i një baterie është 100 lek. Duke ditur kohëzgjatjen e një baterie mund
të blihen bateri për një periudhë disamujore. Bateritë duhet të verifikohen gjithnjë për daten e tyre të skadimit.
Me blerjen e aparatit, në klinikën tonë jepen deri në dy muaj bateri të perfshira në çmimin e aparatit.

 

Sa shpesh duhet të bëj kontroll të dëgjimit?

Këshillohet që matja e dëgjimit të bëhet një herë në vit. Në këtë rast është mireët`i behet një kontroll edhe
aparatit të dëgjimit edhe pse ky i fundit mund të mos ketë pasur probleme. Për pacientet që kanë blerë aparatin

në klinikën tonë, kolaudimet dhe programimet me kompiuter bëhen pa pagesë brenda periudhës së garancisë.

 

Cili është ndryshimi ndërmjet një amplifikatori personal dhe një aparati dëgjimi?

Si aparatet e dëgjimit ashti dhe amplifikatorët personalë të tingullit kanë të njëjtin qëllim: Përmirësimin e aftësisë

së dëgjimit. Teknologjia e prodhimit është thuajse e barabartë. Ndryshimi qëndron: Aparati i dëgjimit vlen pasi të

jetë sqaruar arsyeja e rënies së dëgjimit, pra pasi është vënë diagnoza e semundjes që ka shkaktuar rënien e

aftësisë së dëgjimit; ndërsa amplifikatorët shërbejnë për fuqizimin e tingullit, por maskojnë humbjen e aftësisë

së dëgjimit. Kjo do të thotë se humbja e dëgjimit mund të zbulohet me vonesë. Përveç kësaj, nga përdorimi i

amplifikatorit, dëgjimi mund të dëmtohet më shumë. Amplifikatorët e dëgjimit janë aparate të lira, që shiten

nga njerëz të paautorizuar dhe kompetentë.

 

Si duhet të sillem kur familjarët apo miq më thonë se ke nevojë për aparat dëgjimi, ndërkohë që unë dëgjoj mirë?

 

Vërtetë mund t’ju duket se dëgjoni, por njerëzit përreth jush kuptojnë se ju nuk e keni të mirë dëgjimin nga

që herë pas here kërkoni që bashkbizeduesi të përsërisë fjalët apo të ngreje zërin. Keni nevoje të ngreni

volumin e televizorit, ose të mos kuptoni fjalët në mjedise me zhurmë. Në një rast të tillë mund të jenë dëmtuar

tonet e larta të dëgjimit. E keni të nevojshme të bëni një matje të dëgjimit (audiogramë), që është një proçedurë

e thjeshtë.

 

Ku duhet të blihet aparati i dëgjimit?

Është e këshillueshme që aparati të blihet në vendin që jeton. Kjo bëhet e detyrueshme për aparatet digitale,

sepse aparati ka nevojë për kontrolle të herë pas hershme nga shërbimi audiologjik, pra aty ku keni blerë aparatin.

Shërbimi audiologjik ku do të blihet aparati, duhet të ketë liçencën për shitje nga kompania prodhuese e aparateve

të dëgjimit. Në të kundërt, burimi i aparateve të dëgjimit është i dyshimtë.

 

Si mund ta dij se cili aparat është më i mirë për mua?

 

Shumë kompani sot në botë prodhojnë aparate dëgjimi, që kanë avantazhet apo disavantazhet e tyre.

Aparati i përshtatshëm përcaktohet mbi bazën e humbjes së aftësisë së dëgjimit, por klinika apo kabineti që

merret me shitjen e një aparati dëgjimi duhet të ketë eksperiencë jo vetëm në percaktimin e tipit të aparatit,

por të jetë në gjëndje dhe të kryej shërbime të mëtejshme cilësore ndaj këtij aparati.

 

Përse janë aq të shtrenjtë aparatet e dëgjimit?

 

Nuk është vetëm çështje e konkurencës, por aparatet e sotëm shkojnë krah për krah me zhvillimet më të fundit

të teknologjisë elektronike. Një kompani e caktuar brënda një viti prodhon me dhjetëra aparate të rinj me opsione

gjithnjë e më të përparuara, aq sa mund të kolaudohen nga vetë pacienti nëpërmjet një smartfoni. Në vendet e

zhvilluara nuk është problem çmimi i aparatit sepse mosha të caktuara rimbursohen nga kompanitë e sigurimeve,

çka nuk po bëhet ende realitet në vendin tonë.