App për celular

Klinika Radovani / Aparate Dëgjimi / App për celular

 

Zgjidhje e thjeshtë dhe shumë funksionale

 

Ky aplikim për telefon celular është një zëvendësues i telekomandës Easy Tek, me ndryshimin që në vend që të përdoret telekomanda, përdoret telefoni celular.
Për të bërë të mundur këtë funksionim, shkarkohet falas aplikimi përkatës nga Google Store (për telefonat android) ose nga Apple App Store (për iphone) dhe ndiqen hapat në vijim:
– Nëse aparati juaj lejon që të komandohet nga telefoni celular, shkarkoni applikimin e mesipërm nga Google ose Apple për sa më sipër.
– Zgjidhni një mjedis të qetë për të kryer instalimin fillestar
– Vendosni aparatet në vesh në gjendje pune normale. Aparatet dhe aplikimi “kërkojnë njëri tjetrin” derisa të vendoset lidhja midis tyre. Ky proçes zgjat rreth 3 minuta dhe përfundon me një sinjalizim. Në telefon është pyetja: A e dëgjuat sinjalin ? Përgjigjuni po ose jo.
– Pyetja e hapit tjetër është: A përdorni programe në aparatin tuaj? Përgjigjuni po ose jo.
– Më pas ndiqen hapat në vendosjen e emërtimit të programeve siç janë vendosur nga specialisti i dëgjimit.
Mbas përfundimit të proçedurës, aparatet mund të komandohen nga telefoni celular për volumin e zërit, ndërrimin e programeve etj.
Duhet vënë në dukje që jo të gjithë aparatet e dëgjimit mund të telekomandohen nga telefoni celular. Të gjithë aparatet e teknologjive të reja (pas vitit 2018) siç i kemi përmendur më lart,  e lejojnë këtë aplikacion.