Blog – Pse kumbojnë veshët në mot të ftohtë?

Po japim disa informacione të dobishme  pse veshët tuaj tingëllojnë shpesh në mot të ftohtë dhe çfarë  mjetesh kemi në  dispozicion për të lehtësuar këtë shqetësim. Ardhja e motit të ftohtë të dimrit mund të krijojë stres për shumë njerëz që shqetësohen për efektet e të ftohtit në dëgjimin e tyre.

  • Ç’është tringëllima në vesh?

Një gjendje e njohur si tringëllimë në veshë është një shfaqje e zakonshme e zhurmës në vesh, veçanërisht gjatë dimrit. Tinguj të ngjashëm janë gumëzhimë, fërshëllimë, klikim ose gjëmim. Kjo gjendje mund të përkeqësohet me moshën ose te njerëzit me humbje të dëgjimit, dëmtim të veshit ose çrregullim të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Ashpërsia e zhurmës në vesh mund të ndryshojë nga personi në person dhe mund të jetë mjaft e bezdisshme ose e pakëndshme. Për fat të mirë, askush tjetër nuk mund ta dëgjojë tingullin.

  • Çfarë e shkakton zhurmën në vesh?

Ju mund të dëgjoni zhurmë në vesh për arsye të ndryshme duke përfshirë:

  • Humbje dëgjimi
  • Stresi
  • Ekspozimi ndaj zhurmës së fortë për një kohë të gjatë
  • Dëmtim i veshit të brendshëm
  • Presion nga qimet në vesh
  • Presion jonormal në vesh nga i ftohti, gripi ose infeksioni i sinuseve
  • Sekrecionet e mbledhura në veshin e mesëm
  • Bllokim ose grumbullim i dyllit të veshit
  • Disa kushte shëndetësore, p.sh., rritje jonormale e kockave në veshin e mesëm (otosklerozë)
  • Lëndim ose traumë e veshit

 

Parandalimi dhe trajtimi i zhurmës së veshëve gjatë dimrit

  • Ekspozimi i gjerë ndaj motit të ftohtë të dimrit mund të jetë brutal për lëkurën dhe veshin. Ngricat e bëjnë më të lehtë që lagështia të depërtojë në vesh dhe të shkaktojë “veshin e sërfit” ose të ndikojë në aparatet tuaja të dëgjimit. Mbajtja e kapelave termike ose e skufjeve të veshëve mund të ndihmojë në mbajtjen ngrohtë të veshëve.
  • Dylli i veshit tenton të ngurtësohet gjatë dimrit dhe mund të bllokojë veshin. Por edhe dylli mund të bllokojë altoparlantin e aparatit duke e nxjerrë ate jashtë funksionit. Kjo bën të domosdoshëm kontrollin e herë pas hershëm të veshëve dhe pastrimin e dyllit.
  • Shtohet prodhimi i dyllit kur një objekt futet në vesh për një periudhë të gjatë. Njerëzit që përdorin aparate dëgjimi prodhojnë më shumë dyllë dhe përjetojnë më shumë zhurmë në vesh. Pasi pastrohet veshi duhet të pastrohet edhe aparati për një performancë më të mirë.
  • Nëse tringëllima ne vesh ngulmon pas pastrimit të veshit, është e nevojshme të bëhet një audiogramë dhe të kontrollohet funksioni i aparatit për të zbuluar shkakun e zhurmës.

 

  • Kur është e nevojshme të takoni mjekun

Për t’u siguruar që veshët tuaj funksionojnë mirë, mund të lini një takim me një mjek ORL për vizitë dhe për të bërë një test dëgjimi. Mjeku juaj gjithashtu mund të kontrollojë për grumbullimin e dyllit dhe të pastrojë çdo bllokim nëse është e nevojshme. Rastet e rënda të tringëllimës në veshë  mund të kërkojnë kanalplastikë, një proçedurë kirurgjikale që bëhet për të hapur kanalin e veshit, duke hequr rritjet anormale ose gungat kockore të pranishme.

 

Signia Hearing Aid

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *