Blog – Arritja e qetësisë me paisje anuluese të zhurmës

Arritja e qetësisë me paisje  anuluese të zhurmës 

 

 

 

 

 

Në botën e sotme, të mbushur me trafik, transport publik dhe “peizazhe” urbane, ndotja nga zhurmat (ndotja akustike) po bëhet një çështje e ditës. Pajisjet për anulimin e zhurmës mbeten si e vetmja zgjidhje.

Ndotja nga zhurmat është një koncept relativisht i ri në historinë e njerëzimit, por ka pasur një ndikim masiv në dëgjimin dhe shëndetin e njeriut. Në fakt, rastet e humbjes sensorineurale së

dëgjimit janë në rritje, dhe duket se një ndër fajet e ka ndotja nga zhurmat në jetën tonë të përditshme. Shumë njerëz janë të ndërgjegjshëm për të fajësuar muzikën me zë të lartë, klubet e zhurmshme për humbjen e dëgjimit dhe tringëllimën në veshë, por ende nuk dihet se trafiku rrugor dhe vendet tona të punës kanë një efekt shumë më të fshehtë në veshët tanë.

Të gjithë e dimë që kremi i diellit parandalon kancerin e lëkurës dhe syzet e diellit parandalojnë verbimin, por në të vërtetë nuk i ndjekim këshillat që na janë dhënë për veshët. Nëse qëndroni apo kaloni në krah të trafikut rrugor, shkoni në restorante, merrni pjesë në ahengje ose përdorni transportin publik, ju jeni duke u ekspozuar ndaj ndotjes nga zhurma. Pra, çfarë është ndotja nga zhurma, si ndikon në humbjen e dëgjimit dhe si mund ta mposhtim atë?

· Çfarë është ndotja nga zhurma?

Ndotja akustike në mënyrë të heshtur ndot jetën tonë të përditshme. Ne mund të mos e vërejmë se sa me zë të lartë është në të vërtetë ajo zhurmë, sepse jemi vazhdimisht të rrethuar nga zhurma të tjera në çdo moment të ditës. Vetëm kur përdorim kufje anuluese të zhurmës ose vizitojmë ndonjë fshat, kuptojmë se sa e zhurshme është në të vërtetë jeta jonë. Kjo shkon dyfish për ata që jetojnë në qytete të mëdha. Sa më urbane të jetë rrethina juaj, aq më të larta janë zhurmat që prodhon urbanizimi. Kjo zhurmë konsiderohet si një efekt anësor i të jetuarit në qytet.

Në fakt, kjo breshëri e vazhdueshme e tingujve të lartë dëmton seriozisht veshët, por shpesh neglizhohet. Ekspozimi i zgjatur ndaj zhurmës mund të shkaktojë pagjumësi, shqetësim dhe lodhje, por shumë njerëz nuk e dinë përse ndihen kështu. Qeniet njerëzore kanë lindur në natyrë të heshtur, pra, qetësia do të thotë siguri për veshët. Tani që është grabitur kjo heshtje prej trafikut dhe banesës në apartamente, njeriu nuk e përballon një situatë të tillë.

Ndërsa shumë prej nesh janë përshtatur me këtë lloj jete, veshët nuk përshtaten kaq shpejt. Sa më shumë plakemi, aq më shumë ndotja nga zhurma do të fillojë të ndikojë. Në fakt, ndotja nga zhurma përmendet si një nga arsyet kryesore që kaq shumë njerëz po përjetojnë humbje të dëgjimit edhe në moshat e reja.

· Ndotja nga zhurma dhe humbja e dëgjimit

Humbja e dëgjimit sensorineural është lloji më i zakonshëm i humbjes së dëgjimit, që shkaktohet nga përkeqësimi i kërmillit të veshit. Ta themi thjesht, kërmilli i veshit është organi i dëgjimit i vendosur në veshin e brendshëm. Në brendësi ka qeliza të veshura me qimëza të imëta, që i përgjigjen dridhjeve të tingullit dhe lejojnë të përpunohet tingulli. Pa këtë kërmill (koklea), nuk mund të dëgjoni. Sidoqoftë, kërmilli nuk degradon i gjithi menjëherë. Humbja e dëgjimit sensorineural ndodh gradualisht, dhe gjithnjë e më shumë këto qeliza me qimëza vdesin, derisa humbja e dëgjimit bëhet e thellë.

Me kalimin e kohës, prania e vazhdueshme e zhurmës së lartë shkatërron kërmidhin, duke shkaktuar humbje të dëgjimit sensorineural. Një simptomë e zakonshme e humbjes së dëgjimit

sensorineural është tinitusi (tringëllima e veshëve). Tinitusi është raportuar gjerësisht nga ata që jetojnë në zona urbane, madje edhe nga të rinjtë.

Ndotja nga zhurma që përjetojmë në jetën tonë të përditshme mund të vijë nga pothuajse kudo. Restorantet dhe klubet janë të zhurmshme, dyqanet e veshjeve dhe qendrat tregtare luajnë muzikë me zë të lartë për blerësit. Koncertet dhe klubet dita-ditës po lulëzojnë me pajisje zanore të teknologjisë së lartë tepër të zhurshme, por edhe trafiku dhe transporti publik janë po aq faktorë dëmtues për veshët. Shumica e njerëzve nuk mbajnë as mbrojtje dëgjimi, duke mos njohur dëmin që sjellin zhurmat urbane. Qëniet njerëzore e ndjejnë veten mirë nga qetësia. Pra, njeriu ka nevojë për qetësi për të fjetur, përqendruar dhe për t’u çlodhur.

Përfitimet e qetësisë zanore

Qetësia zanore jo vetëm që heq rrezikun e ekspozimit ndaj zhurmës, por gjithashtu ka shumë përfitime shëndetësore. Mendërisht, kjo na lejon të relaksohemi dhe të pastrojmë mendjet tona. Meditimi është më i lehtë kur nuk ka melodi apo bisedë për tu përqëndruar. Emocionalisht, mund të ndihmojë njerëzit të lëshohen dhe të zgjidhin stresin e tyre në një mënyrë të shëndetshme. Fizikisht, heshtja ulë presionin e gjakut, përmirëson kiminë e trurit dhe forcon sistemin imunitar.

Siç u përmend më lart, shumë njerëz jetojnë në qytete, ku ndotja e zhurmës është e pranishme në çdo kohë. Për më tepër, shumica e adoleshentëve dhe të rriturve bëjnë jetë të ngarkuar, duke u përpjekur të vazhdojnë me punën / shkollën, ndërveprimin shoqëror dhe argëtimin. Nuk kanë shumë kohë për të siguruar heshtjen e vërtetë.

Ky është rasti ku pajisjet anuluese të zhurmës hyjnë në punë.

· Si mund të ndihmojnë mjetet që sigurojnë qetësi të veshëve

Për ata që marrin transportin publik për të punuar çdo ditë, qetësia e dëgjimit nuk është diçka që sigurohet lehtësisht. Sidoqoftë, zëvendësimi i kufjeve tona me kufje anuluese të zhurmës ndihmon mjaft. Mbajtja e tyre gjatë udhëtimit nuk është e vetmja gjë që mund të bëni. Rekomandohet që të qetësoni veshët tuaj pas aktiviteteve me zë të lartë. Vendosja e kufjeve anuluese të zhurmës në fund të ditës për të lexuar, relaksuar dhe lëvizur nëpër media sociale mund të ketë një efekt mjaft të mirë në veshët dhe trurin tuaj. Gëzoni heshtjen dhe shijoni përfitimet që ju jep.

Signia Hearing Aids 

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *