Aparatet brenda veshit quhen ndryshe edhe aparate të personalizuar, pasi ato bëhen me porosi sipas masës së veshit të përdoruesit që merret në klinikë dhe dërgohet tek prodhuesi. Në varësi të opsioneve të kërkuara, gradës së rënies së aftësisë së dëgjimit, si dhe stilit të jetës së përdoruesit, ata ndahen në aparate në vesh (ITE), aparate në kanal të veshit (ITC) si dhe aparate brënda në kanal të veshit (CIC). Aparatet brenda veshit u bënë shumë popullore, pasi në shumicën e rasteve sigurojnë deri diku “padukshmërinë” e tyre, që mund të jetë një shqetësim për shumë pacientë. Duhet thënë që sot, me përparimin e teknologjisë, edhe aparatet mbrapa veshit janë popullorë, pasi dimensionet e tyre jane zvogëluar në mënyrë të ndjeshme dhe për më tepër lejojnë më shumë opsione se sa aparatet brënda veshit (sidomos telekomandimin) Nga statistikat rezulton se sot në botë shiten mesatarisht 60% aparate mbrapa veshit dhe 40% brënda veshit.

 

 INSIO

INSIO është aparat brënda veshit që ofrohej fillimisht në dy platforma; binax dhe micon. Në të dyja platformat aparati prodhohej i personalizuar sipas formës së veshit me opsionet e secilës platformë. Çmimi i aparatit varej nga numri i opsioneve që ofron aparati dhe ndahej në tre kategori; niveli 7, niveli 5 dhe niveli 3 (niveli 7 përmban të gjitha opsionet e mundshme, pra është më i shtrenjti). Në vitin 2016 të dy këto platforma dualën nga prodhimi. Ndërkohë hyjnë në prodhim aparate me një teknologji shumë më të avanvuar siç janë Insio Nx, Insio PX, Intuis 3 dhe Prompt të cilët ofrojnë shumë më tepër opsione shtesë nga të parët. Të tilla opsione janë: rritja e programeve nga përdoruesi; Ultra HD, sidomos kur protezohen të dy veshët; aktivizohen nëpërmjet smartfonëve; rritet numri i kanaleve për një diferencim më të mirë të të dëgjuarit në mjedise me zhurmë, etj.,etj.

Edhe platformat e mëparshme si Nitro, Orion 2, Sirion 2, Intuis 2 dhe Lotus po kështu dolën nga prodhimi, duke filluar nga viti 2017.