Blog – Veshi i notarit dhe Aparatet e Dëgjimi

Verë. Është koha për pushime në plazh. Por ç’ndodhë me veshët e notarëve? “Veshi i notarit” është një shqetësim për të gjithë ata që zhyten ne detë. Ja çfarë duhet të dini për veshin e notarit dhe rreziqet specifike që duhet të kenë përdoruesit e aparateve të dëgjimit.

Nëse jeni duke bërë pushime verore, djegia nga dielli dhe mbrojtja e syve janë gjërat e para që njerëzit mendojnë, kështu që syzet e diellit dhe kremrat kundër diellit janë gjërat e para që paketohen. Por shumë njerëz anashkalojnë rreziqet e veshit të notarit. Bartësit e aparateve të dëgjimit duhet të marrin në konsideratë gjëra shtesë, si nga dëmtimi i ujit, ashtu edhe nga rëra.

Pavarësisht nëse mbani aparate dëgjimi apo jo, duhet të keni parasysh veshët kur planifikoni vajtjen tuaj në plazh. Do japim disa informacione në lidhje me veshin e notarit, si ta parandalojmë atë dhe si mund të përgatiten bartësit e aparateve të dëgjimit për pushimet në plazh.

· Çfarë është veshi i notarit?

Veshi i notarit është një infeksion i zakonshëm i lëkurës së kanalit të veshit. Për shkak të hapësirës së ngushtë, nxehtësisë dhe lagështisë së kanalit të veshit, krijohet një problem i dhëmbshëm dhe i bezdisshëm. Ndryshe nga infeksionet e lëkurës në pjesë të tjera të trupit, problemet brënda veshëve mund të jenë pak më të vështira për tu trajtuar. Sidoqoftë, shumë

njerëz që sëmuren me veshin e notarit çdo verë, ata e dijnë se trajtimi i duhur mund ta eliminojë problemin shpejt. Simptomat e veshit të notarit përfshijnë dhëmbje, ënjtje, mbingarkesë dhe humbje të përkohshme të dëgjimit.

Fëmijët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë veshin e notarit, pasi kanalet e veshit janë më të ngushta dhe sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar ende plotësisht. Siç pritet, notarët e pasionuar ose profesionistë kanë pesë herë më shumë gjasa të sëmuren nga ky infeksion. Ata që notojnë në detë apo në liqen kanë gjithashtu më shumë gjasa të sëmuren, pasi uji nuk trajtohet dhe është i mbushur me baktere.

A mund të shkaktojë ky infeksion tringëllimë në veshë?

Veshi i notarit dihet se shkakton humbje të përkohshme të dëgjimit, por nuk duhet të trëmbeni se mund të pësoni një humbje të përhershme të dëgjimit. Mbingarkesa e kanalit të veshit me dyllë mund të bllokojë tingullin, duke çuar në humbjen e dëgjimit dhe/ose tringëllimë në veshë.

Nëse keni shkuar të notoni kohët e fundit ose pas një banjoje është bllokuar veshi, mund të jetë veshi i notarit fajtori.

· Si të shmangni veshin e notarit

Njerëzit të prirur ndaj infeksioneve të veshit duhet të jenë të jenë të kujdesshëm ndaj pishinave, liqeneve dhe detit. Sidoqoftë, kërcënimi i veshit të notarit nuk duhet të prishë argëtimin tuaj. Nëse shqetësoheni për një infeksion të veshit, mund të merrni masa për ta shmangur atë. Tapat e veshit janë një mënyrë e mirë për të parandaluar hyrjen e ujit në vesh, por nganjëherë përdorimi i tyre e acaron më shumë lëkurën e kanalit të veshit. Tharja e plotë e veshëve pas notit mund të pastrojë çdo grumbullim brenda kanalit të veshit.

Nëse mbetet ujë në vesh, mund të përdoret alkool ose peroksid hidrogjeni për të tharë kanalin e veshit dhe për të vrarë bakteret. Asnjëherë mos përdorni sende të tjera të huaja për të tharë veshët. Po kështu, mos përdorni ndonjë mjet për të thithur lagështirën, sepse mund të çahet daullja e veshit , duke përkeqësuar më tej gjëndjen e krijuar. Thjesht ktheni kokën në anën e veshit të bllokuar me ujë, lëvizni nofullën dhe përpiquni të nxirrni ujin në mënyrë natyrale.

· Këshilla për aparatet e dëgjimit te plazhistët

Nëse mbani aparate dëgjimi, me siguri i dini rreziqet që vijnë nga banja në plazh. Sidoqoftë, ka mënyra për të mbrojtur veten dhe aparatet. Shumë mbajtës të aparateve të dëgjimit duhet të kenë parasyshë dëmtimin nga uji të aparatit të dëgjimit, dëmtimin nga nxehtësia dhe rëra.

Shprehja “dëmtim i aparatit nga uji” është një makth për këdo që mban aparate dëgjimi.

Uji është kudo – në ajër të lagësht, djersë, pishina, detë, etj. Ndoshta është e pamundur ta shmangësh, por nuk është e pamundur të mbrosh aparatet e dëgjimit kundër dëmtimit nga uji.

Dehumidifiers mund të përdoren gjithashtu për të tharë lagështinë pas një dite të gjatë përdorimi.

· Nxehtësia e Verës

Nxehtësia dëmton aparatet e dëgjimit dhe bateritë e tyre. Nëse keni nevojë të ruani aparatet e dëgjimit dhe bateritë e tyre, sigurohuni që t’i vendosni në një vend të freskët. Asnjëherë mos i lini në makinë, nën diell ose pranë dritares. Ndërsa është gjithmonë një ide e mirë të paketoni bateri shtesë të aparateve të dëgjimit.

· Rëra

Po kështu, rëra është e dëmshme për aparatet e dëgjimit . Rëra mund të bllokohet në cepat e aparateve të dëgjimit, duke gërvishur pjesët delikate dhe duke shkaktuar dëme serioze. Asnjëherë mos i lini aparatet tuaja të dëgjimit në një peshqir plazhi. Gjithmonë ruajini ato në një kuti të mbyllur mirë, të papërshkueshme nga uji (dhe kundër rërës). Nëse aparati ka rënë në rërë, asnjëherë mos tentoni ta pastroni vetë atë. Duhet të drejtoheni te specialisti i aparateve të dëgjimit.

Signia Hearing Aids

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *