Blog – Darka në restorant për një person që mban aparat dëgjimi

Dreka apo darka në një restorant për një person që mban aparat dëgjimi

 

 

Ngrënia me miqtë, familjen apo kolegët është pjesë e jetës, por duhet siguruar një përvojë e këndshme edhe për subjektin që mban një aparat dëgjimi. Për fat të mirë, ka disa mënyra për të siguruar që ky subjekt  të marrë pjesë në bisedën me miqtë pa përdorur shikimin.

Para se të planifikoni ndonjë drekë apo darkë, është e rëndësishme të siguroheni që partnerët tuaj të jenë mikpritës dhe mirëkuptues. Koha juaj është e vlefshme dhe ju nuk duhet ta shpenzoni atë me njerëz që nuk e vlerësojnë vështirësinë tuaj.

Megjithatë, shumë faktorë të tjerë mund të mos ju japin kënaqësi në drekën apo darkën tuaj. Edhe njerëzit pa humbje dëgjimi mund të ndihen të shqetësuar në një tavolinë gjigande me shumë njerëz, ndoshta edhe të panjohur. Këtu janë disa këshilla se si të siguroheni që përvoja juaj në ngrënie të jetë e këndshme.

  • Zgjidh një tavolinë në pjesën më të mirë të restorantit

Zhurma e mjedisit rrethues mund ta bëjë të vështirë për ata që kanë humbje dëgjimi të analizojnë se çka po thotë partneri i tyre gjatë bizedës. Megjithëse mjetet moderne të dëgjimit sigurojnë një kuptim të shkëlqyer të fjalës në zhurmë, të gjithë preferojmë të dëgjojmë partnerët tanë të bisedës pa shumë zhurmë rreth nesh.

Aparatet moderne të dëgjimit janë ndërtuar në një mënyrë të tillë që të ndihmojnë plotsisht personin bartës të aparatit të dëgjimit që të qëndrojë normalisht në mjedise të tilla

  • Përpiquni të gjeni një vend me ndriçim të mirë

Për shumë njerëz që nuk dëgjojnë, duke parë lëvizjen e buzëve të një personi tjetër, mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë atë që po thonë. Ndërsa aparatet e dëgjimit transmetojnë zërin me saktësi, kombinimi i komunikimit pamor dhe të dëgjimit është një instinkt natyror për ne. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të shikoni fytyrën e personit tjetër nëse ka ndriçim të zbehtë, ose shumë dritë.

Mundohuni të zgjidhni një tavolinë me ndriçim të mjaftueshëm, në mënyrë që të shihni fytyrën e partnerit tuaj të ngrënies, duke e bërë më të lehtë për të komunikuar me ta permes pamjes, përveç tingullit nga aparatet e dëgjimit. Nëse mundeni, bëni rezervim në një restorant të qetë.

  • Darka në grupe të vogla

Për arsye të zhurmës në një restorant të madh, përpiquni të hani në grupe të vogla. Kjo do t’i bëjë gjërat më të lehta për ju, dhe partnerët tuaj të ngrënies mund të kënaqen edhe më shumë. Nëse e gjeni veten në një grup të madh, kërkoni me edukatë që të flasin një nga një.

 

Blog – Çfarë të bëni nëse aparati i dëgjimit fërshëllen

Çfarë duhet të bëni nëse aparati i dëgjimit fillon të fërshëllejë

 

Fërshëllima është një zhurmë e pakëndshme, por tregon se aparati i dëgjimit nuk funksionon si duhet. Problemet mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha janë të zgjidhshme.

Për shumë njerëz zhurmat janë të pakëndshme e të bezdisshme. Për ata që kanë humbje dëgjimi, një tingull i papritur dhe që nuk i është thënë kur ka marrë aparatin e dëgjimit p.sh. zhurma fërshëllyese e aparatit kur përqafohet me dikë, do ta shqetsojë, sepse mendon se aparati është i dëmtuar. Në fakt nuk është kështu dhe aparati nuk ka nevojë të riparohet, por do të përmendim disa nga arsyet përse aparati fërshëllen.

  • Bllokimet e veshëve

Aparatet e dëgjimit transmetojnë tinguj në kanalin e dëgjimit. Nëse ky tingull nuk ka ku të shkojë, sepse kanali është i bllokuar me dyllë, aparati do të fërshëllejë. Kjo mund të shkaktojë edhe dëmtimin e aparatit tuaj të dëgjimit nëse nuk shbllokohet kanali i dëgjimit. Për këtë arsye veshët duhet të kontrollohen herë pas here për papastërti dhe në të njëjtën kohë të kontrollohet edhe aparati për ndonjë papastërti që mund të ketë tërhequr nga kanali.

  • Ju nuk e mbani si duhet aparatin tuaj të dëgjimit

Mos u shqetësoni, kjo ndodh për të gjithë. Kur vendosni gabimisht aparatin tuaj në vesh, mund të shkaktojë fërshëllimë. Provoni të hiqni aparatin tuaj të dëgjimit dhe ta rivendosni. Sigurohuni që aparati të jetë vendosur si duhet. Aparati duhet të qëndrojë i puthitur në kanalin e veshit. Nëse është i lirshëm, do të shkaktojë zhurmë fërshëllyese.

  • Ndryshimi i formës së kanalit

Me kalimin e kohës, veshët tuaj mund të ndryshojnë  formë. Kjo mund të krijojë hapsira  në formën e aparatit, duke bërë që aparati të qëndrojë lirshëm në kanal. Një formë që nuk puthitet mirë në vesh, provokon fërshëllimë. Për të rregulluar këtë, shkoni atje ku keni marrë aparatin për t’u paisur me një formë të re.  Edhe tubi gjithashtu mund të forcohet me kalimin e kohës dhe duhet zëvendësuar

  • Volum i lartë

Ngritja e volumit të aparatit të dëgjimit mund të detyrojë tingullin të kthehet mbrapsht, duke shkaktuar fërshëllimë. Flisni me teknikët e dëgjimit atje ku keni marrë aparatin.

  • Burime të tjera

Kapelat, shamitë dhe mbulesat e tjera të kokës mund të provokojnë zhurmë fërshëllyese të aparatit. Për të shmangur këtë, hiqni shallin ose kapelen. Ulja e volumit në aparatin tuaj të dëgjimit mund të ndihmojë gjithashtu në heqjen e zhurmës. Edhe përqafimi me dikë tjetër mund të shkaktojë një tingull apo zhurmë në aparat, por që nuk është e bezdisshme.

Fërshëllima e aparatit të dëgjimit mund t’ju shqetësojë seriozisht , por mos u trëmbni. Siç u përmend më lart, kjo gjë ndodh herë pas here, dhe në shumicën e rasteve problemi zgjidhet lehtë dhe mirë. Rrallë herë mund të lindë nevoja për rregullime të brëndshme të aparatit, që kërkojnë një shërbim më të specializuar.