Blog – A e dëmton dylli i veshit aparatin e dëgjimit?

Dylli i veshit ose cerumeni, është një substancë e prodhuar nga gjëndra speciale brenda kanalit të veshit. Funksioni i këtij dylli është për të kapur pluhurin dhe mikrobet para se të arrijnë në thellësi të veshit dhe që mund të shkaktojnë infeksion. Kur përtypni, flisni ose lëvizni nofullën, dylli ngadalë rrjedh nga veshi, duke parandaluar grumbullimin në vesh.

  • A duhet të pastroni veshët tuaj?

Ka pasur një numër studimesh që nuk këshillojnë përdorimin e veglave të pastrimit si kotonçina dhe piskatore në veshë. Përdorimi i tyre veçanërisht i kotonçinave than dhe shtyn dyllin në thellësi të kanalit të veshit, për të mos thënë që shkakton edhe dëmtimin e daulles së veshit.  Po kështu, i paefektshëm është përdorimi i kaushëve prej dylli, të cilët mund ta bllokojnë edhe më shumë veshin. Pastrimi i veshit duhet të bëhet nga profesionistë (mjekë apo nd/mjekë ORL).

  • A ndikon aparati i dëgjimit në prodhimin e dyllit?

Po. Nëse mbani aparate dëgjimi, mund të keni nevojë të pastroni veshët  më shpesh. Aparatet e dëgjimit stimulojnë prodhimin e dyllit të veshit, ndërkohë që bllokojnë edhe rrjedhjen e dyllit jashtë kanalit të veshit. Kjo mund të krijojë probleme të tilla që përfshijnë  bllokimin dhe dëmtimin e aparatit tuaj të dëgjimit.

Aparatet e dëgjimit nuk do të funksionojnë  kur kanalet e veshit  janë shumë të bllokuara. Nëse mikrofoni i aparatit mbështetet mbi dyllë do të prodhojë tinguj të çuditshëm apo fërshëllima. Kjo do të shkaktojë reagime të pakëndshme ndaj  aparatit të dëgjimit, çka mund të konsiderohet si një problem teknik i aparatit.

Komponentet kimike të dyllit mund të penetrojnë  në pjesët e brëndshme të aparatit duke e degraduar ate, pra i shkurton jetën.

Përafërsisht 60-70% e të gjitha e aparateve të dëgjimit të dërguara për riparim janë të bllokuar thjesht nga dylli ose degradohen nga materialet organike që përmban dylli. Për shkak se aparatet e dëgjimit janë vazhdimisht në kontakt me lëkurën dhe veshët tuaj, është e rëndësishme që këto zona të kontrollohen herë pas here e të pastrohen. Kjo është mënyra më e mirë për të siguruar efektshmërinë dhe jetëgjatësinë e aparatit.

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *