Blog – Humbja e Dëgjimit mund të çojë në rrëzime të rrezikshme

Humbja e Dëgjimit mund të çojë në rrëzime të rrezikshme

 

Humbja e dëgjimit paraqet rreziqe serioze për sigurinë tuaj. Njerëzit me humbje të dëgjimit përballen me një rrezik në rritje të rrëzimit, gjë që mund të rezultojë në lëndime traumatike të trupit dhe kokës. Ju duhet të mendoni për këto rreziqe të mundshme dhe të dini çfarë të bëni për të parandaluar rrëzimin.

  • Lidhja midis humbjes së dëgjimit dhe rrëzimit

Çdo rrëzim mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin dhe mirëqenien e dikujt. Mund të ndodhin trauma të rëndësishme edhe në tru, edhe nëse rënia nuk duket shumë e rëndë ose nëse nuk ka simptoma menjëherë. Në fakt, në 90% e inçidenteve që rezultojnë nga rrëzimi, personi nuk humbet ndërgjegjen.

Hulumtimet nga Universiteti Johns Hopkins zbuluan se edhe humbja e lehtë e dëgjimit mund të rrisë rrezikun e rrëzimit. Me humbje më të madhe të dëgjimit, ky rrezik rritet.

Arsyeja? Bie ose humbet një nga shqisat e rëndësishme të orientimit dhe  burimet njohëse për të ruajtur ekuilibrin dhe ecjen. Këta faktorë i vënë njerëzit me humbje dëgjimi, veçanërisht individë të moshuar, në  rrezik më të lartë për t’u rrëzuar.

  • Si ndihmon aparati i dëgjimit

Kur përshtaten siç duhet aparatet e dëgjimit, individi bie në harmoni me mjedisin rrethues dhe është më i kujdesshëm ndaj rënies. Aparatet e dëgjimit gjithashtu ndihmojnë në dallimin e tingujve delikatë dhe drejtimin e tyre. Për shembull, një përdorues i aparatit të dëgjimit mund të dëgjojë më mirë një person, një kafshë apo një makinë që afrohet dhe të ruhet nga përplasja me te.

Një studim nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Uashingtonit zbuloi se aparatet e dëgjimit bëjnë më shumë sesa thjesht rritin vigjilencën. Kur  udhëzohen për të kryer testet e balancimit me dhe pa ndihmën e aparatit të dëgjimit, pjesëmarrësit mbajnë një ekuilibër më të mirë kur vënë aparatin e dëgjimit.

  • Përmirëso dëgjimin për të parandaluar rrëzimin

Traumat trupore janë edhe pasojë e një rrëzimi të keq te një person me rënie të aftësisë së dëgjimit. Për fat të mirë, rreziku mund të reduktohet duke përdorur aparatet e dëgjimit për të fituar vetëdije më të madhe për mjedisin rrethues dhe për të ruajtur ekuilibrin.

Nëse shqetësoheni se si humbja e dëgjimit mund të rrisë rrezikun e rrëzimit,  planifikoni një takim me një profesionist të dëgjimit.

 

Signia Hearing Aids

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *