Blog – Diagnostikimi i fërshëllimës në veshë

Nëse përjetoni një zhurmë të vazhdueshme në vesh, duhet të vizitoheni nga një profesionist. Zhurma apo fërshëllima në veshë (tinnitus) mund të dëmtojë përqëndrimin e duhur gjatë bisedave, duke shkaktuar lodhje mendore dhe emocionale. Po kështu, pas një zhurme në veshë mund të mshihen edhe sëmundje të rënda, çka bën të domosdoshme diagnostikimin e hershëm të një sëmundje që ka si shenjë zhurmën e veshit.

· Si mund të diagnostikohet?

Çdo gjë fillon me mjekun tuaj të familjes, ose një specialist ORL. Si shumica e vizitave tek një profesionist mjekësor, vizita natyrisht do të përfshijë një bashkbizedim, ku ju do të paraqisni ankesën tuaj dhe të tjera shqetësime tuajat. Mandej mjeku do të bëjë kqyerjen e veshëve për mundësinë e ndonjë bllokimi apo sëmundje kronike të veshëve. Më tej bëhet matja e dëgjimit.

Pasi vihet diagnoza, mjeku ofron disa zgjidhje të mundshme sipas rastit. Nëse kemi të bëjmë me sëmundje të veshit të mesëm siç mund të jenë otiti i mesëm kronik, otoskleroza, etj., zgjidhja e mundshme është ndërhyrja kirurgjikale. Në raste të tjera kur vihet re një dëmtim i nervit të dëgjimit është i nevojshëm protezimi akustik, pra vendosja e një aparati dëgjimi, si për të maskuar zhurmën ashtu edhe për një dëgjim më të mirë.

· Si mund të më ndihmojë protezimi akustik?

Shumë njerëz me fërshëllimë në veshë përjetojnë lodhje, nervozizëm, pagjumësi dhe probleme të përqëndrimit para se të diagnostikohen. Sapo të diagnostikohet një dëmtim i nervit të dëgjmit apo shkaqe të tjera që kanë çuar në këtë gjëndje, mund të fillojë trajtimi. Kjo mund të përfshijë trajtimin e sëmundjes shkaktare e më tej aparate dëgjimi, zhurmues ose maskues.

Nëse mendoni se mund të jeni duke vuajtur nga fërshëllimë në vesh, kërkoni ndihmë.

Blog – Pse burrat më shumë se gratë kanë humbje dëgjimi?

A e dini se burrat më shumë sesa gratë vuajnë nga humbja e dëgjimit? Arsyet nuk janë biologjike, por për shkak të faktorëve të jetesës.

Degradimi natyror i dëgjimit tonë mund të intensifikohet ose zvogëlohet në varësi të veprimeve tona . Duke qenë  të pranishëm pranë një zhurme  të tepruar, duke punuar në kushte me zë të lartë dhe madje edhe zakone të këqija si pirja e duhanit, mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të dëgjuar. Për shkak të kësaj kërkohet  mbrojtja  e veshëve tuaj  si  një nga gjërat e vetme që mund të bëni për të parandaluar në mënyrë efektive humbjen e dëgjimit.

Megjithatë, shumë njerëz lënë pas dore përdorimin e mbrojtjes adekuate kur ata janë pranë  tingujve me zë të lartë. Kjo zhurmë e tepruar mund të dëmtojë dëgjimin tuaj me kalimin e kohës, duke çuar në humbjen e dëgjimit.

Ndërsa shumë gra kanë hyrë me sukses në fusha të dominuara nga meshkujt, ka ende disa profesione që dominohen  kryesisht  nga meshkuj. Ndërtimi është një shëmbull. Rrethuar me makineri  te rënda, mjetet e fuqisë dhe çekiçët, ata që punojnë në ndërtim, përballen rregullisht me zhurmë të lartë . Nëse ata punojnë çdo ditë e  për shumë vite, kjo mund të kontribuojë shumë në humbjen e dëgjimit më vonë.

Burrat më shumë sesa gratë shërbejnë në ushtri, ku zjarri dhe zhurma nuk janë tinguj të pazakontë. Një burrë që punon në industrinë e kamionëve mund të hasë gjithashtu zhurmë të rëndë, së bashku me mekanikën, prodhimin dhe format e tjera të punës. Vlen të përmendet industria e tekstileve, por në këtë rast preken më shumë gratë se sa burrat.

Nuk duhet harruar prania në koncertet rock apo qëndrimi pranë bokseve të muzikës në mjedise si dasma apo diku tjetër si muzika me zë të lartë në makinë, që shperqendron dhe vëmendjen. Faktor tjeter eshte perdorimi i kufjeve nga të rinjte, sidomos ata meshkuj.

Për të shmangur humbjen e dëgjimit, Signia këshillon përdorimin e tapave të sfungjerta apo prej dylli (earplugs) në mjediset me zhurmë të fortë . Është e këshillueshme kryerja e një audograme (matje dëgjimi) në të gjithë punonjësit që janë të ekspozuar në mjedise me zhurmë.