
Blog – Humbja e përzier e dëgjimit
Humbja e përzier e dëgjimit është një kombinim i humbjes së dëgjimit sensorineural dhe përcjellore, çka bën të vështirë ndonjëherë diagnozën dhe trajtimin.
• Çfarë është humbja e përzier e dëgjimit?
humbja e përzier e dëgjimit është një formë “e dyfishtë” e humbjes së dëgjimit, pra njerëzit me humbje të përzier të dëgjimit mund të përjetojnë simptoma të ndryshme nga ato që vuajnë vetëm nga humbja e dëgjimit sensorineural ose dëgjimit përcjellor. Për këtë arsye kategorizohet si nozologji më vete.
Një pjesë e humbjes së përzierë të dëgjimit është sensorineurale. Kjo do të thotë se koklea, e vendosur në veshin e brendshëm, është përkeqësuar. Koklea është organi ku perceptohet dëgjimi, në formën e guackës së kërmidhit, e veshur nga brenda me qime të vogla që kapin zërin. Kur këto qime degradohen, bëhet e vështirë të dëgjohen të gjitha tingujt.Shpesh, kjo humbje dëgjimi është graduale, duke u dëmtuar më parë tingujt e hollë. Kjo formë e humbjes së dëgjimit është kryesisht e pashërueshme, por mund të trajtohet me pajisje si aparatet e dëgjimit dhe implantet kokleare.
Humbja përcjellore e dëgjimit është pjesa tjetër. Ky rast është pak më ndryshe pasi shumë sëmundje të veshit mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit përcjellor. Mundet një bllokim i kanalit të veshit nga dylli, apo sëmundje në veshin e mesëm, që parandalojnë transmetimin e tingullit nga veshi i jashtëm në atë të brendshëm. Në përgjithësi problemet e veshit të mesëm janë të trajtueshme, por në raste të rralla kërkohen ndërhyrje të tilla që e dëmtojnë përgjithnjë transmetimin e tingujve. Edhe në raste të tilla kërkohet protezimi akustik.
• Simptomat e humbjes së përzier të dëgjimit
Aspekti sensorineural i humbjes së dëgjimit të përzier manifestohet si më poshtë:
– Shpesh, humbja e dëgjimit sensorineural është e dyanshme, që do të thotë se ndodh në të dy veshët.
– Të folurit mund të jetë e pamundur të kuptohet në mjedise me zhurmë.
– Disa tinguj, si bashkëtingëlloret gjatë të folurit, mund të jenë të vështira për t’u dëgjuar.
– Tringëllimë në veshët, ose zhurmë në vesh.
– Vështirësi në dëgjimin e tingujve të lartë.
Ndërkohë, humbja e dëgjimit përcjellore mund të ketë simptoma më “fizike”, të tilla si:
– Humbje e njëanshme e dëgjimit.
– Presion, dhëmbje ose bllokim në njërin apo të dy veshët.
– Erë e rëndë dhe rrjedhje nga kanali i veshit.
– Zëri i pacientit tingëllon ndryshe nga njëri vesh te tjetri.
Kur shurdhësia e përzjerë nuk trajtohet, humbja e dëgjimit mund të shkaktojë edhe një sërë simptomash si “efekte anësore”, shumë prej të cilave janë mendore dhe emocionale.
– Nervozizëm, ose një ndjenjë zhgënjimi.
– Mungesa e kënaqësisë për të dëgjuar muzikë, bisedë, etj.
– Shmangia e situatave dhe ndërveprimeve sociale.
– Ndjenjat e izolimit ose depresionit.
– Lodhje mendore, ose ndjenja e lodhjes së paarsyeshme në fund të ditës.
• Shkaqet e humbjes së përzier të dëgjimit
Ekziston një shkak kryesor i humbjes së dëgjimit sensorineural: ekspozimi ndaj zhurmës. Ekspozimi i zgjatur ndaj zhurmës së lartë mund të degradojë koklenë, duke shkaktuar humbje të dëgjimit sensorineural. Për këtë arsye, mjediset me zhurmë mund të jenë të rrezikshme. Por shkaqe të tjera mund të janë ato gjenetike, sëmundje infective, etj.
Humbja përcjellore e dëgjimit mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë:
– Rritje jonormale e kockave të kanalit të veshit apo kockëzave të veshit të mesëm
– Daulle të veshit e shpuar
– Tumoret
– Infeksionet
– Ngrirja e dyllit të veshit
– Lëng në veshin e mesëm
– Objekte të huaja
• Trajtimi i Humbjes së Përzierë të Dëgjimit
Trajtimi për humbjen e përzier të dëgjimit është një proces me shumë hapa. Për shkak se të dyja format e humbjes së dëgjimit janë të pranishme, ato duhet të trajtohen veçmas. Së pari, vizitë te mjeku ORL, mandej hapat tjera sipas rastit. Gjithnjë fillohet me trajtimin e shurdhësisë përcjellore deri aty ku mund të arrihet.
Humbja e dëgjimit sensorineural mund të jetë më e vështirë për t’u trajtuar, pasi shpesh është e përhershme. Megjithatë, mund të lehtësohet me aparate dëgjimi. Aparatet bashkohore të dëgjimit janë shumë më të avancuara se paraardhësit e tyre dhe mund t’i ofrojnë një përvojë natyrale dëgjimi përdoruesit. Pasi të trajtohet humbja e dëgjimit përcjellor, por pa ndonjë efekt të dukshëm, mjeku mund të sugjerojë aparate dëgjimi apo imlantim koklear ose kockor.
Signia Hearing Aids
Leave a Comment
(0 Comments)