
Shëndeti i dëgjimit: Çrregullimi i përpunimit të dëgjimit
Nëse një fëmijë apo dhe i rritur ka probleme me dëgjimin, problemi mund të jetë edhe neurologjik, jo vetëm me veshin. Ja çfarë duhet të dini për ÇPD ose çrregullimin e përpunimit të dëgjimit.
- Rreth dëgjimit
Dihet që llojet e humbjes së dëgjimit janë 3: Humbje përcjellore, sensoroneurale dhe e përzjerë. Këto i mësohen studentëve dhe mjekëve të rinj, por ekziston edhe një lloj tjetër e humbjes së dëgjimit që ndeshet më rallë, por njihet si çrregullim i përpunimit të dëgjnimit (ÇPD). Shumë herë anashkalohet kjo dukuri kur diskutohet për humbjen e dëgjimit, pasi nuk preken veshët ose nervi i dëgjimit, por vetë truri. Megjithatë, ÇPD ende manifestohet si humbje dëgjimi dhe shumë prej atyre që vuajnë një ÇPD konsiderohen pacientë me vështirësi në dëgjim.
Pa një vizitë të kujdesëshme ORL, mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis ÇPD dhe llojeve të tjera të humbjes së dëgjimit.
- Çfarë është çrregullimi i përpunimit të dëgjimit?
Në shumë raste, humbja e dëgjimit dhe çrregullimi i përpunimit të dëgjimit shkojnë paralelisht. Për këtë arsye, ekzaminimi i veshit dhe provat dëgjimore janë një proçedurë standarde për diagnostikimin e ÇPD. Në raste të tilla kërjohet një bashkëpunim ndërmjat mjekut ORL dhe një audiologu.
- Simptomat e humbjes së dëgjimit në ÇPD
- Vështirësi në të kuptuarit e të folurit
- Kërkon nga njerëzit të përsërisin shpesh të folurin
- Probleme pas bisedës (atë që ka dëgjuar e ka kuptuar gabim)
- Nuk mund të zhvillojë një bisedë në vende me shumë njerëz
- Probleme me kënaqësinë e muzikës
- Lodhje në fund të ditës
Simptomat e ÇPD janë të ngjashme me humbjen e dëgjimit, por ka disa simptoma që janë më të shprehura tek ata me ÇPD çka perfshin:
- Vështirësi për të kujtuar udhëzimet ose informacionet e folura
- Shpërndarja e gabuar e fjalëve ose fjalive (“uluni atje” bëhet “i përshtatet në karrige”)
- Mbingarkesa ndijore ( të shqetësuar në mjedise të zhurmshme)
- Probleme me kapjen e nuancave të të folurit (d.m.th. tonin)
ÇPD shpesh diagnostikohet gabimisht si ADHD (Vështirësi në vëmendje dhe hiperaktivitet) veçanërisht nëse personi është një fëmijë që ka probleme me leximin ose shkrimin. Çrregullimi i përpunimit të dëgjimit është më i dukshëm tek fëmijët, pasi mund të ndikojë në performancën e tyre në shkollë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të rriturit nuk mund të diagnostikohen me ÇPD. Në fakt, shumë të rritur me ÇPD mbeten të padiagnostikuar, sepse nuk vlerësojnë problemin që kanë. Për këtë arsye është e domosdoshme një vizitë te mjeku ORL dhe matje dëgjimi. Pasi të vihet diagnoza mund të fillojë trajtimi i duhur.
- Shkaqet dhe parandalimi i humbjes së dëgjimit ÇPD
Ka mjaft shkaqe të mundshme të ÇPD, megjithëse mund të jetë e vështirë të përcaktohet rast pas rasti shkaku për çdo person. Ndryshe nga humbja e dëgjimit përcjellore ose sensorineurale, ku shkaku është zakonisht ekspozimi ndaj zhurmës apo probleme të tjera me nervin e dëgjimit, çrregullimi i përpunimit të dëgjimit është neurologjik. Ashtu si shumë çrregullime të këtij lloji, mund të jetë e vështirë të përcaktohet një shkak i drejtpërdrejtë dhe zgjidhje për ÇPD.
Sidoqoftë, mund të ofrohen disa zgjidhje të mundshme midis:
- Në dsa lloje të tjera të humbjes së dëgjimit, si p.sh. te fëmijët e lindur me vështirësi dëgjimi, ÇPD është e zakonshme edhe pasi marrin aparate dëgjimi.
- Lëndimet traumatike të kokës mund të çojnë në zhvillimin e ÇPD.
- Infeksionet kronike të veshit dhe meningjiti në fëmijëri mund të shkaktojnë ÇPD.
- Helmimi nga plumbi rrit gjasat për ÇPD.
- Faktorët që lidhen me lindjen, si lindja e parakohshme ose pesha e ulët e të porsalindurit.
Për shkak se ÇPD shpesh shkaktohet nga faktorë të pakontrollueshëm, është e vështirë të parandalohet. Shumë herë, kjo gjendje zhvillohet pa paralajmërim dhe shkaku mund të jetë i vështirë për t’u përcaktuar. Tek fëmijët me probabilitet të trashëguar të ÇPD, ose një histori mjekësore që përfshin infeksione të shpeshta të veshit ose meningjit, rekomandohet të bëhen teste për ÇPD. Sa më shpejt të diagnostikohet çrregullimi, aq më shpejt ata mund të marrin mbështetjen që do t’i ndihmojë ata të kenë sukses në shkollë. Nëse shpërfillet, ÇPD mund të bëjë që ata të mbeten prapa në mësime, të ndihen të braktisur dhe të kenë probleme për të bërë miq.
- Trajtimi i humbjes së dëgjimit ÇPD
Nuk ka shërim për ÇPD, por planet e trajtimit të mundshëm mund t’i ndihmojnë fëmijët (dhe të rriturit) të kapërcejnë ÇPD.
Para së gjithash një vizitë ORL me një anamnezë të kujdesshme me provat dëgjimore. Nëse ka ndonjë formë tjetër të humbjes së dëgjimit, mund të kërkojë trajtim shtesë. Për shembull, një fëmijë me humbje dëgjimi sensorineural mund të kërkojë aparate dëgjimi përpara se të trajtohet për ÇPD.
Terapia e të folurit i ndihmon fëmijët të njohin tingujt, të kryejnë biseda dhe të mësojnë aftësi ndërpersonale që do t’i ndihmojnë ata të socializohen dhe të mësojnë.
Pajisjet e dëgjimit FM mund t’i ndihmojnë fëmijët të përqendrohen në klasë. Këto filtrojnë zhurmën e sfondit, duke i lejuar ata të dëgjojnë zërin e mësuesit, të flasin me “zërin e brendshëm” dhe të shmangin mbingarkesat shqisore.
Akomodimi mund të bëhet në shtëpi dhe në klasë. Mjedisi duhet të jetë i qetë; të reduktohet qendrimi pranë televizorëve apo radios me zë të lartë. Përdorimi i smartfonëve, I-pad-dëve është i lodhshëm për to, prandaj sa më pak duhet t’i përdorin. Këshillohet edukimi në klasa të veçanta nën kujdesin e logopedëve.
Signia Hearing Aids
Leave a Comment
(0 Comments)