Blog – Si të mbrojmë aparatin e dëgjimit nga kafshët shtëpiake

Nëse jeni bartës i një aparati dëgjimi dhe mbani kafshë shtëpiake, duhet të bëni shumë kujdes për ruajtjen e aparatit të dëgjimit nga qeni apo macja. Kur aparati i dëgjimit është në punë, macja largohet, ndërsa qeni bëhet agresiv dhe sulmon aparatin. Kjo do të krijojë një skenar të keq. Qeni përtyp me dhëmbë aparatin e dëgjimit duke e coptuar ate, pra e nxjerr jashtë përdorimit, por nëse e gëlltit, bateria rrezikon jetën e qenit. Si duhen shmangur situata të tilla?

Shumë njerëz

mendojnë të adoptojnë një mik të ri të mbuluar me qime në familjen e tyre. Sidoqoftë, nëse planifikoni të adoptoni një qen të rritur të plotë ose një qenush të “egër”, duhet të bëni kujdes që çdo pjesë e shtëpisë tuaj të jetë e siguruar nga kafshët shtëpiake. Kjo përfshin edhe vendin ku mbani aparatet tuaja të dëgjimit. Për këtë qëllim ne këshillojmë:

· Përdorni kutinë e aparatit të dëgjimit

Pothuajse të gjitha pajisjet e dëgjimit vijnë me një kuti mbrojtëse, kështu që, sa herë nuk e përdorni aparatin hapni kapakun e baterisë dhe futeni aparatin në kuti, derisa të keni nevojë për të më pas. Edhe pa patur një qen në shtëpi, aparati kur nuk përdoret, duhet mbajtur në kutinë e tij.

· Ruajtja e aparatit të dëgjimit

Kur nuk e përdorni aparatin e dëgjimit vendoseni në kutinë e aparatit, gjithnjë me dhomën e baterisë të hapur, në një vend ku nuk mund të arrihet nga qeni. Duhet të siguroheni që t’i gjeni lehtë dhe të mos i harroni ku i kenë vënë. Më poshtë janë disa rekomandime për t’ju ndihmuar të zgjidhni një vend të sigurtë për pajisjet tuaja të dëgjimit.

• Ata që flenë me kafshët shtëpiake, pasi të heqin aparatin, hapin kutinë e baterisë, vendosin aparatin në kutinë e vet dhe kutinë e vendosin në një sirtar. Po kështu, mund të përdoret edhe një kuti bizhuterie. Vlen për gratë që ndryshojnë çdo ditë vathët ose bizhuteritë e tyre, kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyeshme.

• Në dollapë të gjatë apo rafte. Dollapët dhe raftet e gjata mund të jenë një vend i shkëlqyeshëm për ruajtje.

Siç u përmend më lart, bateritë e aparatit të dëgjimit mund të jenë të dëmshëm për qentë, veçanërisht bateritë litium-jon. Asnjëherë mos hidhni një bateri litium-jon në plehra.

Signia Hearing Aids

Blog – Si përmirësojnë balancën (ekuilibrin) aparatet e dëgjimit

Dëgjimi dhe shikimi janë dy shqisa të rëndësishme kur bëhet fjalë për ruajtjen e balancës tonë. Kjo shtron pyetjen: A mund të përdoren aparatet e dëgjimit për të përmirësuar balancën për njerëzit me rënie të aftësisë së dëgjimit?

Nëse keni kaluar ndonjëherë nga drita për të lëvizur në errësirë, kjo ka ndikuar në aftësinë tuaj për të mbajtur ekuilibrin, aq më tepër kur një nga këto shqisa nuk funksionon sa duhet. Vështirësia e shikimit, bën që ju të jeni të detyruar të mbështeteni në shqisa të tjera për të ruajtur drejtqëndrimin. Po kështu i njëjti koncept vlen edhe për dëgjimin. Njerëzit me probleme të veshit të brëndshëm vuajnë nga humbja e ekuilibrit, por edhe ata me humbje dëgjimi mund të përjetojnë një ekuilibër më të dobët se ata me dëgjim të plotë.

  • Bilanci i një studimi

Një studim nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Uashingtonit përcaktoi se aftësia jonë për të dëgjuar kontribuon shumë në aftësinë tonë për të ruajtur mbajtjen e ekuilibrit. Studimi përfshinte 140 pjesëmarrës, të gjithë persona të moshuar me humbje të dëgjimit. Testet janë përdorur për të vlerësuar nëse dëgjimi i tyre ka kontribuar në ndjenjën e tyre të balancimit.  Pjesëmarrësit janë orientuar shumë më mirë duke mbajtur aparate dëgjimi se sa pa to.

Për këto persona me humbje dëgjimi është shumë më e vështirë të mbahet ekuilibri gjatë ecjes, drejtimit dhe aktivitetit fizik pa korigjimin e aftësisë së dëgjimit.

  • Si mund të ndihmojnë aparatet e dëgjimit?

Për shkak se pajisjet dëgjimore përmirësojnë cilësinë dhe sasinë e zërit që arrin në vesh, kjo i jep trurit një ide më të mirë për njohjen e mjedisit rrethues. Njerëzit janë në gjëndje të identifikojnë çdo lloj zhurme rreth tyre, gjë që kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të tyre. Njeriu sheh përpara ose detyrohet të kthejë kokën për të parë anash, por veshët tanë mund të dëgjojnë në të gjitha drejtimet.

Në studimin që përmendëm më lart, bilanci i pjesëmarrësve u përmirësua kur aparatet e dëgjimit u aktivizuan. Ata ishin në gjendje të identifikonin mjedisin përreth dhe ishin më të vëmendshëm. Kjo nënkupton që ekuilibri i tyre gjatë ecjes, lëvizjes dhe uljes së tyre u përmirësua me ndihmën e dëgjimit.

Siç u përmend më lart, pajisjet dëgjimore përmirësojnë ndjenjën tonë të vetëdijes hapësinore dhe sigurisë. Ata me aparate dëgjimi përjetojnë nivele më të ulëta të ankthit dhe paranojës, dhe nuk ndihen më të brengosur për mjedisin e tyre. Ka pasur gjithashtu studime që lidhin humbjen e dëgjimit me sëmundje mendore si depresioni, dhe aparatet e dëgjimit kanë ndihmuar në luftimin  dhe zbutjen e atyre simptomave.

 

Signia Hearing Aids

Blog – Humbja e Dëgjimit mund të çojë në rrëzime të rrezikshme

Humbja e Dëgjimit mund të çojë në rrëzime të rrezikshme

 

Humbja e dëgjimit paraqet rreziqe serioze për sigurinë tuaj. Njerëzit me humbje të dëgjimit përballen me një rrezik në rritje të rrëzimit, gjë që mund të rezultojë në lëndime traumatike të trupit dhe kokës. Ju duhet të mendoni për këto rreziqe të mundshme dhe të dini çfarë të bëni për të parandaluar rrëzimin.

  • Lidhja midis humbjes së dëgjimit dhe rrëzimit

Çdo rrëzim mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin dhe mirëqenien e dikujt. Mund të ndodhin trauma të rëndësishme edhe në tru, edhe nëse rënia nuk duket shumë e rëndë ose nëse nuk ka simptoma menjëherë. Në fakt, në 90% e inçidenteve që rezultojnë nga rrëzimi, personi nuk humbet ndërgjegjen.

Hulumtimet nga Universiteti Johns Hopkins zbuluan se edhe humbja e lehtë e dëgjimit mund të rrisë rrezikun e rrëzimit. Me humbje më të madhe të dëgjimit, ky rrezik rritet.

Arsyeja? Bie ose humbet një nga shqisat e rëndësishme të orientimit dhe  burimet njohëse për të ruajtur ekuilibrin dhe ecjen. Këta faktorë i vënë njerëzit me humbje dëgjimi, veçanërisht individë të moshuar, në  rrezik më të lartë për t’u rrëzuar.

  • Si ndihmon aparati i dëgjimit

Kur përshtaten siç duhet aparatet e dëgjimit, individi bie në harmoni me mjedisin rrethues dhe është më i kujdesshëm ndaj rënies. Aparatet e dëgjimit gjithashtu ndihmojnë në dallimin e tingujve delikatë dhe drejtimin e tyre. Për shembull, një përdorues i aparatit të dëgjimit mund të dëgjojë më mirë një person, një kafshë apo një makinë që afrohet dhe të ruhet nga përplasja me te.

Një studim nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Uashingtonit zbuloi se aparatet e dëgjimit bëjnë më shumë sesa thjesht rritin vigjilencën. Kur  udhëzohen për të kryer testet e balancimit me dhe pa ndihmën e aparatit të dëgjimit, pjesëmarrësit mbajnë një ekuilibër më të mirë kur vënë aparatin e dëgjimit.

  • Përmirëso dëgjimin për të parandaluar rrëzimin

Traumat trupore janë edhe pasojë e një rrëzimi të keq te një person me rënie të aftësisë së dëgjimit. Për fat të mirë, rreziku mund të reduktohet duke përdorur aparatet e dëgjimit për të fituar vetëdije më të madhe për mjedisin rrethues dhe për të ruajtur ekuilibrin.

Nëse shqetësoheni se si humbja e dëgjimit mund të rrisë rrezikun e rrëzimit,  planifikoni një takim me një profesionist të dëgjimit.

 

Signia Hearing Aids

Blog – 7 fakte të rëndësishme rreth riaftësimit të dëgjimit që të gjithë duhet të dinë

Dëgjimi është shumë më i rëndësishëm se sa mund të mendoni, duke na lejuar që jo vetëm të kuptojmë dhe komunikojmë, por edhe të përballojmë jetën me besim dhe sukses.

Sot, mjetet dëgjimore (aparatet e dëgjimit) janë shoqërues të përditshëm e të domosdoshëm për miliona njerëz në biseda në qarqe të mëdha dhe të vogla, në punë, në familje dhe në kohën e tyre të lirë. Aparatet e dëgjimit përshtaten individualisht nga një profesionist i dëgjimit dhe sigurojnë dëgjim dhe mirëkuptimin më të mirë të mundshëm. Përveç kësaj, ato në mënyrë të qëndrueshme promovojnë mirëqenien personale, balancën dhe përshtatshmërinë mendore.

Më poshtë janë shtatë fakte të rëndësishme në lidhje me aparatet e dëgjimit dhe pse duhet të vlerësojmë dhe të kujdesemi për ndiesinë tepër të çmuar të dëgjimit:

  1. Njerëzit që dëgjojnë mirë mund të komunikojnë më mirë:

Komunikimi nënkupton të folurit, të dëgjuarit dhe të kuptuarit. Në foshnjat, funksioni i dëgjimit është parakusht për marrjen e gjuhës dhe më vonë në jetë është përgjegjës që ne të jemi në gjendje të dëgjojmë, kuptojmë dhe interpretojmë të gjitha nuancat e komunikimit njerëzor në mënyrë të diferencuar.

  1. Kushdo që dëgjon mirë, ka një qëndrim pozitiv ndaj jetës:

Kënaqësia dhe optimizmi janë të lidhura ngushtë me atë se si individët gjejnë rrugën e tyre rreth mjedisit të tyre personal. Dëgjimi i mirë luan një rol vendimtar, sepse siguron besim në komunikimin me njerëzit e tjerë dhe parandalon keqkuptimet.

  1. Njerëzit që dëgjojnë mirë janë më pak të stresuar:

Një dëgjim i mirë lehtëson situatat e përditshme gjatë bizedave, të cilat shpesh pengohen nga zhurma e mjedisit.  Kushdo që nuk kupton mirë, apo keqkuptohet, shpesh detyrohet të bëjë pyetje, të jetë i pasigurt dhe të përfundojë në situata stresuese që dëmtojnë përgjithmonë mirëqenien dhe shëndetin e tyre. Nga ana tjetër, aparatet e dëgjimit ndihmojnë në tejkalimin efektiv të problemeve të dëgjimit dhe mirëkuptimit.

  1. Kushdo që dëgjon mirë, duket i bindshëm:

Dëgjimi funksional siguron sigurinë e nevojshme për orientimin dhe pjesëmarrjen e suksesshme në biseda dhe në këtë mënyrë forcon vetëbesimin.

  1. Njerëzit që dëgjojnë mirë janë më të suksesshëm:

Puna jonë dhe jeta private sot janë formuar nga komunikimi më shumë se kurrë. Prandaj, një dëgjim i mirë  është një domosdoshmëri absolute për zhvillimin e karrierës.

  1. Kushdo që dëgjon mirë, gjithmonë ka orientimin e duhur:

Për shkak se sytë tanë tregojnë vetëm atë që shohin, një pjesë e madhe e aftësive të orientimit njerëzor sigurohet nga dëgjimi hapësinor. Në shikueshmëri të vështirë ose në errësirë, veshët marrin më shumë funksion në  orientimin tonë.

  1. Njerëzit që dëgjojnë mirë janë të aftë në jetën e përditshme:

Veshët aktivë mbikëqyrin shumë fusha të rëndësishme të jetës. Kur dëgjimi përkeqësohet, personi ne fjalë nuk mund të zbulojë rrezikun, të orientojë vetveten ose të kuptojë automatikisht të folurit në mjedis me zhurmë. Mbajtja e aparateve të dëgjimit mbështet performancën e dëgjimit të plotë.

 

Signia hearing aids

 

 

Blog – Sa ndikon Humbja e dëgjimit në tru?

Truri është qendra që komandon të gjithë veprimtarinë e trupit tonë, por mund të ndikohet nga sëmundje të ndryshme. Humbja e dëgjimit ndikon në aftësinë tonë për të dëgjuar, por mund të çojë edhe në ndryshime në tru.


Humbja e dëgjimit mund të ndodhë te çdo njeri, pa marrë parasysh moshën ose rracën e tyre. Për shkak se humbja e dëgjimit ndikon në kaq shumë aspekte të jetës së njerëzve, ka pasur shumë studime për të eksploruar se çfarë pëson truri. Rezultatet tregojnë se si truri mund të ndryshojë për të kompensuar shqisat e humbura.
• Riorganizimi i kores trunore
Ky fakt nuk është një proçes i ndërlikuar. Kur ndodh humbja e dëgjimit, truri duhet të kompensojë në një farë mënyre ate çka humbet. Duke shtuar aktivitetin e shqisave të tjera si prekja dhe pamja, ky proçes çon në lodhje dhe ndikon negativisht në përqendrim. Kjo gjendje mund të shkaktojë efekte të dëmshme për funksionimin e trurit. Për shembull, kur një person përjeton humbjen e dëgjimit, zona e trurit që përpunon zërin fillon të përkeqësohet. Kjo krijon probleme në kuptimin e fjalës dhe gjuhës. Për shkak se truri duhet të mbikompensojë këtë dobësim të këtij funksioni, kjo zonë e trurit humbet aftësinë për të kuptuar fjalën e folur. Kjo mund të çojë në një mori problemesh të tjera, duke përfshirë përshpejtimin e problemeve të mundshme psiqike.
• Si mund të ndihmojnë aparatet e dëgjimit?
Në shumicën e rasteve, humbja e dëgjimit është një proçes gradual. Kjo e bën të vështirë identifikimin e hershëm, pasi personi nuk kupton tinguj të caktuar.
Aparatet e dëgjimit u mundësojnë njerëzve të dëgjojnë siç duhet, duke stimuluar qendrat e dëgjimit në tru. Nëse ato qendra nuk ngacmohen, me kohë shuhen.
• Trajtimi duhet të kryhet më herët
Ndërhyrja në fazat e hershme të humbjes së dëgjimit mund të parandalojë gjithashtu shuarjen e funksionit të qendrave të dëgjimit në tru. Për shkak se humbja e dëgjimit korrigjohet herët, nuk ka nevojë që truri të kryej kompensim të shqisave të tjera. Pra truri ruhet në gjendje të shëndetshme.
Pavarësisht rëndësisë së ndërhyrjes së hershme, shumë njerëz që vuajnë nga humbja e dëgjimit nuk kërkojnë trajtim. Disa madje as nuk e pranojnë se po vuajnë nga humbja e dëgjimit, ndërsa të tjerë e shmangin përballjen e problemit për arsye personale. Por duhet të dini se me kalimin e viteve, një vesh i patrajtuar përveç humbjes së dëgjimit, fillon të humbasë edhe aftësinë për të kuptuar fjalën e folur, e thënë ndryshe; dëgjon por nuk kupton. Ky moment është i pakorigjueshëm.
Zgjidhja? Ndërgjegjësimi dhe pro-aktiviteti në lidhje me humbjen e dëgjimit. Gjithkush, jo vetëm ata me humbje dëgjimi, duhet t’i nënshtrohen sëpaku një herë në vit provave dëgjimore, në veçanti ato subjekte që kanë filluar të kenë një rënie qoftë edhe të lehtë të aftësisë së dëgjimit

Blog – Diagnostikimi i fërshëllimës në veshë

Nëse përjetoni një zhurmë të vazhdueshme në vesh, duhet të vizitoheni nga një profesionist. Zhurma apo fërshëllima në veshë (tinnitus) mund të dëmtojë përqëndrimin e duhur gjatë bisedave, duke shkaktuar lodhje mendore dhe emocionale. Po kështu, pas një zhurme në veshë mund të mshihen edhe sëmundje të rënda, çka bën të domosdoshme diagnostikimin e hershëm të një sëmundje që ka si shenjë zhurmën e veshit.

· Si mund të diagnostikohet?

Çdo gjë fillon me mjekun tuaj të familjes, ose një specialist ORL. Si shumica e vizitave tek një profesionist mjekësor, vizita natyrisht do të përfshijë një bashkbizedim, ku ju do të paraqisni ankesën tuaj dhe të tjera shqetësime tuajat. Mandej mjeku do të bëjë kqyerjen e veshëve për mundësinë e ndonjë bllokimi apo sëmundje kronike të veshëve. Më tej bëhet matja e dëgjimit.

Pasi vihet diagnoza, mjeku ofron disa zgjidhje të mundshme sipas rastit. Nëse kemi të bëjmë me sëmundje të veshit të mesëm siç mund të jenë otiti i mesëm kronik, otoskleroza, etj., zgjidhja e mundshme është ndërhyrja kirurgjikale. Në raste të tjera kur vihet re një dëmtim i nervit të dëgjimit është i nevojshëm protezimi akustik, pra vendosja e një aparati dëgjimi, si për të maskuar zhurmën ashtu edhe për një dëgjim më të mirë.

· Si mund të më ndihmojë protezimi akustik?

Shumë njerëz me fërshëllimë në veshë përjetojnë lodhje, nervozizëm, pagjumësi dhe probleme të përqëndrimit para se të diagnostikohen. Sapo të diagnostikohet një dëmtim i nervit të dëgjmit apo shkaqe të tjera që kanë çuar në këtë gjëndje, mund të fillojë trajtimi. Kjo mund të përfshijë trajtimin e sëmundjes shkaktare e më tej aparate dëgjimi, zhurmues ose maskues.

Nëse mendoni se mund të jeni duke vuajtur nga fërshëllimë në vesh, kërkoni ndihmë.

Blog – Pse burrat më shumë se gratë kanë humbje dëgjimi?

A e dini se burrat më shumë sesa gratë vuajnë nga humbja e dëgjimit? Arsyet nuk janë biologjike, por për shkak të faktorëve të jetesës.

Degradimi natyror i dëgjimit tonë mund të intensifikohet ose zvogëlohet në varësi të veprimeve tona . Duke qenë  të pranishëm pranë një zhurme  të tepruar, duke punuar në kushte me zë të lartë dhe madje edhe zakone të këqija si pirja e duhanit, mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të dëgjuar. Për shkak të kësaj kërkohet  mbrojtja  e veshëve tuaj  si  një nga gjërat e vetme që mund të bëni për të parandaluar në mënyrë efektive humbjen e dëgjimit.

Megjithatë, shumë njerëz lënë pas dore përdorimin e mbrojtjes adekuate kur ata janë pranë  tingujve me zë të lartë. Kjo zhurmë e tepruar mund të dëmtojë dëgjimin tuaj me kalimin e kohës, duke çuar në humbjen e dëgjimit.

Ndërsa shumë gra kanë hyrë me sukses në fusha të dominuara nga meshkujt, ka ende disa profesione që dominohen  kryesisht  nga meshkuj. Ndërtimi është një shëmbull. Rrethuar me makineri  te rënda, mjetet e fuqisë dhe çekiçët, ata që punojnë në ndërtim, përballen rregullisht me zhurmë të lartë . Nëse ata punojnë çdo ditë e  për shumë vite, kjo mund të kontribuojë shumë në humbjen e dëgjimit më vonë.

Burrat më shumë sesa gratë shërbejnë në ushtri, ku zjarri dhe zhurma nuk janë tinguj të pazakontë. Një burrë që punon në industrinë e kamionëve mund të hasë gjithashtu zhurmë të rëndë, së bashku me mekanikën, prodhimin dhe format e tjera të punës. Vlen të përmendet industria e tekstileve, por në këtë rast preken më shumë gratë se sa burrat.

Nuk duhet harruar prania në koncertet rock apo qëndrimi pranë bokseve të muzikës në mjedise si dasma apo diku tjetër si muzika me zë të lartë në makinë, që shperqendron dhe vëmendjen. Faktor tjeter eshte perdorimi i kufjeve nga të rinjte, sidomos ata meshkuj.

Për të shmangur humbjen e dëgjimit, Signia këshillon përdorimin e tapave të sfungjerta apo prej dylli (earplugs) në mjediset me zhurmë të fortë . Është e këshillueshme kryerja e një audograme (matje dëgjimi) në të gjithë punonjësit që janë të ekspozuar në mjedise me zhurmë.

Blog – Rreziqet e mostrajtimit të rënies së aftësisë së dëgjimit

Humbja e dëgjimit mund të sjellë  një numër pasojash  sociale, emocionale dhe mendore nëse nuk trajtohet. Për të shmangur pasojat e humbjes së dëgjimit të patrajtuar, është e rëndësishme që të vihet një diagnozë profesionale dhe të bëhet një plan trajtimi. Kur njerëzit i shmangen trajtimit, rrezikojnë marrëdhëniet, karrierën dhe shëndetin e tyre.

  • Sëmundje që intensifikojnë humbjen e dëgjimit

Sëmundje të caktuara mund t’ju vënë në rrezik dëgjimin ose ta përkeqësojnë ate kur nuk trajtohen. Për shembull, sëmundjet kardiovaskulare mund të dëmtojnë aftësinë e dëgjimit. Nëse ju ose familja juaj ka një histori të këtyre sëmundjeve , mund të pësoni humbje të padëshiruara të dëgjimit pa e vënë re. Ekzaminimet e herë pas hershme të dëgjimit mund të zbulojnë heret rënien e aftësisë së dëgjmit.

Të sëmurët me diabet janë më shumë në rrezik për të humbur dëgjimin sepse zhvillimi i sëmundjes mund të shkaktojnë dëme të enëve të gjakut në veshin e brendshëm. Njerëzit me diabet duhet të kontrollojnë dëgjimin e tyre më shpesh, pasi ata kanë më shumë gjasa të pësojnë humbjen e dëgjimit që në  moshë të re.

Sëmundje të vetë veshit si otitet, otoskleroza, sëmundja e menierit, etj.

Nëse rënia e aftësisë së dëgjmit nuk trajtohet për një kohë të gjatë, humbet aftësia për të kuptuar fjalën e folur, pasi disa pjesë të trurit përkeqësohen në mungesë të stimulimit dëgjimor. Pra edhe në rast se vendoset një aparat dëgjimi, subjekti mund të dëgjojë, por nuk kupton fjalën e folur.

  • Pasojat sociale të humbjes së dëgjimit

Si të rriturit ashtu dhe fëmijët me humbje dëgjimi kur nuk trajtohen, pasojat sociale janë të mëdha. Për fëmijët, mund të ndodhë izolimi social. Ky faktor mund të ketë një ndikim serioz dhe të dëmshëm në zhvillimin e tyre arsimor dhe intelektual. Edhe në të rriturit, humbja e dëgjimit mund të prekë karrierën, marrëdhëniet në familje dhe miqësitë.

  • Problemet emocionale nga humbja e dëgjimit

Njerëzit me humbje dëgjimi raportojnë një nivel më të lartë lodhje në fund të ditës, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Ata duhet të mbi-fokusojnë shqisat e tjera për të qëndruar vigjilent në raport me miqtë dhe kolegët e tyre. Ky nivel i lodhjes mund të çojë në lodhje kronike, ankth, madje edhe depresion. Një person që vuan nga humbja e dëgjimit mund të shqetësohet gjithashtu, duke menduar se bashkëpunëtorët dhe miqtë po flasin keq pas shpine. Rezultati mund të jetë ndjenja e vetmisë dhe depresionit.

Shumë aspekte të përvojës njerëzore janë të lidhura me shqisat. Kur një nga këto shqisa pengohet ose humbet plotësisht, mund të ketë një efekt serioz në mënyrën e jetesës. Bisedoni me një mjek otorinolaringolog ose profesionistin e kujdesit të dëgjimit nëse mendoni se ju ose një person i dashur mund të përfitojë nga trajtimi.

Blog – A dëmton dëgjimin përdorimi i kufjeve?

 

Kufjet sot janë bërë një element kryesor në elektronikën tonë dhe një pjesë integrale për të dëgjuar muzikë. Natyrshëm lind pyetja: A mund të shkaktojë humbje dëgjimi përdorimi i kufjeve apo është kjo një taktikë për t’i trembur adoleshentët për të mos përdorë kufje?

Është e vështirë për të dëgjuar muzikë pa kufje në ditët e sotme. Shumë sisteme sado të perfeksionuara të jenë, nuk mund të trajtojnë intensitetin e muzikës.

Megjithatë, shumë studime nënkuptojnë se kufjet shkaktojnë humbje dëgjimi. Ashtu si shumica e gjërave, kufjet mund të përdoren gabimisht dhe të shkaktojnë dëme në shëndetin tonë. Duke i përdorur ato shpesh dhe me zë të lartë, ne mund të dëmtojmë në mënyrë të pariparueshme aftësinë tonë për të dëgjuar. Ky është një shqetësim kryesor për të rinjtë që dëgjojnë muzikë me zë të lartë dhe me orë të zgjatura.

Rreziku i shkaktuar nga dëgjimi i muzikës me zë të lartë nuk është një koncept i ri. Të rinjtë kanë dëgjuar muzikë me zë të lartë për dekada, që datojnë nga koncertet rock më shumë se 40 vjet më parë. Koha tregoi se shumë prej të rinjve që asisitonin në koncertet e muzikës rock apo përdornin kufje me intensitet të lartë të zërit, pësonin dëmtime deri në të rënda të dëgjimit

Kufjet përmirësojnë cilësinë e zërit dhe u lejojnë njerëzve të dëgjojnë muzikën në mënyrë private në një volum të pranueshëm për veshin. Për të bllokuar tingujt e tjerë të jashtëm, tendenca është që vëllimi mund të shtohet në nivele të rrezikshme. Zhurmat mbi 80 dB janë zhurma të forta dhe të pakëndshme që mund të dëmtojnë veshët tanë dhe të shkaktojnë zhurmë në veshë për orë të tëra më pas.

· Si mund ta parandalojmë humbjen e dëgjimit?

Volumi i kufjes duhet mbajtur në një nivel të atillë që duke dëgjuar muzikë të kesh mundësi të bizedosh me mikun që ke në krah dhe ta kuptosh të folurën e tij. Ky nivel konsiderohet nën 70 dB. Po kështu, herë pas here duhen bërë pushime 10-15 min. përgjatë kohës që po dëgjon muzikë.

Nëse besoni që mund të keni humbje dëgjimi tashmë, një test dëgjimi mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse keni nevojë për një diagnozë profesionale. Humbja e dëgjimit është diçka që duhet marrë seriozisht dhe zbulimi i saj në fillim mund t’ju lejojë të merrni trajtim të rëndësishëm. Diagnoza e hershme mund t’ju ndihmojë të shmangni rreziqet e tjera pasojë e humbjes së dëgjimit.

Blog – Aparate estetike, efikase dhe të fuqishme

Ndërsa mund të ndryshojnë në ngjyrë dhe formë, shumë aparate dëgjimi kanënjë pamje të ngjashme. Signia krijoi tipin Styletto si një ndryshim që lejon njerëzit me humbje të dëgjimit për një alternativë më të përshtatshme. Për ata subjektë që ndjehen të pakënaqshëm me modelet tradicionale, ata mund të gjejnë diçka krejtësisht të ndryshme në Styletto. Duke kombinuar modën dhe funksionin, kjo formë e re ripërcakton një disenjo elegante të aparatit të dëgjimit. Prodhuesit e aparateve të dëgjimit luftojnë për të realizuar një tip të tillë ku kombinohet  stili dhe funksioni.

Ata duan një aparat dëgjimi që nuk është vetëm komod, por estetikisht i këndshëm dhe unik. Ka individë të caktuar që nuk pëlqejnë të vejnë aparate dëgjimi po të njëjtës forme, prandaj  zgjedhin të mos përdorin në përgjithësi aparate dëgjimi.

Styletto është projektuar për të zgjidhur këtë problem. Është një ide e re për konceptin e aparateve të dëgjimit; paraqet një stil të ri elegant dhe të bukur. Ajo vjen në një numër ngjyrash, duke përfshirë dhe ngjyrë  ari apo argjendi. Është pothuajse e padukshme në shikim të parë dhe thjesht duket si një copë bizhuteri.

Megjithatë, aparatet e dëgjimit Styletto janë më shumë se vetëm pajisje. I kompletuar me bateri litium-jon, Styletto është projektuar për të siguruar dëgjimin e teknologjisë së lartë edhe në lëvizje. Pajisjet vijnë me një paisje portative për rimbushje dhe mund të zgjasë një ditë të plotë. Nëse stili i jetës tuaj kërkon udhëtime të shpeshta, ky aparat nuk pushon së funksionuari nga mungesa e një baterie standarte. Kjo paisje ofron deri në  4 ditë funksion pa priza dhe kabllo. Bartësit e këtij aparati  mund të bëjnë një udhëtim të gjatë në fundjavë në një vend tjetër ose të gëzojnë një udhëtim në rrugë më të gjatë me miqtë dhe familjen.

Syzet janë bërë pjesë e jetës së njerëzve sikurse dhe nevoja për të dëgjuar, pra  është i njëjti koncept. Dikush që është merakli kërkon të ndrrojë syzet sipas modës apo që të ketë një pamje më të mirë. E njëjta gje ndodh dhe me aparatin Styletto.  Signia ka krijuar këtë pjesë të teknologjisë së lartë që bën më shumë se sa të mundësojë dëgjimin. Styletto siguron një dëgjim tepër cilësor dhe natyral, por edhe një pamje të pëlqyeshme për subjektin që e përdor.