Blog – Darka në restorant për një person që mban aparat dëgjimi

Dreka apo darka në një restorant për një person që mban aparat dëgjimi

 

 

Ngrënia me miqtë, familjen apo kolegët është pjesë e jetës, por duhet siguruar një përvojë e këndshme edhe për subjektin që mban një aparat dëgjimi. Për fat të mirë, ka disa mënyra për të siguruar që ky subjekt  të marrë pjesë në bisedën me miqtë pa përdorur shikimin.

Para se të planifikoni ndonjë drekë apo darkë, është e rëndësishme të siguroheni që partnerët tuaj të jenë mikpritës dhe mirëkuptues. Koha juaj është e vlefshme dhe ju nuk duhet ta shpenzoni atë me njerëz që nuk e vlerësojnë vështirësinë tuaj.

Megjithatë, shumë faktorë të tjerë mund të mos ju japin kënaqësi në drekën apo darkën tuaj. Edhe njerëzit pa humbje dëgjimi mund të ndihen të shqetësuar në një tavolinë gjigande me shumë njerëz, ndoshta edhe të panjohur. Këtu janë disa këshilla se si të siguroheni që përvoja juaj në ngrënie të jetë e këndshme.

  • Zgjidh një tavolinë në pjesën më të mirë të restorantit

Zhurma e mjedisit rrethues mund ta bëjë të vështirë për ata që kanë humbje dëgjimi të analizojnë se çka po thotë partneri i tyre gjatë bizedës. Megjithëse mjetet moderne të dëgjimit sigurojnë një kuptim të shkëlqyer të fjalës në zhurmë, të gjithë preferojmë të dëgjojmë partnerët tanë të bisedës pa shumë zhurmë rreth nesh.

Aparatet moderne të dëgjimit janë ndërtuar në një mënyrë të tillë që të ndihmojnë plotsisht personin bartës të aparatit të dëgjimit që të qëndrojë normalisht në mjedise të tilla

  • Përpiquni të gjeni një vend me ndriçim të mirë

Për shumë njerëz që nuk dëgjojnë, duke parë lëvizjen e buzëve të një personi tjetër, mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë atë që po thonë. Ndërsa aparatet e dëgjimit transmetojnë zërin me saktësi, kombinimi i komunikimit pamor dhe të dëgjimit është një instinkt natyror për ne. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të shikoni fytyrën e personit tjetër nëse ka ndriçim të zbehtë, ose shumë dritë.

Mundohuni të zgjidhni një tavolinë me ndriçim të mjaftueshëm, në mënyrë që të shihni fytyrën e partnerit tuaj të ngrënies, duke e bërë më të lehtë për të komunikuar me ta permes pamjes, përveç tingullit nga aparatet e dëgjimit. Nëse mundeni, bëni rezervim në një restorant të qetë.

  • Darka në grupe të vogla

Për arsye të zhurmës në një restorant të madh, përpiquni të hani në grupe të vogla. Kjo do t’i bëjë gjërat më të lehta për ju, dhe partnerët tuaj të ngrënies mund të kënaqen edhe më shumë. Nëse e gjeni veten në një grup të madh, kërkoni me edukatë që të flasin një nga një.

 

Blog – Çfarë të bëni nëse aparati i dëgjimit fërshëllen

Çfarë duhet të bëni nëse aparati i dëgjimit fillon të fërshëllejë

 

Fërshëllima është një zhurmë e pakëndshme, por tregon se aparati i dëgjimit nuk funksionon si duhet. Problemet mund të jenë nga më të ndryshmet, por të gjitha janë të zgjidhshme.

Për shumë njerëz zhurmat janë të pakëndshme e të bezdisshme. Për ata që kanë humbje dëgjimi, një tingull i papritur dhe që nuk i është thënë kur ka marrë aparatin e dëgjimit p.sh. zhurma fërshëllyese e aparatit kur përqafohet me dikë, do ta shqetsojë, sepse mendon se aparati është i dëmtuar. Në fakt nuk është kështu dhe aparati nuk ka nevojë të riparohet, por do të përmendim disa nga arsyet përse aparati fërshëllen.

  • Bllokimet e veshëve

Aparatet e dëgjimit transmetojnë tinguj në kanalin e dëgjimit. Nëse ky tingull nuk ka ku të shkojë, sepse kanali është i bllokuar me dyllë, aparati do të fërshëllejë. Kjo mund të shkaktojë edhe dëmtimin e aparatit tuaj të dëgjimit nëse nuk shbllokohet kanali i dëgjimit. Për këtë arsye veshët duhet të kontrollohen herë pas here për papastërti dhe në të njëjtën kohë të kontrollohet edhe aparati për ndonjë papastërti që mund të ketë tërhequr nga kanali.

  • Ju nuk e mbani si duhet aparatin tuaj të dëgjimit

Mos u shqetësoni, kjo ndodh për të gjithë. Kur vendosni gabimisht aparatin tuaj në vesh, mund të shkaktojë fërshëllimë. Provoni të hiqni aparatin tuaj të dëgjimit dhe ta rivendosni. Sigurohuni që aparati të jetë vendosur si duhet. Aparati duhet të qëndrojë i puthitur në kanalin e veshit. Nëse është i lirshëm, do të shkaktojë zhurmë fërshëllyese.

  • Ndryshimi i formës së kanalit

Me kalimin e kohës, veshët tuaj mund të ndryshojnë  formë. Kjo mund të krijojë hapsira  në formën e aparatit, duke bërë që aparati të qëndrojë lirshëm në kanal. Një formë që nuk puthitet mirë në vesh, provokon fërshëllimë. Për të rregulluar këtë, shkoni atje ku keni marrë aparatin për t’u paisur me një formë të re.  Edhe tubi gjithashtu mund të forcohet me kalimin e kohës dhe duhet zëvendësuar

  • Volum i lartë

Ngritja e volumit të aparatit të dëgjimit mund të detyrojë tingullin të kthehet mbrapsht, duke shkaktuar fërshëllimë. Flisni me teknikët e dëgjimit atje ku keni marrë aparatin.

  • Burime të tjera

Kapelat, shamitë dhe mbulesat e tjera të kokës mund të provokojnë zhurmë fërshëllyese të aparatit. Për të shmangur këtë, hiqni shallin ose kapelen. Ulja e volumit në aparatin tuaj të dëgjimit mund të ndihmojë gjithashtu në heqjen e zhurmës. Edhe përqafimi me dikë tjetër mund të shkaktojë një tingull apo zhurmë në aparat, por që nuk është e bezdisshme.

Fërshëllima e aparatit të dëgjimit mund t’ju shqetësojë seriozisht , por mos u trëmbni. Siç u përmend më lart, kjo gjë ndodh herë pas here, dhe në shumicën e rasteve problemi zgjidhet lehtë dhe mirë. Rrallë herë mund të lindë nevoja për rregullime të brëndshme të aparatit, që kërkojnë një shërbim më të specializuar.

Blog – Nevoja për protezim akustik

Nevoja për vendosje të aparateve të dëgjimit (protezim akustik) është shumë më e madhe se sa mund të mendoni

Një në gjashtë të rritur vuan nga humbja e dëgjimit sipas statistikave më të fundit të dëmtimit të aftësisë së dëgjimit në Europë. Për më tepër, nëntë nga 10 njerëz me humbje të lehtë deri në të moderuar ende nuk mbajnë një aparat dëgjimi. Kjo do të thotë se ka një gamë të gjerë njerëzish që kanë nevojë për inkurajim për të vendosur një aparat dëgjimi dhe për të dëgjuar përfitimet që mund të sjellë në jetën e tyre.

Frika për të vënë një aparat dëgjimi

Pse shumë herë njerëzit shmangin vendosjen e aparateve të dëgjimit? Arsyeja më e madhe për të shmangur aparatet e dëgjimit është një farë sikleti  që lidhet me formën e aparateve të dëgjimit. Por është e rëndësishme të dihet se njerëzit që kanë nevojë për një aparat dëgjimi mund ta vënë ate pa frikë dhe ankth, pra me një besim të plotë në vetvete.

Shumë njerëz që kanë humbje  dëgjimi i shohin aparatet e dëgjimit me dyshim dhe i duken si pajisje të rënda dhe të dukshme. Natyrisht, kjo mund të ketë qenë e vërtetë në të kaluarën, por jo në epokën e teknologjisë së sotme. Sot, siç e dini, aparatet e dëgjimit mund të mos vihen re; disa janë aq të vogla sa ata  përshtaten thellë në kanalin e veshit. Natyrisht, këto aparate dëgjimi të vogla janë jashtëzakonisht të dobishme për zvogëlimin e konotacionit negativ të çështjes, duke u lejuar atyre që vuajnë nga humbja e dëgjimit që të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme, pa i vënë veshin vërejtjes se kanë vënë aparate dëgjimi. Kjo është pikërisht se si industria e dëgjimit dhe e shëndetit ka trajtuar këtë çështje, duke përdorur aftësinë për të krijuar ITE-të “pothuajse të padukshme”.

Çfarë do të bënte një disenjo novatore  për ata me humbje dëgjimi?

Ndërsa është një mënyrë e shkëlqyer për të “fshehur” humbjen tuaj të dëgjimit dhe për të fituar më shumë besim, nuk mund të ndryshojë frikën që aparatet e dëgjimit do të ndihmojnë në gjëndjen e tyre. Një disenjo më elegante dhe më e padukshme apo e maskuar mirë, do të çlironte pacientin nga ankthi për vendosjen e këtij aparati. Kjo  do të transformonte jetën e tyre dhe do t’u mundësonte pacientëve të ndihen krejtësisht “normalë”. Ata do të ndjehen të sigurt në jetën e tyre të përditshme. Kjo mund të sjellë një besim të ri për të ndihmuar në shkatërrimin e barrierave shoqërore të lidhura me humbjen e dëgjimit.

Signia (Siemens-Sivantos) po udhëheq  prodhimin e aparateve të dëgjimit me modele të avancuara duke krijuar produkte me cilësi të lartë dhe që ndryshojnë jetën e këtyre pacientëve me rënie të aftësisë së dëgjimit.

Blog – Jeta e brendshme e aparateve të dëgjimit

Ndërtimi i brëndshëm i aparateve të dëgjimit


Shumica e aparateve dëgjimi janë të disenjuara me idenë; të kapin zërin dhe ta përpunojnë në mënyrë
të tillë që mbajtësi të mund të dëgjojë siç duhet. Megjithatë, kjo shtron një pyetje. Si funksionojnë
aparatet e dëgjimit?
Për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë si funksionojnë aparatet e dëgjimit, Signia ka krijuar një udhërrëfim
video dhe një udhëzues teksti që mund të shërbejë si shpjegim perfekt për klientët.
Si është ndërtuar brënda një aparat dëgjimi?
Nën sipërfaqen, aparatet e dëgjimit përbëhen nga disa pjesë elektronike. Një ose dy mikrofona kapin
tingullin dhe e përkthejnë atë në sinjale. Këto sinjale i dërgohen proçesorit, ku kryhet pjesa më e madhe
e punës. Atje, sipas nevojës së përdoruesit dhe softueri përcaktojnë se si do të tingëllojnë zhurmat.
Faktorët si vëllimi, kontrasti, dhe madje edhe OVP (Own Voice Processing) hyjnë në lojë në këtë pjesë.
Ndodh përpunimi i zërit të marrë nga jashtë dhe ky zë i koduar dërgohet nëpërmjet lidhjeve elektrike tek
marrësi, ku transformohet dhe transmetohet tek përdoruesi. Kjo i lejon njerëzit me humbje dëgjimi të
dëgjojnë në mënyrë të qartë, pa marrë parasysh se çfarë po dëgjojnë.
Pse është e rëndësishme pamja e aparatit?
Aparatet e dëgjimit kërkojnë një disenjo të lëmuar dhe të efektshëm për të funksionuar siç duhet. Forma
e aparatit të dëgjimit kontribuon shumë në atë se sa tërheqëse është për blerësit. Nëse ju mund të
kërkoni të bëni një aparat dëgjimi në formë katrore, fjala vjen,, ata nuk do të përshtateshin në trupin
tuaj.
Disenjo e aparatit të dëgjimit mbështetet në krijimin e një pajisjeje të rehatshme, organike që është e
veshur dhe fshehur lehtë pas veshit. Shumë njerëz me vështirësi dëgjimi nuk duan të mbajnë pajisje të
mëdha në kokat e tyre. Kjo i bën ata të mohojnë vendosjen e një aparati dëgjimi. Për këto arsye,
prodhuesit krijuan disenjo më estetike që përmbajnë të gjithë teknologjinë e nevojshme. Forma si fasule
e një aparati dëgjimi prapa veshit e lejon atë të fshihet dhe të jetë i kamufluar, sidomos te femrat.
Ngjyra të ndryshme lejojnë që ajo të përshtatet sipas nevojës e dëshirës së përdoruesit. Ngjyra e lëkurës
mund ta maskojë pajisjen më mirë, ndërsa ngjyrat e tjera mund ta bëjnë atë të këndshëm për syrin.
Po bateritë ku janë?
Aparatet e dëgjimit nuk përmbajnë vetëm mikrofona dhe marrës. Në to përfshihen edhe bateritë për të
mbajtur aparatin në punë dhe këto zakonisht mbahen në një vend ku arrihen lehtësisht. Në aparatet e
dëgjimit me bateri zinku ose bateri të rimbushëshme, burimi i energjisë mbahet në një panel të
lëvizshëm. Kjo lejon një zëvendësim të lehtë pasi bateria shkarkohet. Prodhimet e fundit të pajisjeve të
dëgjimit Signia mund të punojnë edhe me bateri të fuqisë Li-ion me kapacitet të lartë për t’i ngarkuar
ato, pasi aparati hiqet nga veshi.
Me inovacionet dhe përmirësimet e viteve të fundit, aparatet e dëgjimit po bëhen më të vogla dhe më
të zgjuara (smart). Ndërsa të gjitha pajisjet e dëgjimit ndajnë të njëjtin koncept të përgjithshëm, ata
vazhdimisht evoluojnë për t’u bërë më të mirë dhe më të pëlqyeshëm për një vesh që dëgjon dobët.

Blog – Aparatet e dëgjimit me rimbushje baterie

APARATET E DËGJIMIT ME RIMBUSHJE BATERIE

Sot për shumë aparatura të teknologjisë së lartë janë gjetur mënyrat për rimbushjen e baterisë së aparatit siç janë laptopët.  Pse aparatet e dëgjimit duhet të jenë ndryshe? Njëlloj si këto laptopë edhe për aparatet e dëgjimit është bërë e mundur rimbushja (rikarikimi) i baterisë së vetë aparatit.

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të baterive të zakonshme, që përdoren për aparatet e dëgjimit. Bateritë e aparateve të dëgjimit janë të vogla, në formë të disku dhe nuk mbajnë shumë ngarkesë. Ndryshe është me aparatet që rimbushen. Kur ato nuk përdoren vihen në kutinë e karikimit.

Sot shumica e njerëzve parapëlqejnë të përdorin këto tipe aparatesh me rimbushje edhe për përparësitë që ato kanë, si më poshtë:

  1. Më i lehtë e i thjeshtë në përdorim. Nëse përdorni shpesh aparatin tuaj të dëgjimit, është një proçes që kërkon që ju të hapni aparatet e dëgjimit, të hiqni bateritë e vjetra dhe të vendosni ato të reja. Për njerëzit me shikim të dobët ose me kontroll të kufizuar motorik, kjo mund të paraqesë një problem. Në raste të tilla bateria mund të vihet mbrapsht dhe të dëmtojë aparatin. Është shumë më e lehtë për të vendosur aparatin e dëgjimit në karikim gjatë natës dhe në mëngjez aparati të vihet në vesh, pa qenë e nëvojshme të ndrrohen bateritë, sa herë ato shkarkohen.
  2. Më i mirë për mjedisin. Me bateri litium-jon, nuk ka nevojë të heqësh bateritë çdo javë. Bateritë e zakonshme të aparateve të dëgjimit janë të vogla, në formë disku, që mund të joshin fëmijtë të luajnë me to, çka përbën rrezik deri në kërcënimin e jetës nëse ato gëlltiten. Nuk ndodh kjo dukuri me aparatet e rikarikueshme.
  3. Kostua nuk ka ndonjë diferencë të madhe me aparatet e zakonshme. Një aparat dëgjimi është një investim i rëndësishëm, veçanërisht nëse zgjidhni një model të mirë. Pra, nuk duhet të keni kosto shtesë çdo muaj për blerje baterishë. Përzgjedhja për aparate dëgjimi të rimbushur mund t’ju shpëtojë këto shpenzime të përsëritura.
  4. Shtohet një lehtësi. Ju mund të ngarkoni aparatin tuaj të dëgjimit brenda natës dhe pastaj ta përdorni gjatë gjithë ditës. Ngarkuesit e veçantë mund të dehumidifikojnë (të thithin lagështirën) aparatin tuaj të dëgjimit brënda natës, çka nuk ndodhë me aparatet e zakonshme.

Si të rimbushni aparatin tuaj të dëgjimit?

Nëse jeni të interesuar për aparate dëgjimi me rimbushje, Signia ofron një numër burimesh, duke përfshirë video dhe dëshmi. Aparatet e dëgjimit me rimbushje janë të lehtë për t’u përdorur dhe kërkojnë vetëm një shtypje të një butoni për t’u aktivizuar. Sapo të ngarkohen plotsisht dhe futur në vesh, mund të filloni të dëgjoni botën rreth jush.

Ngarkimi i telefonave dhe i laptopëve tanë është bërë natyra e dytë, por në këtë rast do të shtohen dhe aparatet e dëgjimit të karikueshëm.

Blog – A ndihmon muzika proçesin e studimit?

Me apo pa muzikë: A ndihmon muzika proçesin e studimit?

Për shumë njerëz të dëgjuarit e muzikës është e nevojshme përgjatë proçesit të punës. Nëse ato janë pjesë muzikore të preferuara nga subjekti, shkojnë krah përkrah me proçesin e punës, pra e ndihmojnë efektivitetin e punës. Kjo shtron pyetjen: A është mirë të dëgjosh muzikë gjatë studimit?

Është një pyetje që përgjigjen e merr në mënyrë kontradiktore nga studjues të ndryshëm. Pra opinionet janë të ndara për këtë çështje; Shumica përkrahin idenë se studimi duhet të bëhet në qetësi të plotë. Por cila është e vërteta?

Përgjigjet për këtë pyetje kanë qenë jo fort të qarta. Varet shumë nga personi dhe çfarë lloj shqetësimesh mund të tolerojë, pra muzikën e toleron? Çdo njeri ka nivele të ndryshme të përqendrimit, kështu që nëse disa mund të menaxhojnë mirë ndarjen ndërmjet muzikës dhe studimeve të tyre, të tjerë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Megjithatë, kjo nuk zvogëlon përfitimet që muzika i sjell njerëzve të caktuar. Për njerëzit që gëzojnë duke dëgjuar muzikë gjatë studimit, zhurma e sfondit pra muzika e dëgjuar lehtë, mund të përmirësojë disponimin, kujtesën dhe qëndrueshmërinë.

Muzika gjithashtu mund të reduktojë ankthin dhe stresin, gjë që përmirëson gjëndjen e përgjithshme të dëgjuesit dhe shëndetin mendor. Për shumë njerëz, zgjedhja për të dëgjuar muzikë gjatë studimit është më shumë personale se çdo gjë tjetër.

Cilat lloje të muzikës janë më të mirat?

Shumë pajtohen me ate që tekstet e këngës që dëgjojnë bëjnë të vështirë të përqendrohesh tek fjalët që po lexon, kështu që muzika instrumentale është  zgjedhja më e mirë gjatë seancave të studimit. Studimet tregojnë se njerëzit që studiojnë duke dëgjuar këngë lirike kanë tendencë të përthithin më pak informacionin që lexojnë, ndërsa dëgjuesit e muzikës instrumentale kanë rezultate më të mira. Këto teste gjithashtu kanë treguar se muzika e qetë, është më e dobishme se sa muzika e ashpër si ajo rock apo metal. Dëgjimi i muzikës me zë të lartë mund të çojë gjithashtu në humbjen e dëgjimit, prandaj rekomandohet që dëgjuesit të mbajnë një volum të ulët të muzikës. Shumë të rinj neglizhojnë shëndetin e tyre të dëgjimit, kështu që është e nevojshme të kryhen teste të rregullta të dëgjimit, sëpaku një herë në 6 muaj.