Historiku i aparateve të dëgjimit

Perpjekjet e para 

Akoma sot nuk eshte e qarte se kush e ndertoi per here te pare aparatin e degjimit elektrik. Thuhet qe Aleksander Bell ndertoi   nje aparat telefonik per nenen e tij ne vitin 1878. Telefoni  permbante mikrofon karboni, kufje telefonike dhe bateri dhe jepte mundesine e zmadhimit te sinjalit. Te njejten gje, por te dokumentuar, beri me 1900 Dr. Alt ne Austri.

Aleksander Bell

Aparati i pare elektrik 

Aparati i pare elektrik krijohet ne vitin 1898 nga Miller Reese Hutchison dhe u quajt Akuphone. Aparati perdorte nje transmetues karboni dhe ishte portativ. Per here te pare perdoret rryma elektrike per te amplifikuar sinjalin akustik.

Miller Reese Hutchison

Aparati pare elektronik 

Firma Siemens ishte krijuesja e aparatit te pare elektronik te degjimit ne vitin 1913. Keto lloj aparatesh ishin me te avancuarit e kohes, por perseri ishin relativisht te medhenj (sa nje pakete cigareje ) dhe rrjedhimisht te veshtire per tu perdorur. Ata perdornin nje kufje nga jashte per te derguar zerin e amplifikuar ne vesh.

Shpikja tranzistorit

Me 1948 shpiket tranzistori dhe kjo shenoi fillimin e nje epoke te re per aparatet e degjimit. Ne 1951 ndertohet aparati i pare i kombinuar dioda-tranzistor dhe ne 1952 ndertohet aparati i pare komplet me tranzistore.

Vitet 60 

Vitet 60-te shenojne ndertimin e aparatit brenda veshit, por meqe u realizua nga shume autore (apo firma prodhimi aparatesh) nuk mund te thuhet se kush ishte i pari.  Nga vitet 60 deri ne vitet 90 mund te thuhet qe zhvillimi i aparaturave mori drejtimin e permiresimit te shume elementeve te amplifikimit te zerit, ne lidhje me rregullimin e volumit (manual/automatik), kontrollit automatik te perfitimit, kompresionit etj.

Vitet 90 

Vitet 90 shenojne perpjekje te zhvillimit te aparaturave me shume programe. Fillimisht ndertohen aparate me disa kanale amplifikimi dhe me nje program te vetem, por shpejt ato pasohen me aparate analoge me disa programe. Ne 1995 prodhohet aparati i pare digital dhe nga ky moment teknollogjia ofron permiresime te dukshme ne te gjitha drejtimet. Realizohen aparate me shume programe degjimi  dhe ne vecanti behen hapa ne lidhje me komandimin automatic te dy mikrofonave.

Ne ditet e sotme…..

Sot, ky process eshte akoma ne zhvillim dhe ngjet me shume procese te tjera zhvillimi bashkekohor. Realizimi i qarqeve ne dimensione shume te vogla dhe te afte per te kryer miliona veprime per sekonde ka bere te mundur ndertimin e aparaturave shume te sofistikuara qe ngjasin me kompiuterin dhe komunikojne me kete te fundit nepermjet software-ve te posacem. Sot aparati i degjimit nuk mund te konsiderohet nje amplifikator i zakonshem i degjimit, por nje kompiuter perpunues i sinjalit te zerit qe e amplifikon dhe e pershtat kete te fundit sipas kerkesave specifike te pacientit.

Facial Features and Genes

With the hospital founder as a leading cardiac surgeon, MedicPress has been able to establish itself as the ultimate destination for diagnosis, treatment, and prevention of all kinds of heart and vascular diseases and their treatment. Here, almost all types of cardiovascular disorders are treated including coronary heart disease, arrhythmia, heart muscle disease, heart failure, heart valve disease, peripheral vascular disease and all kind of defects.

Read more “Facial Features and Genes”