Blog – Çfarë të bëni nëse diçka hyn në veshin tuaj

Veshët e njeriut janë jashtëzakonisht delikatë dhe dëmtimi i pjesës së brendshme mund të dëmtojë seriozisht aftësinë tuaj për të dëgjuar. Në mënyrë që të mbroni veshët tuaj, është e rëndësishme që të dini se çfarë duhet bërë në rastin e një ngjarje të tillë.

Kur një trup i huaj bie në vesh (trup i ngurtë apo i butë, insekt,etj.) – krijon një gjëndje shqetësuese. Qëndrimi i qetë dhe të dish se çfarë të bësh në rast të një urgjence të tillë është përparësia kryesore. Paniku ose dëmtimi i mëtejshëm i vetes në tentativë për të hequr trupin e huaj, mund të shkaktojë më shumë probleme dhe gjëja e fundit që mund të ndodhë është dëmtimi i dëgjimit.

Këtu keni disa informacione se si duhet të hiqni një objekt të huaj dhe çfarë të bëni nëse një insekt futet në veshin tuaj.

· Diçka më ka ngecur në vesh

Nëse zbuloni se fëmija juaj ka bërë diçka të pamatur, mund të ndiheni në panik. Sidoqoftë, shumë fëmijë dhe të rritur përfundojnë në urgjencat e spitalit me sende të huaja në veshë. Është më se e zakonshme tek fëmijët, pasi ata nuk kanë vetëdijen për të menduar rrezikun e mundshëm. Ata mund të fusin lloj-lloj objektesh të huaja në gojë, hundë dhe veshë.

Në fakt, objektet më të zakonshme që i fusin në veshë janë rruaza, letra, butona, fara të ndryshme, fasulet, madje edhe gomat e lapsit. Të rriturit mund të përfundojnë me gurë, bateri kopjacësh, pambuk, ose kunja në veshët e tyre

Bateritë e vogla, si bateritë e aparateve të dëgjimit, mund të mbeten në vesh, kur fëmia apo një i moshuar nuk i vendos si duhet. Këto janë më serioze, pasi bateritë mund të gërryhen ose të rrjedhin lëndën përmbajtëse në vesh, duke shkaktuar dëme të rënda. Në raste të tilla drejtohuni në urgjencën më të afërt, sa më shpejt të jetë e mundur, edhe nëse arrini ta nxirrni baterinë nga veshi. Ky kontroll është i nevojshëm për t’u siguruar që nuk ka ndodhur ndonjë dëm.

Mos tentoni të hiqni vetë një trup të huaj të ngurtë e të rrumbullakët. Ju mund ta fusni objektin më tej ose të dëmtoni veshin në brëndësi. Asnjëherë mos futni objekte të tjera në veshin tuaj në një përpjekje për të zhvendosur trupin e huaj.

Personeli mjekësor ORL është trajnuar për të hequr objektet e huaja nga veshi, dhe ka pajisjet e duhura për ta bërë këtë gjë. Këto situata janë të zakonshme, veçanërisht tek fëmijët, dhe shumë herë janë të padëmshme kur trajtohen si duhet.

· Diçka në veshin tim po lëviz?

Kjo mund të jetë një përvojë seriozisht e frikshme, veçanërisht për një fëmijë. Nuk është e padëgjuar që larva apo krimba të zvarriten brenda gojës, vrimave të hundës dhe veshëve të njerëzve. Në disa situata, ato madje mund të bllokohen në vesh. Tundja e fuqishme e kokës ose goditja e veshëve mund të shkaktojë që insekti të hyjë më thellë, të pickojë, kafshojë ose të kapet në daullen e veshit, siç mund të ndodhë në rastin e një këpushe.

Së pari, ju duhet të inkurajoni që insekti të zvarritet vetë për të dalë nga veshi. Uluni me kokën të mbështetur për të inkurajuar daljen e një insekti dhe drejtoni kanalin e veshit tuaj duke tërhequr llapën e veshit prapa, për të hapur kanalin gjerësisht. Pastaj, rrini i qetë, diku nga pesë deri në dhjetë minuta, herë pas here duke tundur kokën butësisht. Nëse keni mundësi, mbani një kupë nën kokën tuaj për të kapur insektin për identifikim. Gjithashtu mund të kërkoni që dikush të ndriçojë një dritë në veshin tuaj. Kjo mund t’i tërheqë insektin jashtë kanalit të veshit. Sidoqoftë, nëse insekti fillon të hyjë më thellë nga pamja e dritës, fikni elektrikun menjëherë.

Për të shmangur dëmtimin, provoni të derdhni disa pika alkol të ngrohur me temperaturën e trupi ose vaj ulliri në vesh për të vrarë gjallesën. Sapo gjallesa të ngordhë, mund ta provoni ta shpërlani veshin. Mos kryeni një veprim të tillë nëse keni një histori me probleme të veshit, sepse mund të krijoni çështje më serioze gjatë proçesit. Mos u mundoni të hiqni gjallesën me piskatore. Mund ta fusni më tej brenda, dhe të dëmtoni daullen e veshit. Nëse keni mundësi, thjesht drejtojuni spitalit për proçesin e heqjes.

Nëse një gjallesë ju ka kafshuar, thumbuar, drejtojuni menjëherë urgjencës , sepse mund të keni nevojë për kujdes mjekësor. Shumë spitale kanë parë njerëz që vijnë në shërbimet e urgjencës me

buburreca, milingona apo gjallesa të tjera të mbërthyera në vesh. Thjesht, qëndroni të qetë dhe përqendrohuni në marrjen e vendimeve racionale.

· Humbja e dëgjimit e shkaktuar nga objektet e huaja

Futja e një trupi të huaj në vesh mund të jetë një situatë relativisht e padëmshme, veçanërisht nëse trajtohet me kujdes dhe me mençuri. Për sa kohë që objekti nuk ka shqyer ose këputur daullen e veshit, çdo gjë do të shkojë mirë. Edhe nëse daullja e veshit është pak e dëmtuar , ajo shërohet mjaft mirë, boll të mos futet ujë në vesh. Sidoqoftë, gjithmonë ekziston mundësia e dëmtimit të dëgjimit kur diçka futet në kanalin e veshit. Për atë arsye, është e rëndësishme që të minimizohet mundësia e humbjes së dëgjimit.

Siç u përmend më lart, mos hidhni asgjë tjetër në vesh si vaj, ujë ose alkool nëse keni një histori të sëmundjeve të veshit. Shumë raste të padëmshme të objekteve të huaja në vesh janë përkeqësuar nga ndërhyrjet e patrajnuara. Për atë arsye, është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë mjekësore.

Ju nuk mund të parashikoni probleme të tilla, por mund të përpiqeni t’i shmangni ato. Mos lejoni që fëmijët e vegjël të luajnë me rruaza, disa lodra, fasule ose sende të tjera të vogla. Shmangni lënien e fëmijëve pa mbikëqyrje gjatë ushqyerjes.

Të rriturit duhet të shmangin përdorimin e kunjave me pambuk (kotonçinave) për të hequr dyllin. Përdorimi i tyre e thanë dyllin dhe e ngjesh me fort në vesh.

Ata që fushojnë ose flenë rregullisht jashtë, duhet gjithmonë të flenë me tapa në veshë, apo me një topth pambuku të futur në birën e veshit.

Signia Hearing Aids

Blog – Veshi i notarit dhe Aparatet e Dëgjimi

Verë. Është koha për pushime në plazh. Por ç’ndodhë me veshët e notarëve? “Veshi i notarit” është një shqetësim për të gjithë ata që zhyten ne detë. Ja çfarë duhet të dini për veshin e notarit dhe rreziqet specifike që duhet të kenë përdoruesit e aparateve të dëgjimit.

Nëse jeni duke bërë pushime verore, djegia nga dielli dhe mbrojtja e syve janë gjërat e para që njerëzit mendojnë, kështu që syzet e diellit dhe kremrat kundër diellit janë gjërat e para që paketohen. Por shumë njerëz anashkalojnë rreziqet e veshit të notarit. Bartësit e aparateve të dëgjimit duhet të marrin në konsideratë gjëra shtesë, si nga dëmtimi i ujit, ashtu edhe nga rëra.

Pavarësisht nëse mbani aparate dëgjimi apo jo, duhet të keni parasysh veshët kur planifikoni vajtjen tuaj në plazh. Do japim disa informacione në lidhje me veshin e notarit, si ta parandalojmë atë dhe si mund të përgatiten bartësit e aparateve të dëgjimit për pushimet në plazh.

· Çfarë është veshi i notarit?

Veshi i notarit është një infeksion i zakonshëm i lëkurës së kanalit të veshit. Për shkak të hapësirës së ngushtë, nxehtësisë dhe lagështisë së kanalit të veshit, krijohet një problem i dhëmbshëm dhe i bezdisshëm. Ndryshe nga infeksionet e lëkurës në pjesë të tjera të trupit, problemet brënda veshëve mund të jenë pak më të vështira për tu trajtuar. Sidoqoftë, shumë

njerëz që sëmuren me veshin e notarit çdo verë, ata e dijnë se trajtimi i duhur mund ta eliminojë problemin shpejt. Simptomat e veshit të notarit përfshijnë dhëmbje, ënjtje, mbingarkesë dhe humbje të përkohshme të dëgjimit.

Fëmijët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë veshin e notarit, pasi kanalet e veshit janë më të ngushta dhe sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar ende plotësisht. Siç pritet, notarët e pasionuar ose profesionistë kanë pesë herë më shumë gjasa të sëmuren nga ky infeksion. Ata që notojnë në detë apo në liqen kanë gjithashtu më shumë gjasa të sëmuren, pasi uji nuk trajtohet dhe është i mbushur me baktere.

A mund të shkaktojë ky infeksion tringëllimë në veshë?

Veshi i notarit dihet se shkakton humbje të përkohshme të dëgjimit, por nuk duhet të trëmbeni se mund të pësoni një humbje të përhershme të dëgjimit. Mbingarkesa e kanalit të veshit me dyllë mund të bllokojë tingullin, duke çuar në humbjen e dëgjimit dhe/ose tringëllimë në veshë.

Nëse keni shkuar të notoni kohët e fundit ose pas një banjoje është bllokuar veshi, mund të jetë veshi i notarit fajtori.

· Si të shmangni veshin e notarit

Njerëzit të prirur ndaj infeksioneve të veshit duhet të jenë të jenë të kujdesshëm ndaj pishinave, liqeneve dhe detit. Sidoqoftë, kërcënimi i veshit të notarit nuk duhet të prishë argëtimin tuaj. Nëse shqetësoheni për një infeksion të veshit, mund të merrni masa për ta shmangur atë. Tapat e veshit janë një mënyrë e mirë për të parandaluar hyrjen e ujit në vesh, por nganjëherë përdorimi i tyre e acaron më shumë lëkurën e kanalit të veshit. Tharja e plotë e veshëve pas notit mund të pastrojë çdo grumbullim brenda kanalit të veshit.

Nëse mbetet ujë në vesh, mund të përdoret alkool ose peroksid hidrogjeni për të tharë kanalin e veshit dhe për të vrarë bakteret. Asnjëherë mos përdorni sende të tjera të huaja për të tharë veshët. Po kështu, mos përdorni ndonjë mjet për të thithur lagështirën, sepse mund të çahet daullja e veshit , duke përkeqësuar më tej gjëndjen e krijuar. Thjesht ktheni kokën në anën e veshit të bllokuar me ujë, lëvizni nofullën dhe përpiquni të nxirrni ujin në mënyrë natyrale.

· Këshilla për aparatet e dëgjimit te plazhistët

Nëse mbani aparate dëgjimi, me siguri i dini rreziqet që vijnë nga banja në plazh. Sidoqoftë, ka mënyra për të mbrojtur veten dhe aparatet. Shumë mbajtës të aparateve të dëgjimit duhet të kenë parasyshë dëmtimin nga uji të aparatit të dëgjimit, dëmtimin nga nxehtësia dhe rëra.

Shprehja “dëmtim i aparatit nga uji” është një makth për këdo që mban aparate dëgjimi.

Uji është kudo – në ajër të lagësht, djersë, pishina, detë, etj. Ndoshta është e pamundur ta shmangësh, por nuk është e pamundur të mbrosh aparatet e dëgjimit kundër dëmtimit nga uji.

Dehumidifiers mund të përdoren gjithashtu për të tharë lagështinë pas një dite të gjatë përdorimi.

· Nxehtësia e Verës

Nxehtësia dëmton aparatet e dëgjimit dhe bateritë e tyre. Nëse keni nevojë të ruani aparatet e dëgjimit dhe bateritë e tyre, sigurohuni që t’i vendosni në një vend të freskët. Asnjëherë mos i lini në makinë, nën diell ose pranë dritares. Ndërsa është gjithmonë një ide e mirë të paketoni bateri shtesë të aparateve të dëgjimit.

· Rëra

Po kështu, rëra është e dëmshme për aparatet e dëgjimit . Rëra mund të bllokohet në cepat e aparateve të dëgjimit, duke gërvishur pjesët delikate dhe duke shkaktuar dëme serioze. Asnjëherë mos i lini aparatet tuaja të dëgjimit në një peshqir plazhi. Gjithmonë ruajini ato në një kuti të mbyllur mirë, të papërshkueshme nga uji (dhe kundër rërës). Nëse aparati ka rënë në rërë, asnjëherë mos tentoni ta pastroni vetë atë. Duhet të drejtoheni te specialisti i aparateve të dëgjimit.

Signia Hearing Aids

Blog – Arritja e qetësisë me paisje anuluese të zhurmës

Arritja e qetësisë me paisje  anuluese të zhurmës 

 

 

 

 

 

Në botën e sotme, të mbushur me trafik, transport publik dhe “peizazhe” urbane, ndotja nga zhurmat (ndotja akustike) po bëhet një çështje e ditës. Pajisjet për anulimin e zhurmës mbeten si e vetmja zgjidhje.

Ndotja nga zhurmat është një koncept relativisht i ri në historinë e njerëzimit, por ka pasur një ndikim masiv në dëgjimin dhe shëndetin e njeriut. Në fakt, rastet e humbjes sensorineurale së

dëgjimit janë në rritje, dhe duket se një ndër fajet e ka ndotja nga zhurmat në jetën tonë të përditshme. Shumë njerëz janë të ndërgjegjshëm për të fajësuar muzikën me zë të lartë, klubet e zhurmshme për humbjen e dëgjimit dhe tringëllimën në veshë, por ende nuk dihet se trafiku rrugor dhe vendet tona të punës kanë një efekt shumë më të fshehtë në veshët tanë.

Të gjithë e dimë që kremi i diellit parandalon kancerin e lëkurës dhe syzet e diellit parandalojnë verbimin, por në të vërtetë nuk i ndjekim këshillat që na janë dhënë për veshët. Nëse qëndroni apo kaloni në krah të trafikut rrugor, shkoni në restorante, merrni pjesë në ahengje ose përdorni transportin publik, ju jeni duke u ekspozuar ndaj ndotjes nga zhurma. Pra, çfarë është ndotja nga zhurma, si ndikon në humbjen e dëgjimit dhe si mund ta mposhtim atë?

· Çfarë është ndotja nga zhurma?

Ndotja akustike në mënyrë të heshtur ndot jetën tonë të përditshme. Ne mund të mos e vërejmë se sa me zë të lartë është në të vërtetë ajo zhurmë, sepse jemi vazhdimisht të rrethuar nga zhurma të tjera në çdo moment të ditës. Vetëm kur përdorim kufje anuluese të zhurmës ose vizitojmë ndonjë fshat, kuptojmë se sa e zhurshme është në të vërtetë jeta jonë. Kjo shkon dyfish për ata që jetojnë në qytete të mëdha. Sa më urbane të jetë rrethina juaj, aq më të larta janë zhurmat që prodhon urbanizimi. Kjo zhurmë konsiderohet si një efekt anësor i të jetuarit në qytet.

Në fakt, kjo breshëri e vazhdueshme e tingujve të lartë dëmton seriozisht veshët, por shpesh neglizhohet. Ekspozimi i zgjatur ndaj zhurmës mund të shkaktojë pagjumësi, shqetësim dhe lodhje, por shumë njerëz nuk e dinë përse ndihen kështu. Qeniet njerëzore kanë lindur në natyrë të heshtur, pra, qetësia do të thotë siguri për veshët. Tani që është grabitur kjo heshtje prej trafikut dhe banesës në apartamente, njeriu nuk e përballon një situatë të tillë.

Ndërsa shumë prej nesh janë përshtatur me këtë lloj jete, veshët nuk përshtaten kaq shpejt. Sa më shumë plakemi, aq më shumë ndotja nga zhurma do të fillojë të ndikojë. Në fakt, ndotja nga zhurma përmendet si një nga arsyet kryesore që kaq shumë njerëz po përjetojnë humbje të dëgjimit edhe në moshat e reja.

· Ndotja nga zhurma dhe humbja e dëgjimit

Humbja e dëgjimit sensorineural është lloji më i zakonshëm i humbjes së dëgjimit, që shkaktohet nga përkeqësimi i kërmillit të veshit. Ta themi thjesht, kërmilli i veshit është organi i dëgjimit i vendosur në veshin e brendshëm. Në brendësi ka qeliza të veshura me qimëza të imëta, që i përgjigjen dridhjeve të tingullit dhe lejojnë të përpunohet tingulli. Pa këtë kërmill (koklea), nuk mund të dëgjoni. Sidoqoftë, kërmilli nuk degradon i gjithi menjëherë. Humbja e dëgjimit sensorineural ndodh gradualisht, dhe gjithnjë e më shumë këto qeliza me qimëza vdesin, derisa humbja e dëgjimit bëhet e thellë.

Me kalimin e kohës, prania e vazhdueshme e zhurmës së lartë shkatërron kërmidhin, duke shkaktuar humbje të dëgjimit sensorineural. Një simptomë e zakonshme e humbjes së dëgjimit

sensorineural është tinitusi (tringëllima e veshëve). Tinitusi është raportuar gjerësisht nga ata që jetojnë në zona urbane, madje edhe nga të rinjtë.

Ndotja nga zhurma që përjetojmë në jetën tonë të përditshme mund të vijë nga pothuajse kudo. Restorantet dhe klubet janë të zhurmshme, dyqanet e veshjeve dhe qendrat tregtare luajnë muzikë me zë të lartë për blerësit. Koncertet dhe klubet dita-ditës po lulëzojnë me pajisje zanore të teknologjisë së lartë tepër të zhurshme, por edhe trafiku dhe transporti publik janë po aq faktorë dëmtues për veshët. Shumica e njerëzve nuk mbajnë as mbrojtje dëgjimi, duke mos njohur dëmin që sjellin zhurmat urbane. Qëniet njerëzore e ndjejnë veten mirë nga qetësia. Pra, njeriu ka nevojë për qetësi për të fjetur, përqendruar dhe për t’u çlodhur.

Përfitimet e qetësisë zanore

Qetësia zanore jo vetëm që heq rrezikun e ekspozimit ndaj zhurmës, por gjithashtu ka shumë përfitime shëndetësore. Mendërisht, kjo na lejon të relaksohemi dhe të pastrojmë mendjet tona. Meditimi është më i lehtë kur nuk ka melodi apo bisedë për tu përqëndruar. Emocionalisht, mund të ndihmojë njerëzit të lëshohen dhe të zgjidhin stresin e tyre në një mënyrë të shëndetshme. Fizikisht, heshtja ulë presionin e gjakut, përmirëson kiminë e trurit dhe forcon sistemin imunitar.

Siç u përmend më lart, shumë njerëz jetojnë në qytete, ku ndotja e zhurmës është e pranishme në çdo kohë. Për më tepër, shumica e adoleshentëve dhe të rriturve bëjnë jetë të ngarkuar, duke u përpjekur të vazhdojnë me punën / shkollën, ndërveprimin shoqëror dhe argëtimin. Nuk kanë shumë kohë për të siguruar heshtjen e vërtetë.

Ky është rasti ku pajisjet anuluese të zhurmës hyjnë në punë.

· Si mund të ndihmojnë mjetet që sigurojnë qetësi të veshëve

Për ata që marrin transportin publik për të punuar çdo ditë, qetësia e dëgjimit nuk është diçka që sigurohet lehtësisht. Sidoqoftë, zëvendësimi i kufjeve tona me kufje anuluese të zhurmës ndihmon mjaft. Mbajtja e tyre gjatë udhëtimit nuk është e vetmja gjë që mund të bëni. Rekomandohet që të qetësoni veshët tuaj pas aktiviteteve me zë të lartë. Vendosja e kufjeve anuluese të zhurmës në fund të ditës për të lexuar, relaksuar dhe lëvizur nëpër media sociale mund të ketë një efekt mjaft të mirë në veshët dhe trurin tuaj. Gëzoni heshtjen dhe shijoni përfitimet që ju jep.

Signia Hearing Aids 

Blog-Pse është audiometria e tonit të pastër një test i zakonshëm i dëgjimit?

Përdoret shpesh si një vlerësim diagnostikues i linjës së parë; një test i audiometrisë me ton të pastër u mundëson profesionistëve të kujdesit për dëgjimin të përcaktojnë nëse një pacient po përjeton humbje të dëgjimit. Sidoqoftë, një test i dëgjimit me audiometrinë me ton të pastër jo vetëm që konfirmon ose hedh poshtë një diagnozë të mundshme, por zbulon ashpërsinë, llojin dhe konfigurimin e humbjes së dëgjimit gjithashtu.

Çfarë është audiometria me ton të pastër?

Siç sugjeron emri, ky lloj i testit të dëgjimit përdor tone të pastra në frekuenca të ndryshme për të matur mprehtësinë e dëgjimit. Duke dhënë tone të pastra në frekuenca të ndryshme dhe duke marrë përgjigjen e pacientit, një profesionist i kujdesit të dëgjimit mund të përcaktojë nëse humbja e dëgjimit është e pranishme. Gjatë një testi të dëgjimit me ton të pastër, një tingull në një frekuencë të veçantë mund të jepet në mënyrë të përsëritur në vëllime të ndryshme. Profesionisti i kujdesit për dëgjimin do të shënoje kur pacienti nuk është më në gjëndje të dëgjojë tingullin. Kjo zbulon se në cilin nivel (decibel) ajo frekuencë e veçantë bëhet e padëgjueshme për pacientin. Pas kësaj, tingujt jepen në një frekuencë tjetër dhe proçesi përsëritet. Kjo lejon që ekzaminuesi të krijojë një kurbë të ndjeshmërisë së dëgjimit të individit. Një tabelë, e njohur si audiogramë, përdoret për të paraqitur pikat në të cilat pacienti nuk është më në gjëndje të dëgjojë tingujt që i jepen. Sapo të përfundojë testi i audiometrisë, audiograma tregon funksionin e dëgjimit të pacientit në një varg frekuencash dhe decibelësh. Për më tepër, një profesionist i kujdesit të dëgjimit mund të përdorë rezultatet e paraqitura në audiogramë për të përcaktuar se cilat frekuenca preken dhe në çfarë shkalle.

  • Pse audiometria me ton të pastër është një test i zakonshëm i dëgjimit?

Audiometria me ton të pastër është një provë standarde e dëgjimit për një larmi arsyesh, duke përfshirë: Saktësinë – Në përgjithësi konsiderohet të jetë ‘standardi i artë’ i testeve të funksionit të dëgjimit. Për këte shkak  ai është testi i preferuar në shumicën e profesionistëve të kujdesit për dëgjimin. Sasinë e të dhënave të marra – Kur vlerësoni një pacient, testet e tonit të pastër kryhen në secilin vesh. Kjo i mundëson ekzaminuesin të vlerësojë humbjen individuale të dëgjimit. Shpejtësinë –  Testet e dëgjimit të audiometrisë me ton të pastër mund të kryhen relativisht shpejt. Shumica e testeve mund të përfundojnë në rreth 20-30 minuta. Kjo do të thotë që audiologët mund të testojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse një numër pacientësh brenda një afati të shkurtër.

  • Cilat janë përparësitë e testeve të dëgjimit të audiometrisë me ton të pastër?

Përveç se është jashtëzakonisht i saktë dhe një mënyrë e shpejtë për të vlerësuar funksionin e dëgjimit, ekzistojnë një sërë përfitimesh shtesë që lidhen me testimin e audiometrisë së tonit të pastër. Kjo perfshin: Dobinë diagnostike – Në shumë raste, pacientët nuk do të kërkojnë teste shtesë të funksionit të dëgjimit dhe mund të kenë trajtimin e duhur. Kërkohen pajisje minimale – Për të kryer testimin e audiometrisë me ton të pastër, ekzaminuesit duhet të sigurojnë një ambient të qetë, kufje, një regjistrim të tingujve dhe audiogrameve të përshtatshme. Përkundër kësaj, ato ofrojnë një gamë të gjerë të dhënash dhe ofrojnë rezultate shumë të sakta.

  • Cilat opsione të tjera ekzistojnë për të vlerësuar funksionin e dëgjimit?

Megjithëse testet e audiometrisë përdoren shpesh për të diagnostikuar dhe vlerësuar funksionin e dëgjimit, teste alternative ose shtesë mund të përdoren në disa rrethana, të tilla si: Testet e përcjellshmërisë kockore – Ky test anashkalon veshin e jashtëm dhe të mesëm dhe përdor dridhjet për të dërguar tinguj drejtpërdrejt në veshin e brendshëm. Testet e përcjellshmërisë kockore mund të përdoren kur diçka bllokon veshin e jashtëm ose të mesëm, ose për të identifikuar lloje specifike të humbjes së dëgjimit, veçanërisht kur përdoren së bashku me testet e audiometrisë së tonit të pastër, sikurse mund të jetë përdorimi i diapazonëve. Reagimi degjimor i trurit (ABR) – Audiologët zakonisht përdorin testimin ABR për të përcaktuar nëse humbja e dëgjimit sensorineural është e pranishme, dhe në cilin nivel të nervit të dëgjimit ka ndodhur dëmtimi e sa i rëndë është ky dëm. Valët e trurit rregjistrohen për të konfirmuar nëse aktiviteti trunor a do t’i përgjigjet  tingullit.

Vlerësimi audiometrik mund të bëhet në disa mënyra, por baza mbetet audiometria e tonit të pastër. Për shkak të shumëllojshmërisë së të dhënave të prodhuara përmes testimit të audiometrisë së tonit të pastër, si dhe sasisë minimale të pajisjeve të kërkuara, kostos së ulët dhe natyrës jo-invazive të testit, ai mbetet ‘standardi i artë’ i testimit të dëgjimit.

Signia Hearing Aids

Blog – Edukimi dhe Humbja e Dëgjimit:

 

  • Si humbja e dëgjimit në frekuenca të larta mund të ndikojë drejt për së drejti në mbarëvajtjen në mësime.

 

Humbja e dëgjimit në frekuencat e larta mund të ketë një ndikim të rëndë në aftësinë e fëmijës për të mësuar. Për njerëzit që e kanë provuar këtë gjendje, natyra dobësuese e humbjes së dëgjimit me frekuencë të lartë është e dukshme. Por për të tjerët, pra femijtë, mungesa e të kuptuarit mund të çojë në më pak mbështetje, më pak pranueshmëri dhe më pak mirëkuptim si një e tërë. Studimet e fundit në fëmijtë me simptoma të humbjes së dëgjimit në frekuencë të lartë kanë treguar se kjo formë specifike e humbjes së dëgjimit ka  ndikim jo të mirë. Konkretisht, kur bëhet fjalë për filtrimin e zhurmës në sfond, pra në një mjedis ku ka zhurmë, do të ketë vështirësi të kuptojë fjalë të veçanta me bashkëtingëllore. Përveç këtyre çështjeve të vazhdueshme, fëmijët me humbje të dëgjimit në frekuencë të lartë mund të lodhen më shumë se fëmijtë normale deri në fund të ditës. Përveç këtyre simptomave specifike, humbja e dëgjimit me frekuencë të lartë mund të jetë më e vështirë për t’u diagnostikuar se sa format e tjera më akute. Kjo është arsyeja pse është tepër e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje fëmijëve që nuk janë në gjëndje të përqendrohen dhe t’i mbështesim ata.

  • Si ndikon humbja e dëgjimit në frekuencë të lartë në arsimin e përditshëm.

Ndërsa studentët me humbje më të thellë të dëgjimit shpesh do të marrin burimet e nevojshme për të patur sukses në arsim, fëmijët me humbje të dëgjimit me frekuencë të lartë shpesh nuk marrin të njëjtin nivel mbështetjeje. Për shkak se duhet më shumë kohë për të njohur dhe diagnostikuar këtë gjendje, ajo mund të mbetet e pakontrolluar për një kohë shumë më të gjatë. Studenti arrin të kuptojë rënien e aftësisë së dëgjimit për shkak të pamundësisë për të filtruar ose përpunuar në mënyrë adekuate zhurmën në sfond. Kjo do të thotë, që në të gjitha këto rrethana, këto studentë mund të përpiqen t’i kushtojnë vëmendje humbjes së tyre të dëgjimit. Vetëm disa nga shembujt se si kjo lloj humbje e dëgjimit mund të ndikojë në edukimin përfshijnë:

  • Vështirësia për t’i kushtuar vëmendje shoqërimit.

Fëmijët me këtë formë të humbjes së dëgjimit shpesh përpiqen të diferencojnë dhe të dëgjojnë moshatarët e tyre në mjedise të zhurmshme, si në kohën e drekës ose të pushimit. Meqenëse nxënësi apo studenti nuk është në gjendje të kuptojë në mënyrë efektive bisedat përreth tyre, është e lehtë për ta që të duken të shpërqendruar ose të pavëmendshëm. Me fëminë është ndryshe; situatat shoqërore janë çdo ditë për ta, si brënda dhe jashtë shkollës, çka mund të çojë në sfida me grupet e tyre të shokëve. Mundet madje, që ata nuk janë në gjëndje të dëgjojnë siç duhet emrin e tyre ose një mësues që përpiqet të tërheqë vëmendjen e tyre në palestër dhe aktivitete të ngjashme në grup.

  • Përpjekja për të kuptuar mësuesin.

Përgjatë mësimit në klasë, edhe një sasi e vogël e zhurmës në sfond mund ta bëjë sfiduese për fëmijët me humbje të dëgjimit me frekuencë të lartë të dallojnë se çfarë po thotë mësuesi i tyre. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për tinguj bashkëtingëllorë. Për studentët që përpiqen të mësojnë një gjuhë të huaj, për shembull, kjo mund të jetë veçanërisht sfiduese. Çon në çështje me shqiptimin dhe artikulimin, çka shton vështirësinë e mësimit të një gjuhe të huaj, veçanërisht të folurin.

  • Lodhje e tepërt pas një dite të plotë dëgjimi.

Për shkak se fëmijët me humbje të dëgjimit në frekuenca të larta duhet të fokusohen më shumë  dhe të përqendrohen në dëgjim, kjo mund të çojë në probleme. Për fëmijët më të vegjël, kjo mund të nënkuptojë lodhje në fund të ditës, por ndërsa presioni dhe numri i klasave rritet, rezultatet mund të jenë edhe më të rëndësishme për fëmijë më të rritur. Lodhja dhe rezultatet e përqendrimit të tepërt mund të çojnë në probleme të tjera shëndetësore – dhe madje edhe në stres mendor. Kjo mund të rezultojë në ankth dhe depresion në raste më ekstreme.

  • Pse një sistem mbështetës efektiv është i domosdoshëm për studentët me humbje të dëgjimit.

Për të rinjtë me humbje të dëgjimit, mund të jetë sfiduese të vazhdojnë mësimet. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata me humbje të dëgjimit në frekuencë të lartë. Përparimi në mësime i dobët, probleme në shkollë dhe stres në rritje. Por me masat e duhura, është e mundur të ofrohet një mjedis pozitiv dhe funksional për nxënësit me humbje të dëgjimit. Për të përmirësuar performancën e shkollës dhe për të ndihmuar studentët të jetojnë në përputhje me potencialin e tyre, mbështetja është e domosdoshme. Çfarë mund të bëhet për të mbështetur të rinjtë me humbje të dëgjimit në shkollë? Ndihma ndaj nxënësve apo studenteve për të menaxhuar humbjen e dëgjimit me frekuencë të lartë është më e lehtë nga sa mund të mendoni. Para së gjithash, thjesht ndrrimi i pozicionit më afër mësuesit mund të sjellë një ndryshim të madh. Në mënyrë të ngjashme, largimi i studentëve nga zona më të zhurmshme në klasë gjithashtu mund të ndihmojë. Përtej asaj që mund të bëhet në klasë, ju mund të rekomandoni përdorimin e një aparati dëgjimi për studentët me probleme të tilla.Aparatet e dëgjimit  sigurojnë një mënyrë praktike dhe efektive për t’i lejuar studentët të mësojnë mbi kushtet e tyre.Nuk ka nevojë për modifikime, klasa të specializuara ose akomodime shtesë.

 

Signia Hearing Aids

Blog – Çfarë duhet të dini rreth fluturimit në avion me aparate dëgjimi

Fluturimi është mjaft stresues, por mund të jetë veçanërisht shqetësues për ata që udhëtojnë dhe që kanë rënie të aftësisë së dëgjimit. Këtu janë disa këshilla se si mund të udhëtoni me avion duke mbajtur aparate dëgjimi.

Shumica e njerëzve hipin në aeroplan të paktën një herë në jetën e tyre. Humbja e dëgjimit mund ta ndërlikojë disi atë, veçanërisht nëse mbahen aparate dëgjimi. Ne kemi mbledhur disa nga këshillat më të mira për t’ju ndihmuar të kaloni proçesin e kontrollit dhe fluturimit sa më lehtë të jetë e mundur.

Para Udhëtimit

Paketimi është pjesa më thelbësore e udhëtimeve. Aparatet e dëgjimit dhe pajisjet e tyre janë më të rëndësishmet. Për këtë arsye, këto duhet të jenë ndër gjërat e para që paketoni.

Vlen të përmendet gjithashtu që aparatet e dëgjimit nuk duhet të paketohen kurrë në bagazhet tuaja . Si çdo ilaç i nevojshëm, ato janë jetike dhe vështirë të zëvendësohen. Nëse bagazhi juaj humbet ose vidhet, ai mund të ndikojë seriozisht në tërë udhëtimin tuaj. Për atë arsye, duhet të mbani aparatet e dëgjimit, bateri shtesë, karikues dhe pajisje shtesë praktike në bagazhet tuaja të dorës

Nëse shqetësoheni se mund të harroni diçka, këtu është një listë e artikujve të nevojshëm të dëgjimit për t’ju ndihmuar të kontrolloni dyfish paketimin tuaj.

  • Bateri shtesë. Ju mund të mos jeni në gjëndje t’i gjeni këto jashtë vendit, prandaj sigurohuni që të keni mjaftueshëm për të gjithë udhëtimin tuaj dhe më tej.
  • Nëse aparatet e dëgjimit funksionojnë duke përdorur bateri litium-jon, sigurohuni që të keni marrë dhe kabllot e karikimit.
  • Nëse jeni duke udhëtuar jashtë vendit, sigurohuni që të keni konvertuesit e duhur për aparatet tuaja të rimbushjes së dëgjimit.
  • Pastrues i lagështisë. Pavarësisht se ku shkoni, do të keni nevojë për pastruesin e aparatit. Nëse udhëtimi juaj është në një vend të ftohtë, është e rëndësishme që të thani aparatet e dëgjimit pas qëndrimit në një mjedis të ftohtë. Po kështu, destinacionet tropikale dhe të nxehta mund të shkaktojnë mbledhjen e lagështisë dhe djersës.
  • Çantë pastrimi. Mirëmbajtja nuk ndalet gjatë pushimeve. Sigurohuni që të paketoni çantën tuaj të pastrimit!
  • Aksesorë. Ju nuk po udhëtoni vetëm me aparate dëgjimi, por po udhëtoni edhe me aksesorët e tyre. Sigurohuni që aksesorët si mikrofona, aksesorët e lidhjes Bluetooth dhe kutitë e lëvizshme të gjenden lehtë.
  • Mbrojtja e dëgjimit. Përdorimi i kufjeve që anulojnë zhurmën është i domosdoshëm, veçanërisht në fluturime. Ju mund të dëshironi të bllokoni tingujt e fëmijëve ose bisedat fqinje. Sigurohuni që ato të jenë të paketuara para se të zbarkoni.

Në aeroport dhe në aeroplan

Shumë njerëz e konsiderojnë qëndrimin në aeroport pjesën më stresuese të udhëtimeve. Kur keni aparate dëgjimi, ky proçes mund të jetë mbizotërues. Zhurma e aeroportit mund ta bëjë të vështirë të dëgjoni anëtarët e familjes, shokët e udhëtimit, agjentët e TSA (Lidhja me Kartën e Njoftimit të TSA) dhe zyrtarët e aeroportit. Për të shmangur konfuzionin, sigurohuni që partnerët tuaj të bisedës ta dinë që ju nuk keni dëgjim. Nëse ata e dinë para kohe, ata duhet të jenë në gjëndje t’ju ndihmojnë.

Nëse zhurma në aeroport bëhet bezdisëse, merrni parasyshë të ulni volumin e aparateve të dëgjimit. Ulja e vëllimit mund të ndihmojë gjithashtu kur kaloni nëpër detektorë metali.

Pasi të jeni  ngjitur në aeroplan, duhet të përgatiteni për ngritje. Këtu janë 10 këshilla për t’ju ndihmuar të keni një fluturim të lehtë, nga ngritja në tokë.

  • Qëndroni zgjuar gjatë ngjitjes dhe zbritjes. Nëse bini në gjumë, mund të mos jeni në gjëndje të përballoni presionin e lartësisë.
  • Informoni stjuardesën tuaj për humbjen e dëgjimit. Ata do t’ju ndihmojnë ose t’ju përsërisin udhëzimet nëse keni nevojë për të.
  • Mbajini aparatet e dëgjimit afër gjatë fluturimit tuaj.
  • Mos i vendosni aparatet e dëgjimit në xhepat e sediljeve.
  • Mos bllokoni veshët gjatë ngritjes dhe uljes. Stjuardezat ose piloti mund të kenë gjëra për të thënë.
  • Ngrini volumin e aparatit tuaj të dëgjimit gjatë udhëzimeve.
  • Përdorni veçoritë e zvogëlimit të zhurmës. Nëse ka një fëmijë që qan, turbulencë ose motorë me zë të lartë, duhet të keni parasysh mbrojtjen nga zhurma e veshit. Disa aparate dëgjimi i kanë të këto karakteristika të integruara.
  • Çamçakëzi inkurajon lëvizjen e nofullës, për të përballuar ndryshimet e presionit në vesh, kështu që nuk duhet ta harroni.
  • Rezervoni një vend afër pjesës së përparme të avionit. Tingulli i motorëve është më i fortë afër pjesës së pasme të avionit. Ulja pranë pjesës së përparme mund të zvogëlojë zhurmën në vesh.

Pas Fluturimit

Shumë pyesin veten: a mund të shkaktojë humbje dëgjimi fluturimi? Disa raportojnë tringëllimë në veshë, pas fluturimit;  kjo është e përkohshme dhe duhet të zbutet pas një kohe. Nëse përjetoni humbje të pazakontë të dëgjimit pas fluturimit, flisni me një mjek ORL. Rreziqet që lidhen me fluturimin për veshët zakonisht shkaktohen nga ekspozimi ndaj zhurmës së  motorëve. Për këtë arsye, kufjet anuluese të zhurmës mund të ndihmojnë gjatë  fluturimit.

Një problem i zakonshëm i udhëtimit është veshi i notarit. Shkaqet e veshit të notarit mund të shkojnë nga infeksionet bakteriale deri tek lëngjet e bllokuara në vesh. Është pasojë e ndryshimeve të presionit gjatë ngjitjes dhe zbritjes së avionit. Ndodh zakonisht kur udhëtari ka hundët e zëna. Nëse është kështu, udhëtari duhet sprucojë në hundë sol.nafazolinë rreth një gjysëm ore para se të ngjitet në avion.

 

Signia Hearing Aids

Blog – Humbja e dëgjimit dhe migrena

Dhëmbja e kokës dhe humbja e dëgjimit – a kanë lidhje? Sipas shumë studimeve të kohëve të fundit , migrena mund të ketë më shumë efekt në dëgjim se ç’është menduar dikur.
Ka shumë arsye të ndryshme pse dikush mund të humbasë dëgjimin , ose të përjetojë një formë të humbjes së dëgjimit. Sipas hulumtimeve të fundit, individët që vuajnë nga dhëmbje koke të forta, migrenë posaçërisht, kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme me dëgjimin në disa raste. Bazuar në këto studime, ekziston një lidhje më e besueshme se kurrë më parë midis humbjes së papritur të dëgjimit dhe migrenës.

Për individët që vuajnë dhëmbje koke të shpeshta të migrenës, aftësia e dëgjimit duhet të kontrollohet herë pas here. Migrena mund të jetë problematikë më vete, por kur kombinohen me rënie të aftësisë së dëgjmit, efektet mund të jenë të rënda. Por çfarë do të thotë të pësosh humbje të dëgjimit në kombinim me migrenën?
• Ç’është migrena?
Sipas statistikave të siguruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, vetëm rreth 12% e amerikanëve, vuajnë nga migrena. Dhëmbjet e kokës së migrenës mund të jenë shumë më të forta se një dhëmbje tipike e kokës për shkak të qëndrimit një nate jashtë, dehidratimit ose thjesht ndjenjës së lodhjes.
Disa nga simptomat kritike të krizës së migrenës, e njohur gjithashtu si dhëmbje koke dytësore, është dhëmbje të tipit pulsues. Kjo shoqërohet me ndjeshmërisë ndaj tingujve dhe dritave, të përziera dhe të vjella, madje edhe ndryshime në shikim. Ndryshimet e shikimit mund të jenë gjithçka, nga shikimi i paqartë deri te shikimi i aurave – të cilat shpesh janë njolla ose vija të ndritshme në shikim. Dhëmbja në një anë të kokës është gjithashtu një simptomë klasike. Shumë njerëz kanë migrenë pa aura(shënja paralajmëruese). Për disa njerëz, migrena është një përgjigje ndaj stresit ose ankthit.
• Cila është lidhja ndërmjet migrenës dhe humbjes së dëgjimit?
Përmes testimeve të gjëra, studiuesit kanë zbuluar se migrena mund të ndikojë drejtpërdrejt në reagimin e trurit ndaj tingullit me kalimin e kohës. Kjo mund të jetë për shkak të mungesës së rrjedhës së gjakut, si rezultat i asaj se si migrena ndikon në funksionin e trurit.
Një migrenë hemiplegjike është një lloj dhëmbje koke brënda familjes së migrenës, që mund të ketë të ngjarë të çojë në këto çështje të dëgjimit. Si një nga migrenat më të rënda, çrregullime të shikimit, dhe paraliza mund të rezultojnë nga kjo gjëndje. Ndryshe nga migrena e rregullt, këto migrena janë tepër dobësuese fizikisht. Kjo ashpërsi mund të çojë në ndërlikime të mëtejshme, të tilla si humbja e dëgjimit, deri në humbje të rëndë.
• Ç’ lloj i humbjes së dëgjimit është i lidhur me migrenën?
Individët që vuajnë nga migrena kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë një gjëndje të quajtur rënie sensoro-neurale të dëgjimit. Kjo mund të ndodhë në një vesh ose në të dy veshët dhe mund të ndodhë gradualisht për disa ditë, ose menjëherë. Migrena sigurisht nuk është shkaku i vetëm i humbjes së dëgjimit, është një rrezik për të cilin pak njerëz e dinë. Gjë që e bën edhe më të rëndësishme rritjen e ndërgjegjësimit për të.
• Si mund të trajtohet humbja e dëgjimit nga migrena?
Vetë trajtimi i migrenës mund të ndryshojë shumë, nga pushimi , te ndërhyrjet mjekësore në raste ekstreme. Si rezultat, menaxhimi i migrenës në radhë të parë mund të parandalojë humbjen e dëgjimit.
Për ata që kanë migrenë dhe që pësojnë humbje të dëgjimit të papritur, trajtimi urgjent mjekësor duhet të jetë hapi i parë, pra bëhet fjalë për trajtimin e humbjes së menjëhershme të dëgjimit. Nëse dëgjimi kthehet në normë, nuk ka problem, por nëse mbetet humbja e dëgjimit , është e domosdoshme biseda me një profesionist të kujdesit për dëgjimin, me teste të dëgjimit dhe madje edhe zgjedhja e aparateve të dëgjimit, mund të ndihmojnë për të ruajtur dëgjimin dhe për të parandaluar përkeqësimin e tij për një kohë të gjatë. Me trajtimin në kohë, deri në 85% të njerëzve mund të rimarrin dëgjimin.
Nëse vuani nga migrena, testet e rregullta të dëgjimit janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të siguruar dëgjimin.

Signia Hearing Aids

Blog – Sa kohë duhet mbajtur aparati i dëgjimit

Shumë njerëz që përdorin aparate dëgjimi i mbajnë ato për një kohë të gjatë,  veçanërisht ato që drejtojnë një jetë aktive shoqërore. Sidoqoftë, nëse sapo keni filluar të përdorni aparate dëgjimi, ose dëshironi të filloni t’i vini ato më shpesh, periudha kalimtare mund të jetë pak e vështirë. Ashtu si të ushtroheni ose të mësoni një aftësi të re, duhet t’i kushtoni kohë edhe vendosjes së një aparati dhe t’i merrni gjërat me hapa. Nxitimi në përdorimin e pajisjes së dëgjimit me kohë të gjatë mund të çojë në zhgënjim dhe pakënaqësi.

Në fakt, shumica e njerëzve që fillojnë të përdorin aparatet e dëgjimit, në fillim ndjehen të mbingarkuar nga mjedisi që i rrethon. Duhet ca kohë për të stërvitur trurin në përpunimin e zërit në përputhje me rrethanat, kështu që mos u dekurajoni nëse nuk mund të mbani aparatet e dëgjimit gjatë gjithë ditës. Gradualisht do të mësoheni  duke i mbajtur aparatet e dëgjimit gjithnjë e më shumë kohë.

Nëse nuk jeni ende të sigurt për sa kohë duhet të mbani pajisjet e dëgjimit ose doni të mësoni më shumë rreth mbajtjes  së tyre, ky artikull mund t’ju japë një pasqyrë mbi periudhën e rregullimit dhe përdorimit të përditshëm të aparatit të dëgjimit.

  • A duhet t’i mbajmë aparatet e dëgjimit gjatë gjithë kohës?

Kjo pyetje është  vështirë të marrë një përgjigje përfundimtare. Si rregull, kur  aparatet e dëgjimit vihen për herë të parë në vesh, duhen mbajtur 2 orë paradite dhe 2 orë mbasdite, për një javë. Më tej, çdo javë shtohet nga një orë deri sa të arrijë në 8 orë gjithsej. Pasi pacienti mësohet me 8 orë në ditë, mund ta mbajë gjatë ditës ose vetëm kur të ketë nevojë. Mbajtja që në fillim e aparatit për një kohë të gjatë i bezdisë shumë njerëz, çka  mbeten të pakënaqur nga mbajtja e aparatit të dëgjimit.

Nganjëherë mbajtja e  aparateve të dëgjimit në raste të veçanta, të tilla, si kur shkoni në ndonjë darkë ose në shoqëri, mund të ketë një ndikim negativ. Mjetet e dëgjimit nuk janë lente  kontakti apo syze; ata nuk punojnë në mënyrë perfekte në momentin kur i vendosni. Ata kërkojnë një periudhë adaptimi.

Pasi pacienti të adaptohet me mbajtjen e aparatit të dëgjimit, sa më gjatë t’i mbajë ato,  aq më shumë ai do të kënaqet me to. Truri do të mësojë të përpunojë tingullin dhe të filtrojë zhurmën,  gjithashtu do të mësoheni me zërin  tuaj, falë teknologjisë sonë të integruar të përpunimit të zërit (OVP). Tek disa njerëz mbajtja e aparateve të dëgjimit për shumë kohë mund të duket si natyrë e dytë. Sidoqoftë, kjo kërkon praktikë dhe kohë për t’u mësuar me to. Në fillimet e mbajtjes së aparateve të dëgjimit nuk është e këshillueshme pjesëmarrja në ahengje, party, disko, etj., sepse ngarkesa me tinguj është mjaft e lartë. Kjo është arsyeja pse një periudhë ambjentimi është e nevojshme

  • Përfitimet e mbajtjes së aparateve të dëgjimit për një kohë më të gjatë

Siç u përmend më lart, përfitimi kryesor i përdorimit të aparatit të dëgjimit është: do të dëgjoni më mirë. Kjo për shkak se jeni mësuar të dëgjoni gjithnjë e më pak me kalimin e viteve, dhe kjo është arsyeja pse disa tinguj mund të mos pëlqehen në fillim. Përdorimi gjithnjë e më shumë sjell gëzimin e tingujve të ndryshëm. Muzika do të tingëllojë më mirë, dhe bizedat do të jenë gjithnjë e më shumë të kuptueshme.

Ekziston edhe çështja e shëndetit. Shumë pjesë të trurit tonë funksionojnë mbi bazën “e përdorim  atë ose e humbasim atë”, që do të thotë se nëse aparatet e dëgjimit vihen me vonesë,  aftësia juaj për të përpunuar zërin që dëgjon, do të ulet. Ju duhet të ushqeni me sinjale sistemin e dëgjimit në trurin tuaj për ta mbajtur këtë pjesë të trurit të shëndoshë, në të kundërt kjo pjesë e trurit do të humbasë funksionin e tij.

Njerëzit e moshuar përfitojnë shumë nga përdorimi i aparateve të dëgjimit. Duke stimuluar trurin në mënyra të ndryshme, përmirësohet shëndeti i tyre mendor. Shumë të moshuar nuk pranojnë të përdorin aparate dëgjimi, ose nuk e kuptojnë se kanë humbje dëgjimi. Ndërsa aftësia e tyre për të dëgjuar zbehet, zonat e trurit të tyre fillojnë të përkeqësohen. Përdorimi i aparateve të dëgjimit mund të stimulojë trurin, duke e mbajtur atë të shëndetshëm dhe duke i lejuar ata që të shoqërohen dhe ndërveprojnë më mirë me botën.

  • Të mësohesh me aparatet e dëgjimit

Është e thjeshtë të renditësh arsyet pse duhen mbajtur pajisjet e dëgjimit, dhe  tjetër gjë është t’i mbash ato. Shumë njerëz ndjehen të irrituar kur u thuhet të mbajnë për më shumë kohë  pajisjet e tyre të dëgjimit, sidomos kur e vënë për herë të parë aparatin e dëgjimit. Tinguj që nuk i keni dëgjuar për ca kohë mund të jenë dërrmuese, çka mund të çojë në dhëmbje koke dhe rraskapitje. Për raste të tilla kërkohet kolaudimi i aparateve të dëgjimit.

Për këtë arsye, mbi bazën e nivelit të dëgjimit në audiogramë, nëpërmjet kolaudimit, rregullohet aparati që t’i përshtatet kurbës së dëgjimit të rregjistruar në audiogramë. Përshtatja me aparatin e dëgjimit do të vijë gradualisht. Nëse i kushtoni ca kohë mbajtjes së aparateve tuaja të dëgjimit çdo ditë, rritja e kësaj kohe do të bëhet gjithnjë e më e lehtë.

Ndjekja me audiologun tuaj është gjithashtu e rëndësishme. Ata mund t’ju japin këshilla se si t’i përdorni aparatet e dëgjimit në mënyrë më efektive, dhe ata do të sigurohen që ata po punojnë siç duhet për ju. Nëse keni nevojë për rregullime, ato do t’ju ndihmojnë të gjeni cilësimet që funksionojnë për ju.

Duke iu përshtatur aparateve tuaja të dëgjimit, duhet t’i kushtoni vëmendje tre gjërave.

Sa kohë jeni duke i mbajtur? A po e rritni kohën tuaj të mbajtjes? Mbani shënime se sa shpesh mbani pajisjet e dëgjimit dhe për sa kohë gjatë një dite. Nëse keni aparate dëgjimi të rimbushme, mund të bëni një pushim dhe t’i lini të ngarkohen përpara se t’i vendosni përsëri më vonë gjatë ditës.

Cfarë po dëgjon? A mund të dëgjoni tingujt e natyrës? Televizionin apo radion? Zërat e njerëzve? Filloni të vini aparatet e dëgjimit në situata të qeta  dhe më pas mbani aparatin në mjedise me zhurmë si, trafiku apo bizeda me njerëz.

Si tingëllon zëri yt? Provoni të flisni me vete herë pas here. Edhe nëse nuk ju pëlqen zëri i juaj në fillim, të folurit me veten do t’ju mësojë ta dëgjoni. Në atë mënyrë, kur bashkoheni në biseda më vonë, zëri juaj do të tingëllojë më i njohur (OVP e bën këtë proçes sa më të lehtë).

Sa më i lumtur të jeni me aparatet e dëgjimit, aq më shumë do të doni t’i mbani ato. Ju mund të mësoni më shumë rreth llojeve të ndryshme të aparateve të dëgjimit dhe opsioneve që ofron Signia.

Signia Hearing Aids

Blog – Çfarë është terapia Notch Sound dhe si ndihmon ajo ?

Shumë e konsiderojnë terapinë  Notch si të ardhmen e trajtimit të zhurmës së veshëve, por ç’është kjo metodë, dhe çfarë bën?

Për ata që përjetojnë  zhurmë në veshë, lehtësimi i saj është gjithçka që duan. Kur pacienti nuk mund të gjej qetësi edhe në momente të qeta, aplikimi i kësaj terapie do t’i bëjë mirë shëndetit mendor, emocional dhe fizik. Ndërsa terapitë statike dhe valët e detit (maskues të zhurmës së veshit) kanë ofruar ngushëllim vetëm për disa njerëz, ndërsa të tjerë mund t’i konsiderojnë këto metoda shpërqendruese, jo të besueshme ose joefektive. Pra  terapia Notch Sound është  një formë krejtësisht e re e terapisë që funksionon për të eliminuar zhurmën e veshit, e jo për ta maskuar atë.

Nuk do të flasim për zhurmën e veshit apo kush e shkakton ate, pasi kemi folur edhe më parë, por do të përqëndrohemi në terapinë Notch.

  • Si ndihet kjo zhurmë?

Krahasimet që bëjnë njerëzit janë nga më të ndryshmet, si gjinkallë, zhurmë motori, fishkëllimë, etj. Mund të ndryshojë në cilësi, ose  mund të jetë konstante. Shumë njerëz raportojnë  se zhurma në veshët e tyre mban të njëjtin ton tërë kohën dhe kurrë nuk ndryshon.

Zhurma në vesh është zakonisht një simptomë. Shumë njerëz që vuajnë nga zhurma në veshë, në të vërtetë kanë edhe  një gjendje tjetër si humbja e dëgjimit sensorineurale ose sëmundja e Meniere. Në mënyrë që të trajtohet si duhet zhurma  në veshë, duhet të përcaktohet sëmundja bazë.

Por jo të gjithë me zhurmë në veshë vuajnë nga humbja e dëgjimit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kontrolloni dëgjimin kur përpiqeni të zbuloni shkakun ezhurmës  në veshë, pra një vizitë te mjeku otorinolaringolog. Është e rëndësishme të diagnostikohet heret  zhurma në veshë, para se të fillojë të ndikojë në jetën tuaj. Efekti i zhurmës së veshëve kur lihet  pa trajtuar, mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Në varësi të vëllimit, ajo zhurmë mund të mbysë tinguj të tjerë dhe të pengojë përqendrimin, relaksimin dhe gjumin. Edhe nëse jeni në gjendje të injoroni zhurmën, mund të ndjeheni të lodhur mendërisht dhe fizikisht deri në fund të ditës. Kjo mund të çojë në ankth dhe depresion, të cilat janë sëmundje të rënda mendore.

  • Ç’është terapia Notch Sound (me nivele tingulli)?

Terapia me notch sound  është një lloj i ri trajtimi për zhurmën e veshëve. Në 65% të rasteve, raportohet përmirësim i dukshëm pas këtij trajtimi. Kjo shtron pyetjen: si funksionon Terapia e Notch Sound dhe si mund ta paraqesim më mirë këtë terapi?

Koncepti që qëndron pas terapisë Notch nuk është që të “mbyten” zhurmat e veshit, por për të mësuar trurin se si ta injorojë atë plotësisht. Në sfondin e frekuencës së zhurmës lëshohet një zhurmë e butë, çka bën që truri të injorojë zhurmën bazë. Për dallim nga terapitë e maskimit (zëri  i valëve të detit dhe zhurmës statike), kjo metodë është bërë shumë më e pranueshme se të gjitha metodat tjera.

  • Pse aparatet e dëgjimit Signia janë udhëheqëse në trajtimin e zhurmës së veshit?

Shumë njerëz supozojnë se aparatet e dëgjimit vlejnë vetëm për ata me humbje dëgjimi. Po, kjo është e vërtetë në shumicën e rasteve, por aparati i dëgjimit për zhurmën e veshit është një koncept i ri që Signia synon të ndërtojë. Nëpërmjet këtyre aparateve  Signia ka zgjeruar mundësinë e një trajtimi të integruar si për rënien e aftësisë së dëgjimit, ashtu dhe për eliminimin e zhurmës në vesh.

Për ata që kanë nevojë për pajisje dëgjimi, përfshirja e Notch Therapy bashkon dy nevoja në një pajisje. Pra, një dëgjim më të mirë dhe shuarjen graduale të zhurmës së veshit.

 

Signia Hearing Aids

Blog – Si të mbroni dëgjimin tuaj

Si të mbroni dëgjimin tuaj

 

Veshët  na japin mundësinë të dëgjojmë miqtë tanë, të dashurit dhe bashkëpuntorët që na flasin. Ata gjithashtu na lejojnë të dëgjojmë tingujt paralajmërues të rrezikut, të tilla, si një sirenë zjarrfikësi ose një buri makine.

Fatkeqësisht, është mjaft e lehtë të rrezikojmë shëndetin e veshit. Puna në një fabrikë që buçet nga një zhurmë e lartë, mund të rrisë rrezikun  për humbjen e dëgjimit. Dëgjimi i muzikës  me zë shumë të lartë përmes kufjeve mund të dëmtojë dëgjimin, siç jemi shprehur edhe herë të tjera.

Çka rrezikon dëgjimin tuaj është edhe neglizhenca për t’i kontrolluar veshët nëse vëreni një përkeqësim të mundshëm në dëgjimin tuaj.

Humbja e dëgjimit nuk është gjithmonë e parandalueshme, por për të mbajtur veshët sa më të shëndetshëm dhe sa më funksionues të jetë e mundur, mund të ndërmarrim disa hapa  për të minimizuar rrezikun. Këto hapa janë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u zbatuar.

  1. Si të kuptoni që mjedisi që ju rrethon ka zhurmë të lartë

Nëse duhet të bërtisni për t’u dëgjuar nga dikush afër jush ose nëse keni probleme t’i dëgjoni, do të thotë se zhurma e mjedisit është tepër e lartë . Po kështu edhe një zhurmë e fortë mund t’iu shkaktojë dhëmbje veshi, ose nëse vini re se pasi të largoheni nga mjedisi me zhurmë veshi fishkëllen, tregon se zhurma ka qenë tepër e lartë.

Tingulli matet në decibel, dhe çdo tingull mbi 85 decibel mund të shkaktojë dëmtim të veshëve nëse i ekspozoheni asaj për një periudhë të gjatë kohore. Disa shembuj të tingujve mbi 85 decibel janë zhurma e motorëve diezel, muzika që dëgjohet në vëllim të plotë me ose pa kufje, tingulli i një tharëse flokësh pranë veshit tuaj. Nëse është e mundur, përpiquni të kufizoni kohën që kaloni pranë këtyre lloj tingujsh, në mënyrë që të mbroni veshët tuaj nga dëmtime afatgjata.

  1. Mbroni veshët tuaj me kufje të trasha ose duke bërë pushime të shpeshta

Nëse absolutisht duhet të jeni pranë zhurmave të larta, sigurohuni që të mbroni veshët tuaj për kohën që jeni aty. Nëse jeni duke punuar në një fabrikë, mbani kufje të trasha kur punoni afër makinerive . Rekomandohet gjithashtu të bëni pushime çdo 15 minuta duke dalë nga mjedisi me zhurmë.

Nëse  shkoni në një koncert apo dasma, mos qëndroni pranë bokseve.

  1. Ulni vëllimin e zërit

Shumica e adoleshentëve (dhe madje shumë të rritur) pëlqejnë të dëgjojnë muzikë me vëllim të lartë përmes kufjeve ose në makinë. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të dëmtuar dëgjimin tuaj, madje mund të çojë në përdorimin e aparateve të dëgjimit pas një farë kohe. Fatkeqësisht kjo lloj rënie dëgjimi nuk kuptohet, por kur kuptohet është e pakthyeshme.

  1. Bëni një provë dëgjimi

Para së gjithash është e domosdoshme një vizitë te mjeku otorinolaringolog e më tej matjet e dëgjimit me kamertona ose audiogramë. Për punonjësit në mjedise me zhurmë është e këshillueshme matja e dëgjimit sëpaku dy herë në vit.

Dëgjimi juaj është jetik për të jetuar një jetë të shëndetshme, të sigurt, të lumtur, prandaj sigurohuni të bëni gjithçka mundeni për të mbrojtur shëndetin e veshëve tuaj.

 

Signia Hearing Aids