Nga Siemens te WSAudiology

Që nga zhvillimi i pajisjes së tyre të parë të dëgjimit, Phonophor nga Siemens, pas Luftës së Dytë Botërore, prodhimi i tyre zhvendoset nga Berlini në Erlangen, Gjermani. Inovacioni rriti shpejtësinë. Auriculette ishte një pajisje prapa veshit (BTE) me komponentë të vegjël e të lehtë që përshtaten së bashku në një njësi të vetme, një sukses i vërtetë i vitit 1959. Siretta 339 ishte pajisja e parë që vendosej tërësisht në vesh (ITE) që prej vitit 1966.

Deri në janar 2015, Sivantos Group ishte një njësi biznesi e Siemens. Po atë vit u bë një entitet i pavarur por vazhdim i teknologjisë së Siemens Audiology Solutions. Që atëherë, Sivantos ka punuar shumë për të riformuar industrinë në drejtim të inovacionit me produkte, shërbime dhe kanale të kohëve të fundit. Më në fund, në vitin 2019, u bashkua me Widex me bazë në Lynge/Danimarkë për të vazhduar rrugën  si WS Audiology.

E formuar në vitin 2019 përmes bashkimit të Sivantos dhe Widex, WS Audiology kombinon mbi 140 vjet përvojë në zgjidhjet pioniere më të mira për të ndihmuar njerëzit me humbje dëgjimi. Kujtojmë se rrënjët e Sivantos shtrihen në shekullin e 19-të si Siemens, ndërsa Widex lindi në vitin 1956. Të dy, Widex dhe Sivantos, qenë themelues të përkushtuar, krijues dhe të zgjuar, të cilët patën një vizion për të ndihmuar personat me vështirësi të dëgjimit të qëndronin të lidhur me botën e zërit. Në 1878, Werner von Siemens bëri një zbulim të rëndësishëm kur ndërtoi një telefon me një magnet patkua, i cili përforconte sinjalet zanore dhe përmirësoi cilësinë e zërit të pajisjes. Christian Tøpholm dhe Erik Westermann në Danimarkë filluan biznesin e tyre duke e kthyer bodrumin e shtëpisë së Tøpholm në një laborator të kombinuar zhvillimi, dhe sallë prodhimi në vitin 1950.

Përse u bënë këto bashkime?

“Siemens Audiology Solutions” siç quhej atëherë, kishte pushtuar tregjet evropiane, të Amerikës së Veriut dhe Azisë, duke fituar përfundimisht një prani mbarëbotërore në industrinë e dëgjimit. Gradualisht këtë shtrirje po arrinte edhe Widex, që pas aparatit të parë të dëgjimit, Widex 561, Widex zhvilloi shumë pajisje dëgjimi më cilësore. Në vitin 1988, Quattro Q8 (Widex) ishte aparati i parë i dëgjimit i programueshëm dixhitalisht me telekomandë. Në 1995, Seria Senso ishte aparati i parë i dëgjimit dixhital në vesh (ITE) në botë; dhe në vitin 2008, Passion u bë aparati më i vogël i dëgjimit në kanal (RIC) në botë, me vetëm 21 mm në diametër.

Në vitin 1997, Siemens-Sivantos zhvilloi aparatin e parë të dëgjimit plotësisht dixhital në botë me dy mikrofona, të quajtur Prisma. Më vonë, Acuris, aparati i parë i dëgjimit në botë në të cilin u sinkronizuan pajisjet djathtas dhe majtas, u hodh në treg në vitin 2004.

Më në fund, dhe së fundmi në vitin 2018, Sivantos prezantoi Signia-Styleto si aparati i parë në botë, që kombinon stilin me dëgjimin e teknologjisë së lartë. Sot Signia prodhon një sërë tipe të ndryshme të aparateve të dëgjimit dixhitale, brenda dhe jashtë veshit, të një teknologjie tejet të lartë.

 

Signia Hearing Aid