Shtatë fakte të rëndësishme rreth riaftësimit të dëgjimit që të gjithë duhet të dinë

Dëgjimi është shumë më i rëndësishëm se sa mund të mendoni, duke na lejuar që jo vetëm të kuptojmë dhe komunikojmë, por edhe të përballojmë jetën me besim dhe sukses.

Sot, mjetet dëgjimore (aparatet e dëgjimit) janë shoqërues të përditshëm e të domosdoshëm për miliona njerëz në biseda në qarqe të mëdha dhe të vogla, në punë, në familje dhe në kohën e tyre të lirë. Aparatet e dëgjimit përshtaten individualisht nga një profesionist i dëgjimit dhe sigurojnë dëgjim dhe mirëkuptimin më të mirë të mundshëm. Përveç kësaj, ato në mënyrë të qëndrueshme promovojnë mirëqenien personale, balancën dhe përshtatshmërinë mendore.

Më poshtë janë shtatë fakte të rëndësishme në lidhje me aparatet e dëgjimit dhe pse duhet të vlerësojmë dhe të kujdesemi për ndiesinë tepër të çmuar të dëgjimit:

  1. Njerëzit që dëgjojnë mirë mund të komunikojnë më mirë:

Komunikimi nënkupton të folurit, të dëgjuarit dhe të kuptuarit. Në foshnjat, funksioni i dëgjimit është parakusht për marrjen e gjuhës dhe më vonë në jetë është përgjegjës që ne të jemi në gjendje të dëgjojmë, kuptojmë dhe interpretojmë të gjitha nuancat e komunikimit njerëzor në mënyrë të diferencuar.

  1. Kushdo që dëgjon mirë, ka një qëndrim pozitiv ndaj jetës:

Kënaqësia dhe optimizmi janë të lidhura ngushtë me atë se si individët gjejnë rrugën e tyre rreth mjedisit të tyre personal. Dëgjimi i mirë luan një rol vendimtar, sepse siguron besim në komunikimin me njerëzit e tjerë dhe parandalon keqkuptimet.

  1. Njerëzit që dëgjojnë mirë janë më pak të stresuar:

Një dëgjim i mirë lehtëson situatat e përditshme gjatë bizedave, të cilat shpesh pengohen nga zhurma e mjedisit.  Kushdo që nuk kupton mirë, apo keqkuptohet, shpesh detyrohet të bëjë pyetje, të jetë i pasigurt dhe të përfundojë në situata stresuese që dëmtojnë përgjithmonë mirëqenien dhe shëndetin e tyre. Nga ana tjetër, aparatet e dëgjimit ndihmojnë në tejkalimin efektiv të problemeve të dëgjimit dhe mirëkuptimit.

  1. Kushdo që dëgjon mirë, duket i bindshëm:

Dëgjimi funksional siguron sigurinë e nevojshme për orientimin dhe pjesëmarrjen e suksesshme në biseda dhe në këtë mënyrë forcon vetëbesimin.

  1. Njerëzit që dëgjojnë mirë janë më të suksesshëm:

Puna jonë dhe jeta private sot janë formuar nga komunikimi më shumë se kurrë. Prandaj, një dëgjim i mirë  është një domosdoshmëri absolute për zhvillimin e karrierës.

  1. Kushdo që dëgjon mirë, gjithmonë ka orientimin e duhur:

Për shkak se sytë tanë tregojnë vetëm atë që shohin, një pjesë e madhe e aftësive të orientimit njerëzor sigurohet nga dëgjimi hapësinor. Në shikueshmëri të vështirë ose në errësirë, veshët marrin më shumë funksion në  orientimin tonë.

  1. Njerëzit që dëgjojnë mirë janë të aftë në jetën e përditshme:

Veshët aktivë mbikëqyrin shumë fusha të rëndësishme të jetës. Kur dëgjimi përkeqësohet, personi ne fjalë nuk mund të zbulojë rrezikun, të orientojë vetveten ose të kuptojë automatikisht të folurit në mjedis me zhurmë. Mbajtja e aparateve të dëgjimit mbështet performancën e dëgjimit të plotë.

 

Signia hearing aids

 

 

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *