Sa ndikon Humbja e dëgjimit në tru?

Truri është qendra që komandon të gjithë veprimtarinë e trupit tonë, por mund të ndikohet nga sëmundje të ndryshme. Humbja e dëgjimit ndikon në aftësinë tonë për të dëgjuar, por mund të çojë edhe në ndryshime në tru.


Humbja e dëgjimit mund të ndodhë te çdo njeri, pa marrë parasysh moshën ose rracën e tyre. Për shkak se humbja e dëgjimit ndikon në kaq shumë aspekte të jetës së njerëzve, ka pasur shumë studime për të eksploruar se çfarë pëson truri. Rezultatet tregojnë se si truri mund të ndryshojë për të kompensuar shqisat e humbura.
• Riorganizimi i kores trunore
Ky fakt nuk është një proçes i ndërlikuar. Kur ndodh humbja e dëgjimit, truri duhet të kompensojë në një farë mënyre ate çka humbet. Duke shtuar aktivitetin e shqisave të tjera si prekja dhe pamja, ky proçes çon në lodhje dhe ndikon negativisht në përqendrim. Kjo gjendje mund të shkaktojë efekte të dëmshme për funksionimin e trurit. Për shembull, kur një person përjeton humbjen e dëgjimit, zona e trurit që përpunon zërin fillon të përkeqësohet. Kjo krijon probleme në kuptimin e fjalës dhe gjuhës. Për shkak se truri duhet të mbikompensojë këtë dobësim të këtij funksioni, kjo zonë e trurit humbet aftësinë për të kuptuar fjalën e folur. Kjo mund të çojë në një mori problemesh të tjera, duke përfshirë përshpejtimin e problemeve të mundshme psiqike.
• Si mund të ndihmojnë aparatet e dëgjimit?
Në shumicën e rasteve, humbja e dëgjimit është një proçes gradual. Kjo e bën të vështirë identifikimin e hershëm, pasi personi nuk kupton tinguj të caktuar.
Aparatet e dëgjimit u mundësojnë njerëzve të dëgjojnë siç duhet, duke stimuluar qendrat e dëgjimit në tru. Nëse ato qendra nuk ngacmohen, me kohë shuhen.
• Trajtimi duhet të kryhet më herët
Ndërhyrja në fazat e hershme të humbjes së dëgjimit mund të parandalojë gjithashtu shuarjen e funksionit të qendrave të dëgjimit në tru. Për shkak se humbja e dëgjimit korrigjohet herët, nuk ka nevojë që truri të kryej kompensim të shqisave të tjera. Pra truri ruhet në gjendje të shëndetshme.
Pavarësisht rëndësisë së ndërhyrjes së hershme, shumë njerëz që vuajnë nga humbja e dëgjimit nuk kërkojnë trajtim. Disa madje as nuk e pranojnë se po vuajnë nga humbja e dëgjimit, ndërsa të tjerë e shmangin përballjen e problemit për arsye personale. Por duhet të dini se me kalimin e viteve, një vesh i patrajtuar përveç humbjes së dëgjimit, fillon të humbasë edhe aftësinë për të kuptuar fjalën e folur, e thënë ndryshe; dëgjon por nuk kupton. Ky moment është i pakorigjueshëm.
Zgjidhja? Ndërgjegjësimi dhe pro-aktiviteti në lidhje me humbjen e dëgjimit. Gjithkush, jo vetëm ata me humbje dëgjimi, duhet t’i nënshtrohen sëpaku një herë në vit provave dëgjimore, në veçanti ato subjekte që kanë filluar të kenë një rënie qoftë edhe të lehtë të aftësisë së dëgjimit

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *