Sezoni i alergjive dhe aparatet e dëgjimit

Sezoni i alergjisë mund të sjellë shumë shqetsime në veshë. Grumbullimi i lëngjeve në veshët tuaj mund të çojë në dhëmbje veshi dhe humbje të aftësisë së dëgjimit, një përvojë shqetësuese për këdo. Me këtë rast është e nevojshme të bëhet dallimi midis humbjes së dëgjimit të përkohshëm që mund të ndodhë në sezonin e alergjive dhe rënies së përhershme.

Sezoni i poleneve është një kohë stresuese për të gjithë njerëzit, veçanërisht ata që kanë humbje dëgjimi. Bllokimi që i ndodhë hundës dhe veshëve mund të përkeqësojnë humbjen e aftësisë së dëgjimit gjatë këtij sezoni. Nëse përdorni aparate dëgjimi, lëngu i grumbulluar në veshë mund ta bëjë atë të dhëmbshëm dhe të vështirë për të përdorur aparatin tuaj të dëgjimit.

  • A mund të shkaktojnë alergjitë humbje hëgjimi dhe zhurmë në veshë?

Alergjitë, sipas përkufizimit, shkaktohen nga sistemi imunologjik që reagon ndaj alergjenëve duke lëshuar antitrupa dhe histaminë. Kjo çon në simptomat tipike të alergjive: Bllokim të hundës, rënie të  nuhatjes, dhe rrjedhje të ujshme nga hunda. Megjithatë, a e dini se alergjitë lidhen drejtpërdrejt me vështirësitë e dëgjimit, madje me humbjen e përkohshme të dëgjimit?

Me bllokimin e hundës do të bllokohen edhe tubat që lidhin hundën me veshin. Normalisht veshi prodhon lëngje që shkarkojnë në hundë dhe kur ato tuba janë të bllokuar lëngjet mbesin në vesh duke penguar transmetimin e tingujve në veshë, pra do të ndodhë një rënie percjellore e aftësisë së dëgjimit.

Për ata që tashmë vuajnë nga humbja e dëgjimit sensorineural, kjo mund të jetë një çështje serioze. Humbja e dëgjimit përcjellore e  kombinuar me problemet e dëgjimit ekzistues (dëmtim i nervit të dëgjimit) mund të rezultojë në një rëndim të mëtejshëm të dëgjimit, por jo humbje e plotë. Nëse mbani aparate dëgjimi, duhet të shtohet fuqia e aparatit për një dëgjim më të mirë.

  • Si të dallohet rënia e dëgjimit si pasojë e alergjisë?

Një vizitë te mjeku ORL dhe kryerja e një audiograme e timpanograme. Mjeku është në gjëndje të dallojë grumbullimin e lëngut në vesh dhe të këshillojë për mjekimin. Alergjitë shkaktojnë rënie të përkohshme të aftësisë së dëgjimit, por që rëndojnë më shumë dëgjimin në rastet që përdorin aparate dëgjimi.

  • Ballafaqimi me humbjen e dëgjimit të përkohshëm

Nëse nuk keni përjetuar ndonjëherë humbje të dëgjimit të përkohshëm, mund të ndiheni seriozisht i shqetësuar. Megjithatë, mos u shqetësoni nëse keni një eksperiencë me shfaqje alergjie, sidomos sezonale, që mund të keni kaluar. Mjekimi i veshëve dhe përdorimi i barnave antialergjike mund t’ju ndihmojnë të përballoni gjëndjen e krijuar, ndërkohë  nuk ka gjasa që të përjetoni shurdhësi të plotë.

Nëse përdorni aparate dëgjimi, përpiquni t’i përdorni ato me masë, pra të programuar, dhe mos shtoni volumin për të luftuar gjendjen tuaj të përkeqësuar. Kur veshi përmirsohet, pra lëngjet e grumbulluara zbrazen, vëllimi i lartë i aparatit mund të dëmtojë më tej veshët tuaj.