Efektet e humbjes së dëgjimit në familje dhe ndër miq

 

Kur nuk trajtohet, humbja e dëgjimit mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Ajo gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ edhe tek njerëzit  rreth jush, sidomos të familjes dhe të miqve.

Komunikimi jo i mirë mund të jetë burim grindjesh, çka mund të shkaktojë stres tek anëtarët e familjes dhe miqtë që duan më të mirën për të dashurit e tyre.

Humbja e dëgjimit mund të shkaktojë frustrim për të dy palët gjatë një bisede. Personi që nuk dëgjon mund të ketë vështirësi të dëgjojë ose të kuptojë partnerin e tij, ndërsa personi tjetër mund të ndjehet i lodhur duke përsëritë fjalët e tij.

Edhe anëtarët e familjes  duan të flasin ballë për ballë me të dashurit e tyre, por humbja e dëgjimit mund të jetë pengesë në këtë situatë.

Edhe me insistimin e familjarëve dhe miqve për të bërë një vizitë te mjeku ORL dhe të kontrollojë aftësinë e dëgjimit, ata mund të mohojnë trajtimin ose refuzojnë të diagnostikohen. Edhe nëse simptomat janë të dukshme, ata thonë se e ndjejnë veten mirë. Ndjenjat e tyre janë të rëndësishme, por ky mohim mund të ketë ndikim të keq tek ata. Përpjekja e familjarëve për t’i mbushur mendjen që të vizitohet te mjeku, bën që të krijohen përplasje në marrëdhëniet e tyre.

Nëse humbja e dëgjimit nuk trajtohet shfaqen  një sërë problemesh, por një nga çështjet më të ngutshme është siguria në rrugë. Drejtimi, ecja dhe puna mund të bëhet e rrezikshme për njerëzit me vështirësi dëgjimi. Në varësi të shkallës së humbjes së dëgjimit, ata mund të kenë probleme me dëgjimin e zhurmës dhe borisë së makinave, paralajmërimeve dhe trafikut, çka mund të çojë në aksidente. Miqtë dhe familja mund të kenë shumë frikë dhe shqetësime lidhur me sigurinë e të dashurve të tyre, pra burim stresi për familjarët.

 

 

Një person me vështirësi dëgjimi mund t’i shmangë  tubimet shoqërore, gjë që mund të çojë në izolim dhe miqësi të tensionuara. Në këto raste, aparatet e  dëgjimit  mund t’i bëjnë gjërat më të lehta për të dyja palët.

Leave a Comment

(0 Comments)

Your email address will not be published. Required fields are marked *